div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-241 category-paged-241 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E trishtë: Vdes i riu nga Podujeva

Në një aksident trafiku ka vdekur i riu nga Podujeva, Herolind Restelica.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

“ Ju njoftojm me dhimbje te thell të gjithëve, familjarve, miqeve dhe dashamirëve se sot me datë 25-10-2025, pas një aksidenit ndrroj jetë nipi  jonë  Herolind  Musaj  Restelica”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familja thotë se për ceremoninë e varrimit do të njoftojnë me kohë.

Rritet çmimi i druve

Qytetarët po ballafaqohen me rritje të çmimeve, një prej tyre është edhe ajo për dru. Teksa po hyjmë në muajt e dimrit, një metër dru në Prishtinë po varion nga 60 deri në 70 euro.Këto shifra i kanë bërë të ditur tregtarët e drunjve për Ekonomia Online prapa kamerave.

Ky çmim është më i lartë sesa vitin paraprak, ku një metër dru ka kushtuar 50, 55 apo edhe 60 euro.

Ndërsa në 2023 ishte shënuar rekord i çmimit të druve, kjo për shkak të mungesës që ishte paralajmëruar për energjinë elektrike. Nga korriku e deri në fund të 2023 një metër dru kushtonte 70 euro.

Ariana Musliu Shoshi i vdes familjari

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka humbur personin e afër.

Përmes rrjeteve sociale, ajo e trishtuar ka ndarë lajmin se ka ndërruar jetë daja i saj.

Musliu Shoshi ka thënë se ai ka lënë pas gjurmë të pashlyeshme në jetët e shumë njerëzve, duke shëruar e ndihmuar me përkushtim e zemër të madhe.

”Sot humba njeriun që gjithmonë më ka mbështetur, më ka këshilluar dhe më ka dashur pa masë dajën tim, dr. Zenel Dobrani. Ai la pas një gjurmë të pashlyeshme në jetët e shumë njerëzve, duke shëruar e ndihmuar me përkushtim e zemër të madhe. Do të mungosh shumë, dajë. U prehtë shpirti yt në paqe.” ka shkruar deputetja.

 

 

Postimi:

 

I paftyrë, Matoshi shpërthen ndaj Tahirit: S’u dashtë me i publiku screenshoots me Abdixhikun!

Komentatori politik në emisionin “Politiko” ka komentuar publikimin e mesazheve nga Xhafer Tahiri.

Ai ka thënë se Tahiri nuk është dashtë me i publiku mesazhet me Lumir Abdixhikun.

 

“Publikimi i mesazheve nga ana e Xhafer Tahirit është tradhëti politike, ky veprim është cenim i privatësisë, një njeri që i publikon bisedat private ai është i pafytyrë”, tha ai në Kanal10, transmeton Periskopi.

 

PDK ‘i frikësohet’ Pecit në Mitrovicë, kërkon ndihmën e LDK-së

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka deklaruar se shpreson në konkretizim pozitiv.

“Unë i njoh kryetarët e secilit subjekt politik në Mitrovicë. I kam ftuar përfaqësuesit e LDK-së, kryetarin, dhe të subjekteve tjera më të vogla që të bëhemi bashkë dhe të vazhdojmë qëllimin tonë. Janë komunikime shumë pozitive dhe pres në ditët në vazhdim të konkretizohen”, tha Tahiri.

Policia gjobit mërgimtarin që i tha “rrenc” Armend Zemajt

Mërgimtari Nuha Osmani, i cili u përfshi në incidentin me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, është dënuar nga Policia e Kosovës me një tiketë për kundërvajtje, për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrinë Shala, e cila tha se pas shqyrtimit të rastit, policia ka ndërmarrë veprimet ligjore ndaj Osmanit.

“Të dëmtuarit, Policia e Kosovës ia ka lëshuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka deklaruar Shala.

Publikohet video e plotë e përleshjes së Zemajt me qytetarin, i përfshirë dhe deputeti i VV-së

Është publikuar videoja e plotë e incidentit që ndodhi në sheshin e Prishtinës mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, dhe një qytetari që pretendohet të jetë nga diaspora.

Pamjet tregojnë momentin e përplasjes fizike dhe verbale mes tyre, ndërsa në një çast shihet të ndërhyjë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri, për të qetësuar situatën.

“Nuk ja fali o Agim”, dëgjohet në një moment qytetari.

“Mos mu afro se të mys”, dëgjohet Zemaj në anën tjetër.

Zemaj ka thënë se qytetari e ka ofenduar dhe provokuar verbalisht me fjalë të papranueshme dhe se në atë moment ka reaguar “në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt”.

Ai ka kërkuar falje publike.

“Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike. Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione. Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin“, ka shkruar Zemaj në Facebook./Reporteri.net/

Armend Zemaj intervistohet nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se e ka intervistuar deputetin e LDK-së Armend Zemaj si të dyshuar për sulmin e djeshëm fizik ndaj një qytetari në qendër të Prishtinës. Prokuroria ka thënë se është intervistuar edhe qytetari, të cilit Policia i ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Veprimi i deputetit Zemaj po kritikohet nga anëtarë të shoqërisë civile.Mu përballë Kuvendit të Kosovës, sheshi “Ibrahim Rugova” u bë skena e një incidenti fizik në mes deputetit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj dhe një qytetari.

Incidenti që nisi pasi qytetari e quajti “rrenc” deputetin Zemaj derisa ai po jepte intervistë, përfundoi me të dyja palët në stacion policor për t’u intervistuar.

E tanimë rasti ka arritur edhe në duart e Prokurorisë, raporton rtv dukagjini.

Prokurori kujdestar ka intervistuar të dyshuarin i cili dyshohet për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për çështjen në fjalë. Për më shumë informacione, ju njoftojmë me kohë. Të dy janë intervistuar nga Prokurori. Të dëmtuarit, Policia e Kosovës i ka lëshuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”.- Prokuroria Themelore në Prishtinë

Kritik ndaj veprimit të deputetit Zemajt shprehet Instituti i Kosovës për Drejtësi, marrë parasysh pozitën e lartë që ai mban.

Politikanët duhet të jenë shembull i tolerancës dhe mirëkuptimit edhe në rastet kur janë subjekt i ofendimeve apo sulmeve fizike sikurse ndodhi me rastin e deputetit Zemaj. Politikanët dhe secili që ushtron funksione publike në interes të publikut duhet të shmangin situatat e konfrontimit fizik apo debatet me gjuhë denigruese me qytetarët”-Ehat Miftaraj, Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Gjersa kritikon partinë që sipas tij solli këtë frymë diskursi në pah, Miftaraj nuk kursen as Lidhjen Demokratike.

Është fakt se si rezultat i politikanëve dhe partive politike me theks të veçantë investimit të madh që ka bërë LVV në polarizimin e shoqërisë dhe ndërtimit të kulturës ku secili që ushtron funksion publik është i korruptuar ose punon kundër interesave të shtetit, po sjell situata ku qytetarë që jetojnë në Kosovë apo jashtë duke u frymëzuar nga ky diskurs po e marrin të drejtën të ofendojnë, fyejnë, kërcënojnë secilin që ka një mendim kritik ndaj qeverisjes”- Ehat Miftaraj – Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Pak pas incidentit, deputeti Zemaj kërkoi falje publike duke theksuar se reagimi i tij ishte në afekt dhe se nuk përfaqësonte bindjet e tij personale dhe as ato si deputet e anëtar i LDK-së.

Në mbështetje Zemajt i doli partia e tij, duke e vlerësuar si sulm veprimin e qytetarit ndaj deputetit, dhe duke thënë se ai përbën cenim të drejtpërdrejt të dinjitetit institucional.

Kërkim faljen e Zemajt e ka mirëpritur Miftaraj, i cili thotë se një gjë të tillë do të duhej ta bënte edhe LDK-ja.

Nesër seanca për qeverinë, nga AAK-ja tregojnë se a do ta votojnë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka votë nesër për Qeverinë “Kurti 3”.

Kështu bëri të ditur deputetja e këtij subjekti politik, Time Kadrijaj.

“Aleanca nuk ka ndryshuar qëndrim, jemi konsistentë në atë që e kemi thënë vazhdimisht, se në asnjë formë nuk do të bëhemi pjesë e qeverisë Kurti. Pavarësisht nëse ai do t’i sigurojë votat për qeverinë Kurti 3, ne nuk do të pranonim të ishim pjesë e saj. Aleanca vazhdon me qëndrimin e njëjtë, nuk ka votë për qeverinë Kurti 3″,  ka deklaruar Kadrijaj.

Numri 2 i Qeverisë shqiptare të hënën në SPAK, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas thirrjes së zëvendëses së tij, Belinda Ballukut në SPAK, nën dyshimet për dallavere me tenderë, shkruan gazeta online Reporteri.net. 

Shehaj reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës, se “drejtësia ka punën e vet”, me një video-mesazh në rrjetet sociale.

Ai kujtoi se para Belinda Balluku, drejtësia kërkoi të arrestojë Arben Ahmetajn dhe ka arrestuar Erion Veliajn.

Si, nuk të intereson që po arrestojnë Belinda Ballukun? Ej, kthjellohu! Është zëvendësja jote. Para saj donin të arrestonin Ahmetajn që ia mbathi në arrati në Zvicër. Ndërkohë Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg, për korrupsion dhe ai. Sa veta duhet të të arrestojnë ty që të mbash përgjegjësi? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen!” – u shpreh Shehaj në video mesazhin e tij.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një ditë më parë emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas raportimeve të mediave shqiptar është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi dhe në fletëthirrje Ballukut i specifikohet që të paraqitet e shoqëruar nga avokati.

Ndërkohë sot, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë zhvillim të ri nga Prokuroria e Posaçme duke u shprehur se “drejtësia bën punën e vet”.

Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës”, tha Rama gjatë një interviste për Deutsche Welle nga Berlini ku po merr pjesë në punimet e Global Dialogue, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në lidhje me këtë deklaratë të shefit të Qeverisë shqiptare ka reaguar lideri i opozitës Sali Berisha, i cili tha se Rama dhe Balluku kanë ndarë paratë bashkë, ndaj kryeministri shmang komentet për këtë çështje.

Nuk ka asnjë koment sepse kanë ndarë paratë bashkë!!”, shkruan Berisha