Kurti nuk ndalet, premton 1 miliard euro…

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar zotimet e tij në fushën e mbrojtjes.

Ai premtoi investim prej të paktën 1 miliard eurosh për ushtrinë e Kosovës.

Gjatë një tubimi elektoral, Kurti ka ndarë edhe pamje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dronëve dhe kapaciteteve ushtarake, duke theksuar synimin për forcimin e mëtejmë të mbrojtjes së vendit.

Ai ka bërë të ditur se në mandatin e ardhshëm planifikohet ndërtimi i fabrikës së municioneve dhe dronëve me prodhim vendor, nën sloganin “Made in Kosova”, si dhe fillimi i programit të rezervës vullnetare.

“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 miliard euro për mbrojtje dhe ushtri, do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe do ta nisim programin e rezervës vullnetare”, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook, Kurti.

Temperaturat zbresin nën zero: Ja parashikimi i motit për sot në Kosovë

E diela në Kosovë do të sjellë mot të ftohtë dhe me mjegull, përpos zonave me lartësi më të lartë mbidetare ku pritet që të jetë më nxehtë dhe me diell. Në mesdite intervale kohore me diell mund të ketë edhe në rajone tjera.

Temperaturat pritet të luhaten nga -3 minimalja deri në 7 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diella sjellë mot me intervale kohore me diell, mjegull dhe vranësira lokale. Atmosfera do të jetë tërësisht stabile nën ndikimin e anticiklonit.

Anticikloni që po mbretëron një kohë të gjatë dhe po kushtëzon inverzion të temperaturave që si pasojë ka mjegullën do të dobësohet të hënën, ndërsa të martën mund të kemi shpërbërjen e inverzionit termik dhe mjegulla do të largohet, por në vend të saj pas intervaleve kohore me diell do të vijnë vranësira të mirëfillta nga Mesdheu dhe do të sjellin reshje lokale shiu, fillimisht në Shqipëri, pastaj edhe në Kosovë orëve të pasdites dhe mbrëmjes të së martës. Temperaturat do të shënojnë rritje. Borë vetëm në viset malore.

Të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu. Në disa nga viset malore do të ketë reshje shqote e bore./MeteoBallkan

Gjykata shpall vendimin për ish-ministrin e arrestuar

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim ish-ministrit Fadil Ismajli dhe gjashtë të dyshuarve tjerë për përfshirje në vepra penale të korrupsionit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit, e pandehura M.B.-D për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri Sh.T. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri G.L. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri F.I.për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit, i pandehuri J.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit si dhe i pandehuri B.D. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit.”

Në njoftim thuhet se “Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”

 

Mitrovicasja që u nda nga jeta, kunata e ish-banores së BBA

Një lajm i hidhur ka tronditur sot familjarët dhe miqtë e Edona Brezhnica Krasniqit, e cila është ndarë nga jeta parakohe në një moshë fare të re. E ndjera, me origjinë nga Mitrovica, ka mbyllur sytë përgjithmonë duke lënë pas dhimbje të madhe.

Bazuar në njoftimin mortor të publikuar nga familjarët, Edona ishte vetëm 34 vjeçe (e lindur në vitin 1990). Ajo ka lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, Atikun dhe Tuejdën.

Edona ishte familjare e afërt (nusja e vëllait) e Mimoza Krasniqi Walter, ish-banores së njohur të “Big Brother Albania 2”. Mimoza, e cila mbahet mend nga publiku gjakovar dhe mbarë shqiptar për pjesëmarrjen e saj 16 vite më parë në reality show, ka ndarë dhimbjen e saj publikisht përmes rrjeteve sociale.

Mimoza Krasniqi Walter

Përmes disa postimeve në Instagram, Mimoza ka shprehur tronditjen për këtë humbje të papritur, duke e quajtur Edonën “motër”.

“Zemrat na i le të copëtuara, o nusja jonë e hasretit. Ikja jote na la pa fjalë dhe me dhimbje që nuk shërohet. Humbja jote është e rëndë dhe e pamundur për t’u pranuar. U prefsh në paqe, Edona e bukura jonë,” – ka shkruar Mimoza.

Në një tjetër postim, ajo shpreh mosbesimin për largimin e shpejtë të 34-vjeçares:
“Ooo nusja jonë e bukur, ojjj Edonaaaaa motra jeme na la shumë keq bre… nuk muj me besu që na ike kaq shpejt.”

Varrimi i të ndjerës do të bëhet ditën e diel, më datë 21.12.2025, në orën 12:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Stafi ynë i shpreh ngushëllime familjes Krasniqi dhe Brezhnica për këtë humbje të madhe. /Prive By Liberta Spahiu

Arrèstohet një ish-pjesëtar i MUP-it serb, zbulohet arsyeja

Ministri në detyrë Xhelal Sveçla thotë se i dyshuari ka bashkëpunuar me strukturat e sigurisë së Serbisë dhe ka qenë i lidhur me veprime terroriste.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person në kuadër të hetimeve për kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, i cili ndodhi më 1 nëntor 2025 brenda territorit të Kosovës.

Sipas Sveçlës, arrestimi është realizuar në Leshak në një operacion të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. I arrestuari është V.M., ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili ishte integruar në Policinë e Kosovës sipas marrëveshjes së vitit 2013, por më pas kishte dhënë dorëheqje.

Autoritetet kosovare dyshojnë se V.M. ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe rastin e kidnapimit të Milan Vukashinoviq. Gjatë kidnapimit, viktima ishte plagosur rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.

Tutje, Sveçla ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e inteligjencës dhe ushtrisë së Serbisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime ushtarake dhe dyshohet se së paku ka pasur dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.

“Në Kosovë askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Institucionet tona kanë kapacitetet për të adresuar çdo kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim,” ka deklaruar Sveçla, duke shtuar se herët a vonë para drejtësisë do të dalin edhe personat përgjegjës që strehohen në Serbi dhe shfrytëzohen për qëllime politike dhe të sigurisë.

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 12-vjeçares

Rasti është raportuar të enjten pasdite, rreth orës 16:00, kur Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën për vdekjen e një pacienteje në Qendrën Emergjente – Repartin e Pediatrisë. Pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se viktima kishte qenë e shtruar për trajtim një natë më herët, ndërsa vdekja e saj ka ndodhur pasditen e së enjtes.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit. Me urdhër të Prokurorit kujdestar të shtetit, rasti është iniciuar si hetim i vdekjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit. Rasti është kaluar për hetime të mëtejme.

Ndërsa, sot gjatë ditës së shtunë, 12 vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e reja të fshatit Mushtisht.

Abdixhiku prezanton 10 zotimet kryesore të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka prezantuar 10 zotimet kryesore të programit qeverisës të LDK-së, duke theksuar se bëhet fjalë për zotime të qarta, plane konkrete dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj secilit qytetar të Republikës së Kosovës.

I plotë:

Këto janë 10 zotimet tona kryesore. 🇽🇰

Zotime të qarta, plane konkrete dhe përgjegjësi ndaj secilit qytetar.

LDK ka program. Ka ekip. Ka vullnet.

Le të zgjedhim shpresën; për familjet, për të rinjtë, për të ardhmen.

 

Vdes në moshë të re mërgimtarja në Zvicër

Në moshën 33 vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Shqipe Dumani.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët, duke shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Shqipes.

“Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Shqipe Dumani 3.12.1992 – 20.12.2025 | 33 vjeçe e cila, pas një lufte të gjatë, të rëndë dhe të guximshme, ka fjetur përgjithmonë”, ka njoftuar familja.

Varrimi i saj do të bëhet në Cyrih të Zvicrës.

E rëndë: Gjendet i vdekur në dyqanin e punës 42-vjeçari, pasi mori vesh lajmin nëna 72-vjeçare i jep fund jetës

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme në dyqanin e tij me vegla pune, në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja e shtetasit A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë ka ardhur për shkaqe natyrale.

Policia shpjegon më tej se nëna e 42-vjeçarit, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila  u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Ky është moti për nesër dhe ditët në vazhdim

E shtuna në Kosovë vjen me mjegull në mëngjes, ndërsa gjatë ditës në shumë rajone priten intervale kohore me diell, por mjegulla mbetet në disa lugina dhe zona të ulëta edhe gjatë ditës.

Temperaturat pritet të luhaten nga -3 minimalja deri në 9 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna sjellë mot me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë me mjegull në zona të caktuara, kurse dita stabile me diell dhe vranësira lokale.

Edhe dita e diel pritet të jetë stabile, por pak më e ftohtë sidomos në disa zona ku do të fillojnë të fryjnë erëra verilindore, por asgjë serioze.

Fillimi  i javës së re sjellë ndryshim gradual të gjendjes sinpoptike. E hëna pa ndonjë ndryshim, kurse të martën masat ciklonike nga Mesdheu afrohen në viset tona duke sjellur erëra nga jugu dhe reshje kalimtare shiu fillimisht në Shqipëri, pastaj vonë edhe në pjesë të Kosovës. Borë njëherë vetëm në viset malore./MeteoBallkan