Lajmi i Fundit
Nagavci: Absurde që Haradinaj ta kërkojë postin e presidentit

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëria Nagavci ka deklaruar se presin ndonjë kandidat jo partiak për president, të cilët do të ishin më unifikues dhe do të ushtronin me kompetencë e përgjegjësi pozicionin e tyre.

Nagavci pasi mori pjesë në ngjarjen kushtuar 90 vjetorit të lindjes së Rexhep Qosjes, tha se do të shmangin një krizë të re e që të funksionalizojnë institucionet dhe të vazhdojnë me detyrat të cilat janë me rëndësi për qytetarët.

Ajo u shpreh optimiste se deputetët do të respektojnë vullnetin e qytetarëve, duke shtuar se nuk kanë shumë kohë për të humbur dhe ka marrëveshje ndërkombëtare e projekte të cilat presin të shqyrtohen.

Nagavci u pyet nga gazetarët nëse Ramush Haradinaj do të kishte mbështetjen e LVV-së për president, mirëpo ajo u shpreh se është absurd që dikush që ka folur “fjalë të pamatura të kërkojë që të marrë mbështetje.

Po tani siç thashë, nuk do të kisha dashur të flisja me emra të veçantë. Është për mua personalisht, është pak absurde që një person, cili do qoftë ai, i cili ka folur fjalë të pamatura, gjëra të cilat e dinë edhe vetë që nuk qëndrojnë në Kuvend, tashmë të kërkojnë që të marrin mbështetjen. Kjo tregon shumë edhe për atë që ka ndodhur para apo edhe tani, kështu që unë besoj e përsëris që të gjendet, të gjenden disa emra konsensualë sepse besoj që Kosova ka mjaftueshëm njerëz me integritet, me pikëllatë edhe personale edhe profesionale, të cilët do të bënin në mënyrë shumë të mirë presidentin apo presidenten. ​Edhe Ramush Haradinaj duhet larguar?

Unë nuk po flas sot me emër të lëvizjes, me emra të tillë, por atë që mund të them është se është kohë që të mendojmë për institucionet, të mendojmë se si dalim nga kjo krizë politikë edhe të lëmë anash vetëm ambiciet edhe interesat personale”, tha Nagavci./kp

Haxhiu për gazin amerikan: Vendimi do të merret pas vlerësimeve të ekspertëve

Qeveria e Kosovës nuk e ka refuzuar mundësinë e përfshirjes në projektet që lidhen me gazin amerikan, por konsideron se vendimet për çështje të tilla duhet të merren pas diskutimeve dhe vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse dhe ekspertëve të fushës.

Kështu deklaroi ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e pyetur se si i përgjigjet Qeveria e Kosovës thirrjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Odave Ekonomike që Kosova të bëhet pjesë e marrëveshjeve për gazin amerikan.

Haxhiu tha se çështja e gazit nuk mund të reduktohet në përgjigje të thjeshta me “po” ose “jo”, pasi sipas saj kërkon analizë të plotë të kostove dhe përfitimeve për qytetarët e Kosovës.

“Shihni, sa i përket kësaj çështje, unë mendoj që a duhet Kosova ta pranojë apo jo gazin, nuk është çështje e përgjigjeve me ‘po’ ose ‘jo’. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime në nivel të institucioneve përgjegjëse, në nivel të ekspertëve, në mënyrë që të diskutohet për përfitimet, për koston që ndërlidhet në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për aspekte të tjera të cilat i takojnë ekspertëve të fushës që të merren me këto”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, institucionet e Kosovës janë të hapura për diskutime serioze lidhur me këtë projekt dhe nuk kanë refuzuar iniciativa që konsiderohen në interes të qytetarëve.

“Kosova asnjëherë nuk ka thënë jo projekteve që janë në të mirën e interesit publik, në të mirën e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Mirëpo, për tema të tilla duhet që të ketë diskutime serioze. Ne nuk ia kemi mbyllur derën diskutimeve serioze, jemi të hapur që të diskutojmë për këtë. Ministrja Rizvanolli ka diskutuar për këtë çështje dhe po punon në këtë drejtim. Prandaj, le t’ia japim mundësinë institucioneve përgjegjëse që të japin përgjigjen finale për këtë”, tha ajo.

Ajo kundërshtoi vlerësimet se mospajtimi eventual me projekte të caktuara energjetike mund të interpretohet si qëndrim antiamerikan, duke theksuar se institucionet vendimmarrëse duhet të veprojnë bazuar në interesin e qytetarëve të Kosovës.

“Në qoftë se Kosova, Republika e Kosovës, sheh një zgjidhje tjetër si një zgjidhje më të mirë, atëherë pse duhet që të kritikohet dhe pse duhet që qeveria apo institucionet e Republikës së Kosovës të konsiderohen antiamerikane? Institucionet e Republikës së Kosovës punojnë për interesat e qytetarëve dhe natyrisht mbështesin projekte që janë në favor të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve, mirëpo kjo nuk do të duhej të shihej si antiamerikanizëm. Dhe mendoj që me këtë qasje nuk po e ndihmojmë as Republikën e Kosovës, por as partneritetin”, tha ajo.

Kryetari i kësaj partie konfirmon votën për Qeverinë Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ka deklaruar se dy deputetët e kësaj partie do ta mbështesin pa kushte formimin e Qeverisë Kurti 4, duke theksuar se prioritet mbetet krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja.

“Ne si dy deputetë të Partisë Demokratike Turke do ta votojmë pa kushte Qeverinë Kurti 4. Besoj se shumë shpejt do të formohen institucionet, sepse Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale”, tha Damka për Indeksonline.

Ai theksoi se KDTP-ja synon të vazhdojë bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje, sikurse në mandatin e kaluar, ku ai ushtron detyrën e zëvendëskryeministrit.

“Besoj se do të vazhdojmë të qeverisim bashkë dhe do të jemi pjesë e qeverisë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të mbajë ndonjë post ministror ose do të vazhdojë si zëvendëskryeministër, Damka tha se kjo nuk është kusht për votimin e qeverisë.

“Nuk e kemi kusht të jem ministër apo zëvendëskryeministër. Për ne është e domosdoshme që të krijohen sa më shpejt institucionet. Jemi të gatshëm të japim mbështetjen tonë si deputetë të Partisë Demokratike Turke”, deklaroi ai.

Damka bëri të ditur se ka kontakte të vazhdueshme me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe se kanë zhvilluar diskutime lidhur me formimin e qeverisë së re.

“Kemi pasur një takim të shkurtër ku kemi biseduar për nevojën që qeveria të formohet sa më shpejt dhe të japim mbështetjen tonë. Nuk kemi folur për pozita, pasi për ne më e rëndësishme është të jemi përkrahës të Qeverisë Kurti”, tha ai.

Në fund, ai u bëri thirrje partive politike që të tejkalojnë bllokadën aktuale dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës politike.

“Partitë politike duhet të gjejnë një rrugëdalje nga kriza në të cilën ndodhet Kosova. Bllokadat politike dhe institucionale po e dëmtojnë vendin dhe qytetarët. Besoj se edhe opozita do të reflektojë dhe se do të arrihet një marrëveshje për krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit”, deklaroi Damka.

Sipas tij, partitë e komuniteteve joshumicë ndajnë të njëjtin qëndrim, pasi qytetarët janë lodhur nga zgjedhjet e shpeshta dhe vonesat në formimin e institucioneve.

“Partitë minoritare besoj që të gjithë do të jenë me mendimin tim. Sepse ne si komunitet jemi lodh dhe populli jonë është lodhur nga zgjedhjet dhe moskrijimin e institucioneve. Besoj që  të gjithë bartësit e komunietetve janë me këtë mendim”, tha ai.

Burrë e grua rrahen mes vete në Prishtinë, bëhen për mjek

Një çifti shtetasish të Turqisë u bënë për mjek pasi e lënduan njëri-tjetrin në një përleshje fizike që ndodhi pas një mosmarrëveshje mes tyre në Prishtinë.

Sipas Policisë, një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi dyshohet se janë rrahur mes vete. Si pasojë e incidentit, të dy kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas procedurave policore, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

A do të garojë për presidente? Albulena Haxhiu jep përgjigjen e prerë

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka deklaruar se po presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit për të filluar takimet me partitë politike për çështjen e presidentit.

“Le të presim njëherë që të ndodhë certifikimi i rezultateve dhe pastaj pas certifikimit të rezultateve natyrisht që do të ketë takime me partitë politike dhe urojmë që ta gjejmë një konsensus në mënyrë që ta votojë Kuvendi i Republikës së Kosovës me mandat pesë vjeçar dhe të vazhdojnë punët dhe përgjegjësitë që i kemi para qytetarëve”, ka thënë ajo.

“Le ta konstituojmë Kuvendin, le ta zgjedhim Qeverinë dhe menjëherë pra, pas konstituimit të Kuvendit, kryetari i ri i Kuvendit ose kryetarja kushdo që të jetë ai apo ajo do të ketë të drejtën kushtetuese ta mandatojë kandidatin për kryeministër të vendit.

Ndërsa, e  pyetur se a do të jetë kandidate për presidente, Haxhiu është përgjigjur shkurt.

“Jo nuk do të jem kandidate për presidente”, ka thënë shkurt Haxhiu.

Kurse, sa i përket raportimeve të mediave që Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s, Haxhiu ka dhënë këtë përgjigje.

“Ende jemi duke marrë informacione për këtë, natyrisht ju lutem që të pyesni me shkrim institucionet kompetente dhe do të përgjigjen”, ka shtuar ajo.

Vëllai vr’au vëllanë, si ndodhi kr’imi – Të dy ndodheshin në arë, debatuan dhe më pas…

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë në Kavajë mbrëmjen e sotme, teksa ata të dy kanë qenë duke qëndruar me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, rreth orës 20:30, teksa ndodheshin në arë kanë debatuar duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë për vdekje vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Autori është shoqëruar në polici, teksa hetimet po vijojnë, pasi nuk dihet se cili ishte shkaku që çoi në krimin e rëndë brenda familjes.

Gjykata Speciale del me njoftim lidhur me vendimin final për ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës muaj më parë kanë njoftuar se Trupi Gjykues e ka zgjatur afatin për shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik 2026, ndërsa kanë lënë të hapur mundësinë e një shtyrjeje tjetër vetëm nëse kjo konsiderohet “absolutisht e nevojshme”.

Në një përgjigje për lajmi.net,  lidhur me afatin e nxjerrjes së vendimit, Gjykata ka rikujtuar se më 5 maj 2026 Trupi Gjykues nxori urdhër me të cilin afati për shpalljen e aktgjykimit u shty deri më 20 korrik.

“Në atë urdhër, Trupi Gjykues deklaroi gjithashtu se, nëse një zgjatje e mëtejshme do të ishte absolutisht e nevojshme, ai do të nxirrte një urdhër për këtë çështje në kohën e duhur”, thuhet në sqarimin e Gjykatës.

Sipas Rregullës 159(1) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, nëse rrethanat e rastit kërkojnë më shumë kohë sesa afati fillestar prej 90 ditësh, periudha shtesë nuk duhet të kalojë 60 ditë, përveç rasteve kur ekziston nevojë e domosdoshme për një shtyrje të mëtejshme.

Gjykata ka theksuar se vendimi për një afat shtesë mbetet në diskrecionin e Trupit Gjykues, i cili vlerëson nëse rrethanat e rastit e bëjnë të domosdoshme një masë të tillë.

“Nëse Trupi Gjykues në këtë rast përcakton se nevojitet kohë shtesë, një vendim i tillë do t’u njoftohet palëve dhe do të bëhet publik”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Aktualisht, nuk ka asnjë vendim të ri për shtyrje përtej datës 20 korrik 2026. Kjo do të thotë se, bazuar në informacionet e deritanishme, aktgjykimi pritet të shpallet brenda afatit të përcaktuar, përveç nëse Trupi Gjykues vendos ndryshe në ditët ose javët në vijim.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi u arrestuan në nëntor 2020 dhe u transferuan në paraburgim në Hagë, pasi u konfirmua aktakuza ndaj tyre nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat sipas aktakuzës dyshohet se janë kryer gjatë periudhës mars 1998 – shtator 1999. Prokuroria pretendon se të akuzuarit kanë pasur përgjegjësi në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, përmes së cilës janë kryer ndalime arbitrare, keqtrajtime, tortura, zhdukje me forcë dhe vrasje të personave që konsideroheshin kundërshtarë politikë, bashkëpunëtorë ose persona të dyshuar për mosmbështetje të UÇK-së.

Të katër të akuzuarit i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm. Mbrojtja ka argumentuar gjatë gjithë procesit se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare, ndërsa ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë për përgjegjësi penale individuale të të akuzuarve.

Procesi gjyqësor nisi në prill 2023 dhe konsiderohet një nga rastet më të mëdha që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara. Pas përfundimit të paraqitjes së provave nga Prokuroria, Mbrojtja dhe përfaqësuesit e viktimave, Trupi Gjykues është në fazën e përgatitjes së aktgjykimit, që pritet të shpallet gjatë këtij muaji.

Tërmeti në Venezuelë, shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Mund të kemi deri në 10 mijë viktima

Dy tërmete të njëpasnjëshme në Venezuelë kanë pasur përmasa shkatërruese.

Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi veriun e Venezuelës pak pas orës 18:00 sipas kohës lokale të së mërkurës, ndërsa një tërmet i dytë me magnitudë 7.5 goditi më pak se një minutë më vonë.

Të paktën 32 persona janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 700 janë plagosur. Ndërtesa në të gjithë kryeqytetin, Karakas, janë shkatërruar.

Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet më tej, pasi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerëson se ka 44% gjasa që numri i të vdekurve të kalojë 10 mijë, siç raporton CNN.

Aeroporti kryesor i vendit është mbyllur për shkak të dëmtimeve, pasi pamjet treguan njerëz duke ikur nëpër korridoret e tij në momentin kur goditën tërmetet.

SHBA-ja ka premtuar mbështetje mjekësore dhe humanitare. Donald Trump i përshkroi tërmetet si “me përmasa masive” dhe tha se kanë shkaktuar “një numër shkatërrues viktimash”.

Venezuela po shënonte një festë kombëtare të mërkurën dhe shumë njerëz ndodheshin në shtëpi kur goditën tërmetet.

Rraħ’je në Lipjan, 8 persona përfundojnë në QKUK

Një incident ka ndodhur në Lipjan, ku si pasojë e një konflikti fizik, tetë persona kanë përfunduar në spital.

Nuk dihet ende arsyeja që ka çuar deri te kjo ngjarje.

Gazetarja e Klan Kosovës Arbreshë Uka, bën të ditur se ata janë dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

“Tetë persona të lënduar nga Lipjani, si pasojë e një konflikti fizik, janë sjellë në QKUK me lëndime trupore. Njëri prej tyre është pranuar për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë, ndërsa dy të tjerë janë ende në observim në QKUK, ku pritet t’u përsëriten disa ekzaminime”.

“Të lënduarit e tjerë, pas trajtimit të marrë, janë liruar në përcjellje të policisë”, bën të ditur ky burim brenda Qendrës Emergjente.

Tër’metet në Venezuelë lënë të paktën 32 të vd’ekur dhe mbi 700 të pľ’agosur

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur në Venezuelë, pasi vendi u godit nga dy tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik në popullatë.

Presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, ka shpallur gjendjen e emergjencës në mbarë vendin, ndërsa autoritetet po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat më të prekura.

Sipas saj, deri tani janë konfirmuar 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota nga rajoni i La Guaira, i cili konsiderohet si zona më e goditur nga fatkeqësia.

Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, kanë goditur të njëjtën zonë të Venezuelës. Pas tyre janë regjistruar të paktën 20 pasgoditje, sipas të dhënave të monitorimit sizmik.

Lëkundjet kanë shkaktuar shembje ndërtesash në kryeqytetin Caracas, ndërsa aeroporti kryesor i vendit është mbyllur për arsye sigurie. Qytetarët kanë dalë me panik në rrugë, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja.