div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-525 category-paged-525 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sonte…’ – Egli Tako paralajmëron diçka dhe rrjeti shpërthen

Kaq mjafton që Egli Tako të ‘ndezë’ rrjetin, ashtu siç bëri sot pasdite.

Përmes një selfie në makinë, ajo ka folur me disa prej fjalëve virale të Gjestit.

“Ku? Çka? Pse? Sonte…”, është shprehur ajo duke mos treguar më shumë se çka do të ndodhë.

Prive By Liberta Spahiu përmes rubrikës javore “E vërtetë, e pavërtetë” zbuloi arsyet e ardhjes së Eglit në Prishtinë javën e shkuar që lidhen me projektet muzikore.

Një prej tyre është në bashkëpunim me një këngëtare shumë të njohur të cilës në një farë forme mund të themi që Egli po i beson rrugëtimin artistik.

 

Edhe Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për takim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani këtë të enjte, në lidhje me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha: “Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim.”

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar deri më tani edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sipas njoftimit nga presidenca, presidentja Osmani do të nisë më 15 maj një seri konsultimesh politike me partitë për çështjen e konstituimit të Kuvendit, ndërsa ftesat për takimet e para janë dërguar dhe aktualisht po priten konfirmimet.

Vdekje e mistershme në Rrugën B – shoku i Festim Isufit tregon çfarë mund të ketë çuar drejt tragjedisë

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Kosovë, pasi dizajneri i njohur Festim Isufi është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së premtes në Rrugën B, në Prishtinë.

Në të njëjtën ngjarje është lënduar bashkëshortja e tij, Rina Maloku, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e sakta të vdekjes së Isufit ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.

Një mik i afërt i Festimit, duke folur për media, ka ngritur dyshime se shkaku i këtij akti të rëndë mund të ketë qenë gjendja e vështirë financiare.

“24 orë më herët e kishte postuar në rrjete sociale një ofertë me 70% zbritje. Mua më duket se ishte pikërisht gjendja financiare. Nuk i kishte ecur mirë. Çdo njeri kalon nëpër kriza, por kjo është një humbje e madhe për të gjithë ne që e kemi njohur Festimin. Ka qenë një djalë i sjellshëm, i edukuar, kurrë nuk ka lënduar askënd,” u shpreh ai për T7, duke shtuar se i kishte shkruar bashkëshortes së Festimit, por nuk kishte marrë përgjigje.

Një tjetër ‘po’ për Osmanin – takimi i së enjtes me liderët politikë zgjerohet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Po, kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja, për këtë të enjte”, ka thënë Xhemaili.

Presidentja Osmani pritet të nisë një seri konsultimesh lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe tashmë u ka dërguar ftesa për takimet e para liderëve të partive politike.

Ndërsa më herët për Indeksonline kanë folur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, duke konfirmuar se kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga presidentja Vjosa Osmani.

‘Qeveria s’po formohet, por biletat po rezervohen’ – Kurti nënshkruan kontratë udhëtimi prej 343 mijë euro

Ndërsa vendi ende po pret formimin e Qeverisë së re, kryeministri në detyrë Albin Kurti po vazhdon të nënshkruajë kontrata të mëdha financiare. Njëra prej tyre është ajo për shërbimet e udhëtimit ajror për tre vitet e ardhshme, shkruan Insajderi.

Sipas kontratës së publikuar në platformën e prokurimit elektronik, tenderi i është dhënë kompanisë “AS Travel Club” Sh.p.k., me një vlerë të përgjithshme prej 343,007 euro.

Marrëveshja do të mbulojë nevojat e udhëtimeve ajrore të zyrtarëve qeveritarë për periudhën 2025–2028.

Kontrata pritet të nënshkruhet me 13 maj (e martë) 2025, ndërsa data e dhënies së saj është shënuar më 30 prill 2025.

Tenderi është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ku kanë konkurruar gjithsej gjashtë operatorë ekonomikë, ndërsa oferta fituese ka qenë më e ulëta nga të gjitha, për dallim nga oferta më e lartë që kishte arritur deri në 346,290 euro.

Kujt i dridhet dora? – VV thotë Albulena merr 70 vota

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se PDK, LDK e AAK po përdorin standard të dyfishtë duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese mënyrën e votimit për kryeparlamentar, përmes votës së fshehtë.Ai në një intervistë për Gazeta Blic, tha se opozita nuk është e sigurt për deputetët e saj për votën e tyre për Albulena Haxhiun.

“Është standard i dyfishtë, edhe anëtarët e Kushtetueses edhe shumë pozita të larta votohen me votim të fshehtë. Parlamenti i ka dy mënyra për të votuar, publike dhe të fshehtë. Mendoj se këta kanë pasiguri pasi shumë deputetë të opozitës kanë thënë se mund të votojnë kandidatja dhe të vazhdohet tutje. i kemi parë deklaratat. Andaj këta nuk kanë guxim sepse kanë frikë se do të votohet dhe kandidatja do të kalojë”, u shpreh ai.Deputeti tha se është i bindur që me votim të fshehtë, Albulena Haxhiu do t’i marrë 70 vota.

 

“Deputetë të caktuar nuk guxojnë të votojnë në mënyrë të hapur pasi mund të ndëshkohen nga partitë. Andaj e kemi parë të arsyeshme që të bëhet votimi i fshehtë dhe të shohim a do të kalojë Albulena Haxhiu dhe mendoj se me votim të fshehtë do të votohet me deri në 70 vota, siç e dimë ne në parti”, theksoi ai.Megjithatë, Bajqinovci nuk përmendi emra.

“Ata vetë e kanë shprehur, edhe publikisht kanë thënë. E kanë thënë nëpër media, s’dua të përmend emra sepse po bëhen objekt i mediave dhe edhe i partive të tyre, por ne kemi thënë edhe ne edhe kryeministri Kurti se nuk negociojmë me pozitën e kryetarit të Kuvendit, për qeveri po, mund të ketë negociata”, potencoi deputeti për Gazeta Blic.Sa i përket numave, ai tha se i kanë 57.

“Ka pasur mungesë të deputetëve në seancën e kaluar sepse ne i kemi çdoherë 57 vota”.Po ashtu, ai theksoi se nuk do ta ndryshojnë emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit dhe se negociata mund të ketë vetëm për qeveri.

“Mendoj se opozita duhet të reflektojë dhe kur të përfundojë çështja e Kuvendit, atëherë të shohim se kush i ka numrat për formimin e qeverisë”, deklaroi ai.Bajqinovci tha se me propozimet që po bëjnë partitë për emra për kryetar të Kuvendit, po tentojnë ta theyjnë grupin parlamentar të VV-së.
“Opozita po tenton ta thyejë grupin parlamentar duke propozuar emra të ndryshëm. Ne e kemi propozuar gruan më të votuar në Kosovë për kryetare të Kuvendit dhe që ka përvojë më së shumti parlamentare. Këto janë vendime të partisë të cilat merren”, përfundoi deputeti Mefail Bajqinovci.

Presidentja fton partitë në takim – PDK-ja del me këtë qëndrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 15 maji, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë, pas ngërçit politik në vend.

E lidhur me këtë për Indeksonline kanë folur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Nga PDK-ja për Indeksonline thanë se Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani.

‘’Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja.Kryetari Krasniqi do të merr pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet dhe duke e vendosur interesin e qytetarëve në radhë të parë. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë’’, ka thënë Faton Abdullahu – zëdhënës i PDK-së.

Ngërçi politik në Kuvend – Osmani merr këtë veprim

Dështimi për të 14-ën herë i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të reagoi rreth kësaj situate.

Osmani tashmë ka ftuar në një takim konsultativ liderët e partive kryesore në vend. Presidentja ka propozuar që takimi të mbahet më 15 maj në orën 13:00.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, ka thënë ai.

Ky takim vjen pas shprehjes së gatishmërisë së Presidentes Osmani për të pritur liderët e të gjitha partive politike në një takim gjithëpërfshirës, nëse ata e konsiderojnë të nevojshëm një angazhim të tillë.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim’’ – Rama ndan momentin prekës me Thaçin nga Haga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë ka folur në telefon me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë.

Përmes postimit në Facebook, Rama thotë se telefonata me Thaçin ishte tejet prekëse, transmeton Klankosova.tv.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, ka shkruar Rama ndër të tjera.

Kjo telefonatë vjen një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, rezultatet e së cilës shkojnë në favor të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të një personi të kërkuar për një vepër të rëndë penale.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe në përputhje me ligjin, është publikuar fotografia dhe të dhënat identifikuese të personit të kërkuar:

Emri dhe mbiemri: Kujtim (Selim) Alimusaj
Datëlindja: 25.07.1981
Vendbanimi: Fshati Strellc i Epërm, Pejë
Vepra penale: “Vrasje e mbetur në tentativë”

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, të kontaktojë menjëherë organet e rendit.

Numrat për kontakt:
192 (numër emergjent)
0800 19999 (pa pagesë)
039 432 327 (Drejtoria Rajonale Pejë)

E-mail: info@kosovopolice.com

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për zbulimin dhe arrestimin e tij. Policia garanton ruajtjen e anonimitetit për të gjithë ata që japin informacion.