div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-290 category-paged-290 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën serbe, e dëshmuar nga përgjimet”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja e Kuvendit, Vlora Çitaku, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, tha se Qeveria i ka pasur të gjithë mekanizmat në dispozicion për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste, nëse ka vlerësuar se ajo është e tillë.

“Nuk e kanë bërë këtë dhe janë duke e luftuar politikisht, por jo ligjërisht. Kjo është një betejë politike që më së shumti i konvenon Listës Serbe dhe e forcon atë. Ky nuk është mendim i imi, por këtë e thonë akterët politikë që janë kundërshtarë të Listës Serbe. Vetë Nenad Rashiq deklaroi hapur se kjo betejë po ndikon në fuqizimin dhe faktorizimin e Listës Serbe. Në fund të fundit, janë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë ata që i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, sepse jetojmë në demokraci”.

“PDK, kur ka bashkëqeverisur, ka pasur brenda qeverisë Nenad Rashiqin, pastaj edhe përfaqësues të tjerë. Nuk i zgjedhim ne, nuk votojmë ne. Është absurde të mendohet se me veprime politike do të mund të ndikojmë se si votojnë dhe përzgjedhin qytetarët serbë. Mund t’i kem preferencat e mia, por kjo nuk do të thotë asgjë në fund të ditës”, tha Çitaku.

Ajo theksoi se tash e pesë vite Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe dhe këtë e dëshmojnë përgjimet që janë publikuar në media.

“Është parë kush ka bashkëpunuar fshehurazi me Listën Serbe tash e pesë vite. Kanë dalë përgjimet, bisedat, ka pasur pazare të ulëta në dëm të veteranëve kur është bërë përjashtimi i tyre nga paga minimale. Ka pasur përpjekje të dështuara për të zgjedhur anëtarë të Gjykatës Kushtetuese pikërisht në koordinim me Listën Serbe. Kam përshtypjen se këta njerëz jetojnë në një univers paralel dhe kanë shpërfillje totale ndaj realitetit kosovar”, tha Çitaku.

Ky është i dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në Llapashticë të Podujevës.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia ka thënë se hetuesit policorë kanë nisur hetimet, por nuk kanë bërë të ditur për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarit.

Merret vesh se i dyshuari për rastin është Arbër Havolli, 31 vjeçar.

Rasti ka ndodhur tek shkolla e fshatit. Siç kanë deklaruar dëshmitarët, viktima është nga fshati Barilevë.

Mësohet se viktima është qëlluar me disa plumba brenda një veture të tipit Opel, në të cilën ndodhej bashkë me autorin në momentin e ngjarjes.

“Viktima i shkoi të dyshuarit në shtëpi”-Zbulohen detaje të reja nga vrąsja e rëndë në Podujevë

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një burrë mbeti i vdekur pas të shtënave me armë zjarri. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur brenda një veture, ndërsa i dyshuari, sipas burimeve të Insajderit, është Arbër Havolli.

Viktima është qëlluar me disa plumba brenda një veture të tipit Opel, ku gjendej së bashku me të dyshuarin në momentin e ngjarjes.

Detajet mbi rrethanat e saktësuara të vrasjes janë ende nën hetim, ndërsa motivet mbeten të paqarta.

Insajderi, mëson se viktima është A. Spahiu, banor i fshatit Gllamnik të Podujevës. Burimet tregojnë se Spahiu kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit Havolli, pak para se të ndodhte tragjedia

E rëndë: Djali përpiqet t’a vras babain me thikë

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup të Maqedonisë së Veriut paraqiti një kërkesë për të filluar procedurë përgatitore kundër një 17-vjeçari të dyshuar për tentativë vrasjeje.

Sipas informacioneve nga Prokuroria Publike, i mituri ka kryer dhunë në familje ndaj babait të tij në shtëpinë e tij në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup.

Ndërsa babai ishte në dhomën e gjumit, djali i është afruar nga prapa dhe i ka shkaktuar dhjetë plagë me thikë me një objekt të mprehtë, shkruan Alsatm, transmeton Sinjali.

Nëna, e cila ishte aty pranë, arriti ta shtynte djalin e saj larg dhe menjëherë thirri ndihmën e shpejtë mjekësore. Babai u transportua në Qendrën Klinike Nënë Tereza, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Prokuroria kërkoi gjithashtu një urdhër ndalimi për të miturin.

10 plumba u shkrepën në drejtim të viktimës, detaje tronditëse nga vrașja në Podujevë

Një person është gjetur i vdekur sonte në lagjen Havolli në Llapashticë të Epërme.

10 plumba dyshohet se iu dhanë një të riu nga fshati Gllamnik (emër i njohur për Llapi Info, por për shkak të situatës deri në një moment tjetër nuk do të publikohet).

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Sinjalin se viktima, një mashkull, është gjetur pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

E dhimbshme: Vdes i riu, Kreshnik Mehmeti

Ka vdekur në moshë të re, Kreshnik Mehmeti, njoftojnë familjarët e tii.

Kreshniku i ishte nënshtruar një operimi në kokë, në fund të gushtit, rreth 10 ditë më parë.

Ai vdiq sot, ndërsa familja lajmëron se së shpejti do të njoftojë për ceremoninë e varrimit

Detaje nga vrasja në Podujevë, viktima u godit me disa plumba në veturë

Mësohet se në Llapashticë të Epërme të Podujevës është vrarë një person.

Sipas burimeve të KosovaPress, personi, identiteti i të cilit nuk dihet, është goditur me disa plumba në veturë.

Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konfirmuar rastin.

LAJM I FUNDIT: Dyshohet për vrasje në Podujevë

Mësohet se në Llapashticë të Epërme të Podujevës është vrarë një person.

Sipas burimeve të KosovaPress, personi, identiteti i të cilit nuk dihet, është goditur me disa plumba në veturë

Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.

Vajza italiane dhunohet seksualisht në Durrës – Kamerat kanë kapur momentet me 26-vjeçarin

Kamerat e sigurisë në shëtitoren e Plazhit në Durrës kanë filmuar momentet kur Leonardo Preza i afrohet turistes italiane, me të cilën më vonë abuzoi seksualisht.

Në pamjet e siguruara  duket 26-vjeçari që flet me 18-vjeçaren. Më pas, largohet dhe rikthehet sërish, duke ftuar turisten të shkojnë bashkë drejt bregut, në shezlongët e plazhit.

Dyshohet se 26-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ka abuzuar seksualisht me adoleshenten. Menjëherë pas ngjarjes vajza ka shkuar të bëjë denoncimin ku ka treguar të gjitha të dhënat që mbante mënd në lidhje me përdhunuesit.

Në bazë të kallëzimit të saj, por edhe dëshminë së një personi që kishte parë ngjarjen, janë gjetur pamjet në kamerat e sigurisë dhe është identifikuar përdhunuesi. Ai u arrestua pas disa orësh dhe në polici ka pranuar marrëdhënien me italianen por ka pretenduar se ishte me dëshirën e saj. Por shenjat e dhunës në trupin e vajzës që ka luftuar kundër përdhunimit tregojnë të kundërtën.

Vajza është dërguar në spital ku i është nënshtruar një vizite të hollësishme mjekësore. Në duar e në qafë e në pjesë të tjera të trupit ajo ka shenja të cilat të çojnë në konkluzionin se është përdhunuar.

 

Befason Noizy: Dua t’i futem politikës, pres ftesën e Ramës për t’u bërë ministër

Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy, ka folur edhe për ambicien e tij në politikë.

Ai është pyetur nëse do t’i përgjigjej ftesës së kryeministrit, nëse ai do t’i kërkonte të drejtonte Ministrinë e Kulturës.

Reperi është përgjigjur se do ta pranonte, duke thënë se është, sipas tij, një njeri që e mban fjalën dhe se nuk i ka bërë të ardhurat e tij si reper nëpërmjet parave ilegale. Noizy thotë se, sipas tij, nuk i duhen para që ta përdorë politikën për interesa të tjera.

Gazetarja: Po ti vetë? Nëse Rama të thërriste dhe të thoshte: “Hej, do të bëhesh Ministër i Kulturës apo Zëvendësministër i Rinisë?” do ta pranoje?

Noizy: Unë 100% do ta bëja. Po? Dëgjo, do të të them një gjë për mua. Mund të mos jem në gjendje të flas si politikan. Nuk ka rëndësi. Por jam njeri fjale. Nuk më duhen para. E di me siguri që paratë nuk më bëjnë të lumtur. Paratë s’janë asgjë. Kam shkuar deri këtu vetëm duke shtyrë kufijtë e mi për të shënuar kutitë, për t’i treguar njerëzve: dëgjo, mund të bëhesh shumë i pasur, ose, si të duash ta quash — edhe në Shqipëri, edhe pa u marrë me drogë. Për këtë arsye kam shkuar kaq larg. Përndryshe, nuk do ta kisha bërë. Kam mjaftueshëm para për të jetuar, sepse askush nuk vuan për bukë në Shqipëri. Dhe e kam vënë re këtë: sa më shumë para të bësh, aq më të mëdha i ndërtosh kështjellat, por gjithmonë do të duash të dalësh jashtë e të flesh nën qiell të hapur. Dhe mendoj, “Dreqi ta hajë, pse njerëzit janë kështu?” Do të jetojnë në… pra, ndërtuan këtë vilë të madhe, dhe çfarë i bën të lumtur është të flenë jashtë, në natyrë. Dhe unë them, “Wow, kjo është natyra e jetës njerëzore. Nuk ka të bëjë me luksin. Ka të bëjë me atë se ku gjen paqe.”

Kështu që, nëse ndonjëherë do isha politikan, si Ministër i Kulturës, siç the, ose çfarëdo tjetër, jam njeri fjale. Nuk flas bukur, por do mbaj premtimet.