div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-43 category-paged-43 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
PDK po prin me mbi 50% të votave në këtë qytet

Ka nisur numërimi i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, shkruan DEMOS.

Sipas 4,17% të votave të numëruara në Skenderaj PDK po prin në këtë qytet me mbi 50%.

 

KQZ-ja nis publikimin e rezultateve

Pak minuta pas mbylljes së qendrave të vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve.

Rezultatet do të publikohen online në web faqen zyrtare të KQZ-së.

Për të parë rezultatet klikoni këtu.

EXIT POLL-i i RTV Dukagjinit: Kaq deputetë i fiton VV-ja

RTV Dukagjini ka prezantuar Exit Poll-in e realizuar nga kompania UBO Consulting për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas këtij Exit Polli, Lëvizja Vetëvendosje del e para me 45.7%.

Në vend të dytë Partia Demokratike e Kosovës me 22%.

Lidhja Demokratike e Kosovës me në krye Lumir Abdixhikun, gjithmonë sipas këtij Exit Poll-i, del të jetë e treta me 15.6%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.3%.

Nisma nga ky Exit Poll të UBO-s ka arritur të marrë 1.7%.

Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje pritet të marrë 52 ulëse në Kuvend, PDK 25, LDK 17, ndërsa AAK 6.

/Reporteri.net/

Exit poll-i i Agim Bahtirit: Tërmet 52%

Gjitha Exit Pollet e kanë nxjerr Lëvizjen Vetëvendosjen në mes të 43 dhe 45%.

Por, Agim Bahtiti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ka tërmet 52%.

“Termet 52% AB”, ka shkruar Bahtiri.

Kjo do të jetë ndarja e ulëseve në Kuvend sipas Exit Poll’it të Baton Haxhiut

Në T7 është prezantuar Exit Poll’i i gazetarit Baton Haxhiu për zgjedhjet e mbajtura sot, sipas të cilit VV renditet e para, pasuar nga PDK, LDK dhe AAK.

Sipas këtij exit poll’i, VV ka marrë  43.5përqind, PDK  23.6 përqind, LDK 15.9 përqind dhe AAK 7.2  përqind, shkruan Reporteri.net.

9.8% kanë marrë partitë tjera.

Sipas Haxhiut, ndarja e ulëseve në Kuvend do të jetë: VV 49 deputetë, PDK 26, LDK 17, AAK 8./Reporteri.net

Vjen reagimi i Kurtit pas përfundimit të votimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit.

Ai ka thënë se ruajtja e vullnetit të shprehur nga qytetarët është esenciale.

“Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij. E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme saqë vendimtare”, ka shkruar Kurti.

Rezultatet e EXIT Poll-it, a do të kaloj pragun NISMA

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare nuk ka arritur të kalon pragun, sipas Exit Poll-it të PIPOS.

Sipas PIPOS, Nisma ka marrë vetëm 1.1 përqind.

Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluar Nisma ishte koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  dhe kishte siguruar tre ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pak para mbylljes së votimeve, Kurti del me këtë ‘njoftim’

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin për të votuar, kur kanë mbetur edhe pak deri në mbylljen e qendrave të votimit.

Kurti ka thënë se sa më e madhe pjesëmarrja në zgjedhje as më i madh është legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.

“Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës. Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit. Ju dua”, ka shkruar Kurti.

PDK konferencë për media, Stavilevci thotë se po presin “rezultat historik”

Blerand Stavilevci i Partisë Demokratike të Kosovës tha në një konfernecë për shtyp se të dhënat e tyre nga terreni u japin indikacione për “rezultat historik” të PDK-së.

Ai tha se “janë pozitive” të dhënat që po marrin dhe se “ka mbështetje për ndryshim”.

“Deri në këto momente, më pak se 4 orë nga mbyllja e vendvotimeve, të dhënat që po marrim nga terreni janë pozitive. Ka mbështetje për ndryshim.

Sipas të dhënave ëq kemi marrë, po skhon drejt një rezltati të mirë për PDK-në, të njl numri votash që për neve janë historike.

Nëse ende nuk e keni votuar, mos e lini votën në shtëpi.

Sot secili nga e ka në dorë përgjegjësinë e madhe, ju që ende nuk e keni votuar, dilni votoni”, tha ai.