Hyn kamioni i parë me mallra serbe në Merdarë

Në Merdarë ka nis zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e masës për mallrat serbe.

Gazetarja e Tëvë1, është duke qënduar në pikën kufitare në Merdarë, ku ka raportuar se ka hyrë kamioni i parë me produkte serbe në kontrollë nën përcjelljen e Policisë dhe Doganës së Kosovës.

Ndryshe, nga sot, përmes pikës kufitare të Merdarës mund të hyjnë mallra serbe, por për hyrje të tyre do të ketë kontrolle të shtuara dhe të detajuara nga Dogana e Kosovës.

Kështu ka kërkuar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë së hënës. I pari i Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se kjo masë e ndryshimit është e mjaftueshme për proceset e ditëve në vijim dhe e njëjta është biseduar me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë.

Djali i deputetit të VV-së në spotin e Bedri Hamzës: Zotëriun e respektoj

Duket se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka filluar t`i bëj për vete edhe mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në punëtorinë e parë, që Hamza e ka mbajtur me qytetarët në qytetin e Gjakovës, ka marrë pjesë edhe Agon Kokaj, djali i deputetit të VV-së, Jahja Kokaj.

Madje, në këtë punëtori ai ka diskutuar me Hamzën, duke shprehur admirim për kandidatin e PDK-së për kryeministër, raporton Nacionale

Në videon që Hamza e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, Kokaj thotë se e respekton Bedri Hamzën.

“E urrej politiken, por zotëriun e respektoj”, thotë Kokaj në videon e postuar nga Hamza.

 

Vdes ish-ushtari i FSK-së

Sot do të bëhet varrimi i Halim Halimit nga Podujeva, shkruan Llapi.info.

I ndjeri ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Varrimi i tij do të bëhet në varrezat e lagjes Prronaj në fshatin Dobratin, me fillim nga ora 17:00.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe bashkëluftëtarët. /Gazeta Imazhi/

Kurti sërish me lëvdata për qeverisjen e tij: Hera e parë që s’ka pasur protesta me parulla “duam punë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është hera e parë që në Kosovë nuk ka pasur protesta me parulla “duam punë”, pasi siç theksoi ai, janë hapur 75 mijë vende të reja të punës.

“Jemi Qeveria e parë në Kosovë ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetëm ku figuron ‘duam punë’. Duam paga më të larta, sigurisht, kushte më të dinjitetshme të punës sigurisht, por duam punë nuk ka më parrulla, dhe kjo është si pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës”, ka deklaruar Kurti.

Tutje, ai ka vazhduar me lëvdatat për qeverisjen e tij, duke thënë se janë të parët që do ta përfundojnë mandatin e plotë.

“Për fat të mirë si ekzekutiv jemi Qeveria e parë që do ta përfundojë mandatin e plotë, një tregues i qartë i stabilitetit insitucional dhe politik por edhe i besimit që kemi ndërtuar në proceset tona. Një pjesë thelbësore është edhe fuqia jonë punëtore, duke përmirësuar arsimin dhe trajnimin profesional”, është shprehur Kurti në Konferencën për Turizmin e Qëndrueshëm.

Jakup Krasniqi do të vijë në Kosovë, kjo është arsyeja

Jakup Krasniqit i është dhënë leja nga Gjykata Speciale për dy ditë në Kosovë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë nga 10 deri me 12 tetor.

Arsyeja e vizitës së ish-kryeparlamentarit është vizita në familje pas vdekjes së vëllaut, Azemit.

Vizitën dy ditëshe në Kosovë, Krasniqi do ta zhvillojë nën masa të rrepta sigurie.

Kim Jong Un kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund t’i përdorë armët bërthamore në konflikte të mundshme me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara, raportuan mediat shtetërore të martën.

Ai i akuzoi këto dy vende se po e provokojnë Korenë e Veriut dhe se po i rrisin armiqësitë në Gadishullin Korean.

Kimi ka bërë disa herë kërcënime të ngjashme për përdorimin e armëve bërthamore për parandalimin e sulmeve kundër vendit të tij, por paralajmërimi më i ri vjen në një kohë kur ekspertët e jashtëm thonë se Koreja e Veriut mund t’i rrisë armiqësitë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA muajin e ardhshëm.

Gjatë një fjalimi të hënën në një universitet që mban emrin e tij, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Kim Jong Un, ai tha se Koreja e Veriut “do t’i përdorë pa asnjë ngurrim të gjitha armët sulmuese kundër armiqve të vet”, nëse ata përpiqen t’i përdorin forcat e armatosura kundër Koresë së Veriut, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Veriut, KCNA, raporton rel.

Sot i kthehet mësimit 18-vjeçarja që u përjashtua nga shkolla shkaku i shamisë

Kanë kaluar më shumë se një muaj kur një nxënëse nuk vijonte mësimin në shkollën e mesme “Bedri Pejani” në Pejë, pasi ishte përjashtuar për shkak të mbulesës.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi përmes një postimi të gjatë në “Facebook” tregoi se prindi i nxënëses i kanë dhënë lajmin që nxënësja do të rikthehet sot në shkollë për të vijuar mësimin e rregullt.

Ai tha se A.D., do të jetë nxënësja e parë në historinë e gjimnazit “Bedri Pejani” që i lejohet të mbajë mbulesën.

“Pas njoftimit të prindit të nxënëses A.D., duke më dhanë lajmin e shumëpritur, konfirmimi përkatës më erdhi gjithashtu edhe nga drejtoria e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë se, nxënësja e larguar nga shkolla për shkak të mbulesës më 2 Shtator, do të kthehet sot në bankën e saj për të vijuar mësimin e rregullt. Kjo nxënëse do të jetë e para në historinë e këtij gjimnazi që lejohet të mbajë mbulesën. Le të jetë ky rasti i fundit i largimit të vajzave tona nga shkolla për shkak të mbulesës.”

Policia zbarkon në Ministrinë e Liburn Aliut

Policia e Kosovës ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në Ministrinë Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, raportohet se do të zhvillohen bastisje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Akoma nuk dihen dyshimet e ngritura dhe arsyeja e zhvillimit të aksionit brenda hapësirave të ministrisë.

Foto: ATV

Vdes një person në Lipjan, kjo është arsyeja

Një person ka ndërruar jetë dje në QKUK rreth orës 19:30, pasi ishte goditur pak ditë më parë nga një veturë në Lipjan.

I ndjeri ishte në trajtim mjekësor, përcjell IndeksOnline.

“Sot më 07.10.2024 rreth orës 19:30 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull  kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor si pasojë e goditjes nga një veturë, më 30.09.2024. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan IndeksOnline.

Rritet numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 77 presona janë vrarë të hënën në Gaza nga sulmet izraelite në ditën që shënojë një vjetorin e luftës.

Në Gaza, të paktën 41,909 njerëz janë vrarë dhe 97,303 janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023.

Në Izrael, të paktën 1,139 njerëz u vranë në sulmet e udhëhequra nga Hamas më 7 tetor dhe më shumë se 200 njerëz u zunë robër.

Ndërsa që tensionet në Lindjen e Mesme kanë vazhduar.

Hezbollahu i Libanit mori përsipër sulmet me raketa në qytetin port izraelit të Haifës dhe një bazë ushtarake pranë qytetit qendror të Tel Avivit.

Ushtria izraelite tha se goditi një seli të inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut ndërsa vazhdonte të sulmonte kryeqytetin libanez. Ushtria lëshoi gjithashtu urdhra të rinj evakuimi për Libanin jugor./aljazeera/