div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-438 category-paged-438 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në komunën e Lipjanit, ku një 27-vjeçar, Agon Zejnullahu, ka ndërruar jetë pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës.

Për GazetaDemos njëra nga mjeket e emergjencës ka përshkruar momentin kur ekipi i saj arriti në vendngjarje:

“Mbrëmë e kemi pasë një thirrje nga stacioni policor, ora ka qenë 12 pas mesnate. Na thanë se janë disa persona të dehur. Kur arritëm, e pamë që njëri prej tyre ishte pa shenja jete, i shtrirë afër një polici. Ishte ende i prangosur. Kërkuam që t’i hiqen prangat sepse ishte pa ndjenja, por ndihma e parë nuk pati sukses. Njoftuam policinë që duhet të lajmërohet forenzika.”

Sipas saj, nuk ishte informuar se bëhej fjalë për një person në gjendje të rëndë apo të vdekur.

Pamje nga rasti: Momenti i arrestimi

Gazeta Demos ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit të Zejnullahut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Gazetën Demos se personi i ndjerë dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit dhe ishte sjellë në mënyrë të rrezikshme për sigurinë publike.

Ngjarja tashmë është nën hetim nga organet përkatëse, ndërsa pritet edhe raporti përfundimtar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të sqaruar shkakun e saktë të vdekjes.

Sot varroset 27-vjeçari në Lipjan që vdiq pasi u arrestua

Agon Zejnullahu, i cili ndërroi jetë në rrethana të pasqaruara në Lipjan, do të varroset sot në orën 19:00.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët, duke njoftuar se ceremonia e varrimit të 27-vjeçarit do të mbahet në varrezat e fshatit Banullë.

Agon Zejnullahu, një 27-vjeçar, ka vdekur në rrethana të dyshimta në Lipjan, pak pasi u arrestua nga Policia në orët e para të së hënës.

Policia ka përdorur forcën ndaj të riut, për prangosjen e të cilit shihet se përpiqen tre zyrtarë policorë.

Policia njoftoi se pak para se viktima ta humbte jetën, ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se po sulmonte automjete e kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në orët e para të së hënës.

Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”, deklaroi ai. /

E rëndë: Vdes një person në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Pejës.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës, rreth orës 14:00. Vdekja e tij po dyshohet të ketë ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Policia e Pejës, e cila është njoftuar nga stafi mjekësor i spitalit për rastin tragjik.

Sipas informacioneve që ka siguruar redaksia jonë, viktima ishte duke punuar në një punëtori në momentin kur ndodhi ngjarja fatale. Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka ardhur deri te vdekja e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.

Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, IPK suspendon pesë policë

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar pesë zyrtarë të Policisë, pas rastit në Lipjan ku një 27 vjeçar vdiq pas arrestimit nga Policia.

Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës online Reporteri.net.

Ndërkohë, IPK pak më parë bëri të ditur se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e tij.

Nëpërmjet një komunikate IPK njoftoi se për rastinështë njoftuar në orët e hershme të mëngjesit, dhe se zyrtarët policor kishin reaguar në incidentin në fjalë në rrugën “Haradin Bajrami”.

“Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës lidhur me një incident që kishte ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan . Zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë incident pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur”, thuhet në komunikatë.

Tutje IPK thotë se “njësitet relevante hetimore policore si dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë i personit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”

Rasti po trajtohet si “hetim mbi vdekjen”

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Për këtë rast për gazetën online Reporteri.net ka folur edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Ai ka thënë për gazetën online Reporteri.net se janë duke u marrë hetimet e nevojshme mbi vdekjen e tij.

Sipas Gashit, situata është shumë e ndjeshme, dhe se shkaku i vdekjes do të jepet vetëm pas ekspertizave të bëra.

Kryeprokurori theksoi se s’mund të jap më shumë informacione, pasi siç tha ai “mund të sjellin pasoja të panevojshme”

“Rasti është inicuar. Janë duke u marrë hetimet e nevojshme. Nuk mundemi me dhënë informacione për shkak se mund të paragykojë këtë situatë. Është situatë shumë e ndishme. Shkakun e vdekjes mundemi me marrë pas ekpertizave që i kemi bo të nevojshme. Hetimet po bëhen. Është angazhuar edhe IPK-ja. Të gjithë veprimet janë duke u marrë. Asnjë informatë tjetër s’mund të japim pasi situata është sensitive, pasi nuk dojmë me dhënë ndonjë informatë e cila mund të sjell pasoja të panevojshme”, tha Kryeprokurori Gashi për Reporteri.net.

Gjatë ditës për Gazetën Online Reporteri.net u deklaruan edhe nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se ai dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur ka sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci.

“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” ka thënë Borovci për Reporteri.net.

Ministri i Putinit raportohet të ketë kryer vetëvrasje

Ish-Ministri rus i Transportit dhe ish-Guvernatori i rajonit Kursk, Roman Starovoyt, ka kryer vetëvrasje.

Sipas raportimeve të APA, që citon mediat ruse, ai vdiq nga vetëvrasja në apartamentin e tij.

Roman Starovoyt u shkarkua nga posti i Ministrit të Transportit të Federatës Ruse me një dekret të presidentit rus Vladimir Putin sot.

Starovoyt kishte shërbyer si Ministër i Transportit që nga maji i vitit 2024. Përpara kësaj, ai mbante postin e Guvernatorit të rajonit të Kursk.

Stuhitë godasin Kroacinë: Pritet rënie drastike e temperaturave

Një ndryshim i beftë i motit ka përfshirë Kroacinë, duke sjellë stuhi të forta në disa rajone të vendit. Stuhia goditi kryeqytetin Zagreb rreth orës 10:00 të mëngjesit, duke shkaktuar erëra të fuqishme që kanë shkulur pemë dhe dëmtuar prona private, ndërsa reshje të dendura shiu dhe bubullima kanë përfshirë të gjithë qytetin.

Autoritetet kanë vendosur një alarm portokalli për zonat e Slavonisë, Istrias, Kvarnerit dhe Dalmacisë, ndërsa pjesa tjetër e vendit është nën alarm të verdhë. Temperaturat pritet të bien me më shumë se 10°C në disa rajone krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik DHMZ, e gjithë dita e sotme do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe stuhi lokale, ndërsa erërat e forta veriperëndimore dhe jugore do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, përfshirë edhe Adriatikun.

Mot i ngjashëm parashikohet edhe për ditën e nesërme, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Nga e mërkura pritet përmirësim i motit dhe rikthimi i kthjellimeve, edhe pse reshjet nuk do të mungojnë në disa zona të brendshme.

Operacion i gjerë i policisë në Prishtinë, arrestohen 34 persona

Policia ka njoftuar se gjatë një operacioni policor në Prishtinë nga data 25 prill ka vëzhguar 91 lokale, 15 prej të cilëve janë mbyllur.

Po ashtu janë arrestuar 34 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Përgjatë operacionit janë sekuestruar në cilësi të provave të rëndësishme edhe: “18 aparate për lojëra të fatit; 1 armë automatike AK-47, 1 armë e shkurtë, pajisje te laboratorit për kultivim, përpunim te substancave narkotike, para 5544.40 euro, 3 laptop, 2 printer për shtypje te tiketave, 3 aparate skenimi te tiketave, 16 telefona mobil të dyshuar se janë përdorur për pagesa online në bastore sportive”.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 07.07.2025- Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor në funksion të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit-bixhozit të jashtëligjshëm.

Operacioni është zhvilluar në vazhdimësi që nga data 25.04.2025, pas pranimit të informatave të besueshme për zhvillimin e aktiviteteve të tilla të kundërligjshme në disa lokacione të Rajonit të Prishtinës.

Operacioni ka rezultuar tejet i suksesshëm, me ç’ rast;

-Janë vëzhguar-verifikuar, 91 lokale të ndryshme

– Në 60 prej tyre janë ndërmarrë kontrolle të detajuara.

– 15 lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe inspektoratet komunal për mungesë të dokumentacionit përkatës ose licencave.

· Janë iniciuar 25 raste penale, janë evidentuar shënime zyrtare dhe raporte operative që lidhen me vepra penale të ndryshme, si: organizim i lojërave të fatit, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, armëmbajtje pa leje, kultivim, përpunim dhe shitje e substancave narkotike.

– Janë arrestuar 34 persona, të dyshuar për përfshirje direkte në këto aktivitete të paligjshme.

– Nga ta, 8 janë ndaluar me masë mbajtjeje prej 48 orësh, ndërsa 26 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Përgjatë operacionit janë sekuestruar në cilësi të provave të rëndësishme edhe:

18 aparate për lojëra të fatit; 1 armë automatike AK-47, 1 armë e shkurtë, pajisje te laboratorit për kultivim, përpunim te substancave narkotike, para 5544.40 euro, 3 laptop, 2 printer për shtypje te tiketave, 3 aparate skenimi te tiketave, 16 telefona mobil të dyshuar se janë përdorur për pagesa online në bastore sportive.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e palëkundur në angazhimin e saj për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të jashtëligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Ky operacion dëshmon edhe njëherë profesionalizmin, bashkëpunimin institucional dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe interesit të qytetarëve

Vdekja e qytetarit në Lipjan pasi u arrestua, IPK-ja nis rast dhe angazhon shumë hetues

Vdekja e qytetarit Agon Zejnullahu pas momentit të arrestimit në Lipjan ka nxitur Inspektoratin Policor të Kosovës ta hetojë rastin, për ta parë nëse zyrtarët policorë të përfshirë në rast kanë pasur shkelje procedurale.

Gazeta Insajderi merr vesh që për rastin në Lipjan, ku një qytetar ndërroi jetë pas arrestimit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës tashmë ka nisur një hetim.

Sipas burimeve të Insajderit, në këtë rast tashmë janë anagzhuar disa hetues, të cilët janë duke grumbulluar provat e nevojshme.

Insajderi iu është drejtuar edhe me pyetje IPK’së lidhur me rastin, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Policia njoftoi se pak para se viktima ta humbte jetën, ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se po sulmonte automjete e kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në orët e para të së hënës.

Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”, deklaroi ai.

Në media janë publikuar pamje gjatë momentit të arrestimit, ku qytetarë i kanë interpretuar si të dhunshme veprimet e zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin e arrestimit të të ndjerit.

“Jemi të tronditur me videot”, flet vëllai i Agonit: Për ne është vdekje e dyshimtë – kemi angazhuar avokat

GazetaDemos ka publikuar pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, mbrëmë pas mesnatës rreth orës 00:15, në rrugën “Haradin Bajrami”, në komunën e Lipjanit, i cili pak pas arrestimit dhe vdiq.

Në këto pamje, tashmë i ndjeri shihet se gjatë momentin kur zyrtarët policorë iu kishin afruar për ta arrestuar, po rënkonte. Këto rënikime u bën më të zëshme atëherë kur njërit nga katër policët që e kishin shtrirë në tokë, i rrëshqet këmba, teksa dyshohet se nga kjo rrëshqitje, i ndjeri godet në kokë.

PAMJE EKZKLUZIVE: Momenti i arrestimi

Së fundmi është deklaruar vëllai i të ndjerit, ku ka thënë se janë tronditur pas pamjeve të publikuara në internet gjatë arrestimit të vëllait të tij.

“Videot që i pamë në internet para pak kohe, na tronditën. Edhe neve po na u duket si rast i dyshimtë.

I thirra ata të autopsisë më thanë nuk mundemi me ua dërgu edhe për disa ditë raportin. Jam tu e pritë avokatin edhe me shku drejt në autopsi tash”, tha vëllai i të ndjerit për Periskopin.

Tutje ai deklaroi se Agoni ka qenë shumë i dashur për të gjithë, megjithatë nuk mund të paragjykojë se çka ka mundur të ndodhë në momentin kur Policia e ka arrestuar.

“Agoni ka qenë shumë i dashur për krejt neve, nuk e di, s’mundem me paragjyku për në atë moment se çka ka ndodhë”, përfundoi ai.

Merret një vendim për Thaçin

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, kanë marrë vendim me të cilin kanë refuzuar kërkesën e ish-Presidentit Hashim Thaçit për veçim të procedurës ndaj tij në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Vendimi është marrë më 30 qershor 2025 mbi kërkesën e Thaçit që gjykimi vetëm ndaj tij të shtyhet derisa të përfundojë rasti ku ai akuzohet së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në vendim, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot ka konstatuar se argumentet e mbrojtjes së Thaçit janë të pathemelta sa i përket kësaj çështjeje dhe asaj për krime lufte.

Ndryshe, Sophie Menegon, avokate e Hashim Thaçit kishte kërkuar veçimin e procedurës për klientin e saj në rastin kundër administrimit të drejtësisë derisa të përfundojë procesi tjetër gjyqësor, ku ai akuzohet së bashku me Veselin, Selimin dhe Krasniqin për krime lufte.

Kërkesa e parashtruar nga mbrojtja, ishte dorëzuar më 7 maj 2025, ku thuhet se rasti i Thaçit për krime lufte është në një fazë vendimtare, por edhe intensive për mbrojtjen.

Menegon kishte thënë se edhe pse dëshmitari i fundit në këtë rast ka dëshmuar më 27 mars 2025 dhe paraqitjen e provave Prokuroria e ka mbyllur më 15 prill, ritmi i punës për mbrojtjen nuk është zbutur për shkak se tani është në përgatitjen e mocionit për rrëzimin e akuzave.

Sipas avokates, në rast që mocioni është i pasuksesshëm, atëherë periudha pasuese në këtë rast do të përfshijë rastin e viktimave e më pas edhe të mbrojtjes. Veç kësaj, ajo ka theksuar se mbrojtja është duke bërë hetime për të paraqitur çështjen e saj, e që këto hetime kërkojnë kohë dhe përfshirje aktive të Thaçit.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe së fundi iu është ngritur një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Ndërsa, lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.