div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-57 category-paged-57 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit

Murat Jashari ka demantuar deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ka thënë se mediat i kishin bërë “pritë” Jasharit gjatë deklarimeve për çështjen e presidentit.

Përmes një përgjigjeje dërguar moderatorit të “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ermal Panduri, Jashari ka thënë se nuk e konsideron si “pritë” trajtimin që kishte marrë nga mediat.

“Përshëndetje Ermal. Jo, qëndroj pas asaj që kam deklaruar. Të përshëndes dhe suksese për ju! Sinqerisht! Murati.”, ka shkruar Jashari.

Paraprakisht Panduri i kishte dërguar pyetje Murat Jasharit lidhur me pretendimin e Kurtit.

“A e keni konsideruar z.Jashari pritë atë çfarë në momentin kur jeni deklaruar për media për çështjen e presidentit, me nderime Ermal Panduri”, ishte mesazhi i Pandurit.

Deklarata e Jasharit vjen pasi Kurti, gjatë një interviste në KTV, deklaroi se mediat kishin vepruar padrejtësisht ndaj tij.

“Shumë keq e shumë fish më keq, më keq pra, se sa Glauk Konjufcës ja bënë pritën Murat Jasharit mediat. U thanë ato fjalë dhe ja ku jemi”, ka thënë Kurti.

Pas kësaj deklarate reagoi edhe Panduri, i cili kritikoi qasjen e Kurtit ndaj mediave dhe familjes Jashari.

“Kush jena na me ja nxan familjes Jashari priten si media, kur ja kanë nxan do të tjerë e dinë çka kanë pësu e deri ku është sakrifiku familja Jashari”, deklaroi ai.

“Privatisht do merrem me të”, Sami Lushtaku i përgjigjet Albin Kurtit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar lidhur me sulmin që ndodhi në Skenderaj disa ditë më parë, ku u akuzua kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, për sulm ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani dhe aktivistin Bahri Zabeli.

“Nuk është se kam kontakte të PDK-së, mund të kem me ndonjë anëtar të thjeshtë përveç me kryetarin e ri Bedri Hamza. Me datën 31 janar të vitit 2025, u synua pamundësim i tubimit të LVV-së në Skenderaj. Kjo ishte në fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kryetari i Komunës së Skenderajt me veturë zyrtare ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën zyrtare. Aty kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja ime e afërt. A mendoni se ka pasur diçka me dikë prej truprojave të mija, vetëm atëherë do të mund të themi se ka pasur me mua. Më pastaj ka proces policor për këtë por nuk është arrestuar për këtë ndonëse ka pasur tentim për të shkaktuar rrezik”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së.

Sami Lushtaku iu është përgjigjur publikisht deklaratës së Kurtit duke thënë se nuk ka lidhje me atë pjesë.

“Unë privatisht do merrem me të, kjo është e patolerushme”, tha Lushtaku ndër tjerash

Deputeti i VV-së, Kraki e parkon veturën në rrugë dhe hyn në kafe

Një qytetar ka raportuar një veprim të ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, që sipas tij ka ndodhur në qendër të Junikut.

Sipas qytetarit, Kraki ka ndalur veturën mes rrugës dhe trotuarit, e më pas ka hyrë në një lokal për të pirë kafe.

Klan Kosova ka publikuar fotografitë që qytetari ka dërguar nga vendi i ngjarjes.

Qytetari ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si, sipas tij, qytetarët e zakonshëm ndëshkohen për shkelje të tilla, ndërsa figurat publike veprojnë pa pasoja.

Me po të njëjtën veturë, ish-deputeti Kraki ka edhe fotografi të publikuara në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook./Klan Kosova

Buxheti i shtetit: A do të ketë shtesa në kohë fushate?

Qeveria në detyrë ka shpërndarë shtesa për kategoritë sociale në fund të vitit 2024 dhe sërish në prag të zgjedhjeve të 2025-ës, duke nxitur kritika për përdorim elektoral të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike 2.0.

Njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se, megjithëse nuk ka pengesa administrative, veprime të tilla janë të papërshtatshme për një qeveri me mandat të kufizuar.

Sipas një ish-zëvendësministri, mosmiratimi më herët i planit është bërë qëllimisht për t’u përdorur gjatë fushatës, ndërsa mungesa e rishikimit të buxhetit e vështirëson realizimin e këtyre pagesave.

Ndiqni kronikën:

 

Kurti: Sami Lushtaku me veturën zyrtare tentoi ta aksidentojë eskortën time

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka synuar që me veturë zyrtare të shkaktojë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhej ai, shkruan Reporteri.net.

Kurti e zbuloi këtë teksa foli për incidentin e javës së kaluar në Skënderaj si dhe përmendi një tubim të Vetëvendosjes atje më 31 janar 2025.

“Kryetari i Komunës së Skënderajt, me veturë zyrtare 2-Z, ka synuar që të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhesha unë. …Tri vetura ishin aty…Kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja e afërt e imja. Ka synu që ta ndërprejë qarkullimin e eskortës sonë në mënyrë të dhunshme”, ka deklaruar Kurti në KTV.

Ai tha se për këtë ka proces policor, por se nuk është arrestuar për këtë.

“Ka process policer për këtë gjë, por nuk është arrestuar për këtë gjë”, deklaroi Kurti.

Ekskluzive: Martohet Blerando, këngëtari dhe finalisti i BBVK 2

Lajme të bukura vijnë nga këngëtari i njohur Blerando, finalisti i Big Brother VIP Kosova 2.

Pa shumë, krejtësisht larg syrit të publikut, ai ka hedhur hapa të rëndësishëm në personalen e tij.

Prive By Liberta Spahiu mëson se sot, këngëtari i njohur ka kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Vajza që i ka marrë zemrën është sipërmarrësja Lena Krasniqi

“Po, është e vërtetë. Blerando dhe Lena janë kurorëzuar sot në Komunën e Prishtinës nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama”, ka deklaruar burimi për redaksinë tonë.

Mbetet të shihet nëse do të ndajnë diçka me publikun nga kjo pjesë apo do e mbajnë edhe këtë zhvillim të rëndëisshëm larg syrit të publikut sikurse edhe raportin e tyre, i përfolur prej kohësh në rrjete sociale. /Prive By Liberta Spahiu

PËRDITËSIM (16:22) /

Blerando e ka konfirmuar lajmin me një foto krah partneres, Lenës nga Toskana e Italisë

Prezantohet pakoja prej 77 milion euro – Përfitojnë këto kategori

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, në një konferencë për media ka thënë se gjatë këtij viti do t’i ndajnë 77 milionë euro, në kuadër të ashtu siç e quajti ai, arkitekturës së re për shpërndarjen e mjeteve për mbështetjen e bujqve.

“Arkitektura e re e mbështetjes për bujqësi përfshin tri shtylla themelore: programi për pagesa direkte në vlerë prej 59 milionë euro, programi për zhvillim rural në vlerë prej 10 milionë euro dhe programi për masat e stabilizimit të tregut në vlerë prej 8 milionë euro”, tha Muja.

Muja theksoi se te shtylla e pagesave direkte, rreth 20 milionë euro do t’i dedikohen sipërfaqeve të punuara. Rreth 34 milionë euro do t’i dedikohen lidhjes me prodhimin, pra janë skemat e lidhura me prodhimin.

Ai tha se kësaj radhe fermat e vogla dhe të mesme do të marrin një mbështetje më të madhe, teksa nënvizoi themelimin e skemës së re të quajtur “eko-skema”, e cila do të ndërlidh bujqësinë me mbrojtjen e mjedisit.

“Tek programet e transformimit të bujqësisë, e cila përfshihet në kuadër të programit tonë për zhvillim rural, këtë herë kemi alokuar 10 milionë euro”, tha Muja, teksa shpjegoi se fokusi do të jetë te hortikultura intensive, sektori i pemëve, prodhimi i qumështit, mishit, drithërave dhe vreshtaria, përpunimi.

“E veçanta e skemës së zhvillimit rural kësaj here është që për herë të parë futet një skemë e re për të mbështetur fermerët e rinj. Pra 1000 grante parashihen të jepen për fermerët e rinj në moshë, në mënyrë që të rigjenerohet kuadri ynë i bujqve në Kosovë”, vazhdoi Muja.

Gjendet i vdekur një person

Një burrë është gjetur i vdekur sot pas mesditës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Rastin për Insajderin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Enis Pllana derisa tha se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka deklaruar Pllana teksa shtoi se Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Aksidenti tragjik në Dollc: Njëri nga djemtë e viktimës në gjendje të rëndë

Një udhëtim familjar që duhej të përfundonte me kthim në shtëpi, u shndërrua në tragjedi për familjen Haliti nga Peja, pasi 43-vjeçari Driton Isa Haliti humbi jetën në vetaksidentin e rëndë që ndodhi sot në Dollc të Klinës.

Në aksident u lënduan edhe bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij, ndërsa gjendja më e rëndë raportohet të jetë ajo e njërit prej djemve të viktimës.

Për gjendjen e të lënduarve, për Sinjali ka folur shefi i Emergjencës, Naser Syla.

“Politraumë e rëndë, gjendje e rëndë dhe jostabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, kirurgjia spinale dhe ortopedët janë duke u marrë me rastin”, tha ai.

Sipas Sylës, djali i 43-vjeçarit ndodhet në gjendje të rëndë dhe po trajtohet nën kujdes intensiv mjekësor, ndërsa dy familjarë të tjerë janë liruar për trajtim në shtëpi.

Një tjetër i lënduar po vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal të Pejës.

Një grua sulmon policinë, lëndohen dy zyrtarë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të “Sulmit ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndimit të lehtë trupor”, që ka ndodhur në Prizren.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 17 maj 2026 rreth orës 23:20, ku një grua e dyshuar fillimisht kishte fyer e më pas kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke e goditur me shqelm derisa ai ishte duke hyrë në marketin e një pompe të derivateve.

Policia bën të ditur se e dyshuara ka shfaqur rezistencë edhe gjatë arrestimit, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Të dyshuarës i është ofruar trajtim mjekësor në stacion policor, ndërsa zyrtarët policorë kanë marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë.