div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-29 category-paged-29 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ish-deputet në tri mandate, bashkëpunëtor i Rugovës dhe Dacit – Osmani prezanton aderimin e radhës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë në një listë me LDK-në ka prezantuar aderimin e radhës. Bëhet fjalë për profesorin, Lulzim Zeneli,  ish-deputet për tri mandate dhe bashkëpunëtor i Presidentit Ibrahim Rugova dhe Akademik Nexhat Dacit.

Osmani ka shkruar se pas shumë vitesh angazhim në jetën akademike, shkencore dhe profesionale, Zeneli rikthehet me bindjen se Kosova ka nevojë për më shumë kulturë institucionale, më shumë stabilitet dhe më shumë përfshirje të dijes dhe ekspertizës në politikëbërje.

Postimi i plotë:

Një rikthim përtej politikës, një angazhim për shtetin

Sot, Prof. Dr. Lulzim Zeneli rikthehet në garën politike dhe na bashkohet për të dhënë kontributin e tij në fuqizimin e shtetit, rritjen e LDK-së dhe në vazhdimin e rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.

Me përvojën e tij të gjatë politike, akademike dhe institucionale, si bashkëpunëtor i Presidentit Ibrahim Rugova dhe Akademik Nexhat Dacit, ish-deputet për tri mandate dhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë, ai rikthehet për të sjellë përvojë, maturi politike dhe vizion në një kohë të rëndësishme për vendin.

Pas shumë vitesh angazhim në jetën akademike, shkencore dhe profesionale, Prof. Dr. Zeneli rikthehet me bindjen se Kosova ka nevojë për më shumë kulturë institucionale, më shumë stabilitet dhe më shumë përfshirje të dijes dhe ekspertizës në politikëbërje.

Kosova ka nevojë për bashkim të vlerave, përvojës dhe njerëzve që kanë kontribuar në momentet më të rëndësishme të shtetndërtimit të saj.
Rikthimi i Prof. Dr. Lulzim Zenelit është një mesazh i qartë për forcimin e frymës institucionale dhe vazhdimin e rrugës euroatlantike të Kosovës.
Mirë se na u riktheve, Profesor Lulzim!

 

I shumëkërkuar për vrasje në Kosovë, arrestohet në Shqipëri

Arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë Anton Allakaj, i cili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj.

Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Në dokumentet që ai përdorte kishte emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj./Abcnews/

Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes…

Ndërmarrja “Gjelbër” i ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes sot gjatë ditës për shkak erërave të forta.

Në njoftim kërkohet që qytetarët të kenë kujdes gjatë kohës kur lëvizin në parqe, ose dhe kur parkojnë veturat afër pemëve.

Njoftim për qytetarët:

Për shkak të erërave të forta dhe kushteve atmosferike të paqëndrueshme, lusim qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër parqe, hapësira të gjelbëruara dhe gjatë parkimit të veturave pranë pemëve.

Ekipet e GJELBËR janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht, me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe intervenimit aty ku paraqitet nevoja.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe kujdesin tuaj.

“Zhvillim i papritur”: LDK-ja zyrtarizon koalicionin me këtë parti

Partia e Drejtësisë në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga vetë Partia e Drejtësisë.

Sipas PD-së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dëshmuar gatishmëri për reflektim, hapje dhe bashkim të energjive shtetformuese të vendit.

“Në këtë frymë, konsiderojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dëshmuar gatishmëri për reflektim, hapje dhe bashkim të energjive shtetformuese të vendit, duke konfirmuar kapacitetin e saj për ndryshim dhe për marrjen e përgjegjësive të mëdha shtetërore në periudhën që kemi përpara”, thuhet në komunikatë.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Pas zhvillimeve të fundit politike dhe marrëveshjes së arritur për bashkëpunim në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, vlerësojmë se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit politik, përgjegjësisë shtetërore dhe rikthimit të besimit qytetar në institucionet e Republikës së Kosovës.

Ky nuk është vetëm një bashkim elektoral, por një angazhim për krijimin e një fryme të re bashkëpunimi politik, dialogu institucional dhe mobilizimi të potencialeve më të mira profesionale e kombëtare në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit.

Në këtë frymë, konsiderojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dëshmuar gatishmëri për reflektim, hapje dhe bashkim të energjive shtetformuese të vendit, duke konfirmuar kapacitetin e saj për ndryshim dhe për marrjen e përgjegjësive të mëdha shtetërore në periudhën që kemi përpara.

Po ashtu, Partia e Drejtësisë ka vendosur që në këto zgjedhje të mbështesë këto procese pozitive dhe të japë kontributin e saj maksimal në funksion të suksesit të përbashkët politik dhe shtetëror.

Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, maturi politike, stabilitet institucional dhe vizion të qartë zhvillimor. Qytetarët presin zgjidhje konkrete, përgjegjësi dhe përkushtim serioz ndaj interesit publik.

Në këtë rrugëtim, do të angazhohemi me përkushtim të plotë për t’i shërbyer Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Prishtinë,

Maj 2026

Rrahje mës vëllezërve në Podujevë, ndërhynë Policia

Një konflikt verbal mes dy vëllezërve në Podujevë ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e të dyve për 48 orë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Ngjarja është raportuar më 11 maj 2026 në fshatin Dyz, në rrugën “Ferat Bajoku”.

Sipas informatave, Policia kishte pranuar njoftim për një rast kanosjeje dhe njësitë policore kishin dalë menjëherë në vendngjarje.

Burimet bëjnë të ditur se në lokacion janë hasur H. B. dhe A. B. të cilët janë vëllezër mes vete.

Sipas deklarimeve të tyre, mes tyre kishte pasur fjalosje dhe ofendime, por jo përleshje fizike.

Sinjali mëson se për shkak të problemeve të vazhdueshme dhe konflikteve të përsëritura mes tyre, Policia i ka intervistuar të dy në cilësinë e të dyshuarve.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si: “Kanosje”, ndërsa të dy vëllezërit janë ndaluar për 48 orë.

“Kam me ju vra krejt” – 17-vjeçari sulmon policët

Një situatë e tensionuar ka eskaluar në Istog, ku një i mitur dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë dhe i ka kërcënuar me jetë pasi Policia ia konfiskoi kamionetën me dru, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Ngjarja ka ndodhur më 10 maj 2026 rreth orës 10:00.

Sipas informatave, patrulla policore kishte ndaluar një kamionetë që transportonte dru dhe gjatë kontrollit kishte konstatuar se drejtuesi nuk posedonte patentë shoferi.

Burimet bëjnë të ditur se automjeti dhe lënda drunore janë konfiskuar, pasi nuk posedonin dokumentacionin përkatës për prejardhjen e druve.

Sinjali mëson se pas këtij veprimi, i dyshuari L.M. ishte revoltuar dhe kishte filluar të bëhej agresiv ndaj policëve.

Sipas dëshmitarit okular, ai kishte kërcënuar zyrtarët duke u thënë: “Kam me ju vra krejt se nuk me njihni mu.”

Sinjali mëson se i mituri kishte tentuar të largohej me kamionetë, por kur policët ndërhynë për ta ndalur, ai dyshohet se sulmoi fizikisht njërin nga zyrtarët policorë, duke i shkaktuar lëndime në dorë dhe duke ia dëmtuar uniformën.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 24 orë.

Ndërkohë, është bërë e ditur se automjeti dhe drutë janë konfiskuar, ndërsa Pylltaria do të verifikojë prejardhjen dhe vendin e prerjes së lëndës drunore.

Qeveria mban mbledhje elektronike, ndan afro milionë euro për…

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10,887,186.45 euro (dhjetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e dyzet e pesë centë), për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 07.06.2026.

Vjosa ‘nuk ndalet’, prezanton aderimin më të ri

Tashmë bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani ka prezantuar sot Kreshnik Çollakun si pjesë të rrugëtimit të saj politik për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi, Osmani e ka cilësuar Çollakun si një figurë me përvojë në diplomaci, politikë dhe angazhim akademik, duke theksuar kontributin e tij në mbështetje të Kosovës dhe orientimit euro-atlantik të shqiptarëve.

Sipas saj, Çollaku për më shumë se 20 vite ka qenë pedagog universitar, ndërsa në periudha të rëndësishme për Kosovën ka shërbyer edhe në Ambasadën e Shqipërisë në Washington, duke kontribuar në forcimin e mbështetjes amerikane për Kosovën.

Osmani ka rikujtuar gjithashtu se ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe pjesë aktive e diplomacisë parlamentare, ku ka mbrojtur çështjen e Kosovës në forume rajonale dhe ndërkombëtare.

Ajo ka vlerësuar edhe rolin e tij si një nga themeluesit e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 në Shqipëri, si dhe angazhimin e tij si këshilltar për politikë të jashtme në Presidencë.

“Ne besojmë se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për njerëz me përvojë, integritet dhe vizion”, ka shkruar Osmani, duke i uruar mirëseardhje Çollakut në këtë rrugëtim politik./GazetaInfokus

Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka bërë të ditur edhe emrat e gjashtë personave të vetëm që do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit nga ky subjekt politik.

Ajo në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se PSD-ja do të garojë vetëm me këta gjashtë kandidatë për deputetë, pasi sipas saj, synim kryesor ka kalimin e pragut.

“Do të garojmë vetëm me gjashtë emra. Është kryetari i partisë, Dardan Molliqaj, pastaj janë: Florin Krasniqi, Natyra Kuçi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, dhe unë (Teutë Rrusta)”, ka deklaruar ajo.

Ministria publikon çmimet e derivateve, nafta më lirë se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend.

Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.60 euro, një cent më lirë se dje.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim prej 1.50 euro për litër, ndërsa gasi do të kushtojë 0.78 euro për litër.

Këto çmime vlejnë për ditën e sotme dhe janë përcaktuar nga autoritetet kompetente në kuadër të monitorimit të tregut të derivateve./Reporteri.net/