AAK do të garon e vetme në zgjedhjet e reja parlamentare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nuk do të hyjë në asnjë koalicion parazgjedhor.

Ai konfirmoi se ka pasur kërkesa për takime nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, por i cilësoi ato si jo të nevojshme.

“Do të garojmë vetëm në këto zgjedhje nuk do të shkojmë në koalicione. Kemi një vlerësim për figurën e zotrit Konjufca dhe është e vërtetë kjo, krijimi i një qeveri është proces tjetër kushdo që merr përgjegjësitë e merr përsipër me i siguruar votën ne nuk kemi pasur propozim ose kërkesë nga VV-ja për çfarëdo bashkëpunimi, ka kërkesa për takime por nuk mendoj që takimet janë diçka që ia vlen. Po lutemi për zgjedhje te reja sa me shpejt. Kanë kërkuar zotri Konjufca për komunikim ose nga zyra e tij, ka pasur kërkesa për takim, por nuk e shohim që me shku në takime ta zëmë si ajo shprehja “Qitma votën si vëlla se e du Kosovën, Kosovën nuk është që e do vetëm një të gjithë e duam dikush më shumë ndoshta”, ka deklaruar Haradinaj, raporton EO.

“Por nuk ka diçka serioze në qasjen e tyre, nëse do të kishte ndonjë propozim e dini qëndrimin tonë, por nuk ka pasur një propozim bashkëpunimi apo ndarje e përgjegjësive, dua të jem i sinqertë. Nuk jam takuar dhe nuk kam plan të takohem me pi kafe”, shtoi ai.

Abdixhiku shfaqet pranë qenit të Sharrit, çka po paralajmëron?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ndarë një foto nga Dragashi  me një qen Sharri.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku u bëri të fala të gjithë mbështetësve të LDK-së kudo që janë.

“Me Tarzanin besnik, nga një ditë me diell e jetë, të fala gjithë mbështetësve tanë kudo që janë – nga Sharri i LDK-së.  Dragash; 13 nëntor 2025”, ka shkruar ai.

 

Pas mbledhjes së kryesisë, Haradinaj konfirmon ftesën e Konjufcës për takim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nuk do të hyjë në asnjë koalicion parazgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Haradinaj tha se AAK nuk ka marrë asnjë propozim apo kërkesë zyrtare për bashkëpunim nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por ai konfirmoi se ka pasur kërkesa për takime nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, por i cilësoi ato si jo të nevojshme.

“Do të garojmë vetëm në këto zgjedhje nuk do të shkojmë në koalicione. Kemi një vlerësim për figurën e zotrit Konjufca dhe është e vërtetë kjo, krijimi i një qeveri është proces tjetër kushdo që merr përgjegjësitë e merr përsipër me i siguruar votën ne nuk kemi pasur propozim ose kërkesë nga VV-ja për çfarëdo bashkëpunimi, ka kërkesa për takime por nuk mendoj që takimet janë diçka që ia vlen. Po lutemi për zgjedhje te reja sa me shpejt. Kanë kërkuar zotri Konjufca për komunikim ose nga zyra e tij, ka pasur kërkesa për takim, por nuk e shohim që me shku në takime ta zëmë si ajo shprehja “Qitma votën si vëlla se e du Kosovën, Kosovën nuk është që e do vetëm një të gjithë e duam dikush më shumë ndoshta”, ka deklaruar Haradinaj.

“Por nuk ka diçka serioze në qasjen e tyre, nëse do të kishte ndonjë propozim e dini qëndrimin tonë, por nuk ka pasur një propozim bashkëpunimi apo ndarje e përgjegjësive, dua të jem i sinqertë. Nuk jam takuar dhe nuk kam plan të takohem me pi kafe”, shtoi ai.

AAK del me vendim pas mbledhjes së kryesisë – ja qëndrimi për Qeverinë Konjufca
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ku morën pjesë edhe kryetarët e degëve të partisë. Në takim janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për proceset e ardhshme zgjedhore.

Sipas komunikatës së AAK-së, Kryesia ka vlerësuar se gjendja aktuale politike dhe institucionale në vend është “alarmante”, duke theksuar se Kosova ndodhet pa qeveri legjitime dhe me institucione që nuk funksionojnë si duhet.

“Kjo situatë e rëndë politike dhe institucionale kërkon veprim të menjëhershëm. Zgjidhja e vetme dhe e domosdoshme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që qytetarët të rikthejnë legjitimitetin dhe besimin në institucionet e tyre”, thuhet në njoftim.

Në pjesën e dytë të mbledhjes, është vlerësuar suksesi  i Aleancës në zgjedhjet lokale, ku partia ka fituar bindshëm në pesë komunat që qeveris — Gjakovë, Suharekë, Deçan, Junik dhe Klinë.

AAK ka theksuar se qeverisja e këtyre kryetarëve – Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj dhe Zenun Elezaj – është model i transformimit komunal dhe i qeverisjes së suksesshme.

Kryesia gjithashtu ka miratuar kriteret për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë dhe ka kërkuar që degët të nisin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në fund të komunikatës, AAK ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk do të jetë pjesë e asnjë procesi që shkel Kushtetutën apo deformon rendin demokratik, duke kërkuar që buxheti i ri të miratohet vetëm pas krijimit të një Qeverie me mandat të plotë.

“Aleanca nuk do të lejojë që Qeveria në detyrë të uzurpojë kompetenca që nuk i takojnë më. Vendi ka nevojë për buxhet të qeverisë legjitime, jo të qeverisë në ikje. S’ka buxhet pa Qeveri. S’ka vendimmarrje pa mandat. S’ka demokraci pa respektim të Kushtetutës”, përfundon njoftimi i AAK-së.

Haradinaj deklarohet pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ja çka vendosen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka shprehur shqetësim për situatën politike dhe ekonomike në vend.

Ai theksoi se vonesat në miratimin e buxhetit dhe problemet me pagat e punëtorëve të sektorit publik po krijojnë vështirësi serioze.

Sipas Haradinajt, këto janë pasojë e qasjes së Qeverisë Kurti, e cila, siç tha ai, “ka penguar dhe zvarritur proceset”.

“Sapo përmbyllën takimin e kryesisë së partisë, së pari pas raundit të dytë pas zgjedhjeve në këtë takim diskutuam për zhvillimet politike në vend është një shqetësim i madh pengesat e gjata me pamundësi të aprovimit të buxhetit të vendit, dhe shumë situata të tjera që janë jo të lehta, punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga”, deklaroi kryetari i AAK-së

Haradinaj deklaroi se dalja nga kjo gjendje është shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare, ndërsa njoftoi se AAK ka nisur përgatitjet për to.

“Ka shumë shqetësime të tjera në diskutim sot AAK-ja vlerëson që të gjitha këto vështirësi e sfida që po kalon Kosova si pasojë e qasjes së Kurtit i cili në vazhdimësi e ka pengu zvarrit proceset kemi shqetësim për këtë gjendje. Mendojmë që dalja nga kjo gjendje është pikërisht shpallja e zgjedhje, kjo ishte tema e dytë përgatitja për zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Haradinaj.

Lëvizje në horizont: A po siguron Konjufca votat për formimin e Qeverisë?

Gazetari Berat Buzhala ka deklaruar se sipas tij një biznismen që e ka një TV është tu negociu në mes të Glaukut dhe deputetëve të caktumë.

Ai këtë e cilësoi si aksham pazari.

I plotë pa ndërhyrje:

Mos u habitni qe Glauku e bon qeverine. Nje biznismen qe e ka nje TV eshte tuj negociu ne mes te Glaukut dhe deputeteve te caktume 🙂

Me fjale te tjera nifar aksham pazari, ama parimor :)))).

Vjen paralajmërimi: “Rusia po përgatitet të nisë një luftë të madhe në kontinentin evropian”
Rusia po përgatitet të nisë një luftë të madhe në vitin 2029 ose 2030 në kontinentin evropian.

Kështu paralajmëroi përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.

Postimi i Zelenskyt përsërit thirrjet e Kievit për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, veçanërisht ndaj eksporteve të saj energjetike që financojnë makinerinë e luftës së Moskës.

Komentet e presidentit ukrainas pasqyrojnë gjithashtu paralajmërimet e udhëheqësve evropianë se Moska mund të jetë duke u përgatitur për një luftë në shkallë të gjerë në Evropë deri në fund të dekadës. Këto frikëra janë bërë një fokus për anëtarët e NATO-s, të cilët kanë rritur angazhimet për shpenzime të mbrojtjes deri në pesë për qind të PBB-së.

Parlamenti Evropian ka propozuar përshpejtimin e ndalimit të plotë të importeve të karburantit rus, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027.

Kërcënimi që paraqet Moska ka ndikuar gjithashtu në “Hartën e Rrugës për Gatishmërinë Mbrojtëse 2030” të Komisionit Evropian, e cila kërkon një qëndrim të fortë mbrojtës për kontinentin. Por ekzistojnë shqetësime për aftësinë e Evropës për t’iu përgjigjur agresionit rus brenda gjashtë viteve të ardhshme, siç e përshkroi Zelensky.

Bedri Hamza e shpallë kandidaturën për kryetar të PDK-së
Bedri Hamza ka shpallur kandidaturën e tij për Kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar angazhimin për të udhëhequr një parti të unifikuar dhe të reformuar.

Hamza ka shprehur besimin e tij se partia do të jetë përsëri partia kryesore në vend dhe do të vazhdojë të luajë një rol kyç në zhvillimin e Kosovës.

Statusi i tij i plotë:

 

Buxheti, Hekuran Murati del me një ‘njoftim’
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti për RTK-në, ai për prishtinën, Gjilanin e Zubin Potokun, si dhe buxheti për 2026 dhe Plani i Rritjes i BE-së po mbahen të bllokuara nga opozita.

Murati pretendoi se opozita po refuzon t’i krijojë komisionet parlamentare për t’i kaluar këto.

“Buxheti për RTK-në; Buxheti për 2025 i Prishtinës, Gjilanit, e Zubin Potokut; Buxheti për vitin 2026; Plani i Rritjes i BE-së; Marrëveshja me Bankën Botërore. Të gjitha këto po mbahen të bllokuara sepse opozita po refuzon me i kriju komisionet parlamentare të përhershme (të cilat nuk varen nga përcaktimi pozitë/opozitë)”.

Alarmon Hykmete Bajrami: Po ndodh hajnia më e madhe në Kosovë – qytetarët po vidhen 24 orë në ditë përmes faturave të rrymës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po menaxhohet sistemi i faturimit të energjisë elektrike në vend, duke e quajtur këtë proces “hajninë më të madhe që Kosova ka përjetuar ndonjëherë”, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajrami ka thënë se qytetarët e Kosovës po vidhen çdo ditë përmes tarifave të energjisë, dhe ka kërkuar transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse.

“Ju kam thënë edhe më herët që përmes faturave të energjisë elektrike po ndodh hajnia më e madhe që ky vend ka përjetuar ndonjëherë – po vjedhet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë secili qytetar i vendit,” – ka shkruar deputetja e LDK-së.

Ajo ka përmendur edhe një shkrim të gazetarit Agon Sinanaj, i cili, duke u bazuar në të dhënat e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), ka raportuar për rritje të ndjeshme të tarifës që paguajnë konsumatorët për Fondin e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).

Sipas të dhënave që citoi Bajrami, nga viti 2023, konsumatorët në Kosovë e paguajnë këtë tarifë katërfish më shtrenjtë, nga 0.73 euro në 3.14 euro për megavat/orë.

“Kjo rritje erdhi si rezultat i dështimit të KOSTT-it dhe ZRrE-së në menaxhimin e këtij fondi dhe favoreve ndaj prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme në ‘kurriz’ të konsumatorëve,” – citoi ajo nga artikulli i gazetarit Agon Sinanaj.

Deputetja Bajrami ka akuzuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryeministrin Albin Kurti, se kanë bekuar dhe lejuar këtë formë të vjedhjes, duke e konsideruar si një barrë të padrejtë për qytetarët.

“Ata që po e mundësojnë dhe po e lejojnë këtë vjedhje e kanë bekimin e Artane Rizvanollit dhe Albin Kurtit. Militanta, a po e cilësojmë patriotizëm edhe këtë?” – ka shtuar Bajrami në reagimin e saj.

Deputetja ka paralajmëruar se kjo çështje do të ngrihet edhe në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka kërkuar nga opozita dhe mediat që të ndihmojnë në zbardhjen e keqpërdorimeve në sektorin e energjisë.

Bajrami ka shpërndarë edhe linkun e artikullit të gazetarit Agon Sinanaj, i cili përmban të dhëna nga raportet zyrtare të auditimit për mënyrën e menaxhimit të Fondit të BRE-ve.