div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-439 category-paged-439 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E rëndë në Podujevë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në rrugën “Skenderbeu” në Podujevë.

Një person ka vdekur dhe katër u lënduan në aksidentin mes një kamionit dhe disa veturave që ishin të parkuara.

Llapi Info merr vesh se shoferi që vdiq sonte në Podujevë është i nacionalitetit boshnjak.

Sipas dyshimeve të para, viktima kishte pësuar sulm kardiak dhe si pasojë goditi rreth 20 vetura që gjendeshin të parkuara rreth rrugës “Skenderbeu”.

Policia ka konfirmuar se viktimës është duke iu bërë obduksioni në Institutit e Forenzikës në Prishtinë.

Nga ky aksident katër persona kanë mbetur të lënduar dhe po marrin trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dëshmia e Rubin në Hagë, reagon burri i Albulenës, sulmon ashpër Thaçin

James Rubin, ish-nëndihmëssekretar amerikan i Shtetit gjatë luftës në Kosovë, ka dëshmuar sot në rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Rubin foli për rolin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të tyre me SHBA-të.

Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje po përpiqen që dëshmisë së tij t’i japin një interpretim tjetër.

Alban Krasniqi, anëtar i VV në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se po rezulton se Thaçi nuk ka qenë kreu, por Agim Çeku.

“James Rubin, duke treguar përvojën e tij, dëshmoi që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, por shpërfaqi edhe disa të vërteta ndryshe nga ato që i janë servirur publikut për 25 vite: 1. Hashim Thaçi tash po del që nuk paska qenë komandant apo udhëheqës i UÇK-së, por Agim Ceku. Andaj, të ia njohim këtë rol dhe vlerë general Çekut, të cilën ia kanë mohuar në luftë edhe pas luftës. 2. Delegacioni ynë në Rambuje, në krye me Thaçin, paskan qenë të gatshëm të pranojnë një marrëveshje ku nuk përmendet pavarësia, por që fatmirësisht ka pasur presion nga komandantët dhe luftëtarët e UÇK-së në terren për të mos pranuar një zgjidhje që nuk e përmban brenda dokumentit pavarësinë në perspektivë. 3. Është pranuar marrja e përgjegjësisë për çfardo krimi që mund të bëhet pas përfundimit të luftës në emër të saj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Vrasje në Ferizaj, ky është 40-vjeçari që u vra në fshatin Balaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Ferizajt.

Në fshatin Balaj është vrarë një person rreth 40-vjeçar, i identifikuar si B.R

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur sonte dhe Policia është mobilizuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Rrethanat se si ka ndodhur vrasja dhe motivi i saj ende nuk dihen, por burimet tona konfirmojnë se hetuesit e krimeve të rënda dhe njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë duke punuar intensivisht.

Viktima 40 vjeçar, arrestohet i dyshuari – Zbulohen detaje nga vrasja e rëndë në Ferizaj

Një vrasje ka ndodh në fshatin Balaj të Ferizajt, raporton Demos.

Viktima është e moshës 40 vjeçare dhe policia ka arrestuar të dyshuarin.

“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues.”, tha për “DEMOS” Kanun Veseli, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

E rëndë: Vritet një person në Ferizaj

Një vrasje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Balaj të Ferizajt.

Sipas sinjalit dyshohet se viktima është një 40-vjeçar i cili ka humbur jetën nga plagët e marra nga arma e zjarrit.

Kajtazi: Kur Haradinaj ishte në front e në komunikim me CIA-në, Dimal Basha po ‘kryente shkollat’ se si UÇK-ja ishte organizatë kriminale

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, sot në Speciale deklaroi se zyrtarë të zbulimit amerikan ishin në kontakt me UÇK-në, veçanërisht me ish-komandantin e UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinajn.

“Unë besoj se atyre u është thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, të mos kryenin krime lufte, dhe sigurisht, të mos e promovonin fundamentalizmin islamik. Kjo ka qenë politika jonë kryesore asaj kohe”, tha Rubin.

Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se kishte mësuar se CIA dhe Haradinaj ishin në kontakt prej vitesh.

“Unë nuk e mësova për CIA-n me Haradinajn. Këtë e kam mësuar vetëm në ’99-tën, por në atë kohë mësova se kjo ka ndodhur edhe në ’98-ën. E di që Gelbard ishte takuar me UÇK-në dhe mësova në ’99-tën kur shkova vetë në Kosovë dhe takova shefin e CIA dhe gjithë punonjësit e CIA, atëherë mësova për marrëdhëniet e tyre me Haradinajn dhe e di që kishte vite që kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin”.

Pas kësaj deklarate reagoi analisti Vehbi Kajtazi i cili e riktheu deklaratën e Dimal Bashës ku i thoshte Haradinajt ” unë një herë e kam përfundu faklultetin e tani kam hy në politik e ti një herë ke hyrë në politik e pastaj e ke përfundu shkollimin”.

Kajtazi tha se në kohën kur Haradinaj ishte në vijën e parë të frontit e në komunikim me CIA-në Dimali ishte duke përfundu shkolla se si UÇK-ja ishte organizatë kriminale.

I plotë pa ndërhyrje:

Z Haradinaj…, krahasim me ty njehere e kom kry fakultetin tani kom hy ne politike… Ti nihere ke hy ne politike tani e ke marre vesh qe duhet me I kry shkollat”, thoshte dikur Dimal Basha, kryetar Kuvendi.

Por, ne kohen kur Haradinaj ishte ne front dhe ne komunikim edhe me CIA-n, Dimali ishte duke “kry shkolla”. Ani çfare shkollash? “Shkolla” se si UÇK-ja ishte nje organizate kriminale e financuar nga trafiku i droges.

Krasniqi: Secili që kalon nga kufiri i Serbisë është tradhtar i shtetit tonë, e le më ai që e çon fëmijën për shërim atje

Dardan Krasniqi, ish-ushtar i UÇK-së, kritikoi ashpër qytetarët që kalojnë kufirin me Serbinë dhe ata që i drejtohen institucioneve të saj.

Sipas tij, çdo qytetar që blen produkte serbe, që jep para në kufi, që konsumon mallra si plazma, apo që çon fëmijët për shërim në Beograd, po i bën dëm të madh Kosovës. Ai shtoi se një pjesë e madhe e mërgatës po vepron njësoj dhe se kjo është formë e shkatërrimit të shtetit.

VIDEO

 

Dalin pamjet: Radojçiq dhe grupi shfaqen përsëri

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ka angazhuar sërish Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij për të siguruar tubimet politike dhe rezidencën presidenciale.

Në një reagim të bërë publik, Stojkoviq tha se Radoiçiq është filmuar në një tubim të Vuçiqit së bashku me anëtarë të grupit të tij, të cilët kishin marrë pjesë në sulmin paramilitar në Banjskë të Kosovës, në shtator 2023.

“Kjo është hera e dytë që shohim anëtarë të asaj organizate paramilitare duke siguruar tubimet politike të Vuçiqit dhe rezidencën e tij”, shkroi avokati në X.
Në Serbi janë publikuar edhe më herët pamje ku Vuçiq ruhet nga persona të maskuar.

 

“Unë e di që ti e din që s’mund ta kontrollosh UÇK-në”, Thaçi i buzëqeshur kur lexohet deklarata e Biden për të

Sot në Hagë po dëshmon ish-nënsekretari Amerikan i Shtetit James Rubin, i cili është ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Gjatë dëshmisë, atij iu prezantua një dokument i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku atëherë Hashim Thaçi, si 29 vjeçar ishte takuar me Joe Biden, i cili atë kohë kishte funksionin e senatorit.

Në këtë dokument, përshkruhet edhe një pjesë e bisedës mes Thaçit dhe Bidenit, ku ky i fundit i kishte dhënë disa këshilla.

“Z. Thaçi më tha: Ti ke qenë 29 vjeçar kur e ke marrë detyrën, ashtu siç jam edhe unë tani, a keni ndonjë këshillë? Meqë po më pyesni, atëherë po ua them menjëherë mirëpo jemi në rrethana të ndryshme. Cila është këshilla juaj, më tha z.Thaçi. Këshilla e parë: Mos e merr veten shumë seriozisht? Këshilla e dytë: Edhe unë e di, që ti e di që s’mund ta kontrollosh UÇK-në”, thuhet në pjesën e dokumentit që përshkruante bisedën mes dyve.

“Edhe nga burgu, Hashim Thaçi e mban Amerikën në krah të Kosovës”

James Rubin, ish-Nënsekretar i Shtetit dhe krahu i djathtë i Madeleine Albrihght, ka nisur dhënien e dëshmisë si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Lidhur me këtë përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri.

“Edhe nga burgu, Hashim Thaçi e mban Amerikën në krah të Kosovës. Pas goditjes që i dha Amerika kryeministrit në ikje javën që shkoi, sot bota po e sheh Amerikën në Hagë, duke mbrojtur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësin e saj, Presidentin Hashim Thaçi.”, ka shkruar Tahiri.