div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35963 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Pas kritikave të opozitës, Kurti del me sqarim për 2 milionët e ndarë për mërgatën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas kritikave për vendimin e Qeverisë për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Kosovën me vendet prej nga vjen mërgata.

Përmes një postimi, Kurti tha se subvencionimi i linjave ajrore është praktikë që aplikohet nga shumica e shteteve të rajonit dhe ka për qëllim nxitjen e turizmit dhe ruajtjen e lidhjes së mërgatës me vendlindjen.

Sipas tij, vendimi është marrë për të parandaluar anulimin e fluturimeve gjatë muajve korrik dhe gusht, si pasojë e rritjes së kostos së karburantit.

“Anulimi i fluturimeve në muajt e verës do të nënkuptonte që një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve të mos mund të vinin siç vijnë zakonisht në muajt korrik dhe gusht. E kjo do të ishte keq për ta dhe familjet e tyre, por do të ishte fatale edhe për ekonominë e vendit”, ka shkruar Kurti.

Ai bëri të ditur se ka angazhuar ministrin Hekuran Murati dhe ministrin Dimal Basha për të shqyrtuar mundësinë e një mase mbështetëse për linjat ajrore.

Kurti mohoi pretendimet se subvencionimi lidhet me zgjedhjet apo me “ardhje të organizuar” të mërgatës.

“Pra nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo ardhje të organizuar për zgjedhje, siç u pretendua nga disa qarqe të bllokut opozitar”, thuhet në reagimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *