div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-230 category-paged-230 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
A je përfitues nga subvencionimi i rrymës? – Ja tabela e të hyrave që e sqaron këtë

Subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme përcaktohet sipas të ardhurave mesatare mujore për anëtar të familjes.

Si të aplikoni për subvencionimin e faturave të rrymës këtë dimër

Sipas Ministrisë së Financave, për të përfituar nga ky program familjet duhet të kenë më pak se 150 euro të ardhura mujore për anëtar, raporton Podujeva Sot.

Varësisht nga numri i anëtarëve dhe të hyrave, këtu mund ta shihni nëse i plotësoni kushtet për të përfituar nga subvencionimi i rrymës apo jo:

  • 1 anëtar – më pak se 150 euro
  • 2 anëtarë – më pak se 300 euro
  • 3 anëtarë – më pak se 450 euro
  • 4 anëtarë – më pak se 600 euro
  • 5 anëtarë – më pak se 750 euro
  • 6 anëtarë – më pak se 900 euro
  • 7 anëtarë – më pak se 1,050 euro
  • 8 anëtarë – më pak se 1,200 euro
  • 9 anëtarë – më pak se 1,350 euro
  • 10 anëtarë – më pak se 1,500 euro

Shuma e subvencionit mund të ndryshojë në varësi të numrit të anëtarëve dhe nivelit të të ardhurave, raporton Podujeva Sot.

Limaj i hapur për bisedime me Kurtin, por me një kusht…

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë që për tema nacionale është gjithmonë i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës pavarësisht se kush është dhe nga vjen.

“Ne në një kohë kemi qenë të kritikuar shumë, dhe shpesh pa arsye, sepse nuk është kuptuar për çka po flasim Brenda 24 orëve, kur më thërret Kryeministri i vendit tim, qoftë ai nga opozita apo nga pozita, për tema nacionale, unë jam aty, sepse nuk kam një Kosovë rezervë”, është shprehur Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Unë në politikë nuk shkoj me inate personale. Nëse nuk jam unë që po i vendos gjërat, kur ka tema nacionale, prapë unë ulem në tavolinë”.

Limaj tha se a pajtohet në ato diskutime është temë tjetër, por është jetike që të marrë pjesë.

“Edhe sot po e them: për çështje nacionale, kurdo që të më ftojë Kryeministri i vendit tim – kushdo qoftë ai që ka mandatin legjitim nga ky popull, unë ulem në tavolinë.

“A pajtohemi apo jo, është temë tjetër”.

“Unë shkoj, i mbroj qëndrimet e mia dhe mundohem të jap këshillat e mia,  sepse jemi duke folur për të njëjtën tokë, për vendin tonë”.

Policia e Kosovës ndalon një veturë me targa të serbisë

Një veturë me targa të Serbisë është ndaluar nga Policia e Kosovës në Kamenicë.

Sipas njoftimit, automjeti i drejtuar nga shtetasi serb dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa i është konfiskuar një dokument me qëllim të prezencës së tij  në seancë gjyqësore./Klankosova.tv

Moderatorja Albana Bejko tregon historinë e frikshme me mjekun kosovar që e përndiqte prej një viti

Gazetarja sportive Albana Bejko, ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj me mjekun nga Kosova që pretendon se e përndiqte intensivisht, Behar Kamberi.

Ajo tha se përndjekja ka ndodhur prej më shumë se një viti, deri sa ajo iu drejtua institucioneve dhe e denoncoi, gjë që çoi më pas në arrestimin e tij.

Për herë të parë, ajo ka shfaqur edhe mesazhet që pretendon se ai i dërgonte, duke i thënë se “ishte burri i saj i ëndrrave” dhe se “e donte shumë” dhe donte të martohej me të.

“Një moment i frikshëm ishte kur në ambientet ku unë punoj, personi u afrua më kërkoi që të uleshim për kafe, në atë moment reagimi ishte instiktiv, i trembur, i thash ‘të lutem mu hiq qafe’. Kaluan 4 djem në atë moment, dhe kjo e trembi pak. Periudha intensive e përndjekjes ka qenë qershor i vitit të shkuar deri para pak ditësh, dhe unë më pas telefonave policinë”, tha ajo në TopChannel.

“Përshëndetje Albanë nga Behari. Unë jam burrë ideal për ty. Jam doktor intelektual, gentleman, i bukur dhe i sinqertë. Ne të dy gjithnjë kemi komunikuar dhe do të komunikojmë mirë dhe shëndetshëm. Kam gjendje të mirë financiare dhe shëtis botën”.

“Këto janë tiparet që përmbush kështu që mos hezito më. Por eja martohemi dhe jetojmë së bashku në një banesë këtu në Prishtinë por edhe në Tiranë. Ku ti përsëris krejt gjërat ke me i pas dhe me i cu në vend, asgjë ska për të munguar”.

“Ti do vazhdosh të punosh si tani. Albanë më merr në konsideratë kur unë jam mashkull ideal që të bëj propozim për martesë. Pres reflektim nga ti”, ishte një nga mesazhet që ai i dërgonte gazetares, siç pretendon ajo.

“Përshëndetje. Tashmë pasi që ne po njihemi që një kohë të gjatë dhe kështu kemi biseduar live kohë pas kohe, kemi bërë foto, kemi biseduar në telefon dhe të kam shkruar në email. Unë kam një ftesë për kafe me ty. Me qellim që të vazhdojmë komunikimin dhe të diskutojmë për së rrafshi në tavolinë”.

“Pasi që edhe ti ma ke konfirmuar kërkesën që na dy të pijmë kafe së bashku. Me rëndësi është që edhe ti me qën e kënaqur dhe me ndje veten tande mirë. Kur të konvenon dhe kur është mirë për ju. Jam në pritje, më lajmëro. Behari, Albana, më të mirat”, pretendon Albana të jetë një tjetër mesazh i dërguar nga Behar Kamberi.

“Përshëndetje Albana nga Behari. Është kënaqësi që u takova mbrëmë dhe u njoha për së afërmi me ty. Nderimi im është që bëra foto me ty. Shumë jam i lumtur që fola me ty dhe të çmoj shumë, moj vajza më e bukur e Shqipërisë. Dhe shpresoj që së shpejti të shihemi dhe të pimë edhe nga një kafe”.

“Të ftoj me ardh në Prishtinë. Ti gjithmonë më ke pëlqyer si person dhe besoj që do të kemi të mira. Me respekt nga Behari. Të dua shumë Albana”, është tjetri mesazh që Albana pretendon se i ka ardhur nga Behar Kamberi.

Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar më 28 shtator pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive, Albana Bejko.

Top Channel raportonte se sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.

Sipas raportimit, Kamberi në atë kohë ndodhej në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.

I njëjti është paraqitur në vendin e takimit dhe është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, ndërsa hetimet janë në vijim.

Haradinaj i ashpër me Kurtin: I pa ftyrë, është njeri i Serbisë dhe i Rusisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ashpër ndaj Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke e quajtur atë si njeri i Rusisë dhe Serbisë e gjithashtu edhe si i pafytyr[.

Ai tha se Amerika ka qenë ajo që e ka ndihmuar vazhdimisht në beteja të ndryhsme e që ndihmon edhe sot.

Haradinaj në kanal10 tha se Amerika ka qenë ajo që i largoi rumuntë dhe ata të KFOR-it ishin të lënduar dhe e  kanë shpëtuar policinë në veri.

Haradinaj gjithashtu theksoi se kjo është një idiotësi kur thuhet se Amerika nuk dëshiron rend dhe ligj në veri, pasi që ata e kanë ndihmuar gjithmonë Kosovën dhe çështjet në veri.

“Amerika i ka bë ato sene, ky është i pafytyrë shumë ju lutna, është njeri i Rusisë e i Serbisë kur flet kështu. Me ju thanë ti studentave që po du me bo rend e ligj në veri e për qato Amerika nnuk po m’don. Qysh more nuk po të vjen marre, kur Amerika ta ka mundësu me bo atë rend e ligj”, shtoi tutje Haradinaj.

Limaj: Gabim, asnjëherë nuk e kemi mbështetur Kurtin

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij asnjëherë nuk e ka mbështetur kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Ai tha se përgjatë karrierës politike ka vepruar vetëm në bazë të bindjeve të tij personale.

“Ne asnjëherë nuk e kemi mbështetur z. Kurtin. Unë kam besuar në dy kauza, në njërën kam qenë i bindur, ndërsa në tjetrën kam pasur dyshime. Edhe deklarimet e mia në Parlament e në studion e Adriatikut e dëshmojnë këtë. Për shembull, te demarkacioni kam pasur dilema, sepse nuk jam ekspert, por si deputet i Kosovës ndihem krenar që kam marrë pjesë në votim. Kurrë nuk do të më gjeni duke votuar kundër vendit tim kur dyshoj”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se për çështje të cilat ka pasur paqartësi, nuk ka marrë pjesë në votim.

“Për këtë arsye nuk kam votuar as për Gjykatën Speciale dhe as për marrëveshjen e vitit 2013. Kur kam dilema në votë, nuk votoj, kërkoj sqarim”, ka theksuar Limaj.

Si të aplikoni për subvencionimin e faturave të rrymës këtë dimër

Bashkë me stinën e dimrit, rikthehet edhe Programi për Subvencionimin e Faturave të Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme, të cilin e miratuam sot në mbledhje të Qeverisë.

Familjet që kanë qenë përfituese nga programi në vitin e fundit nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë përveç në rastin kur e kanë ndryshuar vendbanimin dhe orëmatësin e energjisë elektrike.

Programi në fjalë mbështet familjet e cenueshme që kanë të ardhura mesatare më pak se 150 euro/muaj/anëtar, dhe që kanë prona të paluajtshme me vlerë më pak se 100,000 euro.

Subvencionimi aplikohet për faturat e periudhës tetor-mars, dhe paguhet direkt në llogari të konsumatorit, pas leximit të orëmatësve – pra në muajin pasues.

Gjatë ditëve në vijim do të njoftoheni për detaje sa u përket aplikimeve të reja dhe/apo ndryshimeve të orëmatësve.

Publikohet momenti i plagoșjes me ařmë së politikanit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kumanovë.

Atje është qëlluar me armë zjarri zyrtari i BDI-së, Zekirija Shaini, i cili është bartës i listës së koalicionit AKI në Likovë.

Shaini mbeti i plagosur në këmbë dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.

TV 21 në Maqedoninë e Veriut ka publikuar momentet kur zyrtari i BDI-së u qëllua. Aty shihet se si një person i veshur me të zeza i afrohet me armë në dorë veturës ku lëvizte Zekirija Shaini dhe ka qëlluar në drejtim të tij.

Aktualisht, policia po punon për kapjen e të dyshuarve dhe për zbardhjen e rastit.

Leutrim Ajeti: Familja e Hashim Thaçit ma ka premtuar votën për kryetar të Graçanicës

Leutrim Ajeti i cili kandidon për kryetar komune në Graçanicë në zgjedhjet lokale në kuadër të koalicionit të përbashkët “Aleanca Shqiptare”, në një intervistë në emisionin FRONTAL ka treguar se ai ka marrë premtimin nga familja e Hashim Thaçit që do ta votojnë.

“Familja Thaçi, një pjesë e familjes Thaçi, ma kanë premtuar votën. Kam diskutuar me disa pjesëtarë dhe do të votojnë për Aleancën Shqiptare”, ka thënë ai.

LAJMI I FUNDIT: Publikohet sondazhi për Prishtinën

Gazeta Sinjali ka publikuar rezultatin e një sondazhi online të realizuar me 4 mijë persona.

Sipas sondazhit, Prishtina do të shkojë në balotazh.

Më poshtë rezultati: