div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-53 category-paged-53 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Mitrovicasja që u nda nga jeta, kunata e ish-banores së BBA

Një lajm i hidhur ka tronditur sot familjarët dhe miqtë e Edona Brezhnica Krasniqit, e cila është ndarë nga jeta parakohe në një moshë fare të re. E ndjera, me origjinë nga Mitrovica, ka mbyllur sytë përgjithmonë duke lënë pas dhimbje të madhe.

Bazuar në njoftimin mortor të publikuar nga familjarët, Edona ishte vetëm 34 vjeçe (e lindur në vitin 1990). Ajo ka lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, Atikun dhe Tuejdën.

Edona ishte familjare e afërt (nusja e vëllait) e Mimoza Krasniqi Walter, ish-banores së njohur të “Big Brother Albania 2”. Mimoza, e cila mbahet mend nga publiku gjakovar dhe mbarë shqiptar për pjesëmarrjen e saj 16 vite më parë në reality show, ka ndarë dhimbjen e saj publikisht përmes rrjeteve sociale.

Mimoza Krasniqi Walter

Përmes disa postimeve në Instagram, Mimoza ka shprehur tronditjen për këtë humbje të papritur, duke e quajtur Edonën “motër”.

“Zemrat na i le të copëtuara, o nusja jonë e hasretit. Ikja jote na la pa fjalë dhe me dhimbje që nuk shërohet. Humbja jote është e rëndë dhe e pamundur për t’u pranuar. U prefsh në paqe, Edona e bukura jonë,” – ka shkruar Mimoza.

Në një tjetër postim, ajo shpreh mosbesimin për largimin e shpejtë të 34-vjeçares:
“Ooo nusja jonë e bukur, ojjj Edonaaaaa motra jeme na la shumë keq bre… nuk muj me besu që na ike kaq shpejt.”

Varrimi i të ndjerës do të bëhet ditën e diel, më datë 21.12.2025, në orën 12:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Stafi ynë i shpreh ngushëllime familjes Krasniqi dhe Brezhnica për këtë humbje të madhe. /Prive By Liberta Spahiu

Arrèstohet një ish-pjesëtar i MUP-it serb, zbulohet arsyeja

Ministri në detyrë Xhelal Sveçla thotë se i dyshuari ka bashkëpunuar me strukturat e sigurisë së Serbisë dhe ka qenë i lidhur me veprime terroriste.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person në kuadër të hetimeve për kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, i cili ndodhi më 1 nëntor 2025 brenda territorit të Kosovës.

Sipas Sveçlës, arrestimi është realizuar në Leshak në një operacion të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. I arrestuari është V.M., ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili ishte integruar në Policinë e Kosovës sipas marrëveshjes së vitit 2013, por më pas kishte dhënë dorëheqje.

Autoritetet kosovare dyshojnë se V.M. ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe rastin e kidnapimit të Milan Vukashinoviq. Gjatë kidnapimit, viktima ishte plagosur rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.

Tutje, Sveçla ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e inteligjencës dhe ushtrisë së Serbisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime ushtarake dhe dyshohet se së paku ka pasur dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.

“Në Kosovë askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Institucionet tona kanë kapacitetet për të adresuar çdo kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim,” ka deklaruar Sveçla, duke shtuar se herët a vonë para drejtësisë do të dalin edhe personat përgjegjës që strehohen në Serbi dhe shfrytëzohen për qëllime politike dhe të sigurisë.

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 12-vjeçares

Rasti është raportuar të enjten pasdite, rreth orës 16:00, kur Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën për vdekjen e një pacienteje në Qendrën Emergjente – Repartin e Pediatrisë. Pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se viktima kishte qenë e shtruar për trajtim një natë më herët, ndërsa vdekja e saj ka ndodhur pasditen e së enjtes.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit. Me urdhër të Prokurorit kujdestar të shtetit, rasti është iniciuar si hetim i vdekjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit. Rasti është kaluar për hetime të mëtejme.

Ndërsa, sot gjatë ditës së shtunë, 12 vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e reja të fshatit Mushtisht.

Abdixhiku prezanton 10 zotimet kryesore të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka prezantuar 10 zotimet kryesore të programit qeverisës të LDK-së, duke theksuar se bëhet fjalë për zotime të qarta, plane konkrete dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj secilit qytetar të Republikës së Kosovës.

I plotë:

Këto janë 10 zotimet tona kryesore. 🇽🇰

Zotime të qarta, plane konkrete dhe përgjegjësi ndaj secilit qytetar.

LDK ka program. Ka ekip. Ka vullnet.

Le të zgjedhim shpresën; për familjet, për të rinjtë, për të ardhmen.

 

Vdes në moshë të re mërgimtarja në Zvicër

Në moshën 33 vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Shqipe Dumani.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët, duke shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Shqipes.

“Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Shqipe Dumani 3.12.1992 – 20.12.2025 | 33 vjeçe e cila, pas një lufte të gjatë, të rëndë dhe të guximshme, ka fjetur përgjithmonë”, ka njoftuar familja.

Varrimi i saj do të bëhet në Cyrih të Zvicrës.

E rëndë: Gjendet i vdekur në dyqanin e punës 42-vjeçari, pasi mori vesh lajmin nëna 72-vjeçare i jep fund jetës

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme në dyqanin e tij me vegla pune, në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja e shtetasit A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë ka ardhur për shkaqe natyrale.

Policia shpjegon më tej se nëna e 42-vjeçarit, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila  u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Ky është moti për nesër dhe ditët në vazhdim

E shtuna në Kosovë vjen me mjegull në mëngjes, ndërsa gjatë ditës në shumë rajone priten intervale kohore me diell, por mjegulla mbetet në disa lugina dhe zona të ulëta edhe gjatë ditës.

Temperaturat pritet të luhaten nga -3 minimalja deri në 9 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna sjellë mot me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë me mjegull në zona të caktuara, kurse dita stabile me diell dhe vranësira lokale.

Edhe dita e diel pritet të jetë stabile, por pak më e ftohtë sidomos në disa zona ku do të fillojnë të fryjnë erëra verilindore, por asgjë serioze.

Fillimi  i javës së re sjellë ndryshim gradual të gjendjes sinpoptike. E hëna pa ndonjë ndryshim, kurse të martën masat ciklonike nga Mesdheu afrohen në viset tona duke sjellur erëra nga jugu dhe reshje kalimtare shiu fillimisht në Shqipëri, pastaj vonë edhe në pjesë të Kosovës. Borë njëherë vetëm në viset malore./MeteoBallkan

Punime në rrjet, këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë të shtunën

Orari i ndërprerjeve të rrymës sipas rajoneve të shtunën me 20 Dhjetor:

Prishtinë

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 35/10 [kV] Fushë-Kosova  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Miradi e Epërme (Kodi: 15100019) nga ora  11:00 deri në ora 17:00

Vendet: Miradi e Epërme, Miradi e Poshtme, Interpres Kosova Sot, Al Trade, Petroll Oti Sllovenia dhe Imer Berisha “Bylmeti”.

Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas aprovimit të projektit.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Dragash do të ndërprehet:

LP 10kV J09 Bresana (kodi: 30036007) nga ora 09:00 deri 15:00

Vendet: Fshatrat : Blaq, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhë, Afariste : N.P.T “Mulliri”  Buzez, N.T.P. Qumshtorja Sharri Kuk dhe Restoran Opoja.

Arsyeja: Ngritja e shtyllave të tensionit të mesëm dhe bartja e rrjetit të tensionit të mesëm në shtyllat e reja sipas projektit në TS Zaplluxhë II (30036007024).

 * * *

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Prizren 1  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J02 Ortakolli 1 (kodi: 30000002 ) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Rrugët: 275 Beteja e Llapushnikut, 69 Haki Taha (një pjesë), 71 Kurtesh Hasani, 72 Mon Karavidaj, 74 Muharrem Hoxha (një pjesë), 75 Sinan Gegollaj, 76 Asdreni (një pjesë), 77 Trepça (një pjesë), 78 Sadik Rexha, 79 Sali Saramati, 80 Marie Ulqinaku (një pjesë), 81 Ulqini, 83 Gjon Sereqi (një pjesë), 84 Jakup Ferri, 85 Mihaill Grameno (një pjesë), 86 Isa Boletini (një pjesë), 87 Ali Hadri (një pjesë), 88 Vetim Shala, 89 Bije Vokshi dhe 89 Besnik Kastrati.

Arsyeja: Realizimin e hyrje daljeve në tensionin e mesëm sipas pëlqimit energjetik.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga  NS 35/10(20)kV Magure do të shkyqet-TR 2  (H05) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 00:00  deri ne ora 02:00.

Vendet: fshatrat: Baicë, Fushticë e Poshtme, Fushticë e Epërme, Kishnarekë, Krajmirovc, Krojmir, Mirenë, Nekoc, Resinoc, Rrezja (një pjesë) dhe Shalë, Blinaj (një pjesë), Dorajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Krojbardh (Dorajë e Madhe), Leshan(Gllanic) (një pjesë), Magurë, Medvec, Poturoc, Qylagë, Rrezja, Torinë dhe Vërshec, Harilaç, Rrafshina (Treshnjevkë), Sllatinë (një pjesë), Treshnjevk (një pjesë) dhe Vrellë e Goleshit (një pjesë), Vrellë e Goleshit dhe një pjesë e Sllatinës, konsumatorë komercial në fshatin Magurë, Medvec dhe Kodra e Goleshit, Terminali i ri i Aeroportit në fshatin Vrellë dhe AEC KOSOVA_Wind Power.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri – ndërrimi i kabllove 35 kV për shkak të tejnxemjes.

 * * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10kV J08 Sllovia (kodi: 41000003) nga ora 09:00 deri 16:00

Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagjë, Sllovi, Smallushë, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Arsyeja: Energjizimi i rrjetit të ri dhe trafostacionit të ri.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Malisheva do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Carralluka (kodi: 82082001) nga ora 12:00 deri 13:00

Vendet: rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumatorë.);fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.

Arsyeja: Kyçja e transformatorit të ri sipas projektit TS Grantat – M.25.07.028.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10[kV] Lladovë do të ndërprehet:

LP 10kV J06 Zhegra (kodi: 61066006) nga ora 10:00 deri 11:00

Vendet: Zhegera, Lladova, Llashtica (nje pjese), Shurdhan, Pidiqi, Selishta, Qeliku, Haxhtë, Isufaj, Terziaj dhe Demirët.

Arsyeja: Kyçja e trafostacionit të ri në Projektin M.25.06.020 Zhegër.

5.

Nga TS 35/10[kV] Lladovë do të ndërprehet:

LP 10kV J13 Pasijanit   (kodi: 61066013) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Llashticë, Pasjan, Burin[cë dhe Muqi Baba.

Arsyeja: Kyçja e trafostacionit të ri në projektin M.25.06.020 Zhegër.

Arrestohet personi i ‘shumë kërkuar’

Me datën 27.11.2025, në Stacionin Policor Vushtrri ishte raportuar për një rast ku një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të ankuesit dhe në atë rast lëndime kishte pësuar një anëtare e familjes së ankuesit, e moshës së mitur.

Njësitet policore ishin përgjigjur në atë rast, ku kishin lokalizuar vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit të vendngjarjes kishin gjetur dy gëzhoja e gjithashtu në vendbanimin e të dyshuarit kishin gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë e cila dyshohej se ishte përdorur në atë rast si dhe 14 fishekë. Rasti ishte iniciuar ,,Vrasje e rëndë në tentativë”.

Pas veprimeve intensive, sot me datën 19.12.2025, hetuesit policor të Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin 58 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës

Pas intervistimit dhe procedurave tjera, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor ne kohëzgjatje prej 48 orëve .

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Pagat rriten dhe tatimet ulen, e kemi bërë dhe do ta bëjmë sërish

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në largim, Albin Kurtit, i cili dje i ka kontestuar premtimet elektorale të PDK-së për ulje të tatimeve dhe rritje të shpenzimeve, përfshirë rritjen prej 50 për qind të pagave dhe pensioneve, duke thënë se kjo është e pamundur.

Hamza ka theksuar se qytetarëve të Kosovës u është shtrenjtuar jeta ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ndërkohë që pagat nuk janë rritur.

“Njerëzve iu ka shtrenjtu jeta, por njerëzve nuk iu kanë rritë pagat. Prandaj, po, do t’i rrisim pagat për 50 për qind”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka vlerësuar se kritikat ndaj programit të PDK-së po vijnë si pasojë e mungesës së vizionit, guximit dhe përvojës vendimmarrëse të qeverisë aktuale. Sipas tij, ata që vetë nuk kanë ditur dhe nuk kanë pasur vullnet të marrin vendime të mëdha, sot po përpiqen t’i bindin qytetarët se këto vendime janë të pamundura.

Hamza ka rikujtuar vendimet konkrete të marra nga PDK-ja në të kaluarën, duke theksuar se më 1 janar 2009 janë ulur tatimet në fitimin e korporatave nga 20 në 10 për qind, si dhe tatimi në të ardhurat personale nga 20 në 10 për qind për shkallën e lartë.

“Ne kemi ditë dhe i kemi ba këto vendime. Atëkohë, disa të tjerë kanë qenë të zënë me punë tjera”, u shpreh ai.

Po ashtu, Hamza ka përmendur rritjen e pagave për arsimtarët me 50 për qind në vitin 2011 dhe rritjet e mëvonshme për kategori të tjera, si dhe rritjen shtesë prej 25 për qind në vitin 2014.

Sipas tij, këto fakte dëshmojnë se rritja e pagave është e realizueshme kur ka dije, përvojë dhe vullnet politik.

“Bëhet. Ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë sërish”, ka përfunduar Hamza, duke theksuar se programi i PDK-së bazohet në përvojë konkrete qeverisëse dhe në vendime që kanë përmirësuar realisht jetën e qytetarëve.

Ndryshe, pas reagimit të Hamzës, i cili iu kishte treguar Qeverisë si t’i ekzekutonin pagat për punëtorët e RTK-së, Qeveria e Kurtit që deri atëherë thoshte se kjo është e pamundur, i kishte ekzekutuar njëjtë siç kishte sugjeruar Hamza.

Edhe nisja e heqjes së masave nga BE-je për Kosovën nisi këto ditë, disa javë pasi Hamza i kishte shkruar letër institucioneve të BE-së.