div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-502 category-paged-502 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdekja e dyshimtë e Agon Zejnullahut: Gjithçka që dihet për arrestimin dhe ndalimin e pesë zyrtarëve policorë

Pesë zyrtarë policorë janë arrestuar mbrëmjen e kaluar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në lidhje me incidentin e ndodhur në Lipjan që përfundoi me vdekjen e një qytetari.

Sipas njoftimit të IPK-së, arrestimi është bërë pas hetimeve të zhvilluara në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Të arrestuarit janë një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të cilët ishin të përfshirë në ndërhyrjen e forcave të rendit gjatë incidentit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhrin për këtë masë, nën dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, gjatë arrestimit të Agon Zejnullahut.

Ndaj tyre është marrë masa e ndalimit për 48 orë me vendim të prokurorit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Kaltrina Shala, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

“E konfirmoj se janë arrestuar pesë zyrtar policor për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve”.

“URRA!” – Pas 43 tentimeve, Bajqinovci thotë: I kemi numrat për Kuvend

Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.Mefail Bajqinovci tha se ka nisur të ketë reflektim edhe tek partitë ish-opozitare.

Bajqinovci i ftuar në Politiko tha se këtë e ka dëshmuar deklarata e sotshme e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha pak para fillimit të seancës.

“Unë po e them, përveç Bekë Berishës kam besim që ka reflektim edhe tek disa individë që mund të votojnë kryetaren e Kuvendit, dhe të kalojmë në fazën e dytë. Nuk mund të flas me datë por e tha edhe deputeti i opozitës, që i takon partisë më të madhe, nuk duhet zgjedhur individin më se kush është“, deklaroi ai.

Tragjedi në Treboviq, ky është 15 vjeçari që vdiq

Fshati Treboviq është tronditur sërish nga një lajm i rëndë. Ka ndërruar jetë edhe i riu 15-vjeçar, F.Ç, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda që kishte pësuar nga aksidenti tragjik i ndodhur disa ditë më parë në këtë fshat.

Në të njëjtin aksident kishte humbur jetën edhe i riu tjetër, M.N, 16 vjeç.

E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq pas vetaksidentit Pejë

Dërgohen në mbajtje pesë policët në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan – Dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”

Pesë zyrtarët policorë në Lipjan, që janë përfshirë, në rastin e hetimit për vdekjen e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, janë dërguar në mbajtje, shkruan Insajderi.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin Prokurori i Prokurorisë Themelore, Zejnullah Gashi.

Pesë zyrtarët policorë janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Policia njoftoi se pak para se viktima ta humbte jetën, ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se po sulmonte automjete e kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në orët e para të së hënës.

Publikohen pamje të reja të të riut nga Lipjani para arrestimit

Janë publikuar pamje të reja para arrestimit të 27 vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta orët e para të mëngjesit të së hënës. I ndjeri shihet duke u larguar nga një veturë nga dy persona të tjerë.

Ndërkohë, sipas raportit të policisë, viktima dyshohej se ishte në gjendje të dehur, derisa po sulmonte edhe kalimtarë e automjete në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Derisa, gjatë ditës së sotme, lidhur me rastin është rekomanduar suspendimi i pesë policëve për të cilën para se të konfirmohej zyrtarisht nga IPK.

Policët që u suspenduan edhe u ndaluan për “vrasje nga pakujdesia”.

Ndërkaq, i ndjeri është varrosur në varrezat e fshatit Banullë në orë 19:00.

“Dora e shtetit na e ka vra” – Vëllai i 27-vjeçarit: Policia tha se ka vdekur nga infarkti, ndikimi i alkoolit, por kur i pamë videot, situata ndryshoi komplet

Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu – i cili vdiq pas arrestimit në Lipjan, është deklaruar për rastin tragjik të vëllait të tij tashmë të ndjerë.

Ai tha se vëllai i tij kishte shenja dhune në fytyrë e në trup, pasi familja ishte thirrur që ta shihte 27-vjeçarin në emergjencë.

“Lajmin e pranuam pas orës 01, na telefonoi dikush nga stacioni policor tha të vijmë në emergjencë…Kur shkuam aty, pam një çarçaf të bardhë përmbi vëllain dhe ishte pa shenja jete”, tha Zejnullahu për T7, transmeton IndeksOnline.

“Kishte shenja në fytyrë sikur të kishte rrahje masive, në trup….”, shtoi ai.

Sipas tij, për vdekjen e vëllait dëgjuan versione si “infarkt e nga ndikimi i alkoolit…”, por ai thotë se “shihet qartë se është vrarë nga dora e shtetit, nga disa policë…Posedojmë video që vërehet duke bërtitë në frymën e fundit dhe i e goditin në fytyrë dhe aty më nuk lëvizë”, tha Zejnullahu mes dhimbjes së madhe për vdekjen e të vëllait.

Vdekja e 27-vjeçarit, dalin pamje të reja nga momenti i arrestimit të tij nga policia
Një 27-vjeçar ka vdekur në Lipjan në rrethana të dyshimta, pak minuta pas arrestimit nga Policia e Kosovës.

“Betimi për Drejtësi” ka publikuar pamje të reja nga momenti i arrestimit. Në pamje shihen së paku tre policë teksa e kryejnë arrestimin.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e pesë policëve lidhur me rastin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se ai dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur ka sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci.

“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” ka thënë Borovci.

Temperaturat do të shënojnë rënie deri në 22°C, priten vranësira e të reshura

Nga nesër do të fillojë “një rënie e temperaturave” tha meteorologu Mendim Rugova.

Ai tha se nesër temperaturat maksimale do të sillen ndërmjet 32 e 34°C.

“Aty-këtu gjatë pasdites mund të ketë zhvillime të vranësirave dhe rrebeshe me bubullima në pjesë të vendit”, tha ai ne T7.

Të mërkurën, Mendim Rugova tha se “po pritet të ketë më shumë të reshura, më shumë vranësira”.

“Mundësitë janë që temperaturat të bien deri në 22 gradë”, tha ai.

Nga e enjta, ai tha se nuk paraqiten mundësi për të reshura.

Gjatë fundjavës, ai tha se temperaturat do të rriten sërish pak.

“Ende nuk shihet mundësia a mund të ketë ndonjë valë të të nxehtit gjatë javës së ardhshme”, tha ai.

Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrinë i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, në të cilën ky i fundit aludoi për rolin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke dhënë instruksione politike në dëm të shtetit të Kosovës.

Gucati e në T7 e cilësoi deklaratën si një nga më të poshtrat të dhëna ndonjëherë nga një kryeministër në detyrë dhe theksoi se ajo nuk i ka hije një udhëheqësi shteti, sidomos në një moment kaq të ndjeshëm kur pritet vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

“Në vend se t’u qëndrojë pranë në këto momente të vështira, ai po i godet. Nuk kam asgjë personale me Kurti , por ka frikë nga ata, i tutet konkurrencës. I ka fobi ata njerëz, edhe në andërr i sheh,” u shpreh Gucati.

“Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në komunën e Lipjanit, ku një 27-vjeçar, Agon Zejnullahu, ka ndërruar jetë pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës.

Për GazetaDemos njëra nga mjeket e emergjencës ka përshkruar momentin kur ekipi i saj arriti në vendngjarje:

“Mbrëmë e kemi pasë një thirrje nga stacioni policor, ora ka qenë 12 pas mesnate. Na thanë se janë disa persona të dehur. Kur arritëm, e pamë që njëri prej tyre ishte pa shenja jete, i shtrirë afër një polici. Ishte ende i prangosur. Kërkuam që t’i hiqen prangat sepse ishte pa ndjenja, por ndihma e parë nuk pati sukses. Njoftuam policinë që duhet të lajmërohet forenzika.”

Sipas saj, nuk ishte informuar se bëhej fjalë për një person në gjendje të rëndë apo të vdekur.

Pamje nga rasti: Momenti i arrestimi

Gazeta Demos ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit të Zejnullahut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Gazetën Demos se personi i ndjerë dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit dhe ishte sjellë në mënyrë të rrezikshme për sigurinë publike.

Ngjarja tashmë është nën hetim nga organet përkatëse, ndërsa pritet edhe raporti përfundimtar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të sqaruar shkakun e saktë të vdekjes.