div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-592 category-paged-592 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është moti për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Në mbrëmje lokalisht intensifikim i reshjeve, kryesisht në sasi të pakta dhe më të përqëndruara drejt jugut, juglindjes dhe lindjes.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 10-35 km/h, raporton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 21°C.

Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura – PAMJE

Pak minuta më parë një punëtor i kompanisë “Pastrimi”, është goditur nga një veturë, në lagjen “Mati 1”, në kryeqytet.

Lidhur me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia e Kosovës, me ç’rast ka arrestuar disa persona.

Më poshtë mund të shihni pamjet e siguruara nga IndeksOnline.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

Ekskluzive: Një koalicion që mund të ndryshojë gjithçka, gati koalicioni VV-PDK?

Kriza politike që ka kapluar vendin në pamundësi të konstituimit të Kuvendit, ka bërë që në opinion të flitet edhe për koalicione të mundshme mes partive.

Pasi LDK refuzoi thirrjen e LVV-së, tash po përmendet si opsion edhe koalicioni në mes të LVV-së dhe PDK-së.

Për një koalicion të tillë, gazetari Florent Zeqaj ka thënë se është duke u punuar.

Ai këtë e ka thënë në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, duke u thirrur në burime të tij.

“Ka diskutime përafrim të një koalicioni të mundshëm PDK-LVV. Është ka punohet sepse është në interes të shtetit. Ka vullnet, nëse nuk ka zgjidhje tjetër që të bëhet një koalicion i tillë”, ka thënë Zeqaj.

Deri tash zyrtarisht nga LVV dhe PDK kanë përjashtuar një koalicioni qeverisës.

Vjen paralajmërimi: Lufta mund të zgjerohet – Moska po përgatitet për një luftë tjetër përtej Ukrainës

Amsterdami po përgatitet për një konflikt të mundshëm të armatosur me Moskën – paralajmëron shefi i inteligjencës holandeze, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëvendësadmirali Pieter Reesink, kreu i inteligjencës ushtarake holandeze (MIVD), i tha Politico se përshkallëzimi ushtarak në rritje i Rusisë tregon për përgatitje për një luftë të ardhshme – dhe jo vetëm në Ukrainë. Në vitin 2024, buxheti i mbrojtjes së Rusisë u rrit në 149 miliardë dollarë – 38 për qind më shumë se vitin e kaluar, dhe dy herë më i lartë se sa ishte në vitin 2015.

“Rusia po prodhon shumë më tepër artileri – me ndihmën e huaj – sesa i nevojitet për Ukrainën”, tha Reesink.

Ai paralajmëroi se Moska nuk po rimbush vetëm arsenalin, por po zhvendos fuqinë zjarrvënëse më pranë kufijve të NATO-s, përfshirë vendet baltike dhe Finlandën. Reesink beson se Rusia mund të jetë gati për luftën e ardhshme brenda një viti – nëse prodhimi i armëve vazhdon dhe Kremlini ende ka vullnet për të luftuar.

“Holanda, ashtu si pjesa tjetër e NATO-s, ndodhet në një fazë të gatishmërisë së shtuar”, shtoi ai.

Ermal Panduri i reagon Pecit pasi e quajti qelbësirë: Ministër unë ty t’kam…

Pas emsionit në Debat Plus ku u publikuan dokumente dhe pretendime për afera dhe hajni ka reaguar Faton Peci.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka eskaluar në ofendime personale ndaj gazetarit Ermal Panduri.

“Pas një shfaqjeje teatrale, shpifjesh ordinere dhe shantazhi ndaj mekanizmave hetues e prokurorëve, në fund qelbësira tha: “Paramendoni Kosova me pasë SPAK.” Po, valla, paramendoni ku do të përfundonin analfabetët si ti, që përmes shpifjeve e shantazheve të këtij lloji janë bërë milionerë”, shkroi Peci.

E kësaj deklarate i reagoi moderatori Panduri i cili tha se “ministër unë ty tkam dost por punën time e bëj për ti mbajtur fëmijët”.

Bajrami: Nuk ka vota as për Kurtin, as për ish-opozitën – vendi në ngërç politik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk ka vota as për një qeveri të Vetëvendosjes, por as të ish-opozitës.

Bajrami në “Politiko” potencoi se as partitë ish-opozitare nuk i kanë 61 vota për formimin e mundshëm të një qeverie.

“Për momentin nuk ka vota as për një qeveri të ish-opozitës dhe as pozitës. Që Kurti nuk i ka votat tani më kjo është evidente. Duhet shumë sinqerisht të flasim me qytetarët, nuk i ka votat as ish-opozita, i kemi numëruar nuk janë 61 vota”, ka thënë Bajrami.

Eskalon Faton Peci, ofendon rëndë gazetarin Ermal Panduri: E quan qelbësirë e milioner

Pas emsionit në Debat Plus ku u publikuan dokumente dhe pretendime për afera dhe hajni ka reaguar Faton Peci.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka eskaluar në ofendime personale ndaj gazetarit Ermal Panduri.

Postimi i plotë:

Pas një shfaqjeje teatrale, shpifjesh ordinere dhe shantazhi ndaj mekanizmave hetues e prokurorëve, në fund qelbësira tha: “Paramendoni Kosova me pasë SPAK.” Po, valla, paramendoni ku do të përfundonin analfabetët si ti, që përmes shpifjeve e shantazheve të këtij lloji janë bërë milionerë.

LAJM I FUNDIT: Theret me thikë një 15 vjeçar

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të miturve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një tjetër i tillë i dhunës në mesin e të miturve është raportuar sot në Mitrovicë, ku një rrahje ka përfunduar me therje me mjet të mprehtë.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, sot, Policia ka pranuar një informatë për një incident në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku një person ishte therur me thikë pas një përleshjeje mes disa të rinjve.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se i lënduar ka mbetur një i mitur, A.I. 16 vjeçar, i cili është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal. Sipas mjekëve, ai ka pësuar një prerje sipërfaqësore në këmbën e majtë, mbi gju, dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Njësia e hetimeve ka filluar procedurat për zbardhjen e rrethanave.

Dyshohet se therja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes disa personave, por për momentin nuk janë bërë të ditura arrestime.

Çitaku për Albulena Haxhiun: E dhimbshme të i shpërdorohet emri kështu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se Albulena Haxhiu po e lejon Kurtin të i shpërdorohet emri.

Këtë, Çitaku tha se ndjen keqardhje dhe se është e dhimbshme.

“Të lejosh që të shpërdorohet emri dhe integriteti personal deri në këtë pikë është sincerisht e dhimbshme dhe unë për vete nuk do ta lejoja për asnjë çmim. Kosova është shumë më e madhe se egoja e z.Kurtit dhe se ambiciet e Haxhiut. Ka mundësi që të zhbllokihet kuvendi, ka mundësi që të konstituohet Kuvendi i Kosovës, është në dorën e këtyre dy personave që të ndërmarrin hapa”, u shpreh Citaku

Rrëzohen dy shtylla elektrike në Prishtinë, reagon komuna

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas një ndërprerjeje të përkohshme të energjisë elektrike që ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, si pasojë e dëmtimit të dy shtyllave elektrike.

Në një njoftim drejtuar qytetarëve, komuna bëri të ditur se KEDS është detyruar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në këtë zonë, deri në sanimin e plotë të dëmtimit.

Sipas njoftimit, ndërprerja pritet të zgjasë rreth 3 deri në 4 orë.

“Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Policisë së Kosovës dhe KEDS-it janë në terren dhe po punojnë intensivisht për zgjidhjen e situatës sa më shpejt që të jetë e mundur,” thuhet në reagimin e komunës.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka siguruar se do të mbetet e angazhuar për menaxhimin dhe tejkalimin e çdo situate që ndikon në jetën e përditshme të banorëve