div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-407 category-paged-407 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ka kaq ditë afat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Mandatimi i tij vjen pas propozimit të emrit nga partia Lëvizja Vetëvendosje dhe pas përmbylljes së konstituimit të Kuvendit të Kosovës të premten pas zgjedhjes së Rashiq nënkryetar.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pas mandatimit nga presidentja e vendit për formimin e qeverisë, kandidati për kryeministër ka 15 ditë kohë për të paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programin e tij në Kuvend.

 

Tahiri: Militantëve të VV-së iu duket Albin Kurti gati Trump

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka njohuri teorike në marrëdhënie ndërkombëtare, e që sipas saj të njëjtit i mungon edhe praktika në këtë akspekt.

Tahiri kritikoi deklaratën e tij se kanë dallime me Amerikën e jo mosmarrëveshje, ajo beson se këto deklarime janë për populizëm në Kosovë.

“Kurti e bëri për t’i bindur militantët e vet, sepse ata me populizëm po binden. “Dallim”, ata tash e shohin si gati Trump, kaq shkon verbësia e militantëve të Vetëvendosjes dhe kaq shkon populizmi i Kurtit”, tha ajo në DTV.

E rëndë: Vdes i riu, u rrëzua në vendin e punës – la pas vetës dy fëmijë

Ka vdekur i riu nga nga Vërmica e Malishevës, Editon Gashi, pas një aksidenti të rëndë ditë më parë në vendin e punës.

Lajmin e ka konfirmuar faqja e fshatit Vërmicë, ku dhanë detaje edhe për ceremoninë e varrimit.

Të ndjerin e përshkruajtën si një bashkëvendas shembullor e punëtor.

NJOFTIM MORTOR

Dhembje qe nuk kalon sepse nuk e sheron koha as për familjen as për fshatinë tonë.

Me pikëllim te thellë, ju njoftojmë se pas një aksidenti të rëndë në vendin e tij të punës që i ka ndodhur disa ditë më parë, ka ndërruar jetë bashkëvendasi ynë Editon Gashi.

I ndjeri ishte aktivisti me i mirë i fshatit tonë, ka dhënë një kontribut të qmuar në secilin aktivitet qe është realizuar në fshat.

Editoni ka lënë pas vetës bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Cermonia e varrimit të tijë bëhet sot, ditë e shtunë dt. 11/10/2025 prej orës 17:00 në varrezat e fshatit Vërmicë!

Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën Editonin!

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.

Qendrën e votimit mund ta shihni përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org

Për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes. Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap.

“Çdo votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i caktuar, pasi në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e secilës komunë, KQZ dërgon fletëvotime vetëm për atë komunë”.

Gjithashtu, edhe votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ. Në çdo komunë, KQZ tha se ka caktuar nga një Qendër Votimit për mundësimin e votimit me kusht.

Incizimi me Fatmir Shehollin, reagon Duda Balje

Deputetja boshnjake Duda Balje, tha se biseda e saj me të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Sheholli, që e publikoi RTK-ja, nuk ka pasur qëllime antikombëtare.

Incizimi që është publikuar, Balje ka thënë se është i vjetër më shumë se 6 vjet në kohën kur ka qenë funksional grupi multi etnik.

Ajo ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për publikimin e audioincizimit si goditje politike.

“Nëse vërehet, unë jam duke përmendur GP 6+ i cili nuk ekziston që një kohë të gjatë. Incizimi është i vjetër. Zëri im në këtë incizim është vetëm në fillim kur unë e konstatoj se nuk kam asnjë kontakt me asnjë, nuk kam komunikuar me asnjë dhe jam koncentruar në bisedën me grupin tim parlamentar. Pastaj fillon biseda me personin e dytë, Amir Rrustemoviq, i cili ku punon tash e për kë punon unë nuk e di”, ka thënë ajo për KOHËN.

Radio Televizioni i Kosovës, të premten ka publikuar një audio-incizim mes të arrestuarit për spiunazh Fatmir Shehollit dhe dy personave tjerë.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, në këtë audio-incizim thuhet se është deputetja Duda Balje dhe një person me emrin Amir Rrustemoviq.

Haradinaj: Vetëm Kurti i zbuloi armikut çfarë dronë kanë ardhur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për vështirësitë në informimin rreth armatimit që Serbia po blen nga Irani dhe Kina, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se për “pak vota” ka zbuluar të gjitha specifikat e dronëve që kanë ardhur në Kosovë.

Në tubimin përmbyllës zgjedhor të AAK-së në Deçan, Haradinaj tha se veprimi i Kurtit është i papërgjegjshëm dhe jep informacione që nuk duhen bërë publike.

Ai theksoi se përmes agjencive të inteligjencës është e vështirë të kuptohet saktësisht se çfarë blen Serbia, ndërsa për Kurtin tha se ka vepruar ndryshe:

“Ne kemi shumë vështirësi nëpërmjet Agjencive të Inteligjencës, që ta kuptojmë kur Serbia, kur blen ata në Iran dhe Kina. E çka bën kryeministri jonë. Kur kanë ardhur dronët, të cilët nuk janë të këqij, shyqyr që i kemi, ky ka dal dhe i ka treguar edhe specifikat, sa kilometra fluturojnë, deri ku mbërrijnë dhe kush njeri normal në botë nuk e bën me i treguar armikut tënd që të kanë ardh do dronë. Ne mundohemi me kuptu çka ka marrë Serbia por kurrë nuk jemi të sigurtë nuk jemi çka kanë blerë ata në Iran e Kinë e tjetërkund. Ky del për pak vota e i tregon armiqve dhe krejt botës që na kanë ardh.”

Haradinaj shtoi se AAK-ja vepron ndryshe, duke bashkëpunuar me aleatët e sigurisë për të ruajtur rendin dhe ligjin në të gjitha pjesët e vendit, përfshirë veriun.

“Ne nuk kemi bërë kështu, ne i kemi kryer punët edhe në jug edhe në veri dhe çdo pëllëmbë e Kosovës ka qen, është dhe do të jetë Kosovë dhe e ka zbatuar ligjin ushtari dhe polici jonë. E këndo që e kam taku unë dhe e kam prit e i kam shkuar, kam shkuar se e kam bërë bashkë me aleatët tanë të sigurisë për me shtrirë rendin, ligjin, në veri dhe gjithkund dhe me ua treguar vendin të tërëve se këtu i thonë Kosovë dhe Kosovë ka me mbet….në veri që thonë e kemi bërë sot kanë qen aty pikat kufitare 1 dhe 31 janë aty moti, policia aty ka qen rregullisht, si ia kemi ndal takimin pa leje në atë kohë dhe ata që kanë hyrë pa leje si i kemi sjellë në Prishtinë dhe a ka guxuar ndokush të bllokojë rrugët tona”, tha ai, duke shtuar se ai që dëshiron t’i bëjë dëm këtij shteti, thirret më së shumti në nacionalizëm e me flamur kuq e zi.

Nagavci do t’ia dërgojë Osmanit emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Në këtë takim, Kurti ka treguar se kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci, do ta çojë emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë tek presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore.

Basha ka shkruar se Kurti në këtë takim i ka dhuruar edhe një pikturë të realizuar nga Rexhep Selimi në Hagë.

“Me Kryeministrin Kurti nënvizuam edhe nevojën për të proceduar drejt votimit të institucioneve të reja që derivojnë nga Kuvendi i Kosovës. Me këtë rast, Kryeministri më njoftoi se, si Kryetar i partisë më të madhe në vend, Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekt fitues i zgjedhjeve, znj. Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, ka shkruar Basha.

Qeveria Kurti ndan 50 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut

Familja e Heroit Afrim Bunjaku, rreshterit policor të vrarë nga terroristët serbë në Banjskë në vitin 2023, do të bëhet me një hapësirë pritjeje.

Për ndërtimin e saj, qeveria në detyrë ka ndarë 50 mijë euro, vendim i cili u mor në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

“Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që i ishte bërë policisë së Kosovës në pjesën veriore gjatë sulmit terrorist më 24 shtator të vitit 2023 të një grupi të armatosur serb, me në krye Millan Radoiçiqin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli “Hero i Kosovës” Bunjakun një ditë pas vrasjes së tij.

I ndahen 50 mijë euro familjes së Afrim Bunjakut për ndërtimin e një hapësire pritjeje

Familja e Heroit Afrim Bujaku, rreshterit policor të vrarë nga terroristët serbë në Banjskë në vitin 2023, do të bëhet me një hapësirë pritjeje.

Për ndërtimin e saj, qeveria në detyrë ka ndarë 50 mijë euro, vendim i cili u mor në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

“Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që i ishte bërë policisë së Kosovës në pjesën veriore gjatë sulmit terrorist më 24 shtator të vitit 2023 të një grupi të armatosur serb, me në krye Millan Radoiçiqin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli “Hero i Kosovës” Bunjakun një ditë pas vrasjes së tij.

Në këtë mbledhje, qeveria në detyrë ka ndarë edhe 304,511.16 euro për pajisjen me 35,448 tekste shkollore për 3,650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse.

Veç kësaj, ekzekutivi në detyrë ka ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e Veriut, që thuhet se do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Mblidhet Qeveria, merr vendime të rëndësishme – ndan 300 mijë euro…

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime.

Vendimi i parë ka qenë për ndarjen e mbi 300 mijë eurove për pajisje me tekste shkollore të shkollave në Luginë të Preshevës dhe për avokimin e çështjes së Luginës në SHBA, BE e organizata përkatëse.

Gjithashtu qeveria ka ndarë një shumë prej 50 mijë eurove për familjen e policit Afrim Bunjaku.

Gjithashtu kanë ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka:

– Ndarë 304,511.16 euro, sipas Memorandumit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, për pajisjen me 35,448 tekste shkollore për 3,650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse;

–  Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (ndarjet);

–  Ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij;

– Ndarë 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Nezir Mehmetaj arrin në Kosovë, pas më shumë se 5 vitesh burgim në Serbi

Nezir Mehmetaj është liruar nga burgu i Serbisë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se Mehmetaj sapo ka kaluar kufirin në Kosovë dhe është duke shkuar në shtëpinë e tij.

Nezir Mehmetaj nga fshati Rudicë e Klinës u arrestua nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare në janar të vitit 2020, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës gjatë vitit 1999 në fshatin e tij të lindjes.