div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-385 category-paged-385 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arrestohen katër persona për një rast rrëmbimi në Prishtinë – në mesin e tyre edhe një zyrtar policor

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë ndaluar katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast rrëmbimi të ndodhur më 19 shtator 2025, në lagjen Veternik të Prishtinës.

Sipas komunikatës së përbashkët për media, pas veprimeve hetimore dhe identifikimit të të dyshuarve, është konstatuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

IPK, në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritur të sigurojë prezencën e personave të dyshuar dhe të sekuestrojë prova materiale, përfshirë një armë zjarri dhe një lodër që imiton armën e tipit AK-47.

Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Arrestohen katër persona për një rast rrëmbimi në Prishtinë – në mesin e tyre edhe një zyrtar policor - Insajderi - image 197
“Kurti pagoi Adelinën për ta lavdëruar” – akuza e fortë nga Haki Abazi

Anëtari i AAK-së, Haki Abazi, ka komentuar deklaratën e këngëtares së njohur shqiptare, Adelina Ismaili, e cila para disa javësh në një emision kishte thënë: “Është epoka e Albin Kurtit.”

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Abazi u shpreh se kryeministri në detyrë i ka dhënë para artistes.

“Kam thënë që Kurti ka hyrë në lloçin ballkanik të bërjes fushatë dhe të arritjes tek elektorati, duke paguar. Nuk kam thënë që Adelina Ismaili i ka marrë paret, por Albin Kurti i ka dhënë paratë Adelina Ismailit. Ka grant prej Ministrisë së Kulturës, ka marrë grant prej kësaj Ministrie”.

“Jemi në një ide e koncept që Kurti është bërë më lloç se sa që kanë qenë politikanët e tjerë. Ka përdorur të gjitha fondet”, deklaroi Abazi, njofton Klankosova.tv.

Abazi: Për qëllime të veta, Kurti nesër ulet edhe me Radoiçiqin

Anëtari i AAK-së Haki Abazi, e ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, lidhur me zhvillimet politike në vend.Abazi u shpreh goxha i bindur se Kurti kurrë më s’do të jetë kryeministër i Kosovës.

“As një lider nuk i beson Kurtit me hy në qeverisje. Aq i kontaminuar e toksik është kjo punë. Ju e patë se deri ku mbërriti edhe raporti me Shqipërinë”, tha Abazi në DPT te Fidani.Ai theksoi se nuk ka as edhe një dyshim që Albin Kurti, për qëllime të veta politike nesër ulet edhe me kryeterroristin Millan Radoiçiq, për ta bërë qeverinë.

“Kjo është shumë e qartë. Por, në këtë moment nuk është i interesuar të marrë përgjegjësi për atë se çka po ndodh në veri, për atë se çfarë realisht ka obligim Kosova ndaj partnerëve ndërkombëtar”, tha ai në Klan Kosova.

Kryeministri kanadez: Nëse Netanyahu hyn në Kanada, ai do të arrestohet

Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi se do të mbështeste vendimin e ish-kryeministrit Justin Trudeau për të arrestuar kryeministrin Benjamin Netanyahu nëse ai do të hynte në Kanada, në përputhje me urdhër-arrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Carney e bëri deklaratën gjatë një interviste me Mishal Husain në emisionin The Mishal Husain Show të Bloomberg, të transmetuar të dielën.

Kur u pyet drejtpërdrejt nëse do të ishte i përgatitur të arrestonte Netanyahun, Carney u përgjigj: “Po.”

Duke iu drejtuar të ardhmes së politikës kanadeze mbi shtetësinë palestineze, Carney tha: “Qëllimi përfundimtar është një shtet palestinez i lirë dhe i qëndrueshëm që jeton krah për krah në paqe dhe siguri me shtetin e Izraelit.”

Ai akuzoi qeverinë Netanyahu se po vepronte kundër këtij vizioni.

“Ne pamë se veprimet e qeverisë Netanyahu ishin të dizajnuara në mënyrë të qartë për t’i dhënë fund çdo mundësie për një shtet të Palestinës, në shkelje të Kartës së OKB-së dhe në kundërshtim me politikën e qeverisë kanadeze të çfarëdo lloji politik që nga viti 1947”, tha ai.

Komentet e Carney-t erdhën pas armëpushimit të fundit midis Izraelit dhe Hamasit, i ndërmjetësuar sipas kushteve të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

10-vjeçari në Ferizaj e gjen kuletën me mbi 1 mijë euro në rrugë, e dorëzon në Polici

Një 10-vjeçar në Ferizaj e ka dorëzuar në polici një portofol me dokumente e para, që e kishte gjetur në rrugë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në portofol janë gjetur dokumente personale, si dhe 1130 euro, 20 franga zvicerane dhe 130 denarë maqedonas, shkruan Reporteri.net.

Pronari është identifikuar dhe është paraqitur në stacion.

” Pas verifikimit, policia ka arritur të identifikojë dhe të kontaktojë pronarin, B.B. nga Kaçaniku, i cili është paraqitur menjëherë në stacionin policor dhe ka konfirmuar se të gjitha sendet dhe paratë ishin të paprekura, të cilat i janë kthyer me procesverbal. Pronari ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë ndaj djaloshit dhe familjes së tij për gjestin e ndershëm, si dhe ndaj Policisë së Ferizajt për profesionalizmin dhe bashkëpunimin korrekt”, thuhet në njoftim.

10-vjeçari në Ferizaj e gjen kuletën me mbi 1 mijë euro në rrugë, e dorëzon në Polici - Insajderi - Screenshot 20251020 180523 Gallery
Rënditja e partive për Asamble në Mitrovicë befasuese – kjo parti ka shkëputje të madhe

Rezultatet e QKN-së dhe QNR-së për Asamblenë e Mitrovicës tashmë janë numruar të gjitha.

Nga të dhënat e KQZ-së, del se Partia Demokratike e Kosovës mbetet e para me 40,27%, e pasuar me Vetëvendosjen me 7 mijë e 35 vota apo 22,87 për qind.

E treta është Guxo, ndërsa në vend të katërt Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kujtojmë se kjo komunë ka shkuar në balotazh, ku më 9 nëntor për të partin e qytetit do të përballen Arian Tahiri i PDK-së me Faton Pecin e VV-së./Klankosova.tv

Pas trajtimit mjekësor, ‘merret ky vendim’ për Fatmir Shehollin

Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Kjo u konfirmua  nga zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.

“Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendren e Paraburgimit”, deklaroi Gashi.

Sheholli, më 11 tetor kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe ishte hospitalizuar në spitalin e Gjilanit. Ndaj tij, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Veç edhe një kuti e diasporës e pa numëruar për Prishtinën – Ky kandidat dominon

Numërimi i votave të diasporës po shkon drejt fundit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka mbetur vetëm edhe një kuti pa numëruar nga votat me postë në Prishtinë.

 

 

Nga përditësimi i fundit del se kandidati i LDK-së njëherësh kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama, i ka marrë 476 vota nga bashkëatdhetarët apo 54.90 për qind, derisa kundërkandidati i tij nga LVV-ja Hajrulla Çeko, i ka 240 vota apo 27.68 për qind e votave, përcjell Periskopi.

 

 

Derisa ai i PDK-së Uran Ismaili, ka marrë 103 vota nga mërgimtarët apo 11.88 për qind të votave.

E ndërkaq tek rezultati i përgjithshëm kur janë numëruar 99.63 për qind e votave, Rama i ka 35 mijë e 430 vota, Çeko 34 mijë e 856 vota, Uran Ismaili 29 mijë e 71 vota.

 

 

“Lumir Abdixhiku e ka aprovuar koalicionin LDK-VV në Vushtrri”

Avokati Besnik Berisha ka reaguar për koalicionin e arritur sot ndërmjet kandidatit të LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi

Berisha ka thënë se ky koalicion nuk ka ndodhur rastësisht. Sipas tij, është miratuar paraprakisht nga vet kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndonëse ky i fundit sot publikisht reagoi kundër marrëveshjes.

Sipas Berishës, marrëveshja është diskutuar, aprovuar dhe lejuar nga Abdixhiku deri në mbrëmjen e kaluar, kur “është kërkuar që të anulohet ose të mos realizohet publikisht”.

Për këtë, ai thotë se ka prova.

Statusi i plotë:

Edhe kete e boll

Me i ra pishman ka drejt secili, ama me iu servu te paverteta antareve te familjes eshte gjynah bre…!

Per mos me i hy ne hak askujt, po aq sa per ta thene te verteten e plote, edhe kur e verteta dhemb, koalicioni me VV ne Vushtrri nuk ka ndodhe rastesisht.

Ai eshte diskutuar, aprovuar dhe lejuar nga vet kryetari i LDK-se, Lumir Abdixhiku, deri mbreme, kur gjerat kane ndryshuar, e kur eshte kerku me anulu, ose jo publikisht me realizu.

Madje, nese duan me tregu drejt, ne kembim te asaj vote ne Vushtrri, eshte kerkuar perkrahje edhe ne Suhareke per Ardianin. Kjo perkrahje eshte siguru dhe keshtu eshte edhe per Suhareke, ndonese po perpiqen ta mbajne msheft. .

Per keto, dikush ka prova. ☺️

Po e mbylli me nje citat te kryetarit Abdixhiku, thene tek Leo ne Pressing :

” Tash, ne garen ne Vushtrri, ku LDK do te jete ne gare potencialisht me PDK-ne, eshte Vetevendosje ajo qe ben fituesin dhe njera prej partive duhet te beje marreveshje me Vetevendosjen per Vushtrrine”

Nejse… kaq sa per “rrugen pa busulle”

dhe per “konsistencen” qe shpesh i degjojme ne deklarata, por rralle i shohim ne veprim.

"Lumir Abdixhiku e ka aprovuar koalicionin LDK-VV në Vushtrri" - Insajderi - image 193

 

Vdes gjenerali serb, i dënuar për krime lufte në Kosovë

Ish-gjenerali i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe i dënuari i Hagës, Nebojsha Pavkoviq, vdiq në moshën 79-vjeçare në Beograd, raporton Radio Televizioni i Serbisë.

Pavkoviq, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.

Ai e vuajti dënimin në një burg në Finlandë.

Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, Pavkoviq u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët.

Trajtimin, pastaj, e vazhdoi në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.

Nga viti 2000 deri më 2002, Pavkoviq shërbeu si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave.

Më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s në Republikën e atëhershme Federale të Jugosllavisë, ai ishte komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave.

Në vitin 2009 u shpall fajtor në Hagë për të gjitha akuzat që e ngarkonin: dëbime, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutime të civilëve shqiptarë nga Kosova, në gjysmën e parë të vitit 1999.

Vendimi i shkallës së parë u konfirmua në vitin 2014.

Në maj të vitit 2022, Mekanizmi Ndërkombëtar në Hagë e hodhi poshtë kërkesën e Pavkoviqit për lirim të parakohshëm, për shkak të “peshës së madhe të krimeve të tij” dhe “mungesës së rehabilitimit”.

Aktakuza kundër tij dhe gjeneralëve të tjerë u ngrit në fund të vitit 2003, dhe në vitin 2005 ai u ekstradua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Së bashku me të u dënuan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, Dragolub Ojdaniq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, gjenerali i policisë, Sreten Llukiq, dhe ish-zëvendëskryeministri i Republikës Federale të Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq.

Pavkoviq dhe Llukiq u dënuan me nga 22 vjet burg secili, ndërsa Ojdaniq dhe Llukiq me nga 15 vjet secili./REL/