div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-228 category-paged-228 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arrestimi për spiunazh, Fatmir Sheholli mund të dënohet me kaq vite burgim

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një tjetër operacion, pas disa muajsh hetimesh intensive, që rezultoi me arrestimin e Fatmir Shehollit.

I dyshuari është arrestuar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale të “Spiunazhit”, sipas nenit 124, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Çka thotë neni 124 i KPRK-së?

Arrestimi për spiunazh, Fatmir Sheholli mund të dënohet me kaq vite burgim - Insajderi - image 86
Pamje nga momenti i arrestimit të Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh

Fatmir Sheholli është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në spiunazh mëngjesin e së enjtes.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Sveçla.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është caktuar masa 48-orëshe dhe ka njoftuar për bastisje në shtëpinë e tij.

Mediumi RTV Dukagjini ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të Shehollit:

 

Arrestohet Fatmir Sheholli, dyshohet për përfshirje në spiunazh

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, nën për përfshirje në spiunazh.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj.

Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, tha Sveçla.

Bekë Berisha: “Kqyrma fytyrën, a m’ka hije me u ba nënkryetar?”

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ishte i ftuar sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Nga analisti Labinot Balaj, Berisha u përball me pyetjen se a do ta linte postin e deputetit për atë të nënkryetarit të Prishtinës, apo për postin e drejtorit në ndonjë drejtori.

Berisha iu përgjigj duke i thënë “këqyre këtë fytyrë, a më ka hije të jem nënkryetar i ndokujt prej këtyre, tash imagjinoji ato fytyra”.

“Këqyre këtë fytyrë, a më ka hije të jem nënkryetar i ndokujt prej këtyre, tash imagjinoji ato fytyra. A më ka hije? Apo Zoti na ruajt, të bëhem drejtor i ndokujt, nuk ka kuptim, nuk mundem”, tha Berisha, njofton Klankosova.tv.

Ai gjatë debatit ishte pyetur edhe për mos-pjesëmarrjen e tij në ballafaqimin e kandidatëve për Prishtinë, duke thënë se “nuk erdha pasi përfitojke ai që refuzoi pjesëmarrjen [Hajrulla Çeku]”.

 

Nënshkruhet plani për paqe ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, Trumpi jep lajmin e madh

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë pas mesnate, ka dhënë një lajm të jashtëzakonshëm: arritjen e marrëveshjes për paqe në Lindjen e Mesme.

Trumpi njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit të paqes, që do të thotë se të gjitha pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të fillojë tërheqjen e trupave në vijen e dakorduar, shkruan IndeksOnline.

“Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë! Kjo është një ditë e madhe për botën arabe dhe muslimane, Izraelin, të gjitha kombet përreth dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne falënderojmë ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, të cilët punuan me ne për ta bërë të mundur këtë ngjarje historike dhe të pashembullt” deklaroi Trump.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të Planit tonë të Paqes. Kjo do të thotë që të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord, si hapat e parë drejt një paqeje të fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme. Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë! Kjo është një ditë e madhe për botën arabe dhe muslimane, Izraelin, të gjitha kombet përreth dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne falënderojmë ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, të cilët punuan me ne për ta bërë të mundur këtë ngjarje historike dhe të pashembullt. TË BEKUAR JANË PAQEBËRËSIT!

Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të komunës me një nga punonjëset

Një skandal seksual ka përfshirë kryetarin aktual të Komunës së Novobërdës, Sasha Millosheviq.

Emisioni Debat Plus ka publikuar disa audio-incizime, që dëshmojnë rastin, ku dëgjohen biseda nga momentet intime me një nga punonjëset e komunës.

Sipas materialit të transmetuar të mërkurën në Debat Plus, incizimet janë censuruar për përmbajtjen eksplicite, por në to dëgjohen edhe fjalë fyese dhe ofenduese ndaj zyrtarëve në Beograd, si dhe përmendje e veprimeve të tjera të dyshimta e të paligjshme.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së kryetarit.

Derisa Millosheviq ende nuk është deklaruar publikisht për incizimet.

Reagim i fortë i Osmanit ndaj Vuçiqit: “Në vend që të frikësojë fqinjët, le të mësojë bashkëpunimin me NATO-n”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka reaguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e sulmoi Turqinë, pasi Kosova pranoi mijëra dronë kamikaz nga ky shtet.

Osmani tha se në të njëjtën ditë kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e lavdëroi Turqinë dhe Erdoganin për udhëheqjen në promovimin e paqes dhe sigurisë globale, Vuçiqi “pa turp po e sulmon Turqinë, një vend që si anëtare e NATO-s, po na ndihmon në mbrojtjen e paqes”.

“Jam krenare që kam punuar ngushtë me Presidentin Erdogna, një njeri fjale, që gjithmonë ka treguar kujdes të thellë dhe të sinqertë për të gjithë popujt e rajonit tonë, dhe që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe paqes”.

“Ndërkohë, Vuçiqi duket se beson se mund të kërcënojë një vend të madh të NATO-s si Turqia, në të njëjtën mënyrë siç kërcënon vendet fqinje. Në vend që të bashkëpunojë ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s, ai po e shtyn përpara bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, e para e shtetit tha se Kosova do të vazhdojë të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar kapacitetet mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s, për të siguruar paqe dhe stabilitet për popullin dhe për të kontribuar në mënyrë aktive në sigurinë e përgjithshme.

“Vuçiqi duhet të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, në vend që të sulmojë vazhdimisht fqinjët e tij. Por, për mendësinë e tij hegjemone, të mbetur në të kaluarën dhe të fiksuar pas frikësimit të të tjerëve, një pjekuri e tillë duket e paarritshme”.

“Faleminderit, Presidentit Erdogan dhe popullit vëllazëror të Turqisë që na ndihmoni të mbrojmë paqen dhe që gjithmonë qëndroni pranë popullit të Kosovës”, shkroi Osmani.

Suspendohet zyrtari policor, kjo është arsyeja

Hetuesit e  Departamentit të Hetimeve kanë pranuar mbrëmë një informacion për një incident në Kaçanik.

IPK njofton se hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor.

“Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti  do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor, konfirmon IPK.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, përfundon njoftimi.
Tentim vrașja ndaj mjekut të njohur shqiptar merr kthesë të papritur – arrestohet gruaja e tij si e dyshuar kryesore

Policia ka arrestuar bashkëshorten e mjekut nga Kumanova, Zekirija Shahini, i cili u plagos para disa ditësh në një sulm të armatosur në qendër të Kumanovës. Ajo dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e tij.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 43-vjeçarja nga Tetova është ndaluar nga njësiti policor i Kumanovës, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë thirrur për intervistim në lidhje me rastin. Po ashtu, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e një 50-vjeçari nga Kumanova.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të arrestuarës do të parashtrohet kallëzim penal për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, po kërkohet edhe një 36-vjeçar nga Gostivari, i dyshuar si autor i të shtënave ndaj mjekut Shahini, i cili gjendet në arrati”, bëjnë të ditur nga MPB.

Mjeku Zekirija Shahini, që është kandidat për këshilltar në komunën e Likovës, u qëllua me armë nga person i maskuar më 6 tetor, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Kumanovës.

Tragjike në Gjakovë, 19-vjeçari humb jetën pas 14 ditësh luftë për jetë nga plagët e marra në aksident

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjakovën.

Më 8 tetor 2025, rreth orës 13:45, nga QKUK-ja është njoftuar se Emiriton Kryeziu, 19-vjeçar, ka ndërruar jetë, pas 14 ditësh luftë për jetë, si pasojë e plagëve të marra në aksidentin e rëndë që kishte ndodhur më 24 shtator 2025, në lagjen Brekoc të qytetit, përballë varrezave.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00, kur Qazim Morina, duke drejtuar automjetin Opel Zafira, nuk kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe kishte humbur kontrollin mbi veturën, e cila kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur fillimisht në shtyllë elektrike, e më pas në mur betoni.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, tre persona kishin pësuar lëndime të rënda: Emiriton Kryeziu – i cili sot ndërroi jetë në QKUK, F.K. dhe E.B. – të cilët kanë marrë lëndime trupore dhe janë trajtuar në spital.

Nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në automjet, si dhe në pronë publike dhe private.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML – Prishtinë, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.