div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-497 category-paged-497 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kryetarja e Qytetit të Shkupit sulmohet fizikisht në Çair, pëfundon në spital

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, së bashku me të punësuar të Qytetit dhe një këshilltar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, u sulmuan fizikisht sot gjatë një inspektimi në një ndërtim pa leje në lagjen Çair, raporton portali Infomax.

Siç thuhet, ndërtesa pa leje ndodhet pranë stacionit policor në Bit Pazar, dhe në vendin e ngjarjes, përveç kryetares, ishin të pranishëm edhe një këshilltar i Këshillit të Qytetit, sekretari i Qytetit të Shkupit, udhëheqësi i sektorit dhe zyrtarë nga sektori i urbanizmit, si dhe inspektorë të Qytetit të Shkupit.

Arsovska së bashku me të punësuar të Qytetit të Shkupit, aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente të spitalit “8 Shtatori”, për shkak të lëndimeve trupore që kanë pësuar. MPB pritet të dal me detaje lidhur me incidentin.(INA)

“Nëse vazhdon kështu, nuk do të kemi më shkolla” – Apeli i sindikatës për qeverinë

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Vjollca Shala, ka ngritur shqetësimin për largimin e mësimdhënësve dhe nxënësve nga shkollat e Kosovës, duke theksuar se emigrimi drejt vendeve evropiane po ndodh për shkak të kushteve më të mira të jetesës dhe pagesave më të larta.

Shala tha se shkollat rrezikojnë të mbesin pa staf arsimor dhe pa nxënës nëse trendi aktual vazhdon.

“Shumë shqetësuese janë informacionet që po i marrim nga terreni për largimin e nxënësve nga shkollat e Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe për largimin e mësimdhënësve nga shkollat e Kosovës. Shumica prej tyre po emigrojnë nëpër Evropë, ngase atje po gjejnë kushte më të mira për jetesë dhe pagesa më të mira për mësimdhënësit. Është shqetësuese një gjë e tillë, ngase shkollat e Kosovës po boshatisen si nga nxënësit ashtu edhe nga mësimdhënësit. Thjesht, mësimdhënësve po u duhet të mësojnë gjuhën e shtetit ku emigrojnë, pasi përvojën e punës tashmë e kanë. Është shqetësuese, sepse në një të ardhme, nëse vazhdon një ikje e tillë, shkollat tona do të mbesin edhe pa mësimdhënës. Duke analizuar edhe gjendjen politike dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, kjo po shkakton pasiguri si për nxënësit, ashtu edhe për mësimdhënësit”, tha Shala tha për EO.

Ajo kritikoi institucionet shtetërore për moskrijimin e kushteve të duhura në arsim dhe për vonesat në funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.

“Duke mos pasur siguri në shkollat tona, duke pasur parasysh kushtet e punës dhe pagesat, atje (në vendet evropiane) po gjejnë pagesë më të mirë dhe vlerësim më të mirë. Në të njëjtën kohë, edhe nxënësit me familjet e tyre natyrisht po ikin, ngase po gjejnë kushte më të mira në vende të ndryshme të Evropës”, shtoi ajo.

Vajza e Shyhrete Behlulit, Engjëllusha Salihu i jep fund beqarisë, shkëlqen si nuse

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Engjëllusha Salihu, sot ka kurorëzuar dashurinë e saj në një ceremoni martesore mjaft të veçantë.

Engjëllusha është bërë sot nuse, në mesin e familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj të shumtë në muzikë.

Një ndër momentet më të ndjera gjatë këtyre ditëve festive ka qenë padyshim bashkëpunimi me nënën e saj, këngëtaren e njohur Shyhrete Behluli.

 

 

Foto: Engjëllusha Salihu/Instagram

Dyshja sollën emocione të forta për publikun, duke reflektuar lidhjen e tyre të veçantë jo vetëm si nënë e bijë, por edhe si kolege të pandashme në skenë prej vitesh.

Foto: Engjëllusha Salihu/Instagram
Foto: Engjëllusha Salihu/Instagram
Foto: Engjëllusha Salihu/Instagram
Foto: Engjëllusha Salihu/Instagram

 

Vdekja e foshnjës 9 muajshe, policia tregon shkakun

Një foshnje rreth 9-muajshe ka vdekur të premten në QKUK.

Foshnja dyshohet se më 29 qershor është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, derisa dyshohet se derisa ishte në gjumë, është ngulfatur nga lidhësja e djepit.

Foshnja, pasi ka pranuar trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, është transferuar në QKUK, Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më datë 29.06.2025, Policia e Kosovës është njoftuar se në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është sjellë një foshnje 9 muajshe për trajtim mjekësor. Sipas informatave, foshnja H.M. (2024), nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës, derisa ka qenë në djep (në gjumë), është ngulfatur nga lidhësja e djepit. Foshnja, pasi ka pranuar trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, është transferuar në QKUK, Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm. Më datë 11.07.2025, Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se foshnja e lartcekur ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, tha Bytyqi.

Sakaq, hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.

16 korriku ditë e madhe për Thaçin dhe të tjerët, ja çfarë pritet të ndodh

Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në lidhje me Mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të Aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtja e kishte dorëzuar këtë Mocion më 12 qershor ndërkaq kundërpërgjigja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka shkuar në adresë të Gjykatës më 7 korrik.

Seanca për vendimin më të rëndësishëm pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe dëshmitarëve nga Prokuroria, do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit dhe pritet që gjatë ditës të vazhdohet tutje me procesin, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve ekspertë të Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave.

Gjyqtarët kanë urdhëruar MV-në t’i bëjë gati ekspertët pavarësisht vendimit për Mocionin, ngaqë sipas Charles Smith, natyra e këtij Mocioni kundërshtues është i limituar andaj gjykimi do të kalojë në fazën tjetër.

Më shumë detaje nga ky vendim dhe të rejat e fundit nga proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara mund t’i ndiqni sot në emisionin Info Magazine.

Opoja “pushtohet” nga veturat luksoze, nisen për ta marrë nuse Engjëllushën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Engjëllusha Salihu, sot i jep fund beqarisë.

Shihen veturat luksoze në Bellobrad të Opojës.

Ata pritet të kurorëzojnë dashurinë me martesë.

Vajza e artistes së mirënjohur Shyhrete Behluli ka organizuar një ceremoni të veçantë familjare dhe festive, ku të ftuarit po e shënojnë këtë ditë të rëndësishme me shumë gëzim dhe emocione.

Një qytetar në Ferizaj i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

Një person është arrestuar të premten në mbrëmje në Ferizaj, pasi i njëjti kishte sulmuar dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur në rrugën Ejup Bajraktari.

I dyshuari thuhet se fillimisht i ka penguar policët për ta arrestuar djalin e tij, i cili dyshohej për narkotikë, ndërsa më pas edhe i ka sulmuar fizikisht.

Dy zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se gjatë arrestimit të një personi të dyshuar për narkotik, babai i tij ka penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Vëlla e motër rrihen në Malishevë, kjo e fundit ia thyen xhamin e veturës

Në Malishevë raportohet se motër e vëlla janë rrahur ndërmjet vete pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas policisë, motra edhe ia ka thyer xhamin e veturës vëllait, e më pas është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Netanyahu paralajmëron Trumpin: Izraeli do ta sulmojë Iranin sërish

Gjatë takimit të Shtëpisë së Bardhë, Netanyahu i ka bërë të ditur Trumpit, se Izraeli do ta godasë sërish Iranin nëse ky i fundit rifillon aktivitetin bërthamor.

Nga ana e tij Trump favorizon diplomacinë, por nuk kundërshton, pasi zyrtarët paralajmërojnë se Teherani mbetet kërcënim pavarësisht se sulmet SHBA-Izrael e kanë vonuar programin e tij për dy vjet.

Sipas një raporti të botuar nga Wall Street Journal, zyrtarët e lartë të të dyja vendeve theksuan se Trump shprehu preferencën për një zgjidhje diplomatike, por nuk kundërshtoi plotësisht paralajmërimin e Netanyahut.

Sipas Wall Street Journal komentet e Netanyahut nënvizojnë llogaritjet e ndryshme midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për fushën e dëmtimit të shkaktuar në programin bërthamor të Iranit në operacionet e fundit të përbashkëta ushtarake.

Ndërsa Trump ende synon të negociojë një marrëveshje që do ta detyronte Iranin të braktisë ambiciet e tij bërthamore, zyrtarët izraelitë janë skeptikë se diplomacia mund të parandalojë Teheranin të përparojë me fshehtësi programin e tij bërthamor.

Ndërkohë, Irani raportohet se ka kërkuar garanci se nuk do të sulmohet përsëri si parakusht për t’u rikthyer në bisedime me Uashingtonin.

Një zyrtar i lartë izraelit i tha Wall Street Journal se Izraeli nuk do të kërkonte domosdoshmërisht miratimin e qartë të ShBA-së para se të fillonte sulme të tjera, por pranoi se Netanyahu mund të përballet me kundërshtimin nga Trump nëse aktiviteti iranian nuk konsiderohet aq domethënës sa të justifikonte braktisjen e diplomacisë.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se Irani përballet me rrezik të konsiderueshëm nëse udhëheqësit e tij vazhdojnë të refuzojnë kërkesat e Trump për të ndaluar pasurimin e uraniumit dhe rifillimin e zhvillimit bërthamor.

Vdes në QKUK foshnja 9 muajshe

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekure një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës.

Foshnja fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK në Prishtinë.

“Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell një fëmijë 9 muajsh. Me datë 11.07.2025 viktima (fëmijë) kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.