div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-325 category-paged-325 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti: Krenar që kemi krijuar një ambient që nxit mirëqenien e qytetarëve

Hulumtimi i Qendrës Amerikane të Kërkimeve “Gallup ka nxjerr se Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është shprehur krenar që si qeveri kanë arritur të krijojnë një ambient që sipas tij, nxit mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

“Në indeksin e këtij viti të Gallup Life Evaluation, Kosova dallohet si vendi me rritjen më të madhe në mirëqenien e raportuar. Në vitin 2014, vetëm 11% e popullsisë deklaronin se po përparonin; vitin e kaluar kjo shifër u rrit në 51%, që përfaqëson më shumë se gjysmën e popullsisë. Si qeveri, jemi krenarë që kemi krijuar një ambient që nxit mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Kurti në “X”.

Vuçiqi kërcënon protestuesit: Përgjigjja do të jetë ndryshe prej asaj që keni parë deri tash

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka kërcënuar protestuesit. Në një postim në Facebook ai ka shkruar se “djegia e vendit” nuk do të zgjasë shumë.

Vuçiq ka thënë se përgjigja e shtetit do të jetë krejt ndryshe nga ajo që është parë deri tani.

Sipas tij, do të përdorin gjithçka kanë në dispozicion për të vendosur ligj dhe rend.

“Ne duhet të mbrojmë vlerat e jetës normale dhe të denjë.  Përgjigja e shtetit do të jetë e ndryshme nga ajo që keni parë deri më tani. U premtoj qytetarëve të Serbisë se djegia nuk do të zgjasë shumë. Ne do të përdorim gjithçka që kemi në dispozicion për të rivendosur ligjin, paqen dhe rendin. Për sa kohë që marr frymë dhe ndërsa gjaku rrjedh në venat e mia, do t’i sfidoj ata dhe do të luftoj për Serbinë! Do të luftoj për popullin, qytetarët e Serbisë dhe ne do të fitojmë”, ka shkruar ai.

Protestat u shkaktuan fillimisht nga shembja e një stacioni hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit të kaluar që vrau 16 persona.

Ndërsa demonstratat kundër korrupsionit kanë tërhequr qindra mijëra protestues, ato kishin qenë kryesisht paqësore deri në përplasjen e së mërkurës, kur besnikët pro-qeveritarë organizuan kundërdemonstrata.

Të shtunën në mbrëmje, policia u vendos përsëri në një numër qytetesh, përfshirë Beogradin, ndërsa njerëzit morën pjesë në demonstrata për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Zyrat dhe flamujt që përfaqësonin partinë SNS të Vuqiçit kanë qenë në qendër të zemërimit të protestuesve.

Protestuesit gjithashtu thyen dritaret e selisë së Partisë Radikale Serbe, një partnere e koalicionit të SNS-së.

Befason mërgimtari: Gjithë këto kerre që vijnë prej diasporës janë me kredite

Rrahim Neziraj për “GazetaDemos”, foli për jetën personale dhe atë profesionale këtë javë.

Neziraj tregoi për sfidat e jetës larg Kosovës dhe punën e karrierën e tij.

Mërgimtari shtoi se “Gjithë këto kerre që vijnë prej diasporës janë me kredite”.

Deklarata e plotë:

Situatë alarmuese në Beograd – Studentët nisin grumbullimet, Vuçiq dërgon autokolonën me makina të blinduara

Në disa qytete të Serbisë, studentët dhe qytetarët kanë nisur të grumbullohen nëpër sheshe për të vijuar protestën kundër Vuçiq, sot në mbrëmje në ditën e pestë të saj.

Në Novi Sad protesta është thirrur në sheshin para rektoratit me moton “Po bien mbeturinat – populli sundon”, ndërsa banorët e Nishit po mblidhen për të nisur protestën në orën 21:00 te Crveni Pevac.

Në Novi Bečej, në veri të Serbisë, qytetarët për herë të parë kanë bërë thirrje të protestojnë para ambienteve të SNS, Partia Progresive Serbe e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiq për këtë arsye një kordon policor ruan godinën.

Ndërkohë Vuçiq ka dërguar një kolonë makinash policie drejt Beogradit të ri (zonë administrative e qytetit të Beogradit) ndërsa 4 studentë u ndaluan sot pasdite dhe ndodhen në ambientet e komisariatit të policisë.

Protesta janë thirrur dhe në Krushevac dhe Leskovac.

Protestat e fundit janë nxitur nga disa incidente në qyteza të Vojvodinës, më 12 gusht, kur mbështetësit qeveritarë i kanë sulmuar protestuesit me fishekzjarrë.

Situata është përshkallëzuar edhe nga veprimet e zyrtarëve policorë atë ditë, të cilët protestuesit i kanë akuzuar se nuk kanë bërë asgjë për t’i parandaluar sulmet.

Policia në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, dhe ka thënë se ajo i ka parandaluar disa trazira të mëdha.

Shpërthim në objektin e kandidatit të Listës Serbe në Veri

Vetëm pesë orë më parë, zjarrfikësit lokalizuan një zjarr që kishte shpërthyer në një objekt, i cili sipas informatave jozyrtare lidhet me Milosh Peroviçin, zyrtar i Listës Serbe dhe kandidat i kësaj partie në zgjedhjet lokale.

Skena e zjarrit këtë mëngjes ishte e rrethuar me shirita të verdhë. Dëmet materiale në ndërtesë janë të dukshme dhe ndihet era e djegies.

Siç u bindëm në terren, në afërsi të objektit ku shpërtheu zjarri është i angazhuar një automjet i Policisë së Kosovës.

Policia ka konfirmuar për Zubin Potok INFO se informacionin për zjarrin e kanë pranuar sot në mëngjes, në orën 04:20, përcjell Jepi Zë.

“Ka djegur kati i parë i shtëpisë, ku ndodhet shtypshkronja. Askush nuk është lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale. Deri më tani nuk ka të dyshuar,” tha Policia e Kosovës për Zubin Potok INFO.

VIDEO

ZP INFO mëson jozyrtarisht se policia dyshon që zjarri është vënë qëllimisht, por janë duke pritur fjalën përfundimtare nga ekspertët.

Për kujtesë, automjeti në pronësi të Milosh Peroviçit, në kohën kur ai ushtronte detyrën e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, ishte djegur në qendër të Zubin Potokut, herët në mëngjesin e 17 majit të vitit 2019.

Zelensky i thotë jo planit të Trump dhe Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë propozimin e Vladimir Putin që Ukraina të tërhiqet nga Donetsku dhe Luhansku si pjesë e një plani paqeje të mbështetur nga Donald Trump duke e bërë të qartë se një opsion i tillë nuk është i mundur.

Pas takimit me Putin në Alaskë, Trump foli me Zelenskyn për më shumë se një orë e gjysmë. Udhëheqësit e NATO-s dhe vendeve evropiane gjithashtu iu bashkuan thirrjes.

Sipas një burimi të njohur me bisedën, Trump i tha Zelenskyt se Putin ishte gati të ndalonte luftimet në fronte të tjera nëse Ukraina tërhiqej nga lindja e vendit. Zelensky e hodhi poshtë këtë, duke theksuar se nuk kishte tërheqje nga Donbasi.

Gazeta Financial Times raportoi më herët sot se Putin kishte kërkuar në një samit me Trump që Ukraina të tërhiqej nga Donetsk në këmbim të ngrirjes së frontit në rajonet Kherson dhe Zaporizhia.

Më vonë, gazeta New York Times raportoi se Trump e mbështeti planin dhe se ai besonte se paqja mund të arrihej shpejt nëse Ukraina pranonte të dorëzonte pjesën tjetër të Donbas, duke përfshirë zonat që nuk janë të pushtuara nga forcat ruse.

Trump dhe Zelensky do të takohen në Shtëpinë e Bardhë të hënën, dhe janë ftuar edhe udhëheqës evropianë, megjithëse ende nuk është e qartë se cili prej tyre do të përgjigjet.

Ambasadori gjerman: Më mirë të zgjidhej trafiku në hyrje të Vushtrrisë, sesa të ndërtohen dy ura në Ibër

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka pyetur se a është koha të ndërtohen ura shtesë në Ibër, në një kohë kur sipas tij, duhet shtensionim i situatës dhe jo tensionim.

Rohde tha se së shpejti janë zgjedhjet lokale dhe se klima politike po ngrohet, teksa shtoi se më mirë do të ishte që të zgjidheshin problemet e trafikut në hyrje të Vushtrrisë sesa të ndërtoheshin dy ura të reja në Ibër.

“Pra, çfarë dua të them, kur shkuam në Mitrovicë, e dini rrugën, do të thosha se do të ishte më e rëndësishme që të zgjidheshin tollovitë në qarkullim rrugor që ndodhin çdo ditë që ndodhin për rreth Vushtrrisë sesa të ndërtohen dy ura. Kjo do të ishte e rëndësishme për ta lehtësuar trafikun”.

“Me siguri KFOR-i në shumë raste ka deklaruar se mjedisi nuk është i duhur. Të gjithë ne e kemi qëllimin për ta hapur urën, nuk ka ndodhur por nëse klima nuk është e duhur për ta hapur një urë, a është e duhura për t’i hapur dy ura? Do ta shohim. E fundit që të gjithë duan të shohin janë më shumë veprime të KFOR-it në veri”, tha Rohde në një intervistë në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai foli edhe për vizitën e drejtorit për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, duke thënë se mesazhi kyç i vizitës ishte që Kosova t’i kryej punët e saj dhe t’i themelojë institucionet.

“Dua të them që vizita erdhi në një kohë të duhur dhe siç edhe e kemi thënë publikisht pas vizitës mesazhi kyç ishte që Kosova është pa një qeveri funksionale dhe pa kuvend tashmë për 6 muaj, kryeni detyrat e shtëpisë dhe bëjeni sepse kjo krizë kushtetuese që po vazhdon ende është në kundërshti me vullnetin e popullit. Nuk mund të keni një partner real nëse nuk ka numër të duhur nga ana tjetër”, tha Rohde.

Bajqinovci: Opozita të reflektojë dhe të votojë kandidatin tonë për kryetar të Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka komentuar mbi mundësinë e një ndryshimi të qëndrimit nga ana e opozitës në seancat e ardhshme, raporton GazetaBlic.

I pyetur nëse mendon se opozita do të ndryshojë qëndrimin e saj, Bajqinovci u shpreh:

“Nuk mund të paragjykoj se si do të veprojë opozita, por pres që të reflektojnë, të votojnë kandidatin tonë për kryetar të Kuvendit dhe të kalojmë në fazën tjetër, krijimin e qeverisë”, tha Bajqinovci për GazetaBlic.

Bajqinovci theksoi rëndësinë e kalimit të këtij hapi të rëndësishëm për të mundësuar krijimin e institucioneve dhe avancimin e proceseve të tjera të domosdoshme për vendin.

Ai shpreson që opozita të tregojë gatishmëri për të kontribuar në këtë fazë vendimtare.

“1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive”

Sot, KEDS ka njoftuar se ka nisur shkyçjet masive të bizneseve që nuk kanë dalë në tregun e lirë. 

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ngritur alarmin për papunësi masive pas këtij vendimi,

Sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për biznesët që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE.

“1400 biznese, kryesisht prodhues, po shkyçen me dhunë nga rrjeti i energjisë elektrike. Mijëra punëtorë rrezikojnë të mbesin pa vende pune, pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre.  Qytetari i Kosovës, i rraskapitur nga çmimet e larta të produkteve bazike dhe energjisë, sot po përballet edhe me rrezikun e papunësisë masive, si pasojë e vendimeve rrënuese të Kurtit dhe klikës së tij në ZRRE. Situata është alarmante. Ky është vetëm vazhdimi i përpjekjeve të qëllimshme të lidershipit të LVV-së dhe vartësve të tyre për të shkatërruar sektorin privat, ashtu siç kanë bërë me institucionet e pavarura. Kjo mendësi totalitare i përket shekullit të kaluar, dhe shoqëria jonë nuk do ta tolerojë”.

Për këtë çështje kanë reaguar edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, nga ku, përmes një komunikate për media thuhet se liberalizimi i dhunshëm rrezikon të lërë pa punë mbi 22 mijë punëtorë dhe të godasë rëndë ekonominë e vendit.

Bajrami: Sot po merr formë politika shkatërruese e Kurtit, qytetarët po paguajnë për mafinë energjetike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) sot nisi shkyçjen e rreth 450 bizneseve, të cilat nuk kanë lidhur marrëveshje me një furnizues.

Lidhur me këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, kur deputetja Hykmete Bajrami ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Ajo ka thënë se sot po merr formë politika ‘’shkatërruese’’ e Kurtit, duke shtuar se ky i fundit, ka instaluar ‘’të dëgjueshmit’’ e tij në ZRRE por edhe në institucione të tjera.

‘‘Për të kundërshtuar dhe shprehur shqetësimin tonë lidhur me shkyçjen e mbi 1300 bizneseve. Sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit. Ka instaluar të dëgjueshmit e tij në ZRRE dhe në çdo institucion tjetër. Sot shkyçja e dhunshme është persekutim. I bëjmë thirrje prokurorisë speciale që të merret me institucionet siç janë ZRRE dhe të tjera’’, ka thënë ajo.

Bajrami ka thënë edhe se qytetarët po paguajnë për mafinë energjetike, dhe se qytetarët do të përballen me një valë të re të inflacionit.

‘‘Qytetarët duhet ta dinë që po paguajnë për mafinë energjetike. Faturat për ekonomi familjare ka kohë që janë dyfishuar. Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit. Kjo politikë, disa biznese do ti mbyllë në tërësi, disa do të largohen për në vendet fqinje’’, ka thënë ajo.