div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-370 category-paged-370 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Haziri: Vjosa nuk i ka duart e lidhura më, e theu rrethin pesë vjeçar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është deklaruar pas kërkesave të presidentes Vjosa Osmani në drejtim të Gjykatës Kushtetuese.

Haziri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kushtetuesja është rruga e vetme që Osmani ta ushtrojë rolin e saj si presidente, shkruan Insajderi.

“Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! Gjykata Kushtetuese është rruga e vetmë për ta ushtruar rolin e saj. Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma. Të tjerët kanë me përcjelle! E theu rrethin 5-vjeçar”, ka deklaruar Haziri.

Osmani gjatë konferencës së të martës ka thënë se përveç bllokadës institucionale dhe cënimit të rendit kushtetues, as ajo si presidente s’po mund ta ushtrojë në plotëni funksionin e saj si presidente për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.

Një person sulmon policinë, njëri bëhet për spital

Një person është arrestuar në fshatin Sllatinë e Epërme të komunës së Vitisë, pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Si pasojë e sulmit një zyrtar ka kërkuar trajtim mjekësor.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Një zyrtar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ky është momenti i arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi

Është raportuar nga mediat serbe se është arrestuar ish-ushtari i UÇK-së, Lulzim Halili, raporton Gazeta Imazhi.

Ai u arrestua sot në një aksion të përbashkët të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, UKP-së së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Luftës.

Pamje nga momenti i arrestimit të tij:

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua sot nga shërbimi informativ serb (BIA)

Lulzim Halili, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar sot nga shërbimi informativ serb (BIA) në qytetin e Svilanacit, në territorin e Serbisë.

Sipas raportimeve, autoritetet serbe po e akuzojnë Halilin për krime lufte ndaj popullatës serbe gjatë luftës në Kosovë, megjithëse detajet konkrete mbi aktakuzën eventuale nuk janë bërë ende publike nga ana zyrtare.

Arrestimi i tij ngre sërish shqetësime mbi sigurinë juridike të qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë në Serbi, sidomos ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët vazhdimisht janë përballur me arrestime të tilla të bazuara në akuza politike dhe të paqarta.

Autoritetet kosovare deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë rast.

Lulzim Halili

LAJMI I FUNDIT: Serbia arreston edhe një ish-ushtar të UÇK-së

Mediat serbe raportojnë se Serbia ka arrestuar ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Lulzim Halili.

Ai u arrestua sot në një aksion të përbashkët të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, UKP-së së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Luftës.

Halili është një ish-anëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila vepronte në zonën e Pejës, Prishtinës dhe Gjakovës, përfshirë sulmin ndaj postbllokut të Ushtrisë Jugosllave në Koshare, raporton “Novosti”.

Në konsultim me Zyrën e Prokurorit për Krime Lufte, Halili u ndalua për 48 orë.

Tërhiqet nga gara kandidati i AAK-së për kryetar

Ilir Tasholli, kandidat për kryetar të Lipjanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vendosur të tërhiqet nga kandidatura.

Tasholli e ka bërë të ditur një gjë të tillë me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, pa njoftuar për arsyet pse e ka bërë këtë. Mirëpo ka thënë se “betejat politike nuk përfundojnë këtu”, shkruan Insajderi.

Dua t’ju njoftoj se, për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani”, thuhet në postimin e tij.

Falënderoj me zemër të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët që më kanë mbështetur pa hezitim ndër vite – në sfidat lokale dhe ato qendrore. Mbështetja juaj ka qenë motivimi më i madh në çdo angazhim timin”, vijon postimi i tij. /Insajderi.org/

 

Ndërron jetë nëna e ish-deputetit të PDK-së, Hisen Berisha

Ka ndërruar jetë Ryve Zeneli – Berisha, nëna e komandantit dhe bashkëluftëtarit të njohur, njëherëshit edhe ish-deputet i PDK-së, Hisen Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti Berisha.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën, më 23 korrik 2025, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Rashkoc.

Bashkëluftëtarët e interesuar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit janë ftuar të mblidhen deri në orën 13:30 në Qendrën Sportive/Restorantin “Arlindi & Argjendi” në Kodër të Becit.

Vdekja tragjike e punëtorit në Skenderaj, Nura njofton se nuk do të ketë program muzikor për qytetarët

Kryetari i Komunës së Skenderajt ka dalë me njoftim për qytetarët se sot nuk do të ketë program muzikor në kuadër të festivalit ”Mërgata Fest”, shkruan Gazeta Demos.

Kjo për arsye të vdekjes së punëtorit Robert Veliu, i cili vdiq tragjikisht duke punuar sot në Skenderaj.

”’Të nderuar qytetarë, pjesëmarrës të festivalit Mërgata Fest dhe ju bashkatdhetarë,

Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet.

Duke besuar në mirëkuptim e secilit përballë këtij rasti të dhimbshëm, i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve!”, shkruan Nura.

E rëndë: Vdes i riu nga Malisheva

Ka ndërruar jetë i riu nga Malisheva, i cili u godit ditë më parë nga një automjet, shkruan Gazeta Demos.

I ndjeri, Shkodran Morina nga fshati Burim i Malishevës, nuk mundi t’i përballojë plagëve të marra që i ishin shkaktuar nga ky aksident.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur mediat lokale në Malishevë.

E dhimbshme: Vdes edhe një punëtor në vendin e punës

Një person dyshohet ka ndërruar jetë në vendin e punës në një objekt banesor në Skenderaj.

I njëjti dyshohet se kishte sulm kardiak.

Gazeta Insajderi, ka provuar të marrë edhe një konfirmim nga Policia por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.