div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-518 category-paged-518 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Vendimi për shtrenjtimin e rrymës mund të anulohet”

Jeton Mehmeti, ish-kryetar i KOSTT-it, ka thënë se ka mundësi që rritja e çmimit të rrymës mund të anulohet.

Ai tha se nuk e di bazën ligjore për këtë, por thotë se i njëjti duhet të anulohet.

“Unë mendoj që ky vendim është para një akti të kryer. A mund të anulohet ky vendim? Natyrisht se po. Por pse s’po anulohet është se janë dy vendime, janë dy orientime: sepse në një vendim, ti e ke nxjerr biznesin në treg të lirë, vendimi për tarifat. Në momentin që është bërë shqyrtimi i tarifave dhe është marrë vendimi për tarifat, në këtë vendim e ka nxjerrë edhe biznesin në tregun e lirë. Pra duhet të anulohet vendimi për tarifat. A ka bazë ligjore apo jo që të bëhet kjo, unë nuk e di. A është e nevojshme të liberalizohet tregu? Po! Do të duhet të liberalizohet tregu. Edhe bizneset pajtohen që të liberalizohet tregu, por çka nënkupton tregu i lirë? Për momentin nënkupton diçka më ndryshme me vendet e rajonit. Marrëveshja e KEK-ut me KESCO dhe KEDS-in në këtë rast është ajo që nuk e bën joshës tregun e lirë as për qytetarin e as për biznesin, sepse e kemi një marrëveshje me një çmim jashtëzakonisht shumë të ulët në krahasim me çmimin e tregut”, u shpreh ish-kryetari i KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në Klan Kosova.

Ai ka sqaruar se përse vjen deri te shtrenjtimi i energjisë elektrike, dhe kush bën kërkesë për këtë.

“Kërkesa për shtrenjtim të energjisë elektrike vjen nga operatorët, si KOSTT, KESCO, KEDS-i e KEK-u, dhe operatorë të cilët janë të rregulluar për njohjen e tarifave. Dhe ZRRE është e obliguar të njohë tarifat. Çka do të thotë njohja e tarifave, të shpenzimeve? Secila kompani bën planifikimin për investime, kompanitë që bëjnë planifikimet për investime, këto investime i dërgojnë në ZRRE që t’ju miratohen. Miratimi i këtyre investimeve nënkupton ngritjen e tarifave për qytetarin dhe bizneset”, tha Mehmeti.

Ndër të tjera, ai thotë se procesi i shtrenjtimit të rrymës nuk ka qenë i planifikuar mirë nga ZRRE-ja.

“Këto duhet të parashihen dhe parashikohen. Shqyrtimi i tarifave bëhet një vit mbrapa. Nuk bëhet një vit përpara që të të lejohen ty menjëherë. Kompanitë këto mjete i marrin një vit mbrapa. Kompanitë operojnë gjatë vitit, dhe këto tarifave që mblidhen gjatë këtij viti, i marrin vitin tjetër. Pra, ZRRE gjithmonë e ka pasur parasysh se çmimet po rriten, tarifat po rriten, pse po rriten është temë tjetër, por ajo do të duhej të ishte përgatitur që të paktën të kishte një fushatë ndërgjegjësuese për konsumatorët”, deklaroi Jeton Mehmeti.

Në vend që të kapë hajdutët, hajdutët i vodhën armën zyrtares policore në Klinë

Një zyrtare policore ka mbetur pa armën e saj zyrtare, e cila iu vodh gjatë paradites së sotme në Sfërkë të Klinës.

Sipas burimeve të KLINA.info, personi në fjalë ka thyer automjetit e saj, pas ku edhe ia ka rrëmbyer armën zyrtare.

KLINA.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku aty kanë dalë ekipet e hetuesisë për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Klina.info për këtë rast ka kontaktuar zyrtarët e Zyrës për Informim të Policisë në Rajonin e Pejës ku dhe kanë deklaruar se aktualisht nuk kanë ndonjë informacion të detajuar lidhur me këtë incident.

Memli Krasniqi: Për kryeparlamentar s’votojmë asnjë nga anëtarët e Qeverisë Kurti II

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK nuk do ta votojë për kryetar të Kuvendit asnjë nga emrat që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti 2.

“Unë nuk kam dhënë propozime të emrave  konkret pikërisht për të ruajtur parimin që propozimi i takon partisë së parë. Megjithatë kolegu ynë z.Haradinaj ka propozuar dy emra: zonjën Bogujevci dhe zonjën Selimi të cilat jam i bindur se do t’i merrnin votat. Haradinaj ka thënë publikisht se do t’i votonte. Tani unë po përgjigjem konkretisht këtë që ia kam thënë z.Kurti. Ndoshta është hera e parë që po e them publikisht por qëndrimi i PDK-së është që ne nuk do ta votojmë asnjëherë asnjë nga anëtarët e qeverisë Kurti II sepse konsiderojmë se të gjithë janë përgjegjës për degradimin që e kanë sjellë vendin tonë.”, tha kreu i PDK-së.

Ai e ka komentuar edhe  takimin e sotëm mes liderëve të partive politike dhe Presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se nuk ka pasur pritje për zgjidhje konkrete, por e konsideron takimin si një hap të rëndësishëm drejt daljes nga kriza.

“Jo që kisha shpresa të mëdha që të kishte një zgjidhje por që të ishte edhe një hap përpara. Ne jemi munduar në çdo hap që veprimet tona të jenë kontribut për të dalë nga kriza që jemi si vend. Takimi ishte pak a shumë përsëritje e qëndrimeve publike që i kemi dhe nuk është që pritej, apo rezultoi me ndonjë zhvillim pozitiv që do të mundësonte daljen nga kriza, por nuk duhet ta shohim si të pavlerë por duhet ta shohim si një hap i duhur.”, tha Krasniqi në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Kreu i PDK-së fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke e lidhur këtë me insistimin për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“Kam propozuar që Presidentja, në përputhje me kompetencat e saj, të shqyrtojë mundësinë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një pyetje për interpretim kushtetues,” shtoi ai.

Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Albin Kurti nuk e ka pasur fjalën për Bedri Hamzën e Lumir Abdixhikun kur gjatë fushatës i kishte quajtur “hajvan”.

Sipas Pecit, Kurti e kishte fjalën për një eksponent të LDK-së, mirëpo jo për Abdixhikun.

“I harroj emrat, por e ka pasur fjalën për një eksponent të LDK-së që është nga Ferizaj”, ka thënë Peci në T7.

“Ai kishte dhënë disa premtime dhe pjesë të programit, ku në disa prej tyre projeksioni për buxhetin e kishte kaluar edhe GDP e Kosovës”.

Nëse e shihni këtë person lajmërone mënjeherë policinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Stacioni Policor në Podujevë, ka bërë publike fotografinë e një personi të dyshuar i cili është shpallur në kërkim, me autorizim të Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari akuzohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e cila është e paraparë me nenin 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Rasti për të cilin po zhvillohen hetimet ka ndodhur më 6 nëntor 2024, në rrugën “Fitorja”, në fshatin Letanc të Podujevës.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të kontribuojnë me informacione që mund të çojnë në identifikimin apo lokalizimin e personit të dyshuar, qoftë përmes tipareve fizike apo të dhënave tjera që mund të ndihmojnë hetimin.

 

BIK-u nis grumbullimin e porosive për Kurban, ky është çmimi astronomik për sivjet

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka njoftuar se edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.

Sipas një njoftimi, këtë vit Kryesia e Bashkësisë Islame ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 180 euro ose kundërvlera e këtij çmimi, për çka ka ngjallur reagimin e shumë qytetarëve që po e vlerësojnë si çmim të lartë.

Ndryshe, javëve të fundit në Kosovë po vazhdon ngritja e çmimeve për shumicën e produkteve bazike, me arsyetimin e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re mërgimtari nga Vushtrria

Sot më 15 maj 2025, në Francë, ka ndërruar jetë Zenullah (Bajram) Rexhepi, mërgimtar nga Vushtrria.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët theksojnë se ndarja e tij nga jeta në moshë të re ka lënë një zbrazëti të madhe tek familja, miqtë dhe të afërmit.

Detajet lidhur me ceremoninë e varrimit do të bëhen të ditura më vonë

Nesër moti me borë, ja se në cilat zona do të ketë reshje

Mendimi për motin – 15.05.2025

Mot i ftohtë me shi dhe erë parashihet për ditën e premtë, me kalimin e frontit të ftohtë në vend, që shoqërohet me erëra të fuqishme veriore, me hove çasti deri në 16m/s (60km/h). Të reshurat pritet të përfsihën vendin që sonte nga mesnata dhe orëve të hershme të mëngjesit për të vazhduar kohëpaskohe gjatë tërë ditës. Më të shumta po parashihet të jenë pjesëve më jugore përreth vargmaleve të Sharrit, deri nga Ferizaji dhe Gjilani. Temperaturat pësojnë rënie nga 12C e 14C fillimisht, deri në 7C e 9C gjatë ditës, e më vonë zbresin deri në 3C e 5C. Me këtë rënie të temperaturave reshje dëbore parashihen zonave malore fillimisht nga Alpet Shqiptare, e më vonë nga Sharri, paraqiten mundësi dhe nga bjeshkët e Gollakut, prej 1000m lartësi mbidetare. Reshje dëbore mund të bien dhe nga pjesë të larta të Gërmisë.

Ditën e shtunë mbetet mot më i ftohtë, me më shumë vransira që kalojnë mbi vend, herë herë të shoqëruara me ndonjë rigë shiu. Minimalet zbresin deri në 2C e 3C. Viseve malore ende mund të shfaqen kushte për ndonjë rrebesh bore. Ditën e diel më shumë diell, mirëpo orëve të pasdites parashihen kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 18C e 19C. Ditëve të para të javës vijuese, duken gjasa për mot paksa më stabil, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave mbi 20C. Të hënën pasdite, nuk duhet përjashtuar mundësinë për ndonjë rrebesh shiu përreth viseve malore. Minimalet shënojnë rritje deri në 7C. Erërat ndryshojnë drejtimin nga perëndimi e jugperëndimi, dhe frynë të lehta e mesatare 3-10m/s.

“Maska më e frikshme në institucionet e Kosovës…”, shfaqen afishe kundër zyrtares së lartë të Vetëvendosjes

Në rrugën “Fehmi Agani” të Prishtinës janë shfaqur afishe që kritikojnë një zyrtare të lartë të partisë Vetëvendosje, Dejona Mihalit.

“Për Halloween bonu si Dejona… Maska më e frikshme në institucionet e Kosovës”, është shkrimi që i është vendosur afishes.

Pamjet janë përcjellë sot në redaksinë e Insajderit nga lexuesit.

Zbulohet skandali: Dejona Mihali vendos kur të ndalet rryma në Kosovë, e kur jo

 

Nipi i Gani Gecit bashkohet me Gërvallën e Pecin në ‘GUXO’

Gjatë ditës së sotme njëri nga anëtarët e familjes Geci i është bashkuar Partisë Guxo.

Kështu ka bërë të ditur Donika Gërvalla përmes një njoftimi për media.

”Sot, në Partinë Guxo mirëpritëm Fatos Gecin, ekonomistin nga Drenica. Ai po bashkohet me familjen tonë politike, duke pasur guximin, idealizmin, patriotizmin dhe formimin institucionalist që e ka në asht, si pinjoll i denjë i familjes tradicionale e fisnike të Bajraktarit të Llaushës, djali i vëllait të madh nga Shtatë Vëllezërit Geci” ka shkruar Gërvalla.

Sipas Gërvallës, ‘Guxo’ është trashëgimtare e denjë dhe e vetme e Ibrahim Rugovës.

”Duke trashëguar traditën, familja e Fatosit dha provimin më të madhërishëm. Fillimisht, në rezistencën civile, pas kësaj si bashkëluftëtarë të Adem Jasharit e luftëtarë deri në çlirimin e vendit dhe në përpjekjen e përhershme për shtetndërtimin e Kosovës, gjithmonë duke qenë mbështetës të institucioneve të Kushtetutës së Kaçanikut dhe të Presidentit Ibrahim Rugova. Nga sot, rrugën për Kosovën, Fatos Geci do ta bëjë bashkë me Partinë Guxo, trashëgimtaren e denjë dhe të vetme të Ibrahim Rugovës”, ka shkruar Gërvalla