div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-39 category-paged-39 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti kthehet nga Davos, del me këtë njoftim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është kthyer nga Davos. Ai ka njoftuar se ka pritur në takim një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi.

Kurti ka thënë se me ta ka biseduar për bashkëpunimet kulturore dhe për lidhjet që letërsia i mban të gjalla mes hapësirave tona, si dhe për rolin e festivalit në forcimin e komunimikit përmes fjalës artistike, me theks të veçantë në prezantimin e letërsisë shqipe në Malin e Zi brenda programit të festivalit.

 

Qëllohet për vdekje taksisti shqiptar, la pas vetes 3 fëmijë

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel, në Belgjikë.

Viktima është identifikuar si shtetasi Marko Beka, banues në Geel dhe me profesion taksist.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë një parku pas kishës në qendër të fshatit. Sipas mediave belge dhe autoriteteve, dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati që ka dalë jashtë kontrollit mes taksistit dhe disa klientëve. Pas incidentit, autorët janë larguar në këmbë dhe vijojnë të jenë në kërkim nga policia.

Dëshmitarë okularë kanë parë të shtrirë në tokë 45-vjeçarin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë nga plagët e marra.

Zona u rrethua për disa orë, ndërsa në vendngjarje mbërritën hetues, laboratori kriminalistik dhe mjeku ligjor. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Marko Beka ishte babai i tre fëmijëve, të moshave 5, 11 dhe 17 vjeç, dhe drejtonte një biznes privat taksish në Geel. Bashkëshortja e tij, Izabela, e përshkruan atë si një njeri të qetë, të sjellshëm dhe shumë social, i dashur për komunitetin dhe pa konflikte me askënd.

Autoritetet belge bëjnë me dije se asnjë i dyshuar nuk është arrestuar ende, ndërsa apelojnë për informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Gjykata merr vendimin për të dyshuarit për manipulim me vota

Gjykata Themelore në Prizren i  ka caktuar nga një muaj paraburgim 23 të dyshuarve në rastin e manipulimit me vota për kandidatë për deputetë.

21 të pandehudit, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B.,   D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., dyshohen per veprën penale “falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së.

E pandehura A.V. dyshohet se  ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2  të KP-së, dhe marrja e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 të KP-së.

Ndërsa G.P., në cilësinë e vëzhguesit dyshohet se  ka kryer veprat penale penale, Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KP-së, dhe Dhenia e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 te KP-së.

Njoftimi i plotë:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj njëzetetre (23) të pandehurve , për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale

Prizren, 24 janar 2026– Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,  sot ka mbajtur katër (4) seanca dëgjimore, referuar kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëzetetre (23) të pandehurve, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosja, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit.

Gjyqtarët e procedurës paraprake, kanë marrë vendim si në vijim:

Njëzetenjë (21) të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B.,   D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i’u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se secili veç e veç  ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Ndaj një (1) të pandehure, A.V.,, i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se  ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2  të KP-së, dhe marrja e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 të KP-së.

Ndaj një (1) të pandehuri G.P.,  (në cilësinë e vëzhguesit) i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se  ka kryer veprat penale penale, Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KP-së, dhe Dhenia e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 te KP-së.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas dorëheqjes së Kryetarit Lumir Abdixhiku.

Në një postim në Facebook, Hoti theksoi se do të kërkojë besimin e anëtarëve të LDK-së më 31 janar 2026 dhe u zotua për një ringritje të plotë të partisë, duke përfshirë të gjitha strukturat dhe anëtarët.

Ai premtoi një LDK të hapur, të drejtë dhe konkurruese, ku meritokracia dhe bashkëpunimi i brezave do të jenë në fokus.

Hoti nënvizoi rëndësinë e forcimit të vlerave themelore të partisë, duke garantuar se LDK do të rikthehet si alternativa kryesore qeverisëse në Kosovë.

Njoftim i rëndësishëm për Hashim Thaçin

Në çështjen e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuҫit kundër administrimit të drejtësisë, është pranuar në prova materiale një intervistë e Kilajt e dhënë për prokurorët në kohën e kontrollimit dhe sekuestrimeve në vendbanimin e tij.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle e cila tha se kjo ishte kërkesë e Prokurorisë.

“Në kohën e intervistës, z. Kilaj hoqi dorë nga e drejta e tij për të heshtur dhe nga e drejta për të pasur avokat të pranishëm gjatë intervistës. Gjykatësi konstatoi se përpara intervistës, ZPS-ja i kishte komunikuar z. Kilaj, gojarisht dhe me shkrim në shqip, të gjitha të drejtat e tij si i dyshuar sipas nenit 38(3) të Ligjit të DHSK-së, dhe se z. Kilaj kishte konfirmuar përmes vënies së nënshkrimit se i kuptonte këto të drejta. Z. Kilaj u informua gjithashtu se mund të tërhiqej nga heqja dorë e të drejtave në çdo kohë dhe të ndryshonte mendje lidhur me praninë e avokatit. Sipas ligjit, prokurorët ishin gjithashtu të detyruar të njoftonin z. Kilaj se ishte i dyshuar për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, tha Doyle.

Ai tregoi se këtë intervistë e kishte kundërshtuar mbrojtja duke pretenduar se Kilaj nuj ishte informuar mjaftuehëm dhe në hollësi për veprat penale për të cilat po hetohej. Mirëpo, duke u bazuar në incizimin e intervistës, gjykatësi kishte konstatuar se intervistuesit ia kishin bërë të qartë Kilajt se ekzistonin arsye për të besuar se ai kishte kryer një vepër penale që përfshihet në juridiksionin e gjykatës, se ZPS-ja hetonte krime ndërkombëtare dhe krime të lidhura me pengimin e drejtësisë, dhe se çdo deklaratë e dhënë nga ai mund të përdorej kundër tij në gjykatë.

“Duke iu referuar jurisprudencës së tribunalëve ndërkombëtarë dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gjykatësi përcaktoi se “ hetuesit paraqitën hapur në fillim të intervistës ‘arsyet e tyre për të besuar’ se z. Kilaj mund të ketë marrë pjesë në një vepër penale që përfshihet në juridiksionin e DHS-së”, se, “dokumentet që iu paraqitën z. Kilaj përmbanin jo vetëm llojin e veprave penale për të cilat ai dyshohej, por edhe llojin e informacionit për të cilin bëhej fjalë,” dhe se “asgjë në këto shkëmbime nuk lë të mendohet se heqja dorë nga të drejtat, e shprehur në fillim të intervistës, ishte bërë pa qenë plotësisht i informuar…”, tha Doyle.

Në të njëjtën çështje, ai tha se gjykatësi i çështjes miratoi një kërkesë të ZPS-së për shtimin e materialeve në listën e saj të provave materiale dhe nxjerrjen zyrtare të këtyre materialeve Mbrojtjes më 19 janar 2026.
Doyle tha se këto materiale janë që Prokuroria i ka marrë gjatë muajit të fundit nga një institut dhe një kompani forenzike.

Në të njëjtin rast, Doyle tregoi se u miratua një kërkesë të përbashkët të Mbrojtjes për shtimin e numrit të fjalëve për përgjigjen e tyre ndaj mocionit të ZPS-së për pranim të provave.

Ndryshe, Doyle tregoi edhe për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Veç kësaj u përmend se në Kosovë gjendet një ekip i Programit për komunikim dhe ndërgjegjësim gjendet në Kosovë ku po zhvillon aktivitete për të informuar grupe studentësh në Prishtinë lidhur me mandatin dhe proceset në gjykatë.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

LISTA | Këta janë peronat që po kërkohet paraburgim për ta për manipulim votash, dyshohen edhe për ryshfet

Gjykata Themelore në Prizren ka filluar të mbaj seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin në të cilin më 23 janar 2026 janë ndaluar gjithsej 109 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.

Të dyshuarit siç merr vesh Insajderi janë ndarë në katër grupe për shkak se janë katër prokuror.

Grupi 1: ​Alketë Vorfi (AAK) ​Ardijan Lipoveci (VV) ​Durim Shala (PDK) ​Fatih Llallo (PDK) ​Qendrim Krasniqi (VV) ​Sabrije Bytyqi (PDK) ​Muhamed Jakupi (LDK) ​Jetmir Hajdari (LDK) ​Granit Paqarizi

​Grupi 2: Atnor Skoro ​Art Hasani (PDK) ​Aulon Krasniqi (PDK) ​Bashkim Xhabali (LDK) ​Bekim Basha (VV) ​Ensar Geshtenja (LDK) ​Lot Kyçyku (AAK) ​Gjevdet Shemsidini (PDK) ​Ideal Paqarizi (PDK) ​

Grupi 3: ​Admir Krasniqi (VV) ​Vehbi Berisha (BD/AAK?) ​Olta Shehu (AAK) ​

Grupi 4: Agon Daka (AAK) ​Bekim Berisha (VV) ​Ilknur Haci (KDTP)

Ndaj këtyre personave rëndon edhe dyshimi për veprën penale dhënie dhe marrje e ryfshetit.

Insajderi merr vesh se Prokuroria në Prizren do të kërkojë masën e paraburgimit për 23 nga 109 personat e arrestuar. Roli i tyre ka qenë si kryesues të komisioneve në Qendrën e Numërimit.

“Ata janë kryesorët. Prokuroria gjatë natës ka vlerësuar rolin e tyre kyç në këtë proces. Pra, bëhet fjalë për kryesuesit e komisioneve numëruese në QKN, të cilët kanë futur të gjitha të dhënat në sistem, ndërsa komisionerët, një pjesë e madhe e tyre, kanë bashkëpunuar”, i kanë thënë Insajderit burime brenda grupit hetimor.

Detaje nga aksioni

Aksioni është realizuar më 23.01.2026, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Prizren, me asistimin e njësive tjera policore, në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Sipas të dhënave, në kuadër të plan-operacionit “Manipulimi” janë angazhuar 103 hetues, 25 zyrtarë policorë të uniformuar dhe 6 operatorë të NJSO-së, ndërsa si prova janë sekuestruar 108 telefona mobil.

Pas intervistimit në prezencë të avokatëve, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në zhvillim dhe priten veprime të tjera.

E dhimbshme: Vdes në Gjermani i riu Kosovar

Valdon Haziraj nga Tërdevci i Drenasit ka ndërruar jetë dje në Gjermani.

Ai kishte shkuar atje për trajtim mjekësor.

Për ceremoninë e varrimit, familja do të njoftojë me kohë.

Martin Berishaj e pranoi në Prokurori se u pagua “për këshillime” nga GEN-i i Beogradit

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, gjatë intervistimit të tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës në vitin 2025 e ka pranuar se është paguar “për këshillime” nga GEN-i dega në Beograd.

Ai ka pranuar se ka pasur qarkullim financiar të lartë, por ka deklaruar se të gjitha mjetet janë deklaruar dhe trajtuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Berishaj në deklaratën e tij para Prokurorisë ka thënë se para emërimit në pozitën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Zagreb ka qenë i përfshirë në veprimtari biznesore të natyrës këshilluese përmes disa subjekteve afariste, përfshirë MB Consulting SHPK në Kosovë, MB Consulting d.o.o. në Mal të Zi dhe Myloja LLC, nga të cilat ka pranuar se është tërhequr para ose pas emërimit

Ai tutje ka deklaruar se që nga 24.09.2021 nuk ka qenë më pronar apo i autorizuar në asnjë biznes; ndërsa deklaron tutje se veprimtaria e tij ka qenë ekskluzivisht konsulencë dhe këshillim politik lidhur me çështje energjetike në rajonin e Ballkanit, siç thotë pa qenë asnjëherë i përfshirë në shit-blerje apo ndërmjetësim të energjisë elektrike.

“Shërbimet këshilluese i ka ofruar për GEN Slovenia, ndërsa pagesat janë realizuar përmes GEN d.o.o. Beograd në bazë të autorizimeve të brendshme të këtij grupi, se të gjitha pagesat janë kryer përmes bankave dhe janë shoqëruar me kontrata e fatura përkatëse; pranon se përmes MB Consulting SHPK ka pasur qarkullim financiar të lartë, por deklaron se të gjitha mjetet janë deklaruar, janë trajtuar nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe se çdo obligim i konstatuar pas revizionit tatimor është paguar, duke theksuar se bëhet fjalë për borxh tatimor e jo shmangie nga tatimi; deklaron se në momentin e fillimit të detyrës si ambasador nuk ka qenë pronar apo bashkëpronar i ndonjë biznesi dhe për këtë arsye nuk ka deklaruar pasuri afariste në formularin e deklarimit të pasurisë; mohon çdo lidhje personale apo biznesore me persona apo institucione në Kosovë që merren me shit-blerje të energjisë; deklaron se raportimet mediatike ndaj tij janë të pabazuara dhe pranon se ka iniciuar padi për shpifje kundër një gazetari në Slloveni, duke theksuar në përfundim se dyshimet ndaj tij janë të pabazuara dhe se është i gatshëm të japë sqarime shtesë në çdo fazë të procedurës”, citohet të ketë thënë Berisha gjatë intervistimit të tij në Prokurori, në një dokument të publikuar nga VOX Kosova.

Martin Berishaj kishte tentuar ta prezantojë krejtësisht ndryshe rastin e tij para mediave në Kosovë. Ai kishte thënë se “është mbyllë more ajo çështje në Slloveni, hiqju përrallës”.

Kujtojmë se preisdentja Vjosa Osmani kishte thënë se i beson ambasadorit Martin Berishaj.

Kujtojmë se në hulumtimin e bërë nga Gazeta Online Reporteri.net në maj të vitit 2022, dëshmohet se ambasadori aktual i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në llogarinë bankare të kompanisë së tij të regjistruar në Mal të Zi, ka pranuar afër 2 milionë euro përgjatë viteve 2016 deri në vitin 2020. Ndërsa e dëshmuar me dokumente, sipas televizionit slloven, është se Berishaj gjatë viteve 2019 dhe 2020, i ka tërhequr në kesh rreth 600 mijë euro nga xhirollogaria e “MB Consulting”. Tutje, sipas Planet TV të gjitha të hyrat në xhirollogaritë e “MB Consulting” janë nga filiali në Serbi i GEN-i. /Reporteri.net/.

Mësohet kur pritet të formohen Kuvendi dhe Qeveria e re

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në INFOKUS LIVE, ka folur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe për formimin e Qeverisë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij, në variantin më optimal, certifikimi mund të ndodhë në mes të muajit shkurt, pas së cilës Presidentja pritet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit.

“Unë mendoj që sapo të certifikohen rezultatet, që në variantin më optimal do të duhej të ndodhte në mes të muajit shkurt, Presidentja do ta thërrasë shpejt mbledhjen konstituive, në mënyrë që të kalohet konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e Qeverisë,” tha Cakolli.

Ai theksoi se, duke qenë se LVV ka 57 mandate dhe bashkë me komunitetet arrin në 68, nuk pret vështirësi në zgjedhjen e institucioneve të reja.

“Meqenëse LVV i ka 57 mandate dhe bashkë me komunitetet shkon në 68, nuk besoj që do të ketë ndonjë problem për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë,” u shpreh ai.

E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Berisha dënohet me burg të përjetshëm

Pas katër ditësh debat, Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle e dënoi sërish Liridon Berishën, 27-vjeç, me burgim të përjetshëm për vrasjen e partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo, e cila u godit me thikë në mes të rrugës në Hayange (Moselle), natën mes 23 dhe 24 majit të vitit 2021.

Dënimi u shoqërua me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh. Në vitin 2024, në shkallë të parë, dënimi ishte shoqëruar me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 22 vitesh, maksimumi i paraparë, raporton AFP.

Viktima u godit me thikë para syve të fëmijës së çiftit

Viktima, 22-vjeçe, ishte masakruar nga partneri i saj teksa përpiqej në mënyrë dëshpëruese të kërkonte ndihmë nga forcat e rendit, duke i rënë ziles së interfonit të komisariatit të Hayange, i cili ndodhet 45 metra larg banesës së saj, prej nga kishte ikur përmes dritares.

Partneri i saj e kishte ndjekur me thikë në rrugë, duke e goditur në sytë e fqinjëve dhe të fëmijës së çiftit, e cila në atë kohë ishte 4-vjeçe.

Një skenë e cilësuar “jashtë normales për nga dhuna” nga prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, të premten. “As prania e dëshmitarëve dhe as ajo e vajzës së tij nuk e penguan të vazhdonte aktin”, vijoi ai. “Si në korrida, ai e ka shpuar për ta dobësuar para se t’ia merrte jetën, e më pas ka pështyrë mbi trupin e saj, një goditje shtesë e poshtërsisë!”

Ai kishte kërkuar konfirmimin e dënimit të dhënë në shkallë të parë, duke e cilësuar atë si një “dënim të eliminimit shoqëror”, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Arnaud Blanc, avokati i Liridon Berishës, sipas medias “Ouest-France”, kujtoi se klienti i tij ishte “lindur në vitin 1998, në mes të luftës së Kosovës, aty ku ndodhi masakra më e madhe e asaj lufte, dhe se pas mbërritjes në territorin francez ishte vendosur nën kujdes, pasi ‘brenda familjes mbizotëronte tmerri’”.

Por, femicidi shkaktoi polemikë. Forcat e rendit kishin ndërhyrë rreth dhjetë herë në banesën e çiftit para se të kryhej akti i tmerrshëm. Disa muaj para vrasjes, viktima kishte paraqitur një kallëzim, i cili nuk ishte përcjellë në prokurori.