div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-41 category-paged-41 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Asamblistët në Mitrovicën e Veriut miratojnë largimin e mbishkrimit “Unë e dua Mitrovicën”

Derisa qytetarët e veriut vazhdojnë të përballen me probleme ekonomike, infrastrukturore, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka rikthyer në qendër të debatit çështjen e simboleve dhe tabelave në qytet.

Në mbledhjen e pestë të rregullt, asambleistët miratuan me 10 vota për dhe 5 kundër futjen në rend dite të kërkesës së Lista Serbe për largimin e instalacionit “I love Mitrovica”, të vendosur nga administrata e kaluar komunale në tetor të vitit të kaluar.

Pika u shtua në momentet e fundit, ndonëse nuk kishte qenë pjesë e materialeve të shpërndara paraprakisht për këshilltarët, çka nxiti reagime dhe akuza për mungesë transparence dhe improvizim procedural.

Kundër këtij propozimi dolën këshilltarët e iniciativës “Sever za Sve”, Marko Jakshiq dhe Ivan Miletiq, si dhe Ivan Orlloviq nga “Srpska Demokratija”, të cilët theksuan se vendime të tilla nuk duhet të shtyhen pa paralajmërim dhe pa debat institucional serioz.

Po ashtu, kundër votuan edhe Aida Ferati-Doli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emir Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Debati lidhet me ndryshimet e bëra më 2 tetor 2025, kur administrata e udhëhequr nga Erden Atiq hoqi simbolin cirilik “Ja volim Kosovsku Mitrovicu”dhe vendosi instalacionin e ri me alfabet latin “❤︎. Mitrovica”, me dizajn dhe stemë të re komunale.

Lajm i mirë: Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare në vlerë prej 500 eurosh tashmë kanë dalë në llogaritë e përfitueseve.

Ky vendim vjen si pjesë e programeve mbështetëse për nënat e reja dhe familjet, duke synuar lehtësimin e shpenzimeve fillestare pas lindjes së fëmijës.

Ministria ka ftuar të gjitha lehonat që të verifikojnë llogaritë e tyre bankare për të konfirmuar pranimin e mjeteve.

Sot pritet ekzekutimi i pagesave për këto kategori

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua rikujton të gjithë përfituesit.

Me datë 25 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë.

I shpëtoi nga dora nënës dhe u godit nga makina, humb jetën 7-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit.

Një fëmijë 7 vjeç është përplasur për vdekje nga një mjet në rrugën Elbasan-Librazhd.

Fëmija duke kaluar rrugën për në shkollë, i ka shpëtuar nga dora nënës dhe është përplasur nga makina.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, ku automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur fëmijën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shkruan TopChannel.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Albin Kurti premton edhe rrogën e 14-të

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë prezantimit të planprogramit për katër vitet e ardhshme tha se nga viti 2026 do të nisë përcaktimi me ligj i pagës së 13-të për sektorin publik dhe privat, derisa synim i Qeverisë mbetet edhe planifikimi gradual i pagës së 14-të.

“Nga viti 2026 do të nisim përcaktimin me ligj të pagës së 13-të për sektorin publik, por edhe për sektorin privat. Pas dialogut me sektorin privat, synimi ynë është që në bashkërendim me bizneset dhe me punëtorët ta planifikojmë gradualisht edhe pagën e 14-të. Sepse, çdo familje duhet të ketë më shumë siguri për pushimet, për shpenzimet sezonale dhe nevojat familjare. Ndërkaq, bizneset të kenë më shumë stabilitet, më pak largim të punëtorëve dhe fuqi punëtore më të sigurt e më të motivuar”, tha Kurti kandidat për kryeministër nga LVV.

Ai shtoi se kushdo që e humb vendin e punës nuk do të mbetet menjëherë pa të hyra, pasi Fondi i Sigurimeve Shoqërore do të garantojë mbështetje financiare për çdo punëtor për një periudhë të caktuar.

“Kushdo që e humb vendin e punës, nuk do të mbetet më menjëherë për ta hyra, Fondi I Sigurimeve Shoqërore do të garantoj mbështetje financiare për çdo punëtorë për një periudhë të caktuar”, tha ai.

Paga e 13-të në sektorin publik, është realizuar në mars të këtij viti nga Qeveria e Kosovës për punëtorët e sektorit publik.

Përveç mbështetjes së sektorëve të tjerë, Kurti përmendi edhe rritjen e përkrahjes financiare dhe rregullimin e tregut të prodhimeve bujqësore për bujqit gjatë mandatit e ardhshëm.

 

Lajm i hidhur: Vdes punëtori i Postë Telekomit të Kosovës, Enver Isufi

Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për vdekjen e parakohshme të Enver Isufit nga fshati Turiqec i Komunës së Skenderajt, punëtor në Postë Telekomin e Kosovës.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, janë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit.

“Qoftë i paharruar kujtimi për Enver Isufin”, thuhet në mesazhin e FSP-PTK-së.

Mbi 405 mijë fëmijë përfituan shtesa në prill 2026

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies sociale për muajin prill 2026, ku rezulton se numri më i madh i përfituesve ishte nga skema e shtesave për fëmijë, shkruan Indeksonline.

Sipas të dhënave, nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 405 mijë e 722 fëmijë, ndërsa vlera e mjeteve të shpërndara ka arritur në mbi 14.7 milionë euro.

Në kategorinë e pensioneve bazike të moshës janë regjistruar 164 mijë e 187 përfitues, me pagesa që kapin shumën prej mbi 25.9 milionë euro. Ndërkaq, pensionet kontributpaguese të moshës kanë përfshirë 48 mijë e 76 përfitues, me mbi 11.7 milionë euro të paguara.

Sipas të dhënave të muajit prill 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale vazhdon të ketë fokus mbështetjen e të moshuarve, kategorive të dala nga lufta dhe familjeve në nevojë sociale.

Po ashtu, nga skema e veteranëve kanë përfituar mbi 39 mijë persona, ndërsa nga skema e ndihmës sociale mbi 15 mijë familje. Raporti përfshin edhe kategori të tjera si pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, si dhe skemat për personat me aftësi të kufizuara.

Tahiri: Gjatë kësaj qeverie, është bërë tregti rryme mbi 1 miliard euro

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është shprehur se duhet të bëhen investime të cilat e bëjnë Kosovën superfuqi energjetike.

Ai për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova u shpreh se qëndrueshmëria energjetike në Kosovë është jetike.

“Duhet të bëhen investime të cilat do ta bëjnë Kosovën superfuqi energjetike. Investime shumë të sakta të cilat ndërlidhen drejtpërdrejtë edhe me pastërtinë, po njëkohësisht edhe me energjinë e pastër, në anën tjetër projekti i dytë shumë i madh është projekti i gazit amerikan, ndërlidhja me gypa dhe pastaj ndalja në Ferizaj për të bërë atë centralin e gazit”, tha ai.

Tahiri gjithashtu u shpreh se gjatë kësaj qeverie, është bërë tregti rryme mbi 1 miliard euro.

“Qëndrueshmëria energjetike e Kosovës është jetike, nuk është vetëm siguri që do të kemi rrymë, por është siguri e një vendi mos me qenë në dorë të tregtarëve të cilët për gjatë kësaj qeverie, diku kanë blerë rrymë, apo është bërë tregti rryme mbi 1 miliard euro, me 1 miliard euro i kishim kryer të dyjat”, u shpreh ai.

Sot ekzekutohen këto pagesa

Sot pritet të ekzekutohen pagesat e shtesave për fëmijët për mijëra familje në Kosovë.

Qytetarët që janë përfitues të kësaj skeme do t’i kenë mjetet të transferuara në llogaritë e tyre bankare gjatë ditës.

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të mbeten një nga mbështetjet sociale më të rëndësishme për familjet në vend, ndërsa pagesat realizohen çdo muaj nga institucionet përgjegjëse.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës gjatë viteve të fundit ka bërë ndryshime në skemën e shtesave për fëmijë, duke rritur përfitimet për familjet me më shumë fëmijë.

BIK njofton: Kurban Bajrami më 27 maj 2026, ja orari i faljes në Kosovë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është ditën e mërkurë, më 27 maj 2026.

Në njoftim bëhet e ditur se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

BIK ka njoftuar se manifestimi fillon në orën 4:25, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Arbnor ef. Sinani – kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.

Ndërsa, namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:40, të cilit do t’i prijë Mustafë ef. Dallku, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 27 maj 2026, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Kurban – Bajramit!”, thuhet në njoftim.