div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-39 category-paged-39 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është qytetari nga Drenasi që vdiq tragjikisht në një aksident

Ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti Liman Gjoka nga Drenasi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, ndërsa për kohën e varrimit do të njoftoheni me kohë.

Njoftimi:

Sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Liman Gjoka, një humbje e madhe që ka prekur thellë familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Në këto momente zie, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Gjoka dhe të gjithë të afërmit e tij. Lusim Allahun e Madhëruar që t’i japë durim familjes dhe ta bëjë të ndjerin prej banorëve të Xhenetit. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat tona.

Lulzim Veliu: Vetëvendosje nuk do ta arrijë 50 përqindëshin

Lulzim Veliu, analist politik, ka deklaruar në emisionin “Gazeta” se Lëvizja Vetëvendosje pritet të dalë sërish forca e parë politike në vend, por sipas tij nuk do të arrijë ta sigurojë shumicën prej 50 për qind.

Veliu tha se mungesa e kësaj shumice mund të krijojë vështirësi në konstituimin e institucioneve dhe formimin e qeverisë së re.

“Mendoj se Vetëvendosje do të jetë forca kryesore dhe do të dalë e para, por nuk do ta arrijë 50 përqindëshin. Pastaj do të ketë probleme në sigurimin e votave për konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe krijimin e qeverisë”, deklaroi ai.

Sipas analistit politik, për shkak të situatës aktuale, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje gjatë vjeshtës apo dimrit.

Ai shtoi se pa një koalicion mes dy forcave kryesore politike, do të jetë e vështirë të tejkalohen problemet institucionale.

“Në këtë rast mendoj se dy forcat kryesore janë Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës”, u shpreh Veliu.

Lajmin e plotë mund ta gjeni në video.

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajrush Uksmajli – Bardhi, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër.

Lidhur me vdekjen e veteranit të UÇK-së ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Uksmajli, bashkëluftëtarët dhe miqtë e të ndjerit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

Gjykata e Lartë i dha fund ngërçit të punimeve për aeroportin e Vlorës, duke zhbllokuar të drejtat e MABCO Constructions S.A. në administrimin e shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport” (VIA)./

Me vendimin e kësaj të marte, Gjykata e Lartë vendosi që të heqë çdo pengesë të krijuar për administrimin në terren të kantierit nga MABCO, në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, që ka dhe shumicën e aksioneve.

Vendimi i jep fund absurdit që u krijua nga vendimet skandaloze të gjykatave, që për shkak të një mosmarrëveshjeje mes dy biznesmenëve i hoqën çdo të drejtë vote MABCO-s së Behgjet Pacollit, megjithëse ky mbante peshën kryesore të investimit.

Pritet që në ditët në vazhdim situata në kantierin e aeroportit të Vlorës të shkojë drejt normalizimit.

Javët e fundit punimet ishin bllokuar, ndonëse projekti ndodhej në fazën përfundimtare dhe sipas palëve kërkoheshin vetëm ndërhyrje të fundit teknike për vënien në operim të terminalit.

Përplasja mes dy ortakëve nisi pas pretendimeve të ngritura nga 2A Group për kontrollin e 47% të aksioneve të aeroportit. Çështja hyri në një kalvar gjyqësor me plot të papritura dhe mbeti pezull që prej shtatorit 2025, pasi të drejtat e MABCO për të ushtruar kontrollin administrativ mbi kantierin e aeroportit u pezulluan.

Në praktikë, administrimi i përditshëm i kantierit kaloi nën kontrollin e 2A Group.

Gjatë këtyre 8 muajve, MABCO kërkoi që të vazhdonte normalisht punën në përputhje me aksionet e saj fillestare, ndërsa konflikti për 47% trajtohej ndërkohë në proceset gjyqësore.

Por në terren ndodhi e kundërta. Pati ngadalësim të ritmit të punimeve dhe më pas bllokim të tyre. Situata u përshkallëzua me tensione, pengim të hyrjes së punonjësve dhe specialistëve të kontraktuar nga MABCO, si edhe me përfshirjen e policisë në disa episode të raportuara publikisht nga palët.

Mosfunksionimi i aeroportit u kthye në një çështje e rëndësishme edhe në media, për shkak të ndikimit ekonomik, dhe për shkak të pritshmërive që projekti kishte krijuar për turizmin dhe ekonominë e jugut të vendit. Hapja e aeroportit ishte konsideruar si një nga investimet strategjike më të rëndësishme për rivierën shqiptare, me ndikim të drejtpërdrejtë në aksesin e turistëve dhe zhvillimin e sektorit të shërbimeve në Vlorë dhe zonat përreth.

Gjatë muajve të fundit, MABCO ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se vonesat nuk lidhen me probleme financiare apo teknike të projektit, por me bllokimin administrativ dhe juridik të aktivitetit në kantier nga kompania e Valon Ademit. Kompania zviceriane ka premtuar gjithashtu kryerjen e një auditi ndërkombëtar për certifikimin e sigurisë së punimeve dhe rifillimin normal të procesit të kolaudimit të aeroportit.

Rusia aktivizon propagandën në kohën e zgjedhjeve, fabrikojnë lajme kundër Kurtit

Media shtetërore ruse “Russia Today” ka publikuar një artikull propagandistik kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke e paraqitur zbatimin e ligjit në Kosovë si “fushatë arrestimesh ndaj serbëve”.

Artikulli, i publikuar pak ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit, synon të krijojë perceptimin se serbët në Kosovë janë të përndjekur.

Në tekstin e RT-së, Kosova quhet “shtet i rremë”, institucionet e saj paraqiten si ilegale, ndërsa arrestimet për raste që lidhen me dyshime për krime lufte, terrorizëm, cenim të rendit kushtetues apo nxitje nacionaliste reduktohen në “arrestime për flamuj e këngë serbe”.

Artikulli propagandistik i mediumit rus mban titullin: Për shkak të flamujve serb, këngëve nacionaliste dhe krimeve të luftës, Kurti për pesë vjet arrestoi mbi 150 serbë në Kosovë, duke tentuar të paraqesë institucionet e Kosovës si struktura represive ndaj komunitetit serb.

Në realitet, Qeveria e Kosovës ka insistuar në vendosjen e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun, ku për vite me radhë kanë vepruar struktura paralele, grupe kriminale dhe rrjete të lidhura me Beogradin.

Përmes fabrikimit të lajmeve të tilla, Rusia përmes mediumit që e kontrollon “Russia Today”, tenton të ndikojë te votuesit serbë në Kosovë, të nxisë frikë dhe të delegjitimojë institucionet e Kosovës, duke e paraqitur partinë Lista Serbe dhe Beogradin si “mbrojtës” të vetëm të serbëve raporton Dukagjini.

FOTO/ Begaj mbërrin në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e Haxhit, Presidenti pritet me ceremoni zyrtare në Xheda

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbërritur në Arabia Saudite për të marrë pjesë në pelegrinazhin e Haxhit.

Kreu i shtetit shqiptar u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Abdulaziz” nga Princi Saud bin Abdullah bin Jalawi, Guvernatori i Xhedës, si dhe nga zyrtarë të tjerë sauditë.

Sipas autoriteteve saudite, mbi 1.5 milion pelegrinë nga e gjithë bota kanë mbërritur tashmë në Arabinë Saudite për ritualet e Haxhit.

Haxhi konsiderohet një nga pesë shtyllat themelore të Islamit dhe çdo besimtar mysliman që ka mundësi fizike dhe ekonomike duhet ta kryejë të paktën një herë gjatë jetës.

 

 

 

 

 

 

Pelegrinazhi përfshin një seri ritualesh fetare që zhvillohen për disa ditë në Mekë dhe zonat përreth saj, në perëndim të Arabisë Saudite.

 

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 eurosh

Është hapur aplikimi për studentë për përfitimin e shtesave në vlerë prej 100 eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Sot gjatë ditës janë ekzekutuar edhe shtesat e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët.

Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për këto kategori

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është ekzekutuar mbështetja e njëhershme për fëmijët në vlerë prej 100 euro.

Sipas njoftimit zyrtar, pagesat tashmë janë proceduar dhe pritet që mjetet të dalin në llogaritë e përfituesve gjatë ditës. Kjo mbështetje po realizohet në prag të festës së Kurban Bajramit, si ndihmë për familjet në vend.

Vendimi për ndarjen e kësaj mbështetjeje është mirëpritur nga qytetarët, pasi synon të lehtësojë barrën financiare për familjet me fëmijë në këtë periudhë festive.

Institucionet kanë bërë të ditur se për çdo paqartësi apo problem eventual me pagesat, qytetarët mund të drejtohen në kanalet zyrtare të ministrisë përkatëse.

Netahyahu dërgohet në spital, zyra e tij jep detaje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u dërgua në një spital në Jerusalem, konfirmoi zyra e tij.

Në një deklaratë të cituar nga The Times of Israel,Zyra e Kryeministrit tha se Netanyahu po i nënshtrohej trajtimit dentar në Qendrën Mjekësore Hadassah Ein Kerem.

Deklarata erdhi pasi raportet në mediat izraelite thanë se lideri 76-vjeçar ishte shtruar në spital të hënën në mbrëmje.

Shëndeti i tij ka qenë në fokus muajt e fundit, pas deklarimeve të mëparshme për trajtim mjekësor.

Muajin e kaluar, Netanyahu tha se kishte kryer terapi me rrezatim për një tumor malinj në prostatë, por nuk e kishte bërë publik informacionin në atë kohë.

Ai tha se vendimi për të vonuar publikimin ishte marrë sepse Irani mund ta kishte përdorur atë për “propagandë” gjatë konfliktit.

Këngëtarja shqiptare hap arkivat nga fëmijëria, e njihni se kush është?

Ylli me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, ka bërë së fundmi një udhëtim pas në kohë duke ndarë me ndjekësit e saj një imazh mjaft të ëmbël nga fëmijëria. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka hapur arkivat e vjetra, duke treguar një version krejtësisht ndryshe të vetes, shumë kohë përpara se të pushtonte skenat më të mëdha të muzikës pop.

Në foton e vjetër, Bebe shfaqet si një vajzë e vogël me flokët e kapur lart, e veshur thjeshtë me një triko të kuqe në rrugët e Nju Jorkut. “Gjithmonë kam qenë ajo vajzë,” ka shkruar artistja krahas fotos, duke treguar se karakteri dhe karizma e saj e kanë shoqëruar që në hapat e parë të jetës.

Postimi ka ngjallur menjëherë interes të madh te fansat dhe ka marrë mijëra pëlqime e komente brenda pak minutave. Përveç elogiandjes për ëmbëlsinë e saj, ranë në sy edhe komentet e ndjekësve shqiptarë, të cilët me shaka vunë re një detaj që i bashkon shumë prej tyre:

“Pse çdo fëmijë shqiptar ka një foto që duket ekzaktësisht kështu?” shkroi një ndjekës, duke u pasuar nga komente të tjera si “O zot, një kukull”, duke iu referuar stilit tipik të rritjes së fëmijëve në mërgim gjatë atyre viteve.

Sot, ajo vajza e vogël në foto është shndërruar në një nga kantautoret dhe këngëtaret më të njohura të industrisë globale të muzikës. Siç e kujtuan edhe fansat në komente, Bebe Rexha është emri pas shumë hiteve që kanë kryesuar toplistat botërore, jo vetëm duke kënduar, por edhe duke shkruar tekste për artistë të përmasave si Eminem, Rihanna e shumë të tjerë. /Prive By Liberta Spahiu