div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-219 category-paged-219 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Paralajmërohen vërshime të shpejta në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar një njoftim, duke paralajmëruar reshje të dendura shiu gjatë datave 18 dhe 19 nëntor, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa zona të vendit.

Sipas IHMK-së, reshjet pritet të nisin gjatë mbrëmjes së 17 nëntorit, fillimisht në perëndim të vendit, për t’u shtrirë gradualisht në të gjithë territorin e Kosovës. Ato do të karakterizohen me intensitet mesatar, ndërsa në disa lokalitete do të jenë mjaft intensive.

Instituti ka identifikuar edhe zonat më të rrezikuara nga reshjet e fuqishme dhe përmbytjet e menjëhershme. Ndër to përfshihen rrjedha e mesme dhe e poshtme e Drinit të Bardhë, Bistrica e Prizrenit, Mirusha, Toplluha, Ereniku, Bistrica e Deçanit si dhe disa rrjedha me karakter malor.

Për këto dy ditë është aktivizuar niveli portokalli i rrezikut, meqenëse në disa zona reshjet mund të tejkalojnë 40 litra për metër katror brenda 24 orëve. Sipas IHMK-së, kjo sasi e lartë e shiut mund të shkaktojë përmbytje, vështirësi në trafikun rrugor, probleme në bujqësi dhe rrezik të shtuar nga rrëshqitjet e dheut e baltës. Po ashtu, theksohet se ekziston rrezik për dëmtime pronash dhe kërcënim për jetën e njerëzve dhe kafshëve.

Instituti sqaron se paralajmërimi bazohet në të dhëna dhe modele të avancuara të sigurta prognostike, përfshirë ato të Qendrës Evropiane për Parashikimin e Motit (ECMWF), ICON-KS, shërbimet gjermane të motit DED, sistemin evropian Copernicus EFAS, modelin PANTA RHEI dhe rrjetin shtetëror të stacioneve hidrometeorologjike.

IHMK rekomandon që qytetarët dhe institucionet kompetente të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe të ndërmarrin masa paraprake për të minimizuar rreziqet.

Kryetari i ri – PDK-ja del me njoftim të rëndësishëm

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban sot Konventën e saj të dymbëdhjetë zgjedhore, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Sipas njoftimit ngjarja do të zhvillohet në Hotel Emerald në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:30.

Në këtë konventë do të marrin pjesë delegatë nga të gjitha degët e PDK-së, ndërsa procesi i votimit do të përcaktojë udhëheqësin e ardhshëm të partisë më të madhe opozitare në vend.

Arrestohen katër gjuetarë serbë brenda territorit të Kosovës

Katër gjuetarë serbë janë arrestuar brenda territorit të Kosovës, në fshatin Sfircë.

Ndalimi është kryer nga pjesëtarët e KFOR-it, të cilët më pas kanë njoftuar Policinë e Kosovës e cila i ka prangosur.

Sipas burimeve, të katër personat ndodhen aktualisht në mbajtje, ndërsa policia po vazhdon me procedurat e mëtejshme ligjore.

Policia ende nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me motivet apo rrethanat e këtij incidenti./IndeksOnline/

Partia Demokratike e Kosovës zgjedh kryetarin e ri

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Konventën e Përgjithshme.

Kjo Konventë vjen më herët se që ishe menduar, pasi më 12 nëntor Memli Krasniqi dha dorëheqje nga drejtimi i këtij subjekti politik.

Derisa sot, 17 nëntor, PDK zgjedh kryetarin e ri të saj.

Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për lider të kësaj partie, derisa Enver Hoxhaj e kishte ftuar të njëjtin në një debat televiziv mes atyre dyve.

Se kush do ta marrë udhëheqësinë e kësaj partie, do të kuptohet vetëm pas disa orëve.

Presidentja pranon gabimin: Është menduar për raste, jo për numër bandash

Presidenca e Kosovës ka pranuar gabimin lidhur me deklarimin e presidentes, Vjosa Osmani, për numrin e bandave të çmontuara në Kosovë në intervistë me mediumin prestigjioz ‘Politico’.

Nga Presidenca kanë nënkuptuar se presidentja është shprehur gabimisht kur ka thënë se në Kosovë janë çmontuar mbi 900 banda kriminale, duke thënë se fjalën e ka pasur për rastet e jo numrin e bandave.

“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, thuhet në reagimin e tyre.

“Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, thuhet tutje.

Kjo deklaratë e Osmanit ka ngjallur reagime të shumta nëpër rrjetet sociale

Ironizimi i Fisnik Ismailit pas deklaratës së Vjosa Osmanit: “E kam pasur një bandë unë me katër shokë…”

Ish-deputeti Fisnik Ismaili ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së presidentes Vjosa Osmani dhënë për Politico, ku ajo tha se institucionet e Kosovës kanë “çmontuar mbi 900 grupe kriminale”, shkruan Gazeta Imazhi.

Ismaili, i njohur për reagimet e tij satirike, ka zgjedhur të komentojë këtë deklaratë përmes një postimi plot sarkazëm, duke thënë se edhe ai “ka pasur një bandë” në rini.

“E kam pasur një bandë unë me katër shokë aty para banesës në Dardani, pijshim cigare fshehurazi, nuk është më…”, shkroi ai, duke lënë të kuptohet se sipas tij shifra e publikuar nga presidentja është e ekzagjeruar ose e pakuptimtë.

Intervista duke shëtitur në Berlin, Osmani: I çmontuam 900 banda, Gjermania e ka partnerin që e lufton krimin e korrupsionin

 

“Po lufton me jetën”, 18-vjeçari kosovar aksidentohet rëndë në Francë

Një i ri kosovar në Francë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u përfshi në një aksident mëngjesin e kësaj të shtune, në autostradën A36 në rajonin Jura, në Lavans-les-Dole, midis Dole dhe Besançon, të shtetit francez, raporton Klankosova.tv

Siç mëson Klankosova.tv, tre persona mbetën të lënduar dhe mes tyre edhe D.S. (emër i njohur për redaksinë), rreth 18-vjeçar nga Kaçaniku, i jeton me familjen e tij në Francë.

Kosovari, i cili ishte pasagjer, sipas informacioneve të para është në koma dhe po lufton me jetën.

I riu dhe miqtë e tij u vetaksidentuan me makinë, pasi shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke e goditur mbrojtësen, raporton Klankosova.tv

Sipas policisë francezë, në vendin e ngjarjes dolën rreth 16 zjarrfikës për të ndërhyrë në rast, të cilët i gjetën dy nga të lënduarit në gjendje kritike për jetën.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe ndërsa pasagjeri i dytë thuhet të ketë lëndime më të lehta.

Hetimi për aksidentin tashmë ka nisur nga autoritetet atje, që do të zbulojnë edhe shkaqet e rastit të rëndë.

Intervista duke shëtitur në Berlin, Osmani: I çmontuam 900 banda, Gjermania e ka partnerin që e lufton krimin e korrupsionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për POLITICO, duke ecur nëpër Berlin

Ajo ka folur për shumë çështje, në mesin e tyre edhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E pyetur për vizitën e planifikuar në rajon dhe Kosovë të ministrit të jashtëm gjerman, Johann Wadephul, Osmani tha se ai e ka gjetur partnerin e duhur.

Osmani tha se për pesë vjet janë shkatërruar 900 banda kriminale.

“Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këto pesë vite kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale. Kemi prerë zinxhirin që quhej “mafia e Ballkanit”. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë”, ka thanë Osmani.

Plagoset një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një person është plagosur sot në fshatin Sharban të Prishtinës, i cili është dërguar për treman mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”, ka thënë Pllana për Reporteri.net.

Nasel Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net. se i plagosuri është në gjendje stabile.

“Ai ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.

Nga Ministria e Mbrotjes tregojnë se a u plagos sot ushtari i tyre

Një person është plagosur nga arma e zjarrit gjatë ditës së sotme në fshatin Sharban të Prishtinës, rreth orës 14:30.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.

Pas raportimeve fillestare se personi i plagosur mund të ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Demos” kontaktoi me zyrën për informin të Ministrisë.

Nga Minista e Mbrojtjes për “DEMOS” deklaruan se nuk kanë asnjë njoftim apo raport nga Policia lidhur me rastin.

“Zyrtarisht nuk kemi asnjë njoftim apo raport nga Policia lidhur me rastin, prandaj nuk mund të konfirmojmë nëse ndonjë pjesëtar i FSK-së është i përfshirë,” kanë deklaruar nga Ministria e Mbrotjes për “DEMOS”