div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-218 category-paged-218 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
LAJM I FUNDIT: Kjo parti i hap rrugën formimit të qeverisë Kurti 3: “Do t’i përgjigjemi pozitivisht”

Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjet pozitivisht çfarëdo ftese të Lëvizjes Vetëvendosje për të diskutuar për formim të qeverisë së re.

Derisa kanë mbetur edhe dymbëdhjetë ditë kohë për formim të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, deputetja e Nisma-s, Xhevahire Izmaku, thotë për KosovaPress se partia e saj “ka një përgjegjshmëri politike dhe s’ka asnjë arsye mos me qenë në tavolinë të diskutimit me LVV-në”.

Ajo thekson se nëse formimi i qeverisë së re varet vetëm nga tri votat e Nisma Socialdemokrate, “atëherë në raport me krijimin e institucioneve të reja nuk do të ketë kushte”.

Megjithatë, Izmaku nënvizon nevojën që të “sqarohet pozita e kryetarit të Kuvendit”, pasi sipas saj, legjislativi nuk duhet të funksionojë me një figurë e cila ka krijuar përçarje.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, është mandatuar për kryeministër nga presidentja, Vjosa Osmani më 11 tetor. Kurti dje tha se gjatë kësaj fundjave dhe pas analizës për zgjedhjet lokale do të nis bisedimet për formimin e qeverisë së re.

Kurti flet për formimin e qeverisë, ja çfarë thotë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka zhvilluar komunikime me ndonjë parti apo deputetë lidhur me formimin e qeverisë së re, por ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të nisë një plan konkret për këtë proces.

Kurti tha se ditët e fundit ka qenë i angazhuar me analizën e rezultateve zgjedhore dhe me vlerësimin e kontributeve të fushatave nëpër komuna, duke shtuar se për këtë arsye nuk ka pasur ende takime politike.

“Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë,” tha Kurti

Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja, vdes “Heroi i Velipojës” pas tre muajsh në koma

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër.

Nga atje, erdhi lajmi se ka vdekur Arjan Kraja, i njohur si “Heroi i Velipojës”.

Muaj më parë, ai kishte arritur që t’i shpëtonte dy fëmijë nga mbytja në deti, por që vet kishte përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kraja, nuk ia doli pas tre muajsh në koma.

Vdekja e tij tronditi të gjithë Shkodrën, sidomos familjen.

Nga miqtë dhe kolegët, ai kujtohet përherë si njeri i qetë e me zemër të madhe.

Thuhet se Arjani, ishte gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Ish-deputeti i Kosovës rrahet brutalisht, nxirret nga vetura dhe goditet me shqelma

Një incident i rëndë ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 12 tetor 2025, rreth orës 16:00, në fshatin Dubravë të Ferizajt. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi, është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar të lidhur me partinë rivale.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet momenti kur Ademi shkon drejt veturës së tij, por rruga i bllokohet nga disa persona, të cilët, sipas tij, janë të afërt me politikanin rival, Qazim Rrahmani nga partia PDAK.

Në një deklaratë për Indeksonline, Danush Ademi ka dhënë versionin e tij për atë që ndodhi.

“Kam qenë në shtab, njerëzit e mi kanë qenë në terren. Kam dalë prej veturës për të marrë gruan. Ata kanë tentuar me dhunë të më nxjerrin prej veturës. Qazim Rrahmani, Sylejman, Benjamin, Irfan, Enis Rrahmani dhe Agim Rrahmani… Kur kam dalë prej veturës më kanë sulmuar. Rasti është paraqitur në Polici. Kanë qenë edhe të armatosur. Arsyeja e sulmit ka qenë se ne kemi qenë më përpara me vota.”

Danush Ademi ka qenë kandidat për kryetar komune nga partia Iniciativa URA – Unioni Republikan i Ashkalinjve, ndërsa Qazim Rrahmani ka garuar me Partinë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës (PDAK).

Danush Ademi, ish-deputet
Qazim Rrahmani, i dyshuari me grupin e tij

Reagimi i Policisë

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin përmes një njoftimi zyrtar:

“Me datën 12.10.2025, rreth orës 16:30, në fshatin Dubravë, Komuna e Ferizajt, Policia ka shoqëruar në stacionin policor një person të dyshuar, mashkull kosovar, pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar fizikisht një tjetër person, ankuesin – mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit të rastit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar ‘Sulm’.”

Hetimet për këtë rast vazhdojnë, ndërsa tensionet në këtë komunë duket se nuk kanë përfunduar as pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Gjilan: Përfundon numërimi i votave për asamble, këto janë rezultatet

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për asamble komunale në komunën e Gjilanit.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 113 kuti të numëruar Vetëvendosja radhitet e para me 38,08% (15,605 vota), pasuar nga LDK me 29,05% (11, 904 vota).

PDK është e treta atje me 14,50% (5,943 vota).

Gjilan: Përfundon numërimi i votave për asamble, këto janë rezultatet - Insajderi - vetevendosja

 

Incident shqetësues: Tre persona sulmojnë policinë e Kosovës

Tre persona janë arrestuar mëngjesin e së hënës në Gjakovë, nën dyshimet se  të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur derisa ata ishin në kryerje të detyrës zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

PSD-ja befason në këtë qytet, merr afro 20% për kuvendin komunal

Partia e Dardan Molliqajt, PSD, është renditur si partia e dytë në Kamenicë.

Ndonëse Vetëvendosje arriti të fitonte pa balotazh, nuk ka arritur t’i siguronte numrat e mjaftueshëm në asamblenë komunale për ta krijuar ekzekutivin e vetme.

Partia Socialdemokrate ka dalë e dyta me 19,52% të votave, apo 2,686 vota gjithsej.
Ndërkohë, kandidati i PSD-së për kryetar, Qëndron Kastrati, ka marrë 27,98% të votave, apo 4,089 gjithsej.

“Ka ndodhë diçka në Shipol, aty Kurti ndejti deri në mëngjes – po hetohet”

Gazetari Valon Syla ka ngritur shqetësim për procesin zgjedhor në Mitrovicë, atje ku tri Exit Poll ia huqën rezultatit, meqë Faton Peci i VV-së doli afër Arian Tahirit të PDK-së.

Syla në Pressing T7 tha se diçka ka ndodhur në lagjen Shipol të Mitrovicës, pikërisht aty ku Albin Kurti qëndroi deri në orët e hershme të mëngjesit para hapjes së votimeve.

“Informata është që Shipoli po hetohet”, tha Valon Syla, i cili tha se s’është e mundur që tri Exit Poll të ndryshëm ta bëjnë huqjen e njëjtë në vendin e njëjtë.

Fillimisht Exit Poll e vendosën PDK-në të parën pa balotazh në Mitrovicë, me 51% PIPOS, me 56% UBO dhe me 58% Albanian Post.

Këto janë komunat ku votat e diasporës mund ta ndryshojnë garën

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 33,258 zarfe të supozuara me fletëvotime.

Marrë parasysh që rezultati aktualisht është i ngushtë në Gjilan, me votat e diasporës, Lëvizja Vetëvendosje këtë komunë mund ta fitojë pa balotazh.

Sipas KQZ-së, për të votuar për zgjedhjet lokale në Gjilan, ishin regjistruar 2 mijë e 66 votues nga jashtë. Rezultati aktualisht në Gjilan është Alban Hyseni (LVV) 49,79% dhe Arbër Ismajli (LDK) 34,24%.

Në Han të Elezit, po ashtu mund të bëjnë ndryshimin votat e diasporës edhe pse fitoren e ka shpallur Mehmet Ballazhi i PDK-së.

Diferenca me kandidatin e pavarur Refki Sumën është vetëm 93 vota, derisa të regjistruar për të votuar nga jashtë janë 395 qytetarë, që rritë gjasat për përmbysje të rezultatit.

Lidhja Demokratike e Kosovës në anën tjetër të dielën shpalli fitoren në Junik, duke llogaritur në votat e diasporës. Duke sugjeruar se kjo parti e ka të sigurt fitoren pa balotazh në Junik, ku të regjistruar si votues jashtë vendit janë 1344 qytetarë.

Bazuar në rezultatet preliminare Ruzhdi Shehu (LDK) ka 47,91% ndërsa, Agron Kuci (AAK) 40,68%.

Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, ja kush po prinë

Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave për asamble komunale.

Në Mitrovicë, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 99.05 e vendvotimeve të procesuara, Partia Demokratike e Kosovës radhitet e para me 40,43% (11,978 vota), pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 22,67% (6,716 vota).

Guxo është e treta atje me 12,89% (3,819 vota), pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11,94% (3,538 vota.

AKR me 3,63% ose 1,074 vota dhe Forca e Diasporës me 1,93% (572 vota).

https://resultslocal2025.kqz-ks.org/results?municipality=11&fbclid=IwY2xjawNay8JleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFPSzVyMlVSNE90UkhpOG82AR6PiMqWoYwgsqjBv1dU_bPQdQrYg0HmcSpXzldDP0bbM0pkpiBCHXsx1OLJlQ_aem_IvNt_1ESyz-PlpQ1R-lDKQ&votingStation=0&pollingClass=0&electionType=2