div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-371 category-paged-371 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
IHMK-ja: Kosova në rrezik ekstrem nga temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi ka njoftuar për rreziqet e temperaturave të larta që po mbizotërojnë këto ditë.

“Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjatë disa ditë rresht. Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizim me ujë, energji elektrike, vështirësi në trafik. Kushte moti jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja ka thënë se sa i përket motit, Kosova gjendet në zonën e kuqe, e cila llogaritet me rrezik ekstrem.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë ka rekomanduar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 – 25 korrik 2025.

Ky njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë vjen pas vdekjes së dy punëtorëve të ndërtimit, të hënën në Gjakovë.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta. Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Tragjedia në Gjakovë – Ky është punëtori i dytë që vdiq në vendin e punës, ishte ushtar i UÇK-së

Dy punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën sot gjatë punës në një punishte në qytetin e Gjakovës. Sipas informacioneve të para, të dy viktimat janë rreth moshës 50-vjeçare, shkruan Insajderi.

Njëri nga personat që ka vdekur ishte Hazir Jakupi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe vëllai i dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku.

“Lajmi tragjik për vdekjen tënde të hershme na preku shumë, bashkëluftari im Hazir Jakupi do të kujtojmë përherë si luftëtar lirie, njeri i urtë dhe shokë i ditëve me të vështira”, shkruan një bashkëluftëtar i tij.

I vdekur në këtë rast ka mbetur edhe Daut Bajraktari.

Vëllai i Agonit: Çdo vendim tjetër përveç paraburgimit për policët na shtyn të mendojmë për opsionet tjera
Alban Zejnullahu, vëllai i Agon Zejnullahut, tha në Kosova Live në T7 se shpresojnë që Gjykata Themelore do të marrë sërish vendim për paraburgosjen e policëve.

“Shpresojmë që Gjykata Themelore në Lipjan do të vendosë njëjtë masën siç ka qenë dhe prapë do ta caktojë masën e paraburgimit ndaj atyre që e vranë vëllanë tonë”, tha ai.

Ai paralajmëroi se ndonjë vendim tjetër do t’i shtynte ata si familjarë që të mendojnë “për opsionet tjera”.

“Përndryshe, çfarëdo vendimi tjetër, përveç neve si familje që na i rihapë plagët e vuajtjes, na shtyn me mendu edhe për opsionet tjera. Andaj u lutemi të gjithëve, sidomos këtyre institucioneve, i lusim, me gjithë qenien po e them, që drejtësia të vijë në vend”, tha ai.

Gjykata e Apelit, tha në një komunikatë për shtyp sot se i ka kërkuar Themelores që “t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”.

Koci paralajmëron protestë para Kuvendit: Situata tash ka eskaluar…

Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar një protestë para Kuvendit të Kosovës të hënën.

Ai, në një deklaratë për Kanal 10 të hënën në mëngjes, tha se protesta para seancës së sotme konstituive do të jetë befasi.

“Kjo do të jetë në vargun e protestës time. Unë mendoj që situata tash ka eskaluar, ka kaluar çdo kufi. Protesta do të jetë befasi, interesante”, tha ai.

Ai tha se me këtë sjellje politike, po “rrënohen sukseset e Kosovës”.

“Këto veprime tashmë nuk janë politikë, por edhe parapolitikë. Nuk po mundem me besu që kjo mund të na ndodhë”, tha Koci.

Qytetari shkon me ujë të hoxhallarëve te Kuvendi: Ndoshta i bën hajër Kurtit

Një qytetar ka zgjedhur të protestojë në një mënyrë më interesante sot para Kuvendit të Kosovës.

Derisa po tentonte të lëshonte një çantë në shkallët e parlamentit, ai u pengua nga sigurimi, transmeton Klankosova.tv.

Ai, në çantë kishte një bostan, për të cilin tha se kryeministri në detyrë ka gënjyer për bashkimin kombëtare, për një frut të tillë.

“Duhet me e refuzu, mos me lanë mu fut në parlament”, u shpreh ai.

Derisa ai shtoi se ka marr ujë te disa hoxhallarë në Shqipëri, për t’i bërë hair Kurtit.

Tragjike: Dy vëllezër 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.

Sipas informacioneve të para, fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë dhe së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 8 dhe 10 vjeç, shkruan Topchannel.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

“VV e ka marrëveshjen me Nismën dhe Listën Serbe“

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  dhe Nisma Socialdemokrate formuan një koalicion parazgjedhor. Ky koalicion ka siguruar 8 mandate në Kuvendin e Kosovës, me 5 deputetë nga AAK dhe 3 nga Nisma .

Pavarësisht bashkëpunimit elektoral, marrëdhëniet mes dy partive janë të ndërlikuara. Nga AAK kanë deklaruar se nëse Nisma dhe VV-ja arrijnë marrëveshje, e Limaj propozohet kryeparlamentar nuk do ta votonin.

Ibrahimi i AAK-së: Në asnjë rrethanë nuk do ta votonim Limajn për kryeparlamentar

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka deklaruar se AAK-ja nuk do ta mbështesë kandidimin e Limajt për krye parlamentar nëse ndodh diçka e tillë.

“E kemi thënë disa herë që në asnjë rrethanë nuk do ta votonim Fatmir Limajn për kryeparlamentar” ka deklaruar Brahimaj.

Lidhur me takimin e paralajmëruar ndërmjet Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt, deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj,  është shprehur skeptik për ndonjë zgjidhje të afërt, duke ironizuar situatën me Burdushin.

“Se a do të ketë ndikim ky takim, mundemi me e pyet Burdushin. Ndoshta ai ia qëllon, sepse në këto rrethana është shumë vështirë të parashikohet diçka”, ka thënë ai.

Sipas tij, Vetëvendosje po tenton të hedhë fajin mbi opozitën për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Në çdo seancë të mbajtur deri më tani, Brahimaj thotë se janë deputetët e Listës Serbe dhe të Nismës ata që e kanë lëshuar sallën, pas VV-së, duke implikuar kështu se ata kanë marrëveshje dhe se u duhet votimi i fshehtë për të vazhduar

“Si duket VV-ja veç i ka votat e garantuara të Listës Serbe, ata po thonë që opozita po e bllokon procesin por çdo seancë kur po e lëshon sallën, po e lëshon Lista Serbe sallën edhe Nisma, këtyre vetëm ju duhet votimi i fshehtë sepse marrëveshjen e kanë”, ka deklarua ai për Front Online.

Erërat e fuqishme lënë pa rrymë mijëra konsumatorë në Kosovë – mbi 40 linja jashtë funksionit

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se për shkak të erërave të forta, të përcjella me shi, aktualisht në mbarë Kosovën janë mbi 40 Dalje jashtë funksionit.

Sipas KEDS, rajonet më të prekura nga këto kushte atmosferike janë Peja, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj, ku një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike.

Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht në eliminimin gradual të dëmeve të shkaktuara në rrjet, për çka kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar në këto rajone”, thuhet në njoftim.

 

10%shi – Trusi me një njoftim të rëndësishëm

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se kanë ndarë mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e 2025-s.

Në njoftim thuhet se mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025 janë në shumën prej 2,995,026.14 euro për 6,905 persona, të cilët: (a) këtë vit e arrijnë moshën e pensionimit 65 vjeçare (pra janë të lindur në vitin 1960), ose (b) kanë vdekur, dhe kursimet e tyre janë tërhequr nga trashëgimtarët e tyre (pas rimbursimit të vitit 2024).

“Ky është viti i tretë që po vazhdon rimbursimi i 10%-shit për kontribuuesit që i kishin të kursyera deri në 9,999.99 euro në llogarinë e FKPK-së në momentin e aplikimit për tërheqjen e parakohshme (më 2020 dhe 2021). Për këtë, më 2024 ishin rimbursuar 1,873,875.75 euro ndërsa më 2023 ishin rimbursuar 5,431,049.56 euro”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, tutje thuhet se sa i përket rimbursimit për pjesëmarrësit e tjerë, në përputhje me ligjin aktual, procesi do të vazhdojë deri në vitin 2028.

Miliona në vlerë dinari, dhjetëra mijëra euro dhe një armë pa leje- Çka u gjet tek eprori i dyshuar për spiunazh?

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) kanë realizuar një operacion për veprën penale “spiunazhi”, ku është vënë në pranga një epror policie.

Bojan Jevtic, zëvendëskomandant dhe shef i operativës së një nga strukturave në veri të Kosovës, dyshohet se merrte informacione për sekrete shtetërore të vendit dhe i çonte për tek Agjencia serbe për Inteligjencë, BIA.

Përgjatë bastisjes në shtëpinë e Jevtic, organet e rendit gjetën dy milionë dinarë serb (përreth 17 mijë euro), 10 mijë euro, dokumente dhe një armë pa leje.