div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-30 category-paged-30 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Çështja e energjisë elektrike, Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konstatuar shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm në një rast që lidhet me tregun e lirë të energjisë elektrike, duke shpallur të pavlefshëm një vendim të Gjykatës Supreme dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim.

Bëhet fjalë për rastin KI322/25, të fituar para Gjykatës Kushtetuese nga Zyra Ligjore Basha Kraja LLC, e cila përfaqësoi klientin në këtë procedurë. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Gjykata Supreme kishte cenuar të drejtën për qasje efektive në gjykatë, duke refuzuar të shqyrtojë në substancë një padi që kishte të bënte me një Udhëzues të nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Kontesti lidhej me një udhëzues të ZRRE-së që, sipas pretendimeve të paraqitura në gjykatë, kishte prodhuar pasoja të drejtpërdrejta juridike dhe ekonomike për operatorët ekonomikë, duke ndikuar në kalimin e tyre nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike në tregun e lirë.

Sipas pretendimeve të paraqitura nga pala paditëse, udhëzuesi kishte ndryshuar në substancë kriteret e përcaktuara me Ligjin për Energjinë Elektrike, pavarësisht se ishte paraqitur si një dokument me karakter udhëzues. Për këtë arsye, ishte kërkuar që ligjshmëria dhe efektet e tij të shqyrtoheshin në mënyrë të plotë nga gjykatat.

Megjithatë, Gjykata Supreme kishte refuzuar ta shqyrtonte çështjen në substancë, duke u fokusuar kryesisht në formën juridike të aktit dhe duke vlerësuar se ai nuk përbënte akt që mund të kontestohej në procedurë gjyqësore.

Në aktgjykimin e saj, Gjykata Kushtetuese theksoi se gjykatat nuk mund të kufizohen vetëm në emërtimin ose formën e një akti, por duhet të analizojnë edhe efektet reale juridike që ai prodhon. Sipas saj, qasja e ndjekur nga Gjykata Supreme kishte qenë tepër formaliste dhe nuk kishte adresuar ndikimin konkret që udhëzuesi mund të kishte në të drejtat dhe interesat juridike të palës.

Kushtetuesja vlerësoi se mosshqyrtimi i substancës së pretendimeve dhe fokusimi vetëm në formën e dokumentit kishte cenuar të drejtën për qasje efektive në gjykatë, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardet evropiane për të drejtat e njeriut.

Për pasojë, Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshëm Aktvendimin e Gjykatës Supreme me numër P.A. nr. 24/2025 dhe urdhëroi kthimin e çështjes për rishqyrtim.

Ky aktgjykim konsiderohet i rëndësishëm jo vetëm për palët e përfshira në këtë rast, por edhe për zhvillimin e jurisprudencës kushtetuese në Kosovë. Ai riafirmon parimin se mbrojtja gjyqësore e të drejtave nuk duhet të pengohet nga formalizmat procedurale kur në pyetje janë të drejta dhe interesa reale juridike.

Njohës të çështjeve juridike vlerësojnë se vendimi dërgon një mesazh të qartë se institucionet dhe gjykatat duhet të vlerësojnë përmbajtjen dhe efektet konkrete të akteve administrative dhe rregullatore, e jo vetëm formën e tyre, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt në pozitën juridike dhe ekonomike të qytetarëve apo operatorëve ekonomikë.

Përfaqësuesit e Zyrës Ligjore Basha Kraja LLC kanë vlerësuar se aktgjykimi përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e parimeve kushtetuese që lidhen me qasjen në drejtësi dhe mbrojtjen efektive gjyqësore të të drejtave, duke theksuar se drejtësia nuk mund të kufizohet vetëm në formalizma procedurale kur një akt prodhon pasoja konkrete juridike dhe ekonomike.

Matjet e fundit: Ky është rezultati që po i parashikohet VV-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Analisti Shenoll Muharremi ka treguar se ka parë tri matje të opinionit publik që flasim për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Duke mos dhënë shumë detaje, ai ka bërë me dije se këto matje tregojnë se VV-ja nuk i ka punët mirë.

Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se matjet po tregojnë se VV-ja sillet rreth rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të kaluar.

“Një problem të madh e ki këto zgjedhje, dije. Ma shumë po të shkon rezultati drejt 9 shkurtit sesa drejt asaj që po e kërkon. Jo një, por tri matje të opinionit publik që i pashë këto ditë ashtu sugjeronin. Lirisht nisja me e pi kafen 40-she”, ka shkruar ai.

Konfirmohet linja e deleve në Kosovë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”

Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, duke u bazuar në analizat diagnostike të kryera nga vet Agjencia, shkruan IndeksOnline.

“Mostrat e marra dhe të analizuara në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë vërtetuar praninë e kësaj sëmundjeje. Menjëherë pas konfirmimit, ekipet e AUV-së, në bashkëpunim me veterinerët privatë dhe akterët e tjerë relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për kontrollimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Bazuar në rezultatet e analizave diagnostike të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheep Pox/Goat Pox) në një fermë të deleve në fshatin Delloc, Komuna e Suharekës.

Mostrat e marra dhe të analizuara në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë vërtetuar praninë e kësaj sëmundjeje. Menjëherë pas konfirmimit, ekipet e AUV-së, në bashkëpunim me veterinerët privatë dhe akterët e tjerë relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për kontrollimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, vendos masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheep Pox/GoatPox) në Kosovë.

Masat zbatohen në gjithë territorin e republikës se Kosovës ( varësisht nga situata masat mund të ndryshojnë)

I. Masat e përgjithshme:

a) Ndalohet lëvizja e kafshëve dele dhe dhi nga fermat,  tregtimi në tregje  dhe  shitblerja;

b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.

c) Obligohen fermerët mbajtës të deleve dhe dhive që për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve, menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje

d) Fermerët mbajtës të deleve dhe dhive të aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre.

e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura nga Komunat;

f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;

II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara,  me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën për tregtimin e kafshëve të imta dele dhe dhi.

IV. Obligohen Policia e Kosovës, organet Komunale që në koordinim dhe         bashkëpunim me AUV-në  të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

V. Masat hyjnë në fuqi menjëherë.

Raportoni në numrin:

0800 500 95   Pa pagese 24h

Çfarë është sëmundja Lija e deleve/dhive?

Lija e dhenve (e njohur edhe si sheeppox/goatpox) është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Ajo shkaktohet nga një virus i familjes Capripoxvirus dhe është ndër sëmundjet më të rënda për këto specie, me pasoja të mëdha ekonomike.

Simptomat?

• Temperaturë e lartë (40–42°C)

• Humbje oreksi dhe plogështi

• Rrjedhje nga hunda dhe sytë

• Lezione (puçrra, plagë) në lëkurë, sidomos në kokë, veshë, bark dhe rreth organeve gjenitale

• Vështirësi në frymëmarrje (nëse prek mushkëritë)

• Në disa raste: diarre dhe dobësim i përgjithshëm

Si transmetohet?

• Kontakt i drejtpërdrejtë me kafshë të infektuara

• Sekrecione (pështymë, rrjedhje nga hunda)

• Përmes mjedisit të kontaminuar (stallat, mjetet, transporti)

Kjo sëmundje nuk është zoonotike, nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu.

AUV mbetet e përkushtuar në monitorimin e situatës dhe zbatimin e të gjitha masave të parapara për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.

56 vjeçari nga Podujeva kapet në flagrancë me 15 vjeçaren, arrestohet nga Policia

Një rast i rëndë që përfshin një vajzë të mitur është zbuluar pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në Podujevë, ku një burrë 56-vjeçar ka përfunduar në pranga nën dyshimin për sulm seksual.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 29 majit në rrugën “Met Podujeva”, pasi Policia kishte pranuar informacion se një person i moshës madhore ndodhej në shoqëri të një vajze të mitur në afërsi të ish-“Corner Bar”.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe, me të arritur në lokacion, kanë hasur të dyshuarin G. G, 56-vjeçar, bashkë me një vajzë 15-vjeçare. Siç rezulton nga hetimi preliminar, në momentin e arritjes së Policisë në vendin e ngjarjes, zyrtarët kanë vërejtur të dy duke u përqafuar.

Pas ndërhyrjes, i dyshuari është ndaluar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Podujevë, ku është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.

Ndërkohë, e mitura me inicialet A.B. është intervistuar në cilësinë e viktimës, në praninë e përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Sulm seksual”, ndërsa ndaj G. G është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet janë në zhvillim dhe organet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Pagat, Murati jep njoftimin e rëndësishëm

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga mesatare në Kosovë është rritur për 53 për qind gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas tij, paga mesatare bruto në vend për vitin 2025 ka arritur në 713 euro, që paraqet një rritje prej 247 eurosh krahasuar me nivelin e vitit 2020, kur Qeveria Kurti mori mandatin.

Murati ka theksuar se gjatë periudhës 2014-2019 paga mesatare ishte rritur për 74 euro, apo 18 për qind, duke shtuar se rritja gjatë qeverisjes së tanishme ka qenë tri herë më e madhe sesa gjatë qeverive të udhëhequra nga Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.

“Këtë e thonë të dhënat zyrtare të ASK-së”, ka shkruar Murati, duke u bërë thirrje mediave dhe analistëve që, kur flasin për rritjen e pagave, t’u referohen statistikave zyrtare për të siguruar informim sa më të saktë të qytetarëve./Zëri

E trishtë: Vdes i riu shqiptar me motoçikletë

Pas aksidentit me një veturë, derisa po lëvizte me motoçikletë, ndërroi jetë 20 vjeçari, transmeton Portalb.mk.

Aksidenti ndodhi në orë e mbrëmjes, ndërsa nga audio incizimet shihet se si aksidenti ndodhi në orën 22:22.

Aty u përfshi një veturë dhe dy motorë, ashtu qe njeri i mbijetoi aksidentit, ndërsa Muzafer Fetahi ndërroi jete.

E sulmoi nënën e tij, arrestohet i riu

Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten në Vushtrri, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

E gjithë, sipas policisë, kjo erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjes mes dy personave, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Je mirë, s’ke nevojë për psikiatër” – burri dyshohet se e tërhoqi zvarrë dhe e rrahu gruan

Një grua nga Fushë Kosova ka përfunduar viktimë e dhunës në familje, pasi dyshohet se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj vetëm pse kishte planifikuar të shkonte në një vizitë te psikiatri.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën e Uglarit, ku Policia është njoftuar për një incident brenda familjes.

Sipas deklarimit të viktimës R. M, ajo kishte pasur një termin të rregullt mjekësor te psikiatri, por bashkëshorti i saj, A. M, nuk e kishte lejuar të largohej nga banesa.

Madje, sipas dëshmisë së saj, ai e kishte tërhequr zvarrë dhe e kishte goditur me shuplaka, duke e kthyer me forcë brenda shtëpisë. Viktima ka deklaruar se gjatë incidentit i dyshuari i ishte drejtuar me fjalët: “Je mirë, nuk ke nevojë të shkosh te psikiatri”.

Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka intervistuar palët e përfshira në rast.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar për Dhunë në Familje, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa A. M është dërguar në ndalim për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Lajm i mirë për shoferët – bie për disa centë çmimi i naftës

Për tri ditë me radhë, nga sot, çmimet e derivateve në Kosovë do të shiten me çmime të njëjta.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i naftës nga sot do të shitet për 1.52 euro për litër, benzina për 1.43 euro për litër dhe gazi 0.74 euro.

Në njoftim thuhet se këto çmime vlejnë edhe për të dielën dhe të hënën.

Të premten çmimi i naftës ishte 1.55 euro për litër, tre centë më shtrenjtë se sot. Benzina ishte 1.49 euro, gjashtë centë më shtrenjtë se sot.

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.

Ky është zyrtari i lartë që merrte pagë pa shkuar fare në punë – dyshohet se i shkaktoi mbi 39 mijë euro dëm buxhetit

Një zyrtar komunal në Komunën e Kllokotit ka përfunduar nën hetim për korrupsion, nën dyshimet se për vite me radhë ka përfituar pagë nga buxheti i shtetit pa u paraqitur fare në vendin e punës.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Strahinja Spasic, i cili ishte i sistemuar si zyrtar në Bibliotekën Komunale të Kllokotit.

Sipas hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, janë siguruar prova dhe dokumente zyrtare që dyshohet se dëshmojnë se Spasic nuk është paraqitur fare në vendin e tij të punës, ndërsa ka vazhduar të përfitojë pagën mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Hetimet kanë nxjerrë dyshime se gjatë periudhës 2019–2026, ai ka përfituar kundërligjshëm gjithsej 39 mijë e 232 euro e 21 cent, duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Kllokotit.

Për këto veprime, Spasic dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

I dyshuari është intervistuar dje në prani të avokatit të tij mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.