Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se ka ndërruar jetë këmbësorja që ishte përfshirë në një aksident trafiku më 20 gusht 2025, në fshatin Vragoli, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë.
Viktima është identifikuar si Shkurte Zeka, 44-vjeçare e cila pas aksidentit ishte dërguar në QKUK dhe po trajtohej në kujdesin intensiv.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 01:00 të mëngjesit, familja Zeka është njoftuar se ajo nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të marra.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Qytetarët që jetojnë në disa zona të Prishtinës dhe Graçanicës janë udhëzuar të mos e përdorin ujin për pije, pas rritjes së përqendrimit të manganit në rrjetin shpërndarës që furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.
Zonat e prekura përfshijnë: Graçanicën dhe fshatrat përreth, Hajvalinë, Veternikun, Lagjen 038, Lagjen Qëndresa, Qëndresa Home, Swiss Village, fshatin Preoc, Çagllavicën, rrugët Behar Begolli, Richard Holbrooke, Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, Lagjen Qershia, Lagjen NIC, Matiçanin (drejtimi nga Pallati i Drejtësisë), fshatin ndërkombëtar, rrugën Muharrem Fejza, Enver Maloku, Lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, Standardi, dhe zona të tjera si Bregu i Diellit (qendra dhe rreth Albi Mall), shkolla Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala, dhe pjesa “te Xhambazët”.
Sipas komunikatës së përbashkët nga IKSHPK dhe KRU “Prishtina”, analizat e fundit laboratorike kanë treguar rritje të nivelit të manganit në ujin e liqenit Badoc dhe në rrjetin e furnizimit.
Edhe pse kjo tejkalon kufijtë teknikë të cilësisë së ujit për konsum, deri tani niveli nuk ka arritur në pragun e rrezikshëm për shëndetin.
Megjithatë, si masë parandaluese, qytetarët këshillohen që të mos e pijnë ujin deri në njoftimin e radhës.
IKSHPK thekson se vlimi i ujit nuk e eliminon manganin, pasi bëhet fjalë për ndotje kimike.
Uji mund të përdoret vetëm për pastrim dhe mirëmbajtjen e higjienës personale e ambientale. /Telegrafi
Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja komenton me emocion disa fotografi të shkrepura gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Ai përshkraun një fotografi me krerët e UÇK’së Hashim Thaçin e Fatmir Limaj.
“Kjo është bërë në malet e Berishës, jam me Fatmir Limaj dhe Hashim Thaçin, udheheqesin e Drejtorive Politike. Ka qenë një dimër i ashpër në atë kohë. ka mbetë një kujtim i jashtëzakonshëm në atë kohë”, tha Buja, kandidati i PDK’së për kryetar të Lipjanit.
Miklovan Danaj, 30 vjeç, nga Shkodra u gjet i vdekur në bregun e Marbellës pasi u zhduk në maj. Mediat spanjolle shkruajnë se të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.
Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare. Zhdukja e tij u raportua në Spanjë dhe Shqipëri, dhe vendndodhja e tij nuk dihet.
Guardia Civil ka nisur një hetim në Marbella. Nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes.
Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare është i vazhdueshëm për të sqaruar situatën. Hetimi është duke vazhduar dhe autoritetet paralajmërojnë publikun të mos përhapë mesazhe ose informacione të pabazuara në lidhje me rastin.
Një 35-vjeçar në fshatin Mushtisht të Suharekës, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, pasi i njëjti dyshohet se është goditur në kokë nga vinçi.
Klan Kosova kanë intervistuar Blend Morinën, mjekun që e ka pranuar këtë rast në Qendrën Emergjente në Suharekë, i cili tha se pacienti është sjellur pa shenja jete.
Ai bëri të ditur se është vërejtur një lëndim i kokës, derisa u shpreh se kishte gjakderdhje masive.
“Fillimisht pacienti është sjellur nga punëtorët që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Pacienti është sjellur në urgjencë pa shenja jete, si pasojë e lëndimi të punës. Në ekzaminimin objektiv është vërejtur një lëndim i kokës, i hapur, i cili ka pasur gjakderdhje masive, poashtu gjakderdhja ka qenë edhe nga pjesa e hundës dhe veshëve”.
“Fillimisht kemi filluar me marrë lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, por për shkak të sasisë së bollshme të gjakut në rrugët e frymëmarrjes, nuk kemi mundur ta bëjmë intubimin, pastaj kemi filluar me adrenalinë intravenoze, poashtu reanimacion, sipas protokollit. Bebëzat kanë qenë të zgjeruara, mirëpo nuk kemi arritur ta bëjmë stabilizimin e gjendjes, për shkak se nuk kemi marrë asnjë reagim pozitiv nga ana e pacientit që është sjellur në emergjencë”, u shpreh tutje
Më shumë se 800 persona janë vrarë – dhe gati 3,000 të tjerë janë plagosur – pas një tërmeti me magnitudë gjashtë ballë që goditi Afganistanin lindor pak para mesnatës të dielën, tha agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara.
Shumica e vdekjeve janë në provincën Kunar, thonë zyrtarët, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm pasi fshatra të tëra janë shkatërruar nga tërmeti, ka raportuar BBC.
Epiqendra është në një zonë të largët malore, duke e bërë të vështirë kryerjen e operacioneve të shpëtimit. “Shkalla e shkatërrimit është e paimagjinueshme”, tha një zyrtar taleban.
Fatkeqësia vjen ndërsa Afganistani po përballet me një thatësirë të rëndë, shkurtime të ndihmës dhe atë që Programi Botëror i Ushqimit e përshkruan si një krizë të paprecedentë urie.
Tërmeti goditi të dielën në orën 23:47 (19:47 GMT), rreth 27 km (17 milje) në lindje të Jalalabadit – qyteti i pestë më i madh i vendit, në provincën lindore Nangarhar.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e zyrtarit që sot është arrestuar në Komunën e Gjakovës, nën dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.
Burimet tona bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Kelmend Vula, 61-vjeçar, zyrtar në zyrën për regjistrimin e bizneseve në ARBK – Komuna e Gjakovës.
Ai dyshohet se ka kërkuar dhe marrë para nga një qytetar, për të rregulluar dokumentacionin dhe plotësuar formularin e aplikimit për hapjen e biznesit.
Rasti u zbulua pas një hetimi të zhvilluar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) në Gjakovë, e cila me urdhër të Gjykatës Themelore aplikoi masën e fshehtë “dhënia dhe marrja e simuluar e ryshfetit”.
Mëngjesin e së hënës, rreth orës 09:30, gjatë kontrollit pranë zyrës së tij, tek i dyshuari u gjetën dhe sekuestruan paratë që paraprakisht i kishte marrë nga i dëmtuari E. H.
Vula është shoqëruar në stacion policor, ku në prani të avokatit mbrojtës ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Një 35-vjeçar ka humbur jetën sot në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Viktima dyshohet se është goditur në kokë nga një vinç gjatë operimit me pajisjen në një kompani private.
Gazeta Imazhi raporton se bëhet fjal për të riun, Pajtim Osmani nga fshati Mushtisht
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Imazhi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më 01.09.2025, rreth orës 14:30, stacioni policor në Suharekë është informuar nga Emergjenca se ka pranuar një person me lëndime të rënda. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar ekipin mjekësor, i cili ka konstatuar se personi, P.O., rreth 35-vjeç, nga fshati Mushtisht, ka arritur pa shenja jete”, deklaroi Bytyqi.
Sipas informacioneve të para, viktima ishte duke operuar një vinç kur, në rrethana ende të paqarta, është goditur rëndë në kokë. Për shkak të plagëve të marra, ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë kompetente, përfshirë Inspektoratin e Punës dhe Prokurorinë
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, sërish është pyetur për punimin shkencor lidhur me UÇK-në.
Ai ka pranuar se ka qenë i pakujdesshëm. Pretendoi se për herë të parë e ka parë këtë artikull tek tash, pas 13 vitesh.
“Ju e dini që kam bërë deklaratë tanimë ku kam tregu që kjo ka ndodhur në vitin 2021 sa kam qenë student, autorja e ka pranu dhe ka leshu komunikatë që nuk mbaj përgjegjësi përveç kapitullin tre. Fusha ku unë kam studiuar, e mbuloj vetëm këtë fushë. Prej meje, sa për sqarim, më është kërkuar një kapitull, për fushën që ki hulumtime, dhe e kam dorëzuar, me bindjen që ka me u publiku veçantë. Bindja ka qenë që “Globalizimi dhe Ballkani Perëndimor”, dhe kam menduar se do të dalë një kapitull i veçantë. Por jo se do të del bashkëautorësi me dikë tjetër, kurrë nuk kisha pranu me qenë bashkëautor me një punim shkencor ku flitet ashtu për UÇK-në, unë prej vitit 2008 publikoj opinione, dhe kam qenë pjesë aktive e shoqërisë. Asnjëherë në asnjë moment nuk e kam ditur që do të publikohet si bashkëautorësi. Kurrë në jetë nuk e kam lexu artikullin, hera e parë në jetë këto ditë e kam pa që del edhe emri im në të njëjtin paper. Pajtohem që është dashur me qenë më i kujdesshëm, sikur ta kisha lexu kisha reagu menjëherë. Duhet me mbajt përgjegjësi, kam qenë student”, tha ai.
Basha tha se ka kërkuar të tërhiqet kapitulli i tij dhe emri i tij nga punimi.