div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-318 category-paged-318 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti merr vendim, ja kush emërohet ushtrues detyrë i Ministrit të Drejtësisë pasi Haxhiu u zgjodh nënkryetare

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së Ministrit të Drejtësisë.

Vendimi vjen pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti e uroi Sallahun për përgjegjësinë e re dhe i dëshiroj suksese në përmbushjen e detyrave.

Dha dorëheqje shkaku i tij, zbulohet përplasja mes Liburn Aliut dhe Dimal Bashës në Kuvend
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje sot nga ky post, krejt kjo për shkak të zgjedhjes së Dimal Bashës Kryeparlamentar. Por, në vitin 2022 mes tyre në Kuvend kishte pasur edhe një përplasje për Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje ku Basha e akuzonte atë kohë ministrin Aliu se me atë ligj po amnistonte mafinë e betonit.

Në seancën e 8 dhjetorit të vitit 2022 , Basha në foltoren e Kuvendit kishte kritikuar ministrin Aliut se ajo çfarë po bënte ishte nismë jo parimore.

“Tash ky ligj ndryshohet edhe i ndërrohet edhe hyrja në fuqi. Që ta zëmë, ky ligj hyn në fuqi në mars 2023, legalizohen të gjitha ndërtimet deri në mars 2023… Pra, e bëjmë legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, sidomos ndërtesat”.

“Cili është interesi që një ndërtimtar ta legalizojë ndërtesën? Mendoj që qikjo s’është parimore, dhe kjo s’duhet me shku përpara. Puna kryesore e këtij ligji, mendoj unë është se e bën amnistimin e këtyre keqpërdoruesve që ndonjëherë janë quajtur edhe “mafi e betonit”. Këta jo që nuk dënohen por legalizohen”, i kishte thënë Basha-Aliut.

E për këto deklarata të deputetit atë kohë, Dimal Bashës, i ishte përgjigjur vetë Aliu, duke i thënë se kur të flas duhet të thotë të vërtetën, dhe se ai projektligj kishte qenë i domosdoshëm.

“E para po filloj nga çështja a ka ndryshuar Liburni. Ky ligj në leximin e parë është votu nga Lëvizja Vetëvendosje. Në leximin e dytë, as LVV e LDK nuk e ka votu, për shkak se e ka bojkotuar asokohe PAN-in. Prandaj kur të folni, thuajeni të vërtetën e saktë. Unë kërkoj prej deputetit Basha, po ta përmendi emrin që me mujtë me repliku. Pra ju sapo thatë që Liburni ka deklaruar ndryshe, e po deklaron sot ndryshe. Atë ditë kam deklaru njëjtë sikurse sot, pra viti 2018, njëjtë e deklaroj edhe sot. Projektligj i padrejtë, por i domosdoshëm”, kishte qenë reagimi i ministrit Aliu ndaj Bashës.

Zjarr në restorantin e dasmave në pronësi këngëtarit të njohur shqiptar

Këngëtari Zef Beka ka reaguar për zjarrin e rënë një ditë më parë restorantin e dasmave ”Orkidea Palace” në Lezhë.

Në një reagim, ai thotë se zjarri ra si pasojë e një shkëndije elektrike në kuzhinën e restorantit, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll dhe nuk pati rrezik për jetën.

 

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, familjarë dhe mbështetës të muzikës sime, edhe te lokalit tim Orkidea Palace Weddingsevents

Dua t’ju informoj se, për shkak të një shkëndije elektrike, kuzhina e restorantit “Orkidea Palace” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht, situata u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati rrezik për pjesën tjetër të lokalit apo për jetën e askujt.

Aktualisht jemi mirë dhe po marrim të gjitha masat që çdo gjë t’i kthehet sa më shpejt normalitetit.

Me respekt,

Zef Beka

E dhimbshme: Ky është 46-vjeçari që vdiq pas aksidentit në Korroticë

Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur pas mesnate në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë të Drenasit, ku ka humbur jetën një person.

Sinjali mësoi se si pasojë, ka vdekur shoferi Arian Bogaj, 49-vjeçar.

Raportimin e Sinjalit e konfirmoi edhe Policia e Kosovë, ku bëri të ditur se “deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që gjate lëvizjes shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majte te rrugës.”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 27 gusht 2025, nga ora 18:00.

Liburn Aliu jep dorëheqje shkaku i Dimal Bashës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në detyrë, Liburn Aliu  ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij një ditë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka njoftuar se letrën e dorëheqjes ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti dhe se është bërë pikërisht për shkak të Dimal Bashës.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai.

Ministri i dorëhequr theksoi se vendimi i tij është i lidhur drejtpërdrejt me procesin e zgjedhjes së kryeparlamentarit, duke vlerësuar se ai nuk pasqyron idealin e tij për Republikën.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën dhe në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, ka shtuar ai./Gazeta Infokus

“Është sikur me thanë ekziston një xhygym i çajit që sillet rreth një planeti” – Dimal Basha për ekzistencën e Zotit

“Është sikur me thënë se ekziston një xhygym çaji që sillet rreth një planeti”, ishte shprehur në të kaluarën deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili tani është kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kjo deklaratë e Bashës kishte nxitur reagime të shumta, sidomos nga komuniteti myslimanë duke e cilësuar skandaloze e të pamatur deklaratën e tij.

Jo rrallë herë, deputeti i VV-së bëhej viral në të kaluarën për deklarata e tij edhe të çuditshme, ai ajo për nënat.

“Me bo koncerte verës, kur vinë diaspora. Mi livadh mi leshu nanat me lujt”, thoshte ai.

Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës gjatë së martës, me 73 vota për.

Kurti dhe Murati dirixhonin nga distanca Dimal Bashën dje gjatë votimit për nënkryetarin serb

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, janë parë të angazhuar gjatë seancës së djeshme të kuvendit për t’i dhënë instruksione kryetarit të ri të kuvendit, Dimal Basha.

Në një video të publikuar nga Indeksonline, Kurti dhe Murati shihen duke komunikuar drejtpërdrejt me Bashën, i cili sapo kishte marrë postin e kryetarit të kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes.

Përplasjet ndodhën gjatë votimit për zgjedhjen e nënkryetarit të kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje dëshironte që në këtë pozitë të zgjidhej Nenad Rashiq, ndërsa Igor Simiq nga Lista Serbe insistoi tri herë radhazi që të propozohej Slavko Simiq.

Ky i fundit, megjithatë, nuk mori asnjë votë nga deputetët e partive shqiptare, duke e lënë kandidaturën e tij pa mbështetje të mjaftueshme.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbahet një seancë e re, ku pritet të vazhdojë procesi i plotësimit të përbërjes së kryesisë së kuvendit, me përfaqësues nga komunitetet jo shumicë.

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë, ku humbi jetën një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë të Drenasit, ku një person ka humbur jetën.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 gusht rreth orës 02:10, kur një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës. Si pasojë, shoferi ka mbetur i lënduar rëndë dhe është transportuar menjëherë nga ekipi emergjent në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij pak pas orës 03:00.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore, hetuesit dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion. Hetimet mbi shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin. Ai njëkohësisht bëri thirrje për kujdes të shtuar në trafik, duke rikujtuar se vetëm gjatë periudhës janar–korrik 2025, nga 59 persona që kanë humbur jetën në aksidente, 33 prej tyre kanë qenë shoferë.

“Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, që të jenë vigjilentë gjatë vozitjes, me qëllim që të shmangen aksidentet rrugore që shpesh po rezultojnë me humbje jetësh. Për të gjithë ata që shkelin ligjet e rregullat e trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese konform ligjeve në fuqi,” ka deklaruar Hoxha.

Kurti ende pa urim për Kryeparlamentarin e ri Dimal Bashën

Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ende nuk e ka uruar publikisht bashkëpartiakun Dimal Bashën për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit. As në Facebook, e as “x”, Kurti ende nuk ka ndonjë postim rreth zgjedhjes së Bashës.

Për dallim prej tij, Presidentja Vjosa Osmani ka dalë me një deklaratë dje, ku i ka uruar suksese në detyrën e re.

“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga Presidenca.

Basha u zgjodh Kryeparlamentar me votat e PDK’së. Pro tij votuan 73 deputetë, 30 kundër dhe 8 abstenuan.

Kurti edhe gjatë seancës mezi duartrokiti për zgjedhjen e Bashës.

Paralajmërimi i Mendim Rugovës: Ja çfarë dimri na pret këtë vit

Meteorologu Mendim Rugova ka deklaruar se këtë dimër mund të ketë më pak reshje dëbore.

Ai ka thënë se reshjet e shiut në vjeshtë do të jenë më të shpeshta gjatë muajit nëntor.

“Për dimër mund të them se parashihet të ketë më pak reshje dëbore, të paktën sipas modeleve të fundit që lidhen me reshjet e borës. Në përgjithësi, edhe vjeshta mund të jetë pak e thatë, së paku po flas për vjeshtën meteorologjike që fillon më 1 shtator. Sa i përket muajit tetor, mund të ketë edhe më pak reshje, ndërsa prej nëntorit presim më shumë reshje”, tha Rugova.