div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-215 category-paged-215 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është 76-vjeçari i dyshuar për vrasjen në Drenas, e qëlloi viktimën në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së shtunës fshatin Fushticë të Poshtme në Gllogoc, ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, rasti ka ndodhur rreth orës 13:35 në garazhin e oborrit të shtëpisë së viktimës, R.Sh., 68-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar në QMF-Komoran, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve, forenzika dhe prokurori kujdestar. Gjatë ekzaminimit janë sekuestruar një fishek, një gëzhojë dhe një armë zjarri e llojit ZORAKI 917-T, e cila ishte gjetur në një shtëpi afër vendbanimit të viktimës.

Pas veprimeve të para hetimore, është arrestuar i dyshuari Vehbi Plakaj, 76-vjeçar, i cili në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar kryerjen e veprës.

Sipas të dhënave fillestare, Prokuroria Themelore ka iniciuar rastin si “Vrasje” me elemente të mundshme të manipulimit të provave, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Drenas

Një person është qëlluar për vdekje mesditen e së shtunës në fshatin Fushticë në Drenas.

Tashmë është arrestuar edhe i dyshuari për rastin.

Policia ka bërë të ditur se i është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek.

Njoftimi:

VRASJE

Fushticë e Poshtme, Gllogoc / 01.11.2025 – 13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar. Është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Arrestohet polici i serbisë në Jarinje

Një pjesëtar i policisë së Serbisë, është arrestuar në hyrje të pikës kufitare në Jarinje.

Gjatë kontrollit, në veturën e tij me tabela të Beogradit, janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishekë, dhe para të gatshme në vlerë prej 9.900 eurosh si dhe 26 mijë dinarë serb.

Ai po dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

“Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur edhe hetimet nga organet e rendit.

Raporti i plotë i policisë, pa ndërhyrje:

IMPORTI, EKSPORTI, FURNIZIMI, TRANSPORTI, PRODHIMI, KËMBIMI, NDËRMJETËSIMI OSE SHITJA E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE

PKK Jarinje / 01.11.2025 – 10:02. Në vendkalimin kufitar në hyrje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pjesëtar i policisë së Serbisë, për shkak se në veturën me targa të Beogradit të cilën ishte duke e drejtuar gjatë kontrollit në bagazhi janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishek, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinar serb. Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Zhvillime dramatike në VV – Ky është vendimi i fundit për mandatarin për kryeministër

Gazetari dhe analisti i njohur, Fidan Rama në emisionin “Politiko” ka bërë një deklaratë sa i përket formimit të qeverisë.

Rama tha se posedon informacionin që Glauk Konjufca ka refuzuar të marrë mandatarin për t’u propozuar për kryeministër në Kuvendin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Çka është informacion ri, po e japi tash, Glauk Konjufca ka refuzu me marrë mandatarin, ani pse i është ofruar”, tha Rama.

VIDEO:

Nesër mbyllet një prej rrugëve kryesore të Prishtinës, komuna tregon arsyen

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim një prej segmenteve kryesore të kryeqytetit, rruga “Eqrem Çabej”.

Rruga do të jetë e mbyllur nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 18, për shkak të xhirimeve të filmit “DUA”, shkruan IndeksOnline.

Mbyllja përfshin segmentin nga semaforët kryesorë te Mensa e Studentëve, deri te katedralja Nënë Tereza.

Ky është njoftimi i plotë i komunës:

Të dashur qytetarë,

Rruga Eqrem Çabej do të mbyllet përkohësisht të dielën, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, nga semaforët kryesorë te Menza e Studentëve deri te Katedralja Nënë Tereza, për realizimin e një skene të filmit “DUA”.

Xhirimet pritet të zgjasin rreth 12 orë.

Lusim qytetarët të përdorin rrugët alternative për qarkullim, derisa xhirimet të përfundojnë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Anëtarësimi i Kosovës në BE – vjen lajmi i fundit

Ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka zhvilluar një intervistë në “Inside Albania Podcast” me Alice Taylor ku foli lidhur me marrëdhënien e Kosovës dhe Serbisë dhe rrugës së tyre drejt BE-së.

Sipas tij anëtarësimi në BE është rruga më e mirë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për uljen e tensioneve.

“Unë me sinqeritet ndjej se mjeti më i fortë është anëtarësimi në BE. Dhe nëse duam që Kosova dhe Serbia te jenë të guximshme në nivel të brendshëm, sepse e di që si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, ekziston nevoja për t’i bindur qytetarët se zgjedhjet që po bëhen janë zgjedhjet më te mira për ta, mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit për ta”.

“Mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit është qё ata udhëheqës dhe ato shoqëri ta kenë ketë perspektive anëtarësimi. Sepse ky anëtarësimi, sipas meje, është mënyra më e mirë për të zbutur tensionet, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të zhvilluar një agjendë më pozitive të orientuar drejt së ardhmes”, u shpreh Michel.

Çitaku: Skandaloze, Kurti kërcënoi hapur qytetarët

Gjatë ditës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se ai s’i jep paratë e buxhetit ‘’për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin’’.

‘’Ju e dini unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë dhe nuk duan punën, e as ata që dinë e duan vjedhjen’’, ka thënë Kurti mes tjerash.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës. E njëjta e ka cilësuar si skandaloze deklaratën e Kurtit, duke shtuar se ky i fundit ka ‘’kërcënuar hapur’’ qytetarët e vendit.

Reagimi i plotë:

Çfarë deklarate skandaloze nga Kryetari i VV sonte.

Ai kërcënoi hapur qytetarët e Kosovës, duke u thënë se nëse nuk votojnë për vasalët e tij në komuna, ai si Kryeministër nuk do t’i mbështesë.

Në fakt, kjo nuk më befasoi. Ashtu ka qeverisur prej ditës së parë: me ndëshkim politik ndaj komunave që nuk udhëhiqen nga partia e tij. Ka komuna të qeverisura nga PDK që kanë përfituar 0 euro nga buxheti i Kosovës.

E megjithatë, këto janë po ato komuna që kanë kryesuar listat e organizatave të pavarura për transparencë, menaxhim të buxhetit dhe qeverisje të mirë.

Skandaloze ishte shkalla e arrogancës dhe përbuzjes ndaj qytetarëve.

A.K, ti fole sonte.

Por më 9 nëntor, qytetarët do të flasin.

Dhe atëherë do ta kuptosh se ky popull as nuk nënshtrohet, as nuk shantazhohet.

Abdixhiku i reagon Kurtit: Kryepopullist, nuk do të vijë rendi ta bllokosh më askënd

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot  në tubimin e fushatës për balotazhin e zgjedhjeve lokale, ka  thënë se ai s’i jep paratë e shtetit për ‘’ata kryetarë që nuk dinë të punojnë apo për ata që vjedhin’’.

Abdixhiku i ka thënë Kurtit se  nuk do t’i vie rendi ta bllokojë më askënd.

“Nuk do t’iu vie rendi të ndalni asgjë. Nuk do t’iu vie rendi të bllokoni më askënd. Me një panoramë Kryeqyteti, i cili po ndirçohet si asnjeherë më parë nga LDK dhe qeverisja jonë këtu, le të nisim javën e madhe të balotazhit. Le t’i japim përgjigjen e madhe kryepopullistit që veç bllokimit e kërcënimit për bllokim nuk ofron asgjë”, ka shkruar Abdixhiku ndër të tjera.

Kurti sonte në tubimin e fushatës për balotazhin e zgjedhjeve lokale, ka folur edhe për buxhetin e vendit, duke thënë se ai s’i jep paratë e shtetit për ‘’ata kryetarë që nuk dinë të punojnë apo për ata që vjedhin’’.

Kurti u ka kërkuar qytetarëve që të mos t’i votojnë ata që ‘’nuk dinë dhe nuk e duan punën’’.

“Ju e dini unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë dhe nuk duan punën, e as ata që dinë e duan vjedhjen’’, ka thënë ai mes tjerash. /Reporteri.net/

Albin “humoristi” del në skenë, këto janë foret që ua tregoi mërgimtarëve në Zvicër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në festivalin “Shqip Up Komedi” që u mbajt në Zvicër.

Kurti ka provuar që t’i bëjë për të qeshur të pranishmit, duke thënë se bazuar në numrin e të pranishmëve në sallë, duke se në Zvicër i ka numrat më mirë se në Kosovë.

“Edhe kuorum paska, numrat këtu i kam më mirë se në Kosovë”, ka thënë Kurti, duke e rikujtuar dështimin e tij për t’i siguruar 61 vota për Qeverinë e re.

Ndërkohë në të hyrë në skenën e përgatitur për eventin, dy prej të pranishmëve, Kurti iu ka thënë se “s’di pse po më dukeni si Albulena me Dimalin”.

Tutje Kurti ka treguar edhe për një pyetje që ia ka bërë një bashkatdhetar sapo ka arritur në Zvicër, duke i thënë se si mbërrive kaq shpejt.

“Në fakt s’ka qenë vështirë, për shkak se ka më shumë fluturime prej Prishtinës për Zvicër, sesa autobusa prej Prishtinës për Prizren, Gjakovë e Pejë”, ka deklaruar Kurti.

Ermal Mamaqi: Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të varfër!

Në një bisedë pa filtra në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, aktori dhe producenti i njohur Ermal Mamaqi ka ndarë mendimet e tij mbi jetën, karrierën dhe përgjegjësitë personale.

Mamaqi ka folur mbi konceptin e meritës dhe pasojat e zgjedhjeve që bëjmë në jetë, duke theksuar se ajo që përjetojmë shpesh është pasojë e asaj që pranojmë ose tolerojmë:

“Nëse dikush është në të 40-at e tij dhe është ende i varfër, a e meriton që të jetë i varfër? Unë besoj se po, e meriton. Ne meritojmë shokët që kemi, qeverinë që kemi, punën që kemi. Marrim atë që tolerojmë. Ti e toleron shefin të sillet keq, ajo që merr është kjo. Ti toleron partnerin të sillet ashtu, ajo që merr është kjo. Ti toleron veten të hash një tortë, ajo që merr është kalori”.

– YouTube youtu.be

Mesazhi i tij është i qartë: jeta nuk është vetëm çështje rrethanash apo moshë, por edhe reflektim i zgjedhjeve tona dhe i kufijve që vendosim për veten dhe për të tjerët.

Ermal Mamaqi, i njohur për humorin dhe energjinë e tij pozitive, i fton të gjithë të marrin përgjegjësi për jetën e tyre dhe të kuptojnë se çdo gjë që tolerojmë ka pasoja, qofshin ato pozitive apo negative.

Ky reflektim i tij për jetën dhe suksesin, i dhënë në një intervistë të hapur, rikthen në vëmendje vizionin e tij për një jetë aktive dhe të ndërgjegjshme, ku çdo zgjedhje ka peshë.