div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-243 category-paged-243 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E rëndë: Vetura përplaset me një traktor, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:20 në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Sipas njoftimit të policisë në aksident është përfshirë një veturë dhe një traktor kur shoferi i këtij të fundit ka pësuar lëndime.

Në orët e pasditës QKUK-ja ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve të rënda ka humbur jetën viktima.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Fsh. Bërnjak, Rahovec/ 01.10.2025-16:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me shoferë meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë. Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Grabovci: Kam dhënë gjithçka për Kosovën, kurrë s’kam përfituar personalisht

Ish-deputeti dhe ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një deklaratë dhënë “Front Online” ka deklaruar se afera “Pronto” ka qenë i ndërtuar mbi akuza të paqëndrueshme, me qëllim diskreditimin e figurave politike.

Grabovci thotë se që nga dita e parë e hetimeve dhe deri më sot, ai ka qenë i hapur për bashkëpunim me drejtësinë dhe me EULEX-in, duke theksuar se mbi 7 vite hetim nuk prodhuan asnjë provë.

 

“Për këtë aferë të inskenuar, edhe para Gjykatës e Prokurorisë e kam thënë, dhe e them sot e çdo herë se nëse ka dikush që mund të konstatojë se unë apo familja ime ka kursyer diçka nga vetja për t’ia dhënë këtij vendi, jam i gatshëm t’i shtrij dorën gjithkujt. Kam dhënë maksimumin tim. Kam qenë i gatshëm para institucioneve të drejtësisë e EULEX që të përballem me të gjitha e të bashkëpunojë për të vërtetën mbi 7 vite kam qenë në hetim dhe s’kanë mundur ta gjejnë asnjë rast”, u shpreh ai.

Ai ka ndërlidhur gjenezën e aferës me kohën kur ishte pjesë e kabinetit qeveritar të Hashim Thaçit, ku sipas tij, Ministria e Transportit ishte më e suksesshmja.

“Ministria e Transportit është akuzuar për keqpërdorim e cila ka qenë një nga ministritë më të suksesshme që kam qenë më fat e nder që kam qenë pjesë e kabinetit të qeverisë Thaçi 1 që identifikohet me ndryshime të mëdha dhe me hedhjen e themeleve të zhvillimit të vendit. Ministria ka qenë shembull që ka krijuar vepra dhe dikujt i ka pengu dhe kanë skenuar një proces të paqenë, akuza për korrupsion që kanë qenë të paqëndrueshme”, ka deklaruar Grabovci.

Ai shtoi se të gjitha përgjimet e publikuara në kuadër të aferës nuk dëshmojnë asnjë përfitim as personal e as familjar.

“Kurrë askush s’ka përfituar as familjarisht as partiake nga unë të gjithë ato përgjime që ka ndodh nuk mund askush të gjejë se Grabovci i ka bërë dikujt padrejtësi. Kam thënë që me kohen do të shpërfaqen ligësitë e njerëzve që po bëjnë përpjekje që të kurdisin afera të paqenë për të ndërtuar një kauzë të rrejshme për të përbaltur figurat e institucionet”, ka thënë ai për “Front Online”.

Moti sot – Pritet të bie borë në këto zona

Sot parashikohet mot i vranët dhe me reshje të dendura atmosferike. Fillimisht reshjet do të jenë në formë shiu, ndërsa në zonat malore në formë bore. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, reshjet gradualisht do të shndërrohen në shqotë dhe borë edhe në disa zona të ulëta, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës, njofton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Reshjet më intensive parashikohen në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, me përqendrim më të madh në zonat juglindore, lindore dhe verilindore.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, mund të ketë vërshime lokale, ndërsa në zonat me reshje bore pritet të formohen shtresa bore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8°C. Gjatë orëve të pasdites temperaturat do të vazhdojnë të ulen tutje.

Rrëzohet një dron në Gjermani, u dyshua se ishte rus

Një dron i madh u rrëzua mbi një çati në Kesselsdorf pranë Dresdenit të mërkurën dhe u përfshi nga flakët.

Siç raporton Bild, policia gjermane ka bërë të ditur se Rusia dhe Vladimir Putin nuk janë pas incidentit me dron.

Nga shpjegimet e banorëve, një objekt fluturues fillimisht i paidentifikuar u përplas në çatinë metalike të një kompleksi deposh, hapi një vrimë në të dhe u përfshi nga flakët.

Fillimisht, nuk ishte e qartë se çfarë objekti kishte rënë nga qielli. Megjithatë, hetuesit shpejt përcaktuan se ishte një dron transporti që i përkiste kompanisë me seli në Dresden “German Copters”.

Kompania operon në fushën e logjistikës mjekësore dhe zakonisht transporton mostra laboratorike.

Shi dhe borë – Ky është moti për nesër

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Në viset malore priten reshje bore. Nganjëherë priten episode reshjesh të dendura shiu. Në mbrëmje ulje e mëtutjeshme e temperaturave dhe reshjet e borës do të zbresin në Rrafshin e Kosovës, fillimisht në kodrina, pastaj më vonë edhe në zona të ulëta.

Parashihen reshje mjaft të dendura shiu e bore sidomos në pjesën juglindore, lindore, verilindore, veriore dhe qendrore të Kosovës. Gjatë natës dhe mëngjesit të së Premtes rekomandohet kujdes i madh në komunikacion për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve dhe mundësisë për reshje të dendura bore. Në ultësirat e Dukagjinit pritet të ketë vetëm reshje shiu, por mund të ketë përzierje në ndonjë moment.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu e rrebeshe lokalisht intensive. Reshje të dendura shiu priten në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe në viset kodrinore-malore do ketë reshje bore. Gjatë natës reshjet dobësohen dukshëm në Shqipëri.

E Premtja dimërore me reshje shiu e bore në Kosovë, ndërsa reshje të pakta lokale në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Në veri të Malit të Zi reshje të dendura bore. Në mëngjes dhe paradite reshje të dendura bore priten edhe në disa zona të Kosovës. Gjatë dites reshje do të fillojnë të dobësohen.

Fundjava e ftohtë me përmirësim të motit, por mbetet ftohtë e vranët. Në perëndim dhe jug të Shqipërisë më shumë diell. Pasdite (të shtunën) dhe në mbrëmje kthjellim gradual i motit edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. E diela kryesisht me diell dhe pak më e ngrohtë, ndërsa të hënën priten reshje të reja kalimtare shiu./MeteoBallkan

Përparim Rama: Kemi një qeveri që punon kundër kryeqytetit, e shiten patriot

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se gjithë qeveria ka punuar kundër kryeqytetit.

Rama ka thënë se janë bllokuar projetket në sheshin Xhorxh Bush, rruga Agim Ramadani, Tregu e të tjera.

Ai tha se krejt qeveria ka punuar kundër Prishtinës.

“Ne jemi duke ndërtuar 10 shkolla, 3 i kemi kryer, 7 janë në ndërtim e sipër. Edhe çështja e Tregut, ne këtë e kemi filluar, edhe tash IKMM, na ka ndaluar edhe këtë. Unë kam treguar publikisht që jemi duke ndërtuar tregun për me pru e me vendos, sikurse që ka vepruar IKMM-ja në mënyrë joligjore për me ndal projektin e Xhorxh Bushit, të njëjtën e ka përdorur edhe për ndaljen e platformës së kryeqytetit, edhe të Agim Ramadanit, edhe për Treg, nuk kemi të bëjmë me mos-shtyrjen e proceseve përpara, por me bllokada politike. Tash po vazhdojmë offside. Edhe platformën jemi duke ndërtuar jashtë, do ta instalojmë. Dikush do të përgjigjet, të gjitha janë tendencioze. Kemi një qeveri të tërë që punon kundër kryeqytetit, e shiten patriot”, tha Rama.

Vendimi i Kushtetueses, VV-ja nuk tërhiqet: Nuk do të votojmë asnjë deputet të Listës Serbe për nënkryetar

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të votojë asnjë deputet të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, thotë ish-deputeti, Adnan Rrustemi. Një ditë pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar pa u zgjedhur edhe nënkryetari nga komuniteti serb, anëtari i LVV-së kritikon Kushtetuesen se i ka dhënë një levë shtesë Listës Serbe për të bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe për ta përdorur këtë si një mekanizëm me fuqi vetoje edhe në të ardhmen.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e 30 shtatorit ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, që ka nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb, megjithëse kryeparlamentari i sapo zgjedhur, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar legjislaturën e nëntë në fund të muajit gusht.

Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankesës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Rrustemi thotë për KosovaPress se ani pse presin publikimin e plotë të aktgjykimit të Kushtetueses, ky vendim nuk i kontribuon zhbllokimit dhe krijimit të institucioneve, por vazhdimin e bllokadës dhe paqartësisë.

Në njërën nga dy urdhëresat e Kushtetueses, kërkohet që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, deputetët e Kuvendit të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

Mirëpo, Rrustemi thotë se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të votojë asnjë deputet të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit. Madje ai i bën thirrje edhe partive ish-opozitare në Kuvend për një gjë të tillë, siç thekson, duke marrë parasysh veprimtarinë e Listës Serbe dhe pozicionimin e saj ndaj strukturave kriminale dhe terroriste.

Ndërkaq, sa i përket urdhëresës tjetër, ku Kushtetuesja urdhëron deputetët e Kuvendit që të konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda afatit 12-ditor prej publikimit të aktgjykimit të plotë, Rrustemi deklaron se ka shumë paqartësi juridike se çka mund të ndodhë nëse s’ka respektim të këtij afati.

Sipas tij, Kushtetuesja ka pasur mundësi dhe argumente të pafundme për të konstatuar se Lista Serbe ka refuzuar të propozojë kandidat tjetër për nënkryetar pasi deputeti Slavko Simiq nuk i ka marrë votat e nevojshme, si dhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka shterur të gjitha mundësitë për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb.

Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja edhe tetë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Në anën tjetër, pas vendimit të djeshëm të Kushtetueses, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka shkruar në rrjetin social Facebook, se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit kushtetues, ai duhet të shpërndahet dhe të mbahen zgjedhjet e reja.

“Thaçi, pranverën e vitit të ardhshëm do jetë në Kosovë”

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur në kthimin e shpejt të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në një aktivitet elektoral të Partisë Demokratike në Drenas, ajo u shpreh se Hashim Thaçi do të jetë në Kosovë, pranverën e vitit 2026.

”Para juve du me fol si shqiptar”.
”Unë jam ma e bindur se kurrë, se Hashim Thaçi në pranverën e vitit të ardhshëm do të jetë në Kosovë, e do të ishte kënaqësia më e madhe për mu e për secilin anëtar të PDK-së, që me ia mundësu Hashim Thaçit që me vizitu kryetarin e Drenasit, kryetarin nga PDK, Petrit Hajdarin”, shprehej ajo para simpatizantëve të subjektit ndërsa prezantonte kandidatin e tyre për Drenasin.

Dha dorëheqje nga LVV, Mentor Majaci i bashkohet LDK-së në Podujevë

Mentor Majaci dikur aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i cili përmes një postimi ka theksuar se çdo ditë e më shumë po shtohet numri i atyre që po i bashkohen LDK-së në rrugëtimin e saj drejt zgjedhjeve të 12 tetorit.

Majaci kishte dhënë dorëheqje nga LVV duke e quajtur atë një mekanizëm të pushtetit përjashtues dhe interesash të mbyllura.

Në një postim në Facebook, Majaci kishte shkruar se Vetëvendosje dikur ishte simbol i idealizmit dhe sakrificës qytetare, por sipas tij, është shndërruar në të kundërtën. Ai madje ka kërkuar falje të gjithë atyre që i ka ftuar t’i bashkohen këtij subjekti.

Postimi i plotë i datës 06.09.2025:

Hyra në këtë lëvizje me bindjen e plotë se po i bashkohesha një alternative të sinqertë politike — që do të sillte ndryshim të vërtetë, drejtësi, barazi dhe shpresë për qytetarët e këtij vendi. Fatkeqësisht, gjatë përfshirjes sime kam parë nga afër një realitet shumë të dhimbshëm: keqqeverisje, arrogancë, mosdëgjim të qytetarit, kapje të institucioneve dhe punësime të njëanshme partiake (sidomos në komunën tonë të Podujevës). E vërteta është se, në vend të ndryshimit, po ripërsëritet e njëjta mendësi e vjetër që ky subjekt pretendonte se do ta luftonte.

Vetëvendosje, që dikur ishte simbol i idealizmit dhe i sakrificës qytetare, sot është kthyer në një mekanizëm për pushtet të pandalshëm, përjashtues dhe interesash të mbyllura. Të rinjtë, profesionistët dhe aktivistët e ndershëm po injorohen e përjashtohen, ndërsa po përkrahen mediokriteti dhe besnikëria ndaj individëve, jo ndaj parimeve.

Unë, Mentor Majaci, jap dorëheqje nga përkrahja dhe nga çdo funksion apo anëtarësi në “Lëvizjen Vetëvendosje”, me efekt të menjëhershëm.

Kërkoj falje publike nga çdo qytetar, mik apo bashkëpunëtor që e kam ftuar t’i bashkohet kësaj lëvizjeje, duke u bazuar në bindjen time të sinqertë të dikurshme. Ishte një gabim që tani e kuptoj qartë dhe për të cilin marr përgjegjësi morale dhe njerëzore.

Nga sot, nuk kam më asnjë lidhje me këtë subjekt. Do të vazhdoj të jem i zëshëm, aktiv dhe i përkushtuar si qytetar i lirë, që nuk rri duarkryq përballë padrejtësive.

Me respekt,

Mentor Majaci.

Guvernatori i BQK-së ia bën pagën vetes gati 5 mijë euro

Derisa qytetarët e Kosovës po përballen me një rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike dhe produkteve esenciale ushqimore, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka vendosur të shpërblejë veten dhe punëtorët e BQK-së me rritje të pagës.

Guvernatori i ka rritur vetes pagën nga 4300 euro në 4792 euro në muaj.

Zyra për media e këtij institucioni, në një përgjigje për VOX Kosova, e ka arsyetuar vendimin me një “përshtatje të modelit” dhe një indeksim për të reflektuar pjesërisht inflacionin.

“Në nivel të metodologjisë dhe skemës së pagave të BQK-së është aplikuar një ndryshim që ka ndikuar të gjitha nivelet e stafit, përfshirë edhe pagat e organeve drejtuese. Për Guvernatorin, kjo nënkupton një indeksim prej 9%, që në vlerë bruto përkthehet në 492.5 euro”, thuhet në përgjigje, ku gjithashtu potencohet se kjo rritje “kompenson vetëm pjesërisht fuqinë blerëse të mëparshme”.

Por kjo nuk është hera e parë që drejtues të BQK-së i rrisin vetes përfitimet.

Tre vite më parë, dy anëtarë të Bordit të emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje – Bashkim Nurboja dhe Nora Latifi-Jashari votuan për të rritur kompensimin e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komitetit për Auditim nga 500 në 750 euro.

Sipas burimeve brenda BQK-së të VOX-it, rritja e pagave nuk ka qenë uniforme, ajo ka ardhur pas një kategorizimi të brendshëm të departamenteve.

Në disa prej tyre, pagat janë rritur deri në 20-25% në emër të “rrezikut të lartë në punë”, ndërsa në të tjera rritja varion nga 8% deri në 15%. Ndërkohë, koeficienti i pagës bazë është rritur në 188 euro.

Kështu, një zyrtari të lartë i është rritur paga nga 1128 në 1316 euro, ndërsa një drejtori nga 1692 në 1880 euro. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi brenda institucionit, pasi shumë punëtorë e konsiderojnë këtë vendim si të padrejtë dhe të pabarabartë.

Rritja e pagave nuk ka qenë e vetmja. Sipas informatave të siguruara nga VOX Kosova, menaxhmenti i BQK-së ka vendosur të rrisë edhe kompensimet për udhëtime dhe pjesëmarrje në grupet punuese.

Pas këtij vendimi, mbledhjet e këtyre grupeve janë bërë dukshëm më të shpeshta me pjesëmarrës që, sipas burimeve, kanë lidhje të ngushta me drejtuesit e institucionit.

Kjo ndodh në një kohë kur sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka shënuar një rritje prej 4.5% në gusht 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rritja më e madhe është vërejtur te energjia elektrike, shërbimet turistike dhe produktet bazë ushqimore si mishi, perimet, pemët, djathi, qumështi dhe vezët.

Një anketë e realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), gjatë muajve maj-korrik 2025, zbulon se 45% e qytetarëve të Kosovës e konsiderojnë koston e jetesës dhe çmimet e larta si problemin më të madh, një rritje e ndjeshme krahasuar me 28% që ishte një vit më parë.