Arbër Rexhaj: VV dhe Kurti nuk ia kanë bërë as edhe një dëm Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në “Politiko”  tha se Albin Kurti nuk i ka bërë asgjë të keqe Republikës së Kosovës, përveç asaj që është munduar t’i bëjë mirë, shkruan Gazeta 10.

“Albin Kurti nuk i ka bë keq Republikës së Kosovës sa i përket dëmeve të cilat ka mundur me shumë sukses t’ia bëj Serbia sikur të ishte dikush tjetër. E para, ne kemi investu aq shumë në Ministrnë e Mbrojtjes, në Ministrinë e Brendshme duke u përkujdes që çdo cep i Republikës së Kosovës, me pasë të drejtë qytetari me shku edhe me vizitu. Unë shoh video shpesh të Listës Serbe, të Vuçiqit ku kanë ardhë në Kosovë, si në bahqe të vet, e tash ti Matoshi kur ma ke pa Vuçiqin në Kosovës, mu përgjigj, kur ka qenë Vuçiqi,” shtoi tutje Rexhaj./Gazeta10

E gjetën dhe e dorëzuan në Polici kuletën me para, Presidentja Osman nderon tre fëmijët nga Ferizaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim tre fëmijë, të cilët  dje u bënë shembull i ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare. Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Presidentja nderoi Diar Terziun, Anik Terziun dhe Rajana Terziun, pasi ata gjetën një kuletë me para dhe e dorëzuan në polici.

Osmani tha se akti i tyre është dëshmi e vlerave të larta morale dhe një frymëzim për të gjithë fëmijët në vend.

Ajo u ndau mirënjohje të veçantë, duke theksuar se sjellja e tyre pasqyron shembullin më të mirë të edukimit, integritetit dhe qytetarisë aktive.

“Fëmijët tanë kanë forcën të na tregojnë rrugën e duhur. Sot, këta tre heronj të vegjël e dëshmuan këtë,” u shpreh Presidentja, duke shtuar se ngjarja vjen si simbol i asaj që duhet të kultivohet tek gjeneratat e reja: sinqeriteti, besimi dhe respekti ndaj të tjerëve.

 

Haxhiu: VV-ja synon fitore të madhe më 28 dhjetor “që të mos shantazhohet më”

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme të shpallura nga Presidentja Vjosa Osmani për më 28 dhjetor.

Sipas saj, qytetarët duhet ta votojnë LVV-në, që ajo të ketë pavarësinë dhe të mos ketë më shantazhe nga subjektet tjera politike.

“Unë besoj që tashmë qytetarët e kanë parë që nga muaji prill deri dje, se sa është e rëndësishme që LVV të mos varet prej subjekteve tjera politike. Të cilat kanë kërkesa në shpërputhje me fuqinë politike. Kanë fuqi politike aq sa qytetarët iu kanë dhënë në zgjedhjet e 9 shkurti, por kërkesat i kanë shumë të mëdha. Prandaj në mënyrë që VV-ja të mos shantazhohet në të ardhmen nga asnjë subjektet politike, jo se ne duam të qeverisim vetëm, sepse e kemi dëshmuar edhe kemi qenë në koalicion më herët në koalicion me LDK-në edhe kemi pasur vullnet para seancës konstituive të 15 prillit që të takohemi me LDK për një koalicion të mundshëm.

Por që mendoj që është e rëndësishme që të mos varemi nga këto subjekte politike. Të cilat vetëm për shkak të inateve që kanë me VV-në dhe me Albin Kurtin e lanë edhe vendin ma buxhet, edhe e lanë vendin ma marrëveshje ndërkombëtare, i lanë punëtorët RTK-së pa paga. Vetëm për shkak të kapriçove të tyre politike. Ata nuk udhëhiqen nga parimet…”, ka thënë Haxhiu.

Kraki thotë se Kurti është armiku i përbashkët i Listës Serbe, PDK, LDK dhe AAK
Deputeti i VV’së Nezir Kraki vazhdoi me justifkimin e zgjedhur të shmangies së temës të dështimit të përsëritur të formimit të qeverisë me retorikën e zgjedhur të tentimit të njollosjes së subjeteve politike ish opozitare.

Kraki të mërkurën në emisionin DPT Fidani të Klan Kosova (televizion të cilën e bojkotojnë gjoja se VV) arsyetimin për dështimin e kanë se janë njejtë me Listën Serbe.

“Armiku i përbashkët i Listës Serbe, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së është Albin Kurti”” tha Kraki dhe konsideron se qëndrimi i Simic të cilin e shprehu në Kuvend të mërkurën është i njejti me ata të partive ish opozitare tani.

Vetëvendosja kritikohet tashmë për retorikën agresive si një taktikë e prezantimit të vetes si një viktimë pas dështimit të formimit të institucioneve.

Isa Mustafa: Kadri Veseli tha më mirë shkojë vet në Speciale, sesa me i qu shokët

Ish-kryeministri Isa Mustafa në një intervistë foli për procesin gjyqësor në Hagë, shkruan Demos.

Ai deklaroi se ish-kryetari i PDK-së i kishte thënë se “më mirë shkojë vet në Speciale, sesa me i qu shokët”.

Deklarata e plotë:

VIDEO

 

Vendos Surpremja: Kjo komunë në rinumërim

Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar ankesën e kandidatit të AAK-së për asamblist në Komunën e Istogut, Avni Gashi, dhe e ka kthyer çështjen në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave në rivendosje.

Supremja ka vlerësuar se rinumërimi i votave në vendvotimet e identifikuara në ankesë është i domosdoshëm për të vërtetuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve dhe për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

“Në rivendosje, PZAP, udhëzohet që të shqyrtoj edhe njëherë udhëzimet e dhëna nga kjo gjykatë, pretendimet ankimore të ankuesit, provat e deponuara dhe të procedojë tutje në hetimin e këtyre pretendimeve përkatëse që të sigurojë që mos të cenohet integriteti i procesit zgjedhor dhe secila votë të shkojë në destinimin e synuar dhe mos të ketë devijim të vullnetit të qytetarëve. Nga theksimet si më lartë dhe në bazë të nenit 118 paragrafi 4, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendimi”, thuhet në vendimin e Supremes.

Gashi kishte kërkuar të rinumërohen votat në vendvotimet në shkollën fillore “Hysni Zajmi, 0606/03, 0606/04 dhe 0606/05, si dhe në shkollën “Trepça” në Banjë të Pejës, 0602/02, 0602/03, 0602/05, 0602/06, 0602/07, si dhe të rishikohen votat me postë në komunën e Istogut.

PZAP e kishte refuzuar këtë ankesë, por Supremja ka kthyer rastin në rivendosje.

Gashi ka marrë 194 vota në zgjedhjet për asamble dhe ishte i katërti nga më të votuarit nga radhët e AAK-së. AAK-ja i ka fituar dy ulëse.

Musliu për Osmanin: Sot e nxorre sheshit se je këmbë e kokë nën urdhrat e Dejonës

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar vendimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani që zgjedhjet të mbahen me datën 28 dhjetor, duke i përmbushur kërkesën VV-së dhe Guxo-së.

Musliu në postimin e saj tha se Vjosa Osmani po vepron nën urdhëratë e zyrtares ë VV-së, Dejona Mihali, transmeton lajmi.net.

“Vazhdimisht kemi pasur të drejtë. Sot përfundimisht e nxore sheshit që je këmbë e kokë nën urdhërat e Dejones. Presidente e Dejones.”, shkroi Musliu në postimin e saj në Facebook.

Latifi kritik pas caktimit të datës së zgjedhjeve: Bota feston, ne numërojmë vota, dëshmi se kemi dalë nga binarët
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar ndaj vendimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila ka caktuar datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve.

Latifi u shpreh se, në një kohë kur e gjithë bota normale shkon në pushim për festat e fundvitit, Kosova do të shkojë në zgjedhje. Ai shtoi se nata e ndërrimit të motmoteve mund të na gjejë duke numëruar votat dhe, sipas tij, madje edhe duke manipuluar rezultatet.

“Kur e gjithë bota normale dhe e civilizuar shkon në pushim për festat e fundvitit, ne do të shkojmë në zgjedhje, dhe nata e ndërrimit të motmoteve do të na gjejë duke numëruar vota dhe, sipas mundësive, edhe duke manipuluar rezultate,” ka shkruar Latifi.

Ai theksoi se ky zhvillim është një tjetër shenjë se vendi ka dalë jashtë binarëve të normalitetit.

“Kjo është edhe një shenjë tjetër që tregon se kemi dalë jashtë binarëve të normalitetit, dhe derisa ta thyejmë kokën fort diku, nuk kemi për ta marrë vesh këtë”, shtoi ai.

 

Ankesa e PDK-së për rivotim në Mitrovicë, Surpremja merr vendimin

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për rivotim në Mitrovicë të Jugut.

PDK u ankua ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 14.11.2025, përmes së cilit u refuzua si e pabazuar ankesa me të cilën kjo parti kërkonte rivotim dhe pretendonte se kishte “tren bullgar” të vjedhjes së votave në Mitrovicë të Jugut.

 

 

“Pasi PZAP kishte refuzuar ankesën e PDK-së, kjo e fundit, ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme, duke kërkuar të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që brenda afatit të caktuar ligjor të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse. Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes,  e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së”, thuhet në vendim.

Tutje thuhet se nuk ka prova që tregon se ka pasur shkelje që mund të cenojnë procesin zgjedhor.

 

 

“Gjykata Supreme konstaton se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar, andaj, vlerësoi se dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për gjykatën që të krijohet bindja se në rastin konkret duhet të urdhërohet rivotimi”, sqaron tutje Gjykata Supreme.

Trafiku Urban ngreh alarmin: Rrezikohet pezullimi i transportit publik

“Trafiku Urban” njofton se ofrimi i shërbimit të transportit publik rrezikon të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme, për shkak të pamundësisë financiare të shkaktuar nga bllokimi i mjeteve buxhetore.

Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se kjo situatë ka ardhur si rezultat i moslëshimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, çka ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes.

“Si rrjedhojë, “Trafiku Urban” po përballet me vështirësi të theksuara financiare, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar ofrimin e shërbimit për qytetarët”.

“Pavarësisht bilancit pozitiv dhe performancës së qëndrueshme të ndërmarrjes, vonesat në pagesa që nga muaji korrik kanë prekur furnitorët, partnerët bashkëpunues dhe proceset e brendshme teknike, duke krijuar rrethana që e bëjnë të pamundur operimin e rregullt. “Trafiku Urban” mbetet i përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe apelon për zgjidhje të menjëherëshme të bllokimit financiar, në mënyrë që të shmanget ndërprerja e qarkullimit për rreth 60 mijë qytetarë që përdorin transportin çdo ditë”.