div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-319 category-paged-319 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tërmet 7.5 Rihter në oqeanin Atlantik, alarm për tsunami

Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë Rihter është regjistruar të enjten në mbrëmje në Oqeanin Atlantik.

Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe raportohet se janë ndjerë në Argjentinë dhe Kili.

Epiqendra e tërmetit sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar afërsisht 710 kilometra në juglindje të Ushuaia-s, në Grykën Drake.

Pas tërmetit, autoritetet në Kili lëshuan një paralajmërim për cunami. Zona është e izoluar dhe nuk ka raportime për dëme apo viktima.

Trump shpall gjendje emergjente në Uashington – del personalisht patrullon me policinë dhe ushtrinë

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se sot do të dalë personalisht për të patrulluar rrugët e kryeqytetit amerikan, Uashington D.C., si një shenjë mbështetjeje për forcat e rendit dhe si reagim ndaj situatës alarmante të sigurisë në qytet.

Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në një emision radiofonik, Trump deklaroi se do ta mbajë të fshehtë vendndodhjen dhe orarin e daljes së tij, por gjithsesi konfirmoi se do të jetë fizikisht i pranishëm në terren, së bashku me policinë dhe forcat ushtarake, raporton cnn.

“Dhe unë do të dal sonte. Po e mbaj sekret. Por do të dal. Ti je i vetmi që e di. Ti dhe dëgjuesit e tu të shumtë. Ke një emision të shkëlqyer. Nga rruga, shumë të suksesshëm, nëse nuk e ke dëgjuar. Por mendoj se sonte do të dal me policinë dhe, sigurisht, me ushtrinë. Kështu që do ta kryejmë punën. Garda Kombëtare është madhështore. Kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, u shpreh 79-vjeçari.

 

Ai e lavdëroi Gardën Kombëtare për reagimin e tyre profesional dhe përkushtimin ndaj ruajtjes së rendit dhe sigurisë, duke e cilësuar atë si “të jashtëzakonshme” në detyrat e saj.

Pak më herët gjatë ditës, Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington D.C., pas rritjes së ndjeshme të kriminalitetit në qytet, i cili kohët e fundit është bërë një nga shqetësimet më të mëdha për banorët dhe autoritetet lokale. Si pjesë e masave të marra, ai urdhëroi dislokimin e 800 trupave të Gardës Kombëtare për të ndihmuar në kontrollin e situatës në terren dhe për të siguruar rendin publik.

Kjo lëvizje e paprecedentë vjen në një kohë kur çështjet e sigurisë dhe krimit po zënë një vend të rëndësishëm në debatin politik amerikan, sidomos në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Trump, i cili synon një rikthim në Shtëpinë e Bardhë, po përpiqet të pozicionojë veten si një lider i fortë që i jep prioritet sigurisë kombëtare dhe mbështetjes për forcat e rendit.

Ndërkohë, autoritetet lokale në Uashington nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me praninë e Trumpit në rrugë dhe bashkëpunimin e tij të drejtpërdrejtë me forcat e sigurisë. Megjithatë, masa të shtuara sigurie pritet të jenë në fuqi gjatë natës, si për të garantuar rendin publik, ashtu edhe për të mbrojtur vetë presidentin.

Natë turbulente: Reshje intensive shiu dhe breshër në disa zona të Shqipërisë e Kosovës

Veriu i Shqipërisë dhe jugu i Malit të Zi sonte pritet të përfshihen nga stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe kjo si pasojë e kalimit të ciklonit Gjenovian nga veriperëndimi i Ballkanit në drejtim të Evropës verilindore.

Cikloni do të arrijë të shtrijë ndikimin e tij edhe në viset tona sidomos në disa zona ku pritet një natë turbulente.

Ka disa dallime në modele sa i përket lokalcionit të stuhive më të forta. Shumica prej tyre “shohin” stuhi të fuqishme në Mal të Zi dhe Shqipërinë veriore e veriperëndimore, pastaj në pjesën qendrore të Shqipërisë duke përfshirë edhe pothuajse të gjitha viset bregdetare dhe kryeqendrën Tiranën. Në fund edhe në jug të vendit.

Disa modele me rezolucion të lartë “shohin” stuhi të fuqishme edhe në shumë pjesë të Kosovës sidomos në perëndim dhe në veri të vendit dhe potencialisht edhe në pjesët qendrore dhe verilindore.

Për shkak të temperaturave të larta dhe ardhja e mases ajrore shumë jo-stabile disa stuhi pritet të jenë të fuqishme dhe të kushtëzojnë rrebeshe mjaft intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër, por duhet pas para sysh se reshjet nuk do të jenë të balancuara, prandaj vende-vende priten rrebeshe më intensive dhe në disa lokacione mund të ketë edhe vërshime të shpejta e në disa zona tjera reshjet do të jenë më të pakta dhe simbolike.

Dallimet mes modeleve mund të analizohen ndërsa disa stuhi mund të jenë të paparashikueshme, por në fund vendos atmosfera e cila ka rrugën e saj.

Gjithsesi sonte ndryshim i motit me stuhi lokale, vende-vende mjaft intensive, ndërsa temperaturat do të shënojnë ulje, por jo shumë të theksuara.

E Premtja vijon me kushte jo-stabile, me intervale kohore me diell dhe vranësira e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të jenë më të ulëta. Nuk do të ketë reshje gjithëpërfshirëse edhe pse edhe të Premten në disa vende të Shqipërisë dhe disa lokacione të Kosovës mund të ketë stuhi me rrebeshe intensive.

Fundjava vjen pak më e qetë, por pasditen e së Shtunës në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore do të ketë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. E Diela vjen më stabile me shumë pak reshje./MeteoBallkan

Sami Kurteshi: Unë jam kundër certifikimit të Listës Srpska

Përfaqësuesi i VV’së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se është kundër certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Unë jam kundër certifikimit të subjektit politik Lista Serbe derisa nuk shihen të gjithë anëtarët e saj ku kanë pozita dhe cilat pozita i mbajnë në institucionet e Serbisë dhe në institucionet paralele në Kosovë”, ka thënë ai.

Aksidenti fatal i merr jetën bashkëshortit – reagimi prekës i gazetares shqiptare

Sindi Salaj, gazetarja e njohur, është përballur me një tragjedi të paimagjinueshme pas aksidentit fatal që i mori jetën bashkëshortit të saj, Ornelit, vetëm 29 vjeç.

Ky ngjarje e rëndë ndodhi natën e të dielës në Berat, duke lënë pas një boshllëk të thellë në jetën e Sindit dhe vajzës së tyre të mitur, Aivin. Ajo ndan me ne dhimbjen e saj të thellë dhe përkushtimin për të vazhduar jetën për nder të tij.

Me një zemër të thyer, Sindi shprehu se dhimbja e saj nuk do të shërohet kurrë, por ajo është e vendosur të jetojë për vajzën e tyre. Ajo e përshkruan Ornelin si një njeri të dashur, duke thënë se Zoti ishte xheloz për dashurinë e saj ndaj tij.

“Thonë se koha shëron plagët, por s’besoj se ka kohë që mund të shërojë plagën e shpirtit tim,” shkruan ajo, duke shprehur dëshirën për t’u takuar sërish me të në një tjetër jetë. Kjo shprehje e thellë e ndjenjave tregon forcën e saj për të përballuar këtë humbje të madhe.

“Unë do mësoj të jetoj me dhimbjen, por mbi të gjitha do të jetoj me kujtimet e bukura që më le ti,” vazhdon Sindi, duke theksuar rëndësinë e kujtimeve të përbashkëta me bashkëshortin e saj. Ajo ndan një fotografi të veçantë me Ornelin dhe Aivin, duke e bërë këtë moment edhe më prekës.

Ky aksident tragjik na kujton se jeta është e brishtë dhe se çdo moment duhet të vlerësohet. Sindi, përmes fjalëve të saj, na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e dashurisë dhe lidhjeve familjare, të cilat shpeshherë ne i marrim si të mirëqena.

Si një gazetare, Sindi ka pasur mundësinë të raportojë për ngjarje të ndryshme, por tani ajo është në qendër të një ngjarjeje që e prek në mënyrë personale. Ajo është një shembull i forcës dhe qëndresës, duke treguar se edhe në momentet më të errëta, dashuria dhe kujtimet mbeten të gjalla.

Me këtë histori, Sindi na kujton se çdo humbje ka një histori pas saj, dhe se është e rëndësishme të ndihmojmë njëri-tjetrin në këto momente të vështira. Ajo fton të gjithë ne të mbajmë mend ata që kemi humbur dhe të vlerësojmë çdo moment me ata që na rrethojnë.

Moscertifikimi i Listës Serbe, Haxhiu: Fitore e rëndësishme e demokracisë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vlerësuar se moscertifikimi i Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, është fitore e rëndësishme e demokracisë.

“Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale përbën një fitore të rëndësishme për demokracinë, për integritetin e procesit zgjedhor dhe për sigurinë qytetare e shtetërore.”, ka shkruar ajo.

Ajo tha se Lista Serbe, në mënyrë të përsëritur, ka vepruar kundër parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës.

Sipas Haxhiut, Lista serbe “ka dëshmuar që nuk synon përfaqësimin qytetar, por që është dorë e zgjatur e Vuçiqit.”

“Sulmi terrorist në Banjskë i organizuar nga kryetari faktik i saj, kryekrimineli Milan Radoiçiq, është një nga aktet terroriste ndaj të cilave Republika e Kosovës vepron me vendosshmëri. Moscertifikimi i saj është vendim i drejtë, legjitim dhe në përputhje të plotë me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe se është garant që zgjedhjet në Kosovë do të jenë shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve, pa ndërhyrje të jashtme dhe pa presione nga struktura të kriminale.”, ka shtuar Haxhiu.

Ajo tha se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë, gjithëpërfshirës dhe demokratik, ku pjesëmarrja politike është e mundur vetëm për subjektet që respektojnë ligjin, Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit.

E dhimbshme sa ska më: Pas prindërve, vdes edhe djali 19-vjeçar nga aksidenti në Llapushnik

Ka ndërruar jetë Fatlum Gashi, i riu 19-vjeçar nga fshati Llapushnik i Drenasit, i cili ishte lënduar rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi më 18 gusht në rrugën Prishtinë–Pejë.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Fatlumi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë disa ditë pas aksidentit.

Ngjarja mori përmasa edhe më tragjike, pasi në të njëjtin aksident humbën jetën edhe prindërit e tij, Shemsi dhe Ajshe Gashi. Humbja e tre anëtarëve të një familjeje brenda pak ditësh ka prekur thellë komunitetin në Llapushnik dhe më gjerë.

Valë e lartë në Durrës, përmbyten shezlongët – pushuesit ikin me shpejtësi

Pamje të regjistruara pasditen e së enjtes në zonën e Brrylit, në Durrës, tregojnë momentin kur çadrat dhe shezlongët u “përmbytën” nga një rrymë e papritur detare.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj batice që ndodhi brenda pak minutash dhe shkaktoi panik te pushuesit, të cilët u larguan me nxitim nga plazhi.

Kapiteneria e Portit të Durrësit kanë bërë të ditur për mediat lokale ne Durrës se në det të hapur forca e detit është 5 ballë, por kjo gjendje nuk ka ndikuar dhe nuk pritet të ndikojë në vijim në lundrimet e trageteve.

Sipas njoftimit, tragetet e linjave Durrës–Bari dhe Durrës–Ankona do të udhëtojnë sipas orareve të parashikuara, ndërsa për linjën Durrës–Bari sot janë planifikuar lundrime të dyfishta për të përballuar fluksin e pasagjerëve.

Deputetja e LVV-së tallet me gjatësinë e deputetes së PDK-së: Shuumë shuuumë e vogël

Deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu Hyseni është tallur me gjatësinë e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, transmeton Demos.

“Për me e bo më të lehtë, i bjen veq 92 mijë e 134 vota më shumë se kjo Ariana. Ose edhe më thjeshtë, 4 herë më shumë vota se kjo Ariana. Ose edhe më thjeshtë. Më 9 shkurt, 92 mijë e 134 qytetarë më shumë i janë drejtu kutive të votimit për me votu Donikën dhe jo këtë Arianën”, shkroi ajo.

Shkrimi i plotë:

A e dini kush u zgërdhi mës së shumti dje në Kuvend, kur ne e propozuam Donika Gërvallën për kryeparlamentare? Ariana Musliu Shoshi.

A e dini sa vota i ka marrë Ariana në zgjedhjet e 9 shkurtit? Qe po ju tregoj unë, 21 mijë e 105.

Ama a e dini sa vota i ka Donika Gërvalla? Qe po ju tregoj prapë unë, 113 mijë e 239 vota.

Për me e bo më të lehtë, i bjen veq 92 mijë e 134 vota më shumë se kjo Ariana. Ose edhe më thjeshtë, 4 herë më shumë vota se kjo Ariana. Ose edhe më thjeshtë. Më 9 shkurt, 92 mijë e 134 qytetarë më shumë i janë drejtu kutive të votimit për me votu Donikën dhe jo këtë Arianën.

A po e kuptoni çfarë dallimi i madh?! E kjo zgërdhihet, sepse e vogël, shuumë shuuumë e vogël.

Cikloni i fuqishëm niset drejt rajonit dhe Kosovës, sonte stuhi të forta, rrufe, breshër dhe vërshime

Masat e nxehta me origjinë nga Afrika Veriore kanë përfshirë tashmë vendin tonë, duke sjellë temperatura mjaft të larta deri në 36°C në Kosovë, ndërsa në Shqipëri deri në 40°C.

Ndërkohë, një ciklon i fuqishëm nga Italia pritet të lëvizë sonte drejt rajonit tonë, duke sjellë rrebeshe intensive shiu, shkarkesa të forta rrufesh, breshër dhe erëra të fuqishme. Fillimisht, këto kushte do të prekin Malin e Zi në mbrëmje, për të vazhduar gjatë natës edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Si pasojë e reshjeve të dendura, lokalisht mund të shkaktohen edhe vërshime.

Të premten, moti do të mbetet herë pas here me rrebeshe lokale dhe shkarkesa rrufesh, ndërsa me afrimin e masave më të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit, pritet një rënie e dukshme e temperaturave, sidomos në fundjavë, prej të paktën 6-10°C në vlerat maksimale.

Gjatë kësaj periudhe, reshjet do të jenë në dobësim gradual, duke u kufizuar të shtunën në formë më të izoluar, e të dielën vetëm sporadikisht në zonat malore. Përndryshe, do të mbretërojë mot me vranësira dhe intervale me diell. /MeteoKosova