div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-56 category-paged-56 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ministria e Financave ‘lëshon dorën’, jep 300 mijë euro për…

Kompania InterAdria, e cila gjatë viteve të fundit ka përfituar dhjetëra kontrata nga institucionet publike, ka fituar edhe një tender të ri nga Ministria e Financave, në vlerë prej rreth 300 mijë euro.

Gazeta Insajderi

“Furnizimi me paisje të teknologjisë informative për nevojat e Thesarit”, është kontrata që do i kushtojë buxhetit të shtetit 300 mijë euro.

Ky tender u dha nga Ministria e Financave për kompaninë InterAdria L.L.C.

Në dosje të tenderit janë dhënë edhe detaje se çka përfshin kjo kontratë.

Operatori duhet të ofroj të gjitha pajisjet dhe pjesët tjera përcjellëse të cilat duhet të konfigurohen në mënyrë që të bëhet implementimi i tyre për funksionalizim të plotë: instalimi i sistemeve operative Windows server 2025, instalimi i update të fundit dhe komponenteve tjera të nevojshme duke përfshirë edhe konfigurimi i Failover Cluster“.

Kompania InterAdria fitoi kontrata vazhdimisht nga pushteti

InterAdria vazhdon të jetë një nga kompanitë që përfituan kontrata të shumta nga institucionet publike. Vetëm gjatë vitit 2025, kjo kompani ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit.

Në platformën e prokurimit del se kjo kompani ka dhjetëra kontrata të lidhura, shkruan Insajderi.

Ministria e Punëve të Brendshme i ka dhënë dy tendere. Një kontratë u dha në vlerë afro gjysmë milioni me 09.12.2025.

E njëjta ministri kompanisë “InterAdria” ia ka besuar edhe tenderin për “Furnizimi me Licenca për Platformën Network Access Control”.

Vlera është 128 mijë euro.

Përveç këtyre, InterAdria ka kontrata aktive edhe me MPJD-në, Ministrinë e Mbrojtjes, Doganën, Policinë e Kosovës dhe institucione të tjera publike.

“Ftesë/arrestim i menjëhershëm”, ky është e-maili që po shqetëson qytetarët në emër të Policisë së Kosovës

Ka disa javë që qytetarët e Kosovës po pranojnë një e-mail të rremë në emër të Policisë së Kosovës.

Tashmë Policia ka njoftuar qytetarët të kenë kujdes nga këto e-maile, pasi nuk janë dokumente zyrtare të Policisë, shkruan Zeri.info.

“NUK janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-maile/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara.

Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth përsëritjes së qarkullimit të e-mail-eve të tilla, po kryen hetime intensive, duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale”, ka thënë Policia.

Por çfarë thuhet në ketë e-mail që po dërgohet në emër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha?

Një e-mail të tillë e ka siguruar edhe “Zëri”, ku në të bëhet thirrje që pranuesi të paraqitet në Polici, pasi pretendohet se keni kryer krime kibernetike, shkruan Zeri.info.

“Me kërkesë të drejtorit të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Kosovës, po ju kontaktojmë në lidhje me disa krime kibernetike dhe vepra të paligjshme të drogës të gjetura brenda hapësirës suaj kibernetike.

Disa agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare të zbatimit të krimit kibernetik kanë identifikuar aktivitetet tuaja të paligjshme në internet, të tilla si……

* Pornografia me fëmijë.
* Homoseksualiteti.
* Pornografia në internet.
* Ekzibicionizmi.
* Seksi komercial.
* Trafikimi i drogës”, shkruhet në e-mailin e rremë.

Në fund, pranuesit të këtij dokumenti të rremë i bëhet thirrje të paraqitet në Polici ose të dërgoj një e-mail të menjëhershëm.

Policia tashmë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së info@kosovopolice.com për trajtim dhe kompetencë të mëtejme. /Zëri

Image
Haliti: Më 28 dhjetor Albin mashtruesin do ta çojmë në shtëpi

Kandidati i PDK-së thotë se nga Prizreni nisi rrugëtimi për fitoren dhe kthimin e normalitetit në Kosovë.

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka bërë deklarata të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se më 28 dhjetor ai dhe partia e tij synojnë ta largojnë atë nga pushteti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haliti ka shkruar se nga Prizreni ka nisur rrugëtimi drejt, siç e ka quajtur ai, “fitores së madhe të PDK-së”, me synimin për t’i kthyer vendit normalitetin dhe qytetarëve shpresën.

“Më 28 dhjetor, Albin mashtruesin do ta çojmë në shtëpi, për t’ia kthyer vendit normalitetin dhe qytetarëve shpresën”, ka shkruar Haliti.

Ai ka theksuar se nisja e fushatës nga Prizreni ka simbolikë të veçantë, duke e quajtur atë qytet të vendimeve të mëdha kombëtare.

“Nga Prizreni historik, qyteti i vendimeve të mëdha kombëtare, e nisëm rrugëtimin për fitoren e madhe të PDK-së, për të mirën e Kosovës dhe të qytetarëve tanë”, ka theksuar Haliti.

Edi Rama përfundon takimin me Thaçin: E kam gjetur komandantin në formë si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përfunduar vizitën te Hashim Thaçi.

Rama ka shkruar në rrjete sociale se Thaçin e gjeti krenar e në formë.

“Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale që i ishin hequr krahasimisht me herën e kaluar – një turp më vete me një fjalë! Kemi folur për familjet, për miqtë e përbashkët, për Shqipërinë e për Kosovën, për “Skënderbeun” e Aurel Plasarit, që ia pata çuar më parë, për librin e fundit të Kisingerit që ia çova këtë herë, e për dy a tre libra të tjerë nga moria e leximeve të tij në këtë vend, të cilin me të qeshur Hashimi e quan “institut””, ka shkruar Rama.

“Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e shteteve të Europës e SHBA-së dhe me me fondet e taksapaguesve europianë e amerikanë, ndaj një populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë Bekuar qofshin Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq, prej më shumë se pesë vjetësh tanimë, në mes të Europës së lirisë, demokracisë e shtetit ligjor”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nisur për në Hagë për të takuar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Në një lidhje “live’ në rrjetet e tij sociale, ai ka vazhduar me kritikat ndaj Gjykatës Speciale.

Ai ka treguar për shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut nga kjo gjykatë.

“Jam rrugës për në Hagë ku do të takojë pas disa kohësh tani më nga takimi mëpasshëm, komandantin e UÇK, presidentin e Kosovës, i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej tanimë vitesh në një qeli dritësie ndërkombëtare për turpin e madh të gjithë atyre që e sponzorizuan atë lloj drejtësie, ku shkelje e të gjitha standardeve, shkeljet të drejtëve të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të gjitha normave janë e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë, ku ende pa u dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli, së bashku me tre bashkëluftëtarë mbahen mbyllur”, ka thënë ai.

Ai është shprehur optimist për mbylljen e këtij procesi.

“Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe që ka mbaruar parada e dëshmitarëve qesharake të sjell në sallën e drejtësie ndërkombëtare nga akuza si dhe kanë mbaruar dëshmitë tejet serioze të dëshmitrëve të mbrojtjes pritet vendimi. Uroj, shpresoj, lutem që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së paradites së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare dhe i daljes nga izolimi brutal i Hashim Thaçit dh tre bashkëluftëtarëve të tij. Uroj dhe shpresoj që vendet demokratike që sponzorizojnë këtë gjykatë të reflektojnë mbi standardet e ulëta, mbi nivelin shumë nën vijat e kuqe të një drejtësi demokratike të gjithë kësaj që prej vitesh po ndodh me njerëzit, të cilët të vetmin faj kanë se u rebelua ndja një regjimi satrap”, ka thënë Rama.

ZRRE-ja merr një vendim

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka vendosur të zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme, e cila shpalli të paligjshëm dhe shfuqizoi dy nene të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike.

Vendimi i Supremes vjen pas padisë së paraqitur nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) kundër ZRrE-së, lidhur me detyrimin e bizneseve për të dalë në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Me këtë vendim, u shpall i paligjshëm nenin 8 të Udhëzuesit të datës 18 janar 2017, si dhe u shfuqizua neni 2 i Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë, i ndryshuar më 13 qershor 2018 dhe më 30 tetor 2018, i miratuar më 28 mars 2019.

Ky është personi që u gjet i pajetë në Prishtinë, zbulohet shkaku i vdekjes

Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Velania në Prishtinë.

Siç mëson Insajderi, bëhet fjalë për M.S., 42-vjeçar.

I njëjti, sipas të njëjtave burime, dyshohet se ka vdekur nga mbidoza.

Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth rastit, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Tensione e përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë

Skena kaotike mëngjesin e të enjtes në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës u përplasën me gardistët në përpjekje për të bllokuar seancën. Fillimisht ata bllokuan disa prej ulëseve të ministrave, në përpjekje për të mos lejuar ceremoninë e betimit të Avokatit të ri të Popullit, Endrit Shabani, por ai gjithsesi u betua mes flakadanëve, duke u larguar nga salla pasi i dhuroi një puthje deputetëve opozitarë.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi Klevis Balliun dhe Flamur Nokën nga seanca, por sërish nuk u arrit të vihej qetësia. Në këto kushte, socialistët vijuan me votimin e projektligjeve që ishin në rend të ditës, teksa demokratët bënin thirrje kundër qeverisë, Kryeministrit Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, raporton A2cNN.

“Ne duam zbatimin e ligjit. Kushtetuta dhe ligji janë feja jonë politike. Sillni këtu Lubi Ballukun. Mos u bëni avoketër të terroristit. Ergys Agasi është terrorist, ka marrë dy qytetarë peng për llogari të Edi Ramës dhe familjes së tij. Po luftojmë për ligjin këtu, po luftojmë për Kushtetutën. Ndaj dhe silleni Lubinë këtu që të dëshmoni se jeni të vendosur t’i nënshtroheni ligjit. Por jo vidh e ik. Kjo nuk mund të ndodhë më. Sillni terroristin Gys Agasi. Doni parlament, sillni të dy para ligjit. Po luftojmë për ligjin këtu.

Ne po luftojmë për ligjin këtu. Nuk ka parlament. Nuk ka vidh e ik këtu. Ne jemi të vendosur të mbrojmë ligjin dhe Kushtetutën. Sillini këtu para ligjit dhe parlamentit, t’i shohin qytetarët. Këshilltari i Palloshit të gjatë ka marrë dy persona peng. Shkoni dhe lexoni dosjen”, tha Berisha.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, parashikohet rënie e madhe e VV-së, do t’i humb 8 deputetë

Analisti Kastriot Jahaj ka vlerësuar në Debat Plus se trendi i rënies së Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se elektorati ka parë qeverisjen e partisë gjatë pesë viteve të fundit, dhe sidomos dështimin në krijimin e institucioneve, gjë që sipas tij do të çojë në humbjen e rreth 8 deputetëve.

“Te trendi i rënies së LVV ka me vazhdu njëjtë, elektorati e ka parë VV këto pesë vjet, dhe sidomos kur patën mundësinë me i kriju institucionet nuk i krijuan.

Prandaj trendi i rënies ka me vazhdu nuk besoj se do të ketë më shumë se 40 deputetë. Do t’i humbë edhe 8 deputetë, trendi i rënies ka me vazhdu”, ka deklaruar analisti Jahaj në Debat Plus.

Presidentja Osmani me lajme të mira nga Brukseli: U mor vendimi…

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit BE-Ballkani Perëndimor u mor vendim qëhiqen masat ndaj Kosovës. 

Ajo tha se një pjesë e masave do të hiqen sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit.

“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pas diskutimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit.”, tha ajo në një paraqitje të drejtpërdrejt nga Brukseli, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Osmani e falënderoi edhe Shqipërinë për përkrahjen

Ajo tha se Kosova do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtar në mënyrë që vendi të ecën përpara.

Vjen premtimi i madh nga Murati: Nga viti i ardhshëm rriten sërish…

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga viti i arrdhshëm nëse janë në qeveri do të rriten sërish shtesat për fëmijë, shkruan AlbanianEducation.net.

Ai ka premtuar se shtesat do të rriten në 90 euro për fëmijë.

Njoftimi i tij i plotë:

Me rritjen e pagës minimale në 500 euro, nga viti i ardhshëm me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro/muaj.

Pra 6 muaj nga 500 euro, secila nënë lehonë e papunë do të marrë 3,000 euro nga shteti.

Shto këtu edhe shtesat mujore të fëmijëve që do të rriten, 12×90 euro, që i bjen 1,080 euro.

Pra veç në vitin e parë, mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja.

Ndërsa shtesat për fëmijë vazhdojnë nga 1,080 euro në vit, deri në moshën 16 vjeçare.

Në total pra, për secilin fëmijë, shteti jep mbi 20 mijë euro që nga lindja e deri në moshën 16 vjeçare.

Kur ka pasur këso Qeverie më përpara?

Mos lësho pe