div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-472 category-paged-472 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gucati: Mesazhi i protestës sonë është i qartë, do të dëgjohet edhe në Hagë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për protestën e thirrur sot kundër, siç thotë ai, padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gucati tha se kjo protestë është një rikthim i frymës së bashkimit të viteve të ’90-ta, transmeton Klankosova.

“Sot do të jemi të bashkuar. Sot besoj se qytetarët e Kosovës do të bashkohen sikur atëherë, në vitet e ’90-ta. Mesazhi ynë është i qartë dhe besoj se do të dëgjohet jo vetëm nga Gjykata Speciale, por në mbarë botën demokratike, se kjo gjykatë është e padrejtë dhe e njëanshme”,  theksoi ai.

Reagon VV-ja: Thaçi i butë me Gjykatën Speciale, protestat nuk e kompenzojnë heshtjen

Arlind Manxhuka:

  1. Protesta është dhjetë vjet e vonuar. Është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm.
  2. Nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare por as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale.
  3. Kosova ka nevojë për gjykata normale që dalin pas vettingut dhe për kryeprokuror të ri e jo për gjykata speciale jotransparente të cilat janë jashtë praktikave ndërkombëtare.
  4. ⁠Për më pak se pesë vjet qeveria Kurti ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe shpenzimet e tjera atje.
  5. ⁠Në intervistën e tij nga Haga para një jave, ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte tepër i butë me Gjykatën Speciale. Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij.
  6. ⁠Fatkeqësisht, në vitin e pestë që po mbahen në paraburgim ish drejtues të UÇK-së, është e qartë që partia kryesore opozitare çështjen e tyre e ka përdorur shumë më tepër kundër qeverisë Kurti sesa për lirimin e të akuzuarve.

Tomë Gashi: Deputetët që votuan Specialen le të dalin e t’i kërkojnë falje UÇK-së

Avokati Tomë Gashi ka komentuar protestën e paralajmëruar të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), e cila pritet të mbahet sot në orën 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

I ftuar në Tëvë1, Gashi ka vënë në pikëpyetje qëndrimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që në të kaluarën kanë votuar për themelimin e Gjykatës Speciale, duke i konsideruar ata si bashkëpërgjegjës për situatën aktuale të ish-krerëve të UÇK-së.

“Si është e mundur t’u besojmë atyre që sot po protestojnë, kur janë po të njëjtit që kanë votuar për Gjykatën Speciale – 82 deputetë. Duhet përjashtuar Listën Serbe, sepse pjesëtarët e saj kanë pritur një situatë të tillë për të dëmtuar çdo pjesëtar të UÇK-së”, deklaroi Gashi.

Ai shtoi se deputetët shqiptarë që votuan për këtë gjykatë duhet të marrin përgjegjësi publike:

“Nuk kemi punë me qytetarët e thjeshtë, por me deputetët shqiptarë që e votuan këtë gjykatë. Mjafton të kenë pak fytyrë e të dalin sot para Parlamentit të Kosovës dhe t’u kërkojnë falje qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe secilit pjesëtar të UÇK-së që po gjykohen”.

Fjeti në punë, “Trepça” e dënon minatorin me 30% të pagës për 5 muaj

Komisioni Disiplinor i ndërmarrjes “Trepça” Sh.A ka shqyrtuar më 6 gusht rastin disiplinor ndaj punëtorit A.A., i cili është akuzuar për fjetje gjatë orarit të punës.

Në njoftim thuhet se ndaj tij është shqiptuar masa disiplinore, dënim me para gjobë në lartësi prej 30% të pagës mujore për një periudhë deri në pesë muaj.

“Pas shqyrtimit të çështjes, Komisioni ka konstatuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafi 1.32 të Rregullores nr. prot: 2906, datë 30.07.2020, për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, e cila parashikon: Fjetja në vendin e punës gjatë orarit të punës.  Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot: 6429, datë 06.08.2025, ka rekomanduar Kryeshefin Ekzekutiv për t’i shqiptuar masën disiplinore – dënim me para-gjobë në lartësi prej 30% të pagës mujore për një periudhë deri në 6 muaj”, vijon njoftimi.

Tutje, thuhet se Kryeshefi Ekzekutiv, me datë 07.08.2025, ka sjellë vendimin nr. prot: 6430, datë 07.08.2025, me të cilin ka shqiptuar masën disiplinore – dënim me para-gjobë në lartësi prej 30% të pagës mujore për një periudhë deri në 5 muaj ndaj  A.A.

Ish-deputetja e VV-së: Do të jem në protestë, në mbrojtje të dinjitetit kolektiv

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka bërë të ditur se do të merr sot pjesë në protestën e organizuara nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të luftës çlirimtare.

Në një postim në Facebook, Krasniqi shkruan se në protestë do të jetë për të mbrojtur dinjitetin kolektiv, shkruan Arbresh.info.

“Arsyeja pse më 7 gusht do të jem në protestë është e thjeshtë: përballë një bote ku kriminelët serbë ende janë të lirë, është e papranueshme që ish-ushtarët tanë të përballen me padrejtësi.

Unë nuk dal për të mbrojtur individë, por për të mbrojtur dinjitetin tonë kolektiv, të drejtën tonë për drejtësi të barabartë. Dal si qytetar i këtij shteti, që s’mund të rrijë duarkryq teksa historia jonë përpiqet të njolloset me standarde të dyfishta.

Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, e nuk mund të ketë drejtësi pa të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.   UÇK-ja nuk ishte krim – ishte mburoja e këtij populli.

Prandaj më 7 gusht jam aty. Për historinë, për dinjitetin, për Kosovën!”, shkruan ajo.

Aeroporti “Adem Jashari” kthehet në ‘ring boksi’, rrahen dy persona

Një incident është raportuar mëngjesin e së mërkurës në Aeroportin e Prishtinës, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje.

Lidhur me rastin, policia njofton se njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin njëri prej të dyshuarve është liruar kurse i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Momenti kur sulmohet brutalisht ish-komandanti i UÇK-së

Një rast i lëndimit të lehtë trupor i ndodhur në rrugën “Ymër Pula” në Gjakovë, më 04 gusht 2025 rreth orës 18:30, ka çuar në arrestimin e njërit prej të dyshuarve, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Viktimë në këtë rast është ish-komandanti i UCK Hekuran Hoda, ndërsa të dyshuar për përfshirje në rrahje janë Beg Bushati, 21-vjeçar dhe Bajram Bushati, 23-vjeçar.

Hetimet janë zhvilluar nga Njësia e Hetimeve Gjakovë, e cila më 06 gusht 2025 ka shoqëruar të dyshuarin nr. 1 në stacionin policor, ku pas analizimit të pamjeve filmike, është konfirmuar pjesëmarrja e tij aktive në rrahje.

I dyshuari Beg Bushati ka pranuar përfshirjen në ngjarje gjatë intervistimit në prani të avokatit dhe me vendim të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërsa Bajram Bushati, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është ende nën hetime.

Sinjali ka siguruar pamje nga momenti kur komandanti Hekuran Hoda rrahet në mënyrë ç’njerëzore në Gjakovë

 

Lushtaku për protestën e sotme: Mos hesht! Sepse kush hesht sot, nesër do ta qajë lirinë e humbur
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e nesërme, që do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ora 17:00, kundër Gjykatës Speciale, raporton GazetaBlic.Lushtaku ka theksuar se kjo protestë është kundër padrejtësisë që po u bëhet heronjve të luftës, ata që udhëhoqën për lirinë e Kosovës.

Ai ka kujtuar sakrificën dhe dhimbjen e popullit shqiptar dhe ka bërë thirrje për qëndresë dhe mbrojtje të të vërtetës dhe dinjitetit.

“Mos hesht! Dil në protestë për lirinë tonë!” tha Lushtaku.

 

 

 

 

Sot protesta kundër Gjykatës Speciale

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë organizuar sot një protestë gjithëpopullore në ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të shprehur kundërshtimin ndaj, siç u cilësua, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Zyrtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL – UÇK) theksuan se kjo protestë është një thirrje për drejtësi dhe për respektimin e vlerave të luftës çlirimtare. Ata bënë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet për të mundësuar pjesëmarrjen sa më të gjerë të qytetarëve nga e gjithë Kosova, transmeton Klankosova.tv.

“Kemi komunikuar me strukturat tona dhe me shumë qytetarë. Për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë me autobusë, kemi vendosur që parkingu ‘Prishtina’ pranë Pallatit të Rinisë do të jetë i gatshëm për pritjen e tyre”, tha Gazmend Syla, nënkryetar i OVL – UÇK-së.

Ai theksoi rëndësinë e protestës si një akt simbolik për të shprehur mbështetjen ndaj ish-liderëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

“Është e rëndësishme që të dërgojmë një mesazh të qartë: kjo nuk është vetëm një padrejtësi ndaj tyre, por edhe ndaj historisë sonë”,  tha Syla.

“Veç VV-ja e Lista Serbe s’kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë ndaj Speciales

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, janë dy partitë e vetme politike që s’kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale.

Hasani tha se katër zyrtarë të VV-së kanë deklaruar se para se qytetarët të dalin nesër në protestë, duhet ta kujtojnë gushtin e vitit 2015.

“Nesër Prishtina do të jetë pjesë e lajmeve të të gjithë botës. Unë e shoh që vetëm dy subjekte politike që nuk kanë marrë dhe nuk kanë bërë thirrje për të marrë pjesë në protestën e nesërme për mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Veç Vetëvendosjen akoma nuk e kam parë që ka dalë të bëjë thirrje dhe Listën Serbe. Kjo është e tmerrshme. Plus kemi parë deklarata të tyre kundër”.

“Thaçi ka thënë se do të jetë i pari që do të shkojë në Hagë dhe do të përballet me luftën për ta mbrojtur luftën. Me luftën në Gjykatë Speciale për ta mbrojtur luftën e UÇK-së”, tha Hasani në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje sot e sheh rrezikun e humbjes së pushtetit nga lirimi i ish-krerëve të UÇK-së.

“Ata që sot janë në pushtet, e shohin rrezikun e humbjes së pushtetit dhe i kanë këto reagime. Sepse momenti po vjen për lirimin e tyre por këta e shohin rrezikun e tyre sepse do të ikin nga pushteti”.