div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-213 category-paged-213 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
A mund të mandatohet sërish Kurti për Kryeministër? Daka jep përgjigjen

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka komentuar procedurat për formimin e qeverisë së re në Kosovë dhe të drejtën e mandateve në Kuvend.

Sipas saj, çdo parti që siguron 61 vota në Kuvend ka të drejtë të propozojë mandatarin dhe të formojë qeverinë.

“Kushdo që i ka 61 vota, cilado qoftë parti, që e siguron presidenten që i ka 61 vota, e tregon emrin e mandatarin dhe merr të drejtën për të formuar qeverinë”, ka theksuar ajo.

Daka ka shtuar se pas datës 5 nëntor, nëse ka një kandidat që pretendon të ketë 61 vota, Kuvendi duhet të thërrasë seancën për votim.

“Menjëherë pas datës 5 duhet të caktohet seanca e Kuvendit, nëse ka dikush që e vlerëson se i ka 61 vota dhe mund të formojë qeverinë, dhe në atë seancë të votohet qeveria”, ka deklaruar ajo në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Ajo ka komentuar edhe mundësinë që Albin Kurti të provojë sërish formimin e qeverisë.

“Me të njëjtin emër jo, mund të sjellë një emër tjetër, por duhet të japë prova të sigurta që ka 61 vota dhe të tregojë cilët janë ata emra që do të sigurojnë votat në ditën e votimit, ka theksuar ajo.

Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani ka afat kushtetues deri më 5 nëntor për të vendosur nëse do të shpallë zgjedhje të reja ose do të mandatojë dikë për të formuar ekzekutivin e ri.

Befason Zafir Berisha- Del në mbështetje të Abrashit të VV’së në Prizren, hedh akuza të rënda ndaj Totajt

Zafir Berisha ka bërë të ditur se në balotazh do ta mbështesë Artan Abrashin e Lëvizjes Vetëvendosje në garën për të parin e Komunës së Prizrenit kundër Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës.

Berisha me anë të një video-adresimi ka hedhur akuza të rënda ndaj Totajt dhe Kujtim Gashit, nënkryetarit të PDK’së në Prizren.

“Filloj këtë adresim për ju, për t’ju thënë se qëndrimet e mia rreth politikave vazhdojnë të mbesin të njëjta. Mirëpo, kjo nuk duhet të nënkuptohet nga arroganca e binomit Shaqir-Kujtim se unë mund ta mbështes klanin e tyre të hajdutëve që po programohet dhe koordinohet me hajduta të tjerë të LDK-së. Kam qenë për ndryshime, jam dhe do të mbetem. Por, marrëveshjet nën tavolinë dhe mbi tavolinë ku Prizrenin e trajtojnë si mall në tregjet e Kandaharit apo si prona që ua ka lënë baba, unë në këtë formë nuk mund ta mbështes askënd”, ka deklaruar ai.

“Mund të kem dilemat e mia, mirëpo nuk bëhem pjesë e kombinimeve për pazare të ngushta të grupeve parapolitike të LDK-së dhe PDK-së. Unë e njoh edhe Shaqën edhe Artanin dhe e kam thënë në fillim: Në momentin e duhur unë nuk do të vendos për Albinin apo për Memli Krasniqin, që për mu të dy janë njëjtë. Do të vendos për Artanin apo Shaqën dhe në këtë rast, unë do të vendos në balotazh ta mbështes Artanin, djalin e një miku tim të ndjerë i cili është në një garë të papërvojë. Por, jam i bindur që nuk do ta vazhdojë mandatin si hajdutat e Shaqir Totajt që zhvatin qytetin e Prizrenit dhe ndërtojnë në Tropojë dhe Suharekë”, vijon deklarimi i tij.

Berisha ka kritikuar ashpër pushtetin qëndror të LVV’së në vazhdimësi.

 

Familja Kryeziu distancohet nga deklaratat e Kadri Kryeziut për fenë islame

Familja Kryeziu është distancuar publikisht nga deklaratat e ish-nënkryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, për fenë islame në Kosovë.

Në një paraqitje të tij, Kadri Kryeziu kishte deklaruar se “Feja islame në Kosovë ka dalë nga shtrati, ka vërshuar nga shtrati”, duke shtuar se, sipas tij, është koha që dikush ta ndalë këtë “vërshim”.

Në reagimin e vëllait të tij, Bedri Kryeziu, thuhet se familja Kryeziu “distancon veten nga deklarata e papjekur e Kadri Kryeziut”, duke e cilësuar atë si nxitëse të tensioneve fetare në vend.

“Te nderuar qytetarë, Ne, familja Kryeziu, distancohemi publikisht nga deklarata e papjekur e vëllait tonë, Kadri Kryeziu. Fatkeqësisht, me këtë deklaratë, ai nxit tensione fetare mes komuniteteve të ndryshme në Kosovë, duke u ngritur kundër fesë Islame, ku sipas statistikave 94% e popullsisë janë myslimanë, dhe e fton këtë komunitet për revansh.

Kjo shkel ligjet e Republikës së Kosovës, ligje për të cilat ai vetë ka qenë pjesëmarrës dhe bashkë-hartues. Si politikan, ai deklaron se jemi shtet laik, por në praktikë përzihet në çështje fetare, duke treguar injorancë totale dhe mungesë njohurie, pasi nuk ka lexuar asnjë faqe për fe”, thuhet në reagim.

Familja Kryeziu gjithashtu i ka kërkuar falje komunitetit mysliman për fyerjet që mund të jenë shkaktuar nga kjo deklaratë dhe ka ftuar institucionet e drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjet që mbrojnë tolerancën fetare në vend.

KEDS: Ngarkesa maksimale e energjisë elektrike po arrin në nivelin rekord

KEDS njofton se ngarkesa maksimale e energjisë elektrike për vitin 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar po arrin në nivelin rekord.

Përmes një njoftimi për medie, KEDS konfirmon gjithashtu se kërkesa për energji është në rritje të vazhdueshme, duke arritur tashmë mbi 1,400 MWh.

”Kjo rritje po shkakton mbingarkesa të shpeshta në rrjet, sidomos për shkak të ngrohjes masive me energji elektrike. Prandaj, kursimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm, çdo konsum i mençur ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe siguron furnizim të qëndrueshëm për të gjithë”, njofton KEDS.

Koalicionet PDK-LDK e ‘alarmojnë’ Vetëvendosjen, reagojnë nga kjo parti

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas koalicioneve ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për balotazhin e zgjedhjeve lokale.

Zëdhënësi i LVV’së, Arlind Manxhukaj, ka pretenduar për një mbështetje të mundshme nga ana e Uran Ismajlit ndaj Përparim Ramës në Prishtinë, shkruan Insajderi.

“LDK mbështet PDK-në në Prizren. Nënkryetari i PDK-së mbështet Përparim Ramën e LDK-së në Prishtinë”, thuhet në shkrim.

“Ndërkohë, kujtojmë sikletin e kërcënimin e Lumir Abdixhikut kur dega e subjektit të tij e mbështeti LV-në në Vushtrri. PDK kërkoi ndryshim në Prishtinë në raundin e parë, njëjtë edhe LDK në Prizren. Ndërkohë, tash bashkohen në koalicion me mosndryshimin”, thuhet në postimin e tij më tej.

Sot zyrtarisht u bë i ditur koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së në Mitrovicë, teksa jozyrtarisht u flit për një koalicion mes këto dy partive edhe në Prizren. /Insajderi.org/

Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë një reagim të shkurtër pas koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë.

Peci është shprehur shkurt për Mitrovicën përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Mitrovica ka tregu qe nuk thyhet”, ka thënë ai.

Ndryshe, sot është nënshkruar koalicioni mes Arian Tahirit të PDK’së dhe Gëzim Plakollit të LDK’së në komunën e Mitrovicës.

Tahiri dhe Peci do të përballen më 9 nëntor në balotazh për Mitrovicën e Jugut.

‘Zgate Zot’ – PDK dhe LDK lidhin koalicion edhe në këtë komunë kundër VV-së

Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Mitrovicës, është deklaruar pas nënshkrimit të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë.

Tahiri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se ky koalicion është për Mitrovicën dhe mitrovicasit, shkruan Insajderi.

“Sot e vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë në qytetin tonë. Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me Lidhjen Demokratike të Kosovës është një premtim për qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton”, thuhet në postimin e Tahirit.

“Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike. Ky është koalicion për Mitrovicën dhe mitrovicasit. Ky është koalicioni i fitores! Për ty gjithmonë, Mitrovicë”, përmbyllet shkrimi i Tahirit.

Tahiri do të përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Pecin, në balotazh më 9 nëntor. /Insajderi.org/

Ekskluzive: LDK e PDK bëhen bashkë edhe në këtë komunë kundër VV-së

Një tjetër koalicion parazgjedhor është arritur në vendin tonë, këtë herë në komunën e Prizrenit.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur një marrëveshje për të garuar së bashku në balotazhin e ardhshëm.

Sipas të njëjtave burime, pritet që shumë shpejt të ketë një konfirmim zyrtar nga të dy partitë.

LDK dhe PDK do të përballen së bashku me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Artan Abrashi, në zgjedhjet e 9 nëntorit.

LDK, PDK, dhe AAK i bashkojnë forcat kundër VV-së në këtë komunë

Lidhja demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës në balotazhin e 9 nëntorit, do ta përkrahin Ardian Gjinin në Gjakovë. Lajmin për Nacionale, e ka konfirmuar shkurtimisht, vet Gjini. “Po është e vërtetë. LDK e PDK, do të më përkrahin” – tha ai

Rama i kthehet edhe njëherë Kurtit: Cilin buxhet s’e jep, Albin? Të popullit apo të partisë?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kishte thënë se nuk jep buxhet për kryetarët e komunave nga partitë e tjera.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka quajtur këtë deklaratë “skandaloze” dhe ka pyetur: “Cilin buxhet, Albin? Buxhetin e kujt ‘s’e jep’? Të popullit që e mban këtë shtet me tatime, punë dhe durim, apo të partisë që e ke shndërru në pronë private?”

Ai ka shtuar se deklarata e Kurtit tregon një “tendencë shkatërruese të shtetësisë dhe përçarje të popullit” dhe ka paralajmëruar se përdorimi i buxhetit për ndëshkimin e komunave që nuk janë me pushtetin është një shkelje e parimeve demokratike.

“Buxheti i shtetit nuk është shpërblim as ndëshkim, është detyrim kushtetues! Në demokraci, kush e përdor paranë publike për të ndëshkuar kundërshtarët, është autokrat që fshihet pas fjalëve ‘populliste’”, ka shkruar Rama.

Ai ka kritikuar gjithashtu arrogancën dhe servilizmin që sipas tij rrethojnë Kurtin: “Ata që i ke pranë servilët dhe të padijshmit që ta ushqejnë egon përditë ndoshta ta kanë krijuar përshtypjen se je figurë superiore, i pazëvendësueshëm, mbi ligjin dhe mbi kushtetutën. Por nuk je!”, ka shtuar tutje Rama.

Kryetari i Prishtinës ka theksuar se Kosova është shtet demokratik dhe i është drejtuar Kurtit:
“Këtë duhet ta mbash mend ti dhe ata që i ke afër. Me këtë tendencë shkatërruese të shtetësisë dhe me këtë përçarje të popullit, nuk do të jesh më kryeministër”, ka shkruar Rama.