Lajmi i Fundit
Bekim Haxhiu dorëzon ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave për kandidatët e PDK-së

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka dorëzuar ankesë në PZAP, duke kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve për deputet të PDK-së, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ai thotë se këtë e bazon në fakte të konfirmuara nga vet procesi i rinumërimit të zhvilluar nga KQZ.

Haxhiu thekson se rinumërimi i 185 vendvotimeve dëshmoi se kishte gabime në numërimin fillestar, duke ia shtuar 6 që s’i ishin numëruar më parë.

“Për këtë arsye kam kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së që nuk janë përfshirë në rinumërimin e deritanishëm. Vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka fituar besimin e qytetarëve dhe që çdo votë të numërohet saktë.” – thekson Haxhiu.

Postimi i plotë:

Sot kam paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë nuk bazohet në supozime apo pakënaqësi me rezultatin, por në fakte të konfirmuara nga vetë procesi i rinumërimit të zhvilluar nga KQZ.

Rinumërimi i vetëm 185 vendvotimeve, që përfshin rreth 3.52% të votave të PDK-së, dëshmoi se kishte gabime në numërimin fillestar. Edhe në këtë mostër të kufizuar, më janë shtuar 6 vota që nuk ishin numëruar më parë. Kur diferenca ndërmjet kandidatëve është vetëm 102 vota, çdo votë ka rëndësi dhe çdo pasaktësi mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.

Për këtë arsye kam kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së që nuk janë përfshirë në rinumërimin e deritanishëm. Vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka fituar besimin e qytetarëve dhe që çdo votë të numërohet saktë.

Besimi në procesin zgjedhor ndërtohet mbi transparencën, ligjshmërinë dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve. Pres që PZAP-i ta shqyrtojë këtë ankesë në mënyrë të paanshme dhe të marrë një vendim që garanton integritetin e zgjedhjeve dhe mbrojtjen e çdo vote.

Me e rëndësishme se shpejtësia e publikimit të rezultatit zgjedhor është saktësia e tij, që çdo votë e votuesit të jetë e numëruar ashtu siç është vullneti i tij më 7 qershor 2026.
Bazuar edhe në procesin e kaluar zgjedhor ku unë kam identifikuar dhe paraqitur me fakte manipulimin e procesit zgjedhor me 28 dhjetor 2025, edhe ky proces ka deformime, prandaj kam parashtruar ankesë në PZAP.

Ngjarje e rëndë në plazhin e Tales, humbin jetën dy të mitura

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në plazhin e Tales

Dy vajza të mitura janë mbytur në det.

Dyshohet se vajzat janë të moshave 11 dhe 13 vjeç dhe të pashoqëruara.

Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se trupat e pajetë të të miturave janë transportuar për në morgun e Lezhës.

Eskaløi situata në Mitrovicë – i dyshuari sulmøi tre policë dhe i këřcënøi me vrąśje

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një qytetar dhe më pas tre zyrtarë policorë, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 18 qershor 2026 rreth orës 21:00 në rrugën “Lah Nimani”. I dyshuari, në gjendje të dehur, fillimisht ka goditur një qytetar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë arrestimit në vendin e ngjarjes, ai ka sulmuar një zyrtar policor, ndërsa sulmet kanë vazhduar edhe brenda stacionit policor dhe në spital, ku dyshohet se ka sulmuar edhe dy policë të tjerë. Po ashtu, ai i ka kanosur verbalisht me vrasje zyrtarët policorë.

Policia njofton se i dyshuari ka dëmtuar edhe motoçikletën e viktimës si dhe një veturë tjetër.

Si pasojë e incidenteve, tretman mjekësor kanë pranuar viktima dhe tre zyrtarë policorë. Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Vďes në moshë të re, Kushtrim Nimani

Ka ndërruar jetë në moshë të re, Kushtrim Nimani.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familja Nimani.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 19.06.2026, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Kosterc, lagjja Niman, Komuna Skenderaj.

A do të ketë koalicion me LDK-në, Kurti ‘befason’ me përgjigjen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur mëngjesin e sotëm lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë koment për këtë çështje, duke shmangur përgjigjen dhe duke kaluar te një temë tjetër.

“Urime Dita e Shërbimit Publik sot”, ka deklaruar shkurt Kurti, pa elaboruar më tej mbi pyetjen për një bashkëpunim të mundshëm me LDK-në.

Dhëndri që dyshohet se u plagos nga vjehrri në gjendje të rëndë, policia flet në detaje

Një përleshje e dhunshme që fillimisht nisi mes pesë personave me mjete të forta (shkopinj bejsbolli), ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit mbrëmë në lagjen Matiqan të Prishtinës, në rrugën “Papa Gjon Pali”.

Sipas informacioneve të para nga Klan Kosova, në këtë incident dyshohet se janë përfshirë dhëndri E. Pacolli dhe vjehrri F. Xheladini, ndërsa konflikti fillimisht raportohet të ketë qenë familjar.

Gjatë përleshjes, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është përdorur armë zjarri, ku si pasojë janë plagosur dy persona, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

 Njëri prej të plagosurve, si dhe i dyshuari, janë dërguar për trajtim në QKUK, ku ndodhen nën mbikëqyrje të policisë.

Njëherësh, sië mësoi Klan Kosova, gjendja e dhëndrit është e rëndë.

  “Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është konfiskuar vetura në të cilën kishte ndodhur rasti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thotë PK.

Edona Llalloshi me 13 mijë vota më pak se në dhjetor, mësohet nëse e siguroi ulësen në Kuvend.
Ndërron jetë veprimtari i njohur, ish-bashkëpunëtor i Rugovës

Ka vdekur Idriz Kutllovci, ish-bashkëpunëtori i ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili në periudha të vështira dha kontribut edhe në arsimin shqip.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

Ceremonia e e varrimit bëhet sot me datë, më 19 qershor 2026 në ora 15:00 në fshatin Kryshevc, Komuna e Obiliqit, ndërsa e pamja në Hotelin Grand nga dita e shtunë deri në ditën e hënë nga ora 09:00 deri 17:00.

U përfol si kryeministër i një qeverie teknike, reagon Marin Mema

Gazetari i njohur Marin Mema ka reaguar publikisht pasi emri i tij u përfshi në disa publikime dhe lista që qarkulluan në rrjet si kandidat i mundshëm për kryeministër të një qeverie teknike.

Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, Mema i hodhi poshtë të gjitha aludimet, duke i cilësuar si spekulime pa asnjë bazë.

🗣️ “Mos bini pre e asnjë ‘trakti’ që përpiqen ta paraqesin si dokument. Nuk jam pjesë e asnjë liste apo propozimi tjetër teknik. Janë gjëra qesharake!”

Gazetari u bëri thirrje ndjekësve të mos bien pre e informacioneve të pakonfirmuara që qarkullojnë në rrjet, ndërsa shtoi se fokusi i tij mbetet puna me emisionin “Gjurmë Shqiptare”.

❤️ “Ju përshëndes dhe për pak do të hedh emisionin e sotëm të ‘Gjurmë Shqiptare’. Fundjavë të mbarë miq! Ju dua shumë!”

Haziri: Jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë me Kurtin

Lutfi Haziri nga LDK ka thënë që ata janë të gatshëm të diskutojnë me Albin Kurtin për mundësitë e bashkëpunimit.

“Ne e dimë që në politikë është rregull, ose duhesh me marrë pjesë në proces, ose me shkaktu proces. Dhe nuk ka mes. Nëse z. Kurti nuk e zbardh agjendën, nuk i zbardh hapat, edhe nuk tregon gatishmëri për bashkëpunim, atëherë, ne jemi afru për bashkëpunim edhe më tutje, por kjo nuk na përjashton nga mundësia e shkaktimit të proceseve politike, sepse ne e kemi pranu rezultatin”, tha Haziri në Rubikon të Klan Kosovës.

Sidoqoftë, Haziri e sheh me plot mëdyshje qasjen e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë aspekt.

“Unë besoj që është e padrejtë, në krejt këtë gatishmëri, që Kurti nga sot me fillu me demonstru vullnetin për zgjedhjet e katërta mrena këtij viti”.