div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-229 category-paged-229 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Policia nuk i lejon hyrjen në Kosovë këngëtares serbe e ftuar nga Lista Serbe për koncertin në veri

Policia e Kosovës nuk i ka lejuar hyrjen në Kosovë, këngëtares serbe me prirje pro-ruse, Andela Ignjatovic, e cila ishte planifikuar të marrë pjesë në një koncert të organizuar nga Lista Serbe në veri të Mitrovicës.

Burime të Tëvë1, kanë bërë të ditur se ajo është kthyer në pikën kufitare në Jarinjë.

Vendimi për të ndaluar hyrjen e saj në territorin e Kosovës siç mëson Teve1 është marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Fluturim deri në 36 minuta dhe rreze veprimi deri në 10 km – veçoritë kryesore të dronëve “SkyDagger 15” që u furnizua Kosova sot

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur sot me kontigjentin e mijëra dronëve luftarakë kamikazë “SKYDAGGER RTF 15” të cilët kanë arritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Këta dronë janë prodhim i Turqisë dhe kontrata për blerjen e tyre ishte bërë në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë e mirënjohur turke “Baykar”.

Por cilat janë specifikat e këtyre dronëve dhe pse janë të rëndësishëm?

“SKYDAGGER RTF 15″ shquhet si një pajisje me performancë të lartë, e dizajnuar për të përmbushur nevojat e misioneve profesionale, qoftë në monitorim, shpërndarje ose përdorim të specializuar.

Ky dron kombinon shpejtësi, stabilitet dhe kapacitet ngarkese, duke ofruar një zgjidhje të besueshme për operacione të ndryshme ajrore.

Fluturim deri në 36 minuta dhe rreze veprimi deri në 10 km - veçoritë kryesore të dronëve “SkyDagger 15” - Insajderi - image 80

“SKYDAGGER RTF 15″ ofron një kohë maksimale fluturimi prej 36 minutash, duke e bërë të përshtatshëm për operacione të zgjatura pa ndërprerje. Kur fluturon me ngarkesë, droni ruan performancën duke ofruar deri në 14 minuta fluturim, ndërsa rrethi maksimal i veprimit arrin deri në 10 km, një distancë e konsiderueshme për misione kërkimi, shpërndarje pajisjesh ose patrullime të largëta.

Me shpejtësi maksimale prej 130 km/h, “SKYDAGGER RTF 15″ garanton lëvizshmëri të shpejtë dhe reagim të menjëhershëm ndaj situatave të ndryshme operative. Kjo e bën ideal për misione urgjente, ku koha është faktor kritik.

Një nga avantazhet kryesore të këtij droni është kapaciteti i ngarkesës, që arrin deri në 5 kg.

Kjo mundëson transportimin e pajisjeve, materialeve ose sensorëve të ndryshëm, duke e shndërruar “SKYDAGGER RTF 15″ në një zgjidhje të gjithanshme për nevoja të shumta operative.

Droni mund të përdoret edhe për një gamë të gjerë aplikimesh profesionale, duke përfshirë: Monitorim dhe mbikëqyrje të zonave të largëta, shpërndarje të materialeve të lehta në distanca të konsiderueshme, operacione kërkim-shpëtimi dhe kontroll dhe inspektim teknik i infrastrukturës kritike. /Telegrafi

Dronët kamikazë në Kosovë – ‘tmerrohet’ Vuçiq akuzon Turqinë: Po e destabilizon Ballkanin me armatosjen e Kosovës

Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti tha në Facebook se dronët kanë mbërritur para afatit të paparaparë kohor dhe se dhjetëra ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) tashmë janë trajnuar për përdorimin e tyre.

Por lidhur me këtë ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq e ka kritikuar Turqinë, duke thënë se është i tmerruar nga sjellja e këtij vendi dhe ka konsideruar se ai e ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe është duke ëndërruar sërish për ringjallje të Perandorisë Osmane. Serbia është shtet i vogël, por ne i kuptojmë synimet e tyre reale”, ka thënë presidenti serb përmes një postimi në X.

Radio Evropa e Lirë u është drejtuar autoriteteve turke për koment dhe është në pritje të përgjigjes.

Skydagger RTF është dron “i gatshëm për fluturim”, shpesh edhe dron luftarak, i pajisur me një mjet shpërthyes për përdorim kundër shënjestrave të palëvizshme dhe të lëvizshme, megjithëse ka edhe aplikime profesionale si vëzhgimi dhe kërkim-shpëtimi.

RTF nënkupton se droni është plotësisht i montuar dhe përfshin të gjitha komponentët e nevojshëm, si vetë droni, një transmetues radioje, një marrës dhe bateritë, duke e bërë atë të gatshëm menjëherë për fluturim sapo të blihet.

Ky dron mund të fluturojë me një shpejtësi maksimale prej 130kmh në largësi maksimale deri në 10 kilometra.

“Serbinë e kemi armik të përhershëm, Albin Kurtin armik të përkohshëm”

Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për ardhjen e “mijëra dronëve kamikazë nga Turqia” në Kosovë. Për Kajtazin, kjo deklaratë është jo vetëm manipuluese, por edhe shenjë e një qasjeje të rrezikshme të Kurtit ndaj shtetit dhe aleatëve ndërkombëtarë.”

Ai thotë se Kurti është “uzurpator i shtetit” dhe se përdorë shifra të paqarta për të mashtruar opinionin publik.
“Shifra mijëra është manipuluese, pra e rrejshme. Mijëra nënkupton nga 1 mijë deri në 999 mijë. Por, ai thotë ‘mijëra dronë’ pa e përcaktuar numrin sepse këtë e han popullata analfabete funksionale prej 45 për qind, siç e cilësonte ai gati gjysmën e popullsisë së Kosovës”, shkruan Kajtazi.

Ai e quan Kurtin të certifikuar si “antiamerikan”, duke shtuar se pavarësinë dhe sigurinë e Kosovës e garanton SHBA, jo qeveria aktuale.
“Lirinë, pavarësinë, na e solli Amerika. Sigurinë na e garanton Amerika. Edhe sot kur erdhën dronët, kufirin me Serbinë na e ruan Amerika. Hapësirën ajrore të Kosovës e kontrollon Amerika nëpërmjet NATO-s. Pra, nëse Amerika të cilën e lufton Kurti, do të donte, Kosova këta dronë do t’i mbante në magazina”, thekson më tej ai.

Sulmohet zyrtari i komunës, bëhet për spital

Një incident fizik është raportuar pasditen e sotme në afërsi të objektit komunal në Gjakovë,

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se zyrtari i sulmuar është nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, i cili është edhe kandidat për asamble komunale në zgjedhjet e 12 tetorit.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 16:10.

“Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të objektit komunal në Gjakovë është raportuar për një incident fizik, ku një zyrtar komunal është sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Zyrtari në fjalë ka pranuar trajtim mjekësor dhe, sipas raporteve mjekësore, ka pësuar lëndime të lehta trupore,” ka deklaruar Elezaj për Reporteri.net.

Sipas Policisë, nga hetimet fillestare rasti nuk ka prapavijë politike, por dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet palëve.

Aktualisht, i dyshuari është në kërkim, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prishtina me orë të tëra pa rrymë, KEDS-i jep detaje

Që nga orët e mëngjesit banorët e lagjës “Dardania” kanë mbetur pa rrymë.  Teksa temperaturat kanë rënë dhe se  ende nuk ka as ngrohje, disa lagje të Prishtinës tashmë nuk kanë as rrymë.

Banorët e asaj pjese qëndronin në kafiteritë e lagjës, për shkak të ftohtit, teksa pinin kafe nën zhurmën e gjeneratorëve.

 

Thonin se reduktimet filluan me rënien e temperaturave dhe se nëse mbesin pa rrymë, do ta kenë të vështirë t’i kalojnë këto ditë të ftohta.

Por zëdhënësi i KEDS-it Lulzim Krasniqi thotë për “Indeksonline”, se nuk bëhet fjalë për reduktime, por se ka ndodhur një prishje në Nënstacionin 6, gjë që ka bërë që një pjesë e qendrës dhe lagjes Dardania të mbesin pa rrymë.

“Nuk behet fjalë për reduktime, por ka prishje në nënstacionin Prishtina 6. Shumica e daljeve janë kthyer në funksion, kanë mbetur vetëm dhe pak dalje të kthehen në funksion. Pra është çështje kohe.  Shumë shpejtë pritet që të evitohen këto prishje dhe qytetarët e asaj pjesë së shpejti do të kenë rrymë“, tha Krasniqi.

Vrau kolegun e tij, dënohet me 8 vite burgim ish-polici

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim ndaj të akuzuarit Fatlum Mehmeti për vrasje me dashje eventuale ndaj kolegut të tij polic, Lirim Haxholli, më 18 shkurt të vitit 2022, në një aheng i cili ishte organizuar në një vilë në Zllatar nga disa zyrtarë policorë.

Ndaj Mehmetit, Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues me 8 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje eventuale”.

Ndaj të njëjtit, do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, teksa me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.

Fatlum Mehmeti, sipas aktakuzës së ngritur ku thuhet se i vetëdijshëm që manipulimi me armë paraqet rrezik për rrethin e posaçërisht në hapësira të mbyllura, ka manipuluar me armën zyrtare të tipi “Gllok” 9mm, deri sa ishte i ulur në krevat, ndërsa në anën e majtë të tij, në distancë prej rreth 70-80 cm, ishte i ulur tani i ndjeri L.H dhe përreth kolegët e tij.

Në momentin kritik i akuzuari thuhet se ka nxjerrë armën nga beli me qëllim që ta vendosë atë në xhaketë, si dhe mundohet që ta heqë karikatorin dhe ta sigurojë armën, mirëpo shkakton një të shtënë nga arma dhe predha e godet tani të ndjerin L.H. në regjionin e krahut të dorës së djathtë, me ç’rast i shkakton plagë vdekjeprurëse.

“Kam me të ngreh zhag, ka me të shky si zhabën” – Kryetari i “Dardanëve” kërcënon gazetarin e “VOX Kosova”

Gazetari i VOX Kosova, Valon Rashiti, është kërcënuar seriozisht në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”.

Gazetari Rashiti ka treguar se Berisha e ka kërcënuar duke i thënë: “Kam me të ngreh zhag, ka me të shky si zhabën”.

Ngjarja ka ndodhur në Hotel “Emerald”, ku po mbahet ceremonia e dekorimit të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nga Presidentja Vjosa Osmani.

Gazetari Rashiti ka shkuar atje për ta mbuluar këtë ngjarje. Porsa Berisha e ka parë, iu është afruar dhe e ka kërcënuar.

Kërcënimi i gazetarit Rashiti lidhet me raportimet që ai i ka bërë para disa muajsh për keqpërdorimet në Fedratën e Futbollit të Kosovës.

Historiani Shala: Kush bën koalicion me Kurtin, bën tradhti kombëtare

Historiani e analisti politik, Azdren Shala ka deklaruar se vendimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të ndarë nga 100 euro për studentët, nuk përfaqëson një veprim të politikës së majtë.

Sipas tij, ky veprim ngjan me aksionet humanitare të “bashkësive fetare”.

“Kjo ka disa probleme, nuk është politikë, është parapolitikë. Shpërndarja e parave të pushtetit që ata e quajnë politikë e majtë, nuk ka të bëjë me të majtën. E majta i trajton të gjithë të barabartë; trajtimi i barabartë i subjekteve që janë të pabarabarta nuk është drejtësi, por padrejtësi. Mes atyre studentëve që përfitojnë, ka studentë me prindër shumë të pasur dhe studentë me prindër shumë të varfër.”

“Pa krijuar një databazë, shpërndarja duhet të bëhet sipas nevojës. Kjo nuk është politikë e majtë, por parapolitikë, që i përngjan aksioneve humanitare që kryesisht vijnë nga bashkësitë fetare,” u shpreh Shala.

Ai gjithashtu kritikoi figurën e Kurtit në politik, ku thotë “Zoti më vraftë, qoftë një herë që kam qenë në fushatë me atë mashtrues, atë matrapaz”, teksa i njëjti shtoi se të bësh koalicion me Kurtin është si të bësh tradhti kombëtare.

Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

Lihtenshtejni, shteti i vogël i vendosur mes Zvicrës dhe Austrisë, po kërkon punëtorë nga vendet e Europës përmes rrjetit EURES (Shërbimi Europian i Punësimit). Me të ardhurat për frymë më të larta në botë, vendi po tërheq vëmendjen për pagat e larta dhe kushtet e favorshme të punës.

Pagat mesatare variojnë nga 2.600 euro në muaj për punët bazike deri në 7.200–10.000 euro për pozicionet e kualifikuara. Në disa raste, kompanitë ofrojnë edhe akomodim falas për punonjësit. Pozicionet përfshijnë profesione të ndryshme, nga punonjës pastrimi dhe parukierë, deri te punëtorë logjistike dhe profesionistë të sektorëve teknikë e financiarë.

Kushti kryesor është njohja e gjuhës gjermane, megjithëse nuk është detyrim i plotë. Si anëtar i Zonës Ekonomike Europiane (EEA), Lihtenshtejni kërkon leje qëndrimi, e cila mund të lëshohet për periudha nga 12 muaj deri në 10 vjet, në varësi të kontratës së punës.

Një nga arsyet që e bëjnë këtë vend kaq tërheqës është sistemi tatimor shumë i favorshëm, që stimulon investimet dhe shmang tatimin e dyfishtë. Pavarësisht reputacionit të mëparshëm si “parajsë fiskale”, Lihtenshtejni sot përmbush standardet europiane të transparencës dhe ndan të dhëna financiare me BE-në.