div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rama godet VV-në e Kurtin: Çdo ditë kam me ju tregu pse jeni e keqja më e madhe vendit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me një postim në Facebook alarmon se vendi po shkon drejt autokracisë, “dhe kjo nuk duhet t’i ndodhë këtij shteti”, deklaron Rama.

Rama thotë se “synimi është i qartë. Të heshtet çdo zë kritik, derisa në fund të mbetet vetëm një e “vërtetë”, ajo që e thotë Albin Kurti”.

“Prandaj, ka nisur linçimi i gazetarëve. Prandaj tentohet diskreditimi i tyre, që të mos u besojë kur raportojnë skandalet e qeverisë dhe të partisë!”, vijon ai.

Tutje Rama thotë, “dhe pasi ta kapin gjyqësorin dhe mediat, Albin Kurti ka me dalë me na kallxu edhe çka me bo në shtëpitë tona. Kur u kritikua për rritjen e çmimit të rrymës, na tha: “Mos u nxeni shumë, mlohnu me qebe”. Nesër ka me na kallxu edhe nxemjen a me lshu në 1-sh, 2-sh apo 3-sh!!”.

Ai pyet, “a ka ofendim më të madh për këtë popull sesa të përfaqësohet nga çifti i Dejona Mihajlit?”. Duke shtuar se është duke përgatitur padi për shpifje ndaj Mihalit.

“Unë jam këtu dhe çdo ditë kam me tregu pse ju jeni e keqja ma e madhe qe i ka ndodh këtij vendi. Unë jam këtu, ku i kam varret e të parëve të mi dhe ku rriten fëmijët e mi”, shprehet Rama.

Postimi i plotë i Përparim Ramës:

A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa të përfaqësohet nga çifti i Dejona Mihajlit? A ka fatkeqësi më të madhe sesa partnerit tonë më të madh strategjik, SHBA-së, t’i përgjigjet në emër të popullit të Kosovës, çifti i Dejona Mihajlit? A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa për luftën e UÇK-së, të flas çifti i Dejona Mihajlit?

Per gjuhën e saj që e shpërfaq nivelin e saj jam duke përgatitur padi. Padi për shpifje. Është mësu ajo me u fsheh pas brigadave të Facebook-ut dhe mijëra profileve false, duke përçarë shqiptarët, duke i ofendu nënat tona, gratë, fëmijët, luftën, kontributin, atdheun dhe gjithçka që është e shenjtë.

Tash ka me u përballë me Prokurorinë, atë institucion që ende nuk keni arritë me e kapë!

Ju rikujtoj se nëse mendoni se me kërcënime e shantazhe keni me m’ndalë, harrojeni!

Unë jam këtu dhe çdo ditë kam me tregu pse ju jeni e keqja ma e madhe qe i ka ndodh këtij vendi. Unë jam këtu, ku i kam varret e të parëve të mi dhe ku rriten fëmijët e mi.

Kush jeni ju, kujt i shërbeni dhe pse jeni këtu, këtë ka me e kuptu shumë shpejt populli i Kosovës!

Të dashur qytetarë,

Po hyjmë në fazën më të rrezikshme si shoqëri: normalizimin e një mentaliteti totalitar, ku çdo zë kritik duhet të heshtet, të diskreditohet dhe, në fund, të burgoset.

Vetëvendosje, prej vitesh dhe në mënyrë të orkestruar, ka punuar për ta zhvlerësuar çdo vlerë të luftës çlirimtare, çdo hero dhe çdo familje dëshmori. Çdo njeri që ka dhënë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës është sulmuar në mënyrën më të ulët. Janë fyer nënat e dëshmorëve, janë fyer heronjtë dhe qytetarët. Sepse për ta ky popull duhet të zhvishet nga çdo vlerë, që në fund në skenë të mbetet vetëm një emër, Albin Kurti.

Historia e njerëzimit na mëson se autokratët fillimisht i zhvlerësojnë kundërshtarët, pastaj i përndjekin dhe në fund i burgosin. Gjyqësori i lirë është pengesa e fundit mes qytetarit dhe pushtetit absolut, prandaj është institucioni që me ngulm po tentojnë ta nënshtrojnë.

Me një strategji të orkestruar mirë, i janë vërsulur edhe medieve. Skandali në Komisionin e Pavarur të Medieve, nuk është rastësi, por pasqyrë e mendësisë dhe e nivelit të njerëzve që VV delegon në institucione. Synimi është i qartë. Të heshtet çdo zë kritik, derisa në fund të mbetet vetëm një e “vërtetë”, ajo që e thotë Albin Kurti.

Prandaj, ka nisur linçimi i gazetarëve. Prandaj tentohet diskreditimi i tyre, që të mos u besojë kur raportojnë skandalet e qeverisë dhe të partisë!

Me të njëjtën metodë sulmohen edhe analistët, shumë prej tyre dikur miq e bashkëpunëtorë të tij, të cilët besuan se bashkimin kombëtar me Shqipnin e ka pas pernime! Ata e dinë më së miri kush është Albin Kurti dhe në fatkeqësinë e kujt ka kalkuluar ai?!

Dhe pasi ta kapin gjyqësorin dhe mediat, Albin Kurti ka me dalë me na kallxu edhe çka me bo në shtëpitë tona. Kur u kritikua për rritjen e çmimit të rrymës, na tha: “Mos u nxeni shumë, mlohnu me qebe”. Nesër ka me na kallxu edhe nxemjen a me lshu në 1-sh, 2-sh apo 3-sh!!

Në cilin sistem ndodh kjo? Është koha e fundit që secili ta kuptojë se po ecim drejt AUTOKRACISË. Dhe kjo nuk duhet ti ndodh këtij shteti!

Si u nda nga jeta aktorja turke? Mësohet e vërteta e dëshmisë së nënës

Vdekja e papritur e aktores së njohur turke, Ece İrtem, ka tronditur thellë familjen dhe fansat e saj, veçanërisht pasi ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një ditë pas ditëlindjes së saj të 35-të. Sipas raportimeve fillestare nga mediat turke, aktorja ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare në shtëpinë e saj në Turqi, ku si shkak paraprak dyshohej një herë një infarkt.

Pas lajmit tragjik, në rrjetet sociale filluan të qarkullonin thashetheme nëse shkaku i vdekjes lidhej me ndonjë mbidozë apo konsum alkooli. Dyshimet u nxitën nga publikimi i një dëshmie të supozuar të nënës së aktores, Nuriye İrtem, dhënë për policinë. Sipas këtij raportimi të paverifikuar, nëna kishte treguar se ato kishin qenë në një festë ditëlindjeje pranë shtëpisë, kishin prerë tortën dhe ishin kthyer në banesë rreth orës 20:36, ku Ece kishte marrë ilaçet antidepresive përpara se të flinte.

Dëshmia e rreme që qarkulloi në media

Në deklaratën e pretenduar që pushtoi mediat, thuhej se nëna kishte deklaruar: “Kur hyra në dhomën e saj në mëngjes, pashë një lëng të dyshimtë që i dilte nga goja. Ajo kishte konsumuar shumë alkool dhe po përdorte gjithashtu antidepresivë të fortë”. Kjo bëri që publiku të aludonte menjëherë për një përzierje fatale të substancave, duke krijuar një valë të madhe thashethemesh mbi orët e fundit të jetës së aktores 35-vjeçare.

Reagon avokati: “Deklarata është e rreme, nëna është në shok”

Megjithatë, e vërteta që qëndron pas këtij pretendimi është krejt ndryshe. Avokati turk i familjes, ka përgënjeshtruar menjëherë lajmet, duke deklaruar se dëshmia që po qarkullon nuk pasqyron aspak të vërtetën. Ai sqaroi se pas vdekjes së aktores nëna e saj nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare për autoritetet hetimore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shoku dhe nën mbikëqyrje mjekësore. Avokati i bëri thirrje publikut të mos bazohet mbi këto thashetheme, ndërsa saktësoi se ende nuk ka një konfirmim zyrtar mjekoligjor për shkakun e saktë të vdekjes. /Prive By Liberta Spahiu