div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-596 category-paged-596 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pas sulmit ndaj Pakistanit, India bën këtë reagim

Pekini është bërë arenë e një përplasjeje të re diplomatike, pasi ambasada indiane në Kinë ka reaguar me tone të ashpra ndaj një raportimi të medias kineze Global Times, që citonte burime ushtarake pakistaneze për rrëzimin e një avioni indian.

Në raportin e publikuar nga Global Times, thuhet se: “Sipas burimeve ushtarake pakistaneze, Forcat Ajrore të Pakistanit (PAF) kanë rrëzuar një tjetër avion luftarak indian në përgjigje të sulmeve ajrore të kryera gjatë natës nga India në vende të shumta në Pakistan”.

Por ambasada indiane ka reaguar me një paralajmërim të qartë për mediat që shpërndajnë informacione të pakonfirmuara.

“Ne do t’ju rekomandonim të verifikoni faktet dhe të ekzaminoni burimet tuaja përpara se të përhapni këtë lloj dezinformimi”,  është thënë në deklaratën e ambasadës indiane në rrjetin social X, ku nënvizohet mungesa e etikës në raportim.

Tutje, ambasada akuzon disa media për tendenca propagandistike pro-pakistaneze, duke shpërndarë informacion të rremë për të njollosur një operacion ushtarak indian të koduar “Operacioni Sindoor”.

“Disa media pro-pakistaneze po përhapin pretendime të pabaza për Operacionin Sindoor, duke u përpjekur të mashtrojnë publikun”, thuhet më tej në reagimin zyrtar.

Ambasada indiane e përmbyll deklaratën me një mesazh për integritetin gazetaresk.“Kur mediat ndajnë informacione të tilla pa verifikuar burimet, kjo pasqyron një mungesë serioze të përgjegjësisë dhe etikës gazetareske.”

Sipas burimeve ushtarake indiane, mbrëmjen e kaluar u realizuan një seri sulmesh ajrore ndaj nëntë lokacioneve në territorin e Pakistanit, pas një sulmi të mëhershëm në rajonin e Kashmirit ku u vranë 36 persona, një akt për të cilin India ka fajësuar Pakistanin

Vuçiq në ‘hall’, i ndodhi edhe kjo sot

Aeroplani i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ishte nisur drejt Moskës për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, ka bërë një ulje emergjente në Azerbajxhan për shkak të operacioneve luftarake në hapësirën ajrore të Ukrainës, raportojnë mediat pro-qeveritare serbe, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas gazetës Informer, fluturimi i Vuçiqit nuk ka mundur të vazhdojë drejt territorit rus për shkak të rreziqeve të sigurisë, përfshirë efektet e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe mundësinë e përgjimit të avionit në zonën e konfliktit, shkruan Danas.

Më herët ishte raportuar se presidenti serb do të merrte pjesë në paradën përkujtimore të 80-vjetorit të fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore dhe do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin.

Shteti në ngërç parlamentar – Kurti s’mund të ndalët, Qeveria merr këtë vendim

Qeveria në detyrë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për aprovimin e Kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Nga vendimi i kësaj mbledhjeje të 259-të të Qeverisë, mjetet financiare për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar, sigurohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështetës Shqipërinë me një Kontingjent për nevojë humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkim shpëtim, në vendin e quajtur “Qafën e Burrelit”, Bashkia Klos.

Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar

Ngërçi në Kuvend, Pacolli: Deputetët që bllokojnë punën s’duhet të paguhen

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka komentuar situatën aktuale politike në vend.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tha se ngrirja e punës po i shkakton jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme.

Ai shkruan se çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona.

“Është për të ardhur keq çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës. Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona”, ka shkruar Pacolli, njofton Klankosova.tv.

Kreu I AKR-së, më tej shprehet se deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë.

“Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë,( pa rezultat ) nuk ka meditje”, përfundoi Pacolli, njofton Klankosova.tv.

Limaj paralajmëron zhvillime: A po shkojnë Nisma dhe VV drejt një marrëveshjeje?

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë një deklaratë para nisjes së seancës konstituive, duke theksuar se ditët e fundit ka pasur zhvillime interesante, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ka lëvizje, të shohim se çfarë lëvizje. Nuk do të thotë se gjithmonë lëvizjet shkojnë në kahun e duhur, por të shohim,” tha Limaj shkurtimisht.

Përshkallëzim i rrezikshëm mes Indisë dhe Pakistanit – Sulme, viktima dhe kërcënime për hakmarrje

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë, pasi India ka ndërmarrë sulme ajrore në disa lokacione brenda territorit të Pakistanit herët në mëngjesin e së mërkurës.

Autoritetet indiane kanë deklaruar se cak i këtyre sulmeve ishin infrastrukturat që, sipas tyre, po përdoren nga militantët përgjegjës për masakrën e fundit ndaj turistëve në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India.

Pakistani nuk ka qëndruar duarkryq,  sipas deklaratave zyrtare nga Islamabadi, forcat ajrore pakistaneze kanë rrëzuar disa avionë indianë që kishin depërtuar në hapësirën e tyre ajrore.

Dy prej këtyre avionëve kanë rënë në zona të banuara në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku raportohen të paktën 7 civilë të vrarë nga bombardimet e mëvonshme të Pakistanit.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka dënuar ashpër sulmet e Indisë dhe ka paralajmëruar hakmarrje. “Ne nuk do të rrimë duarkryq. Çdo agresion do të marrë përgjigjen e merituar”, ka deklaruar ai.

Tensionet mes dy shteteve që posedojnë armë bërthamore janë rikthyer në nivel alarmant.

Aksion i madh i Policisë në veri

Policia e Kosovës po kryen aksion në tri lokacione në veri të Mitrovicës. Deri tani janë arrestuar dy persona. Aksioni është duke u zhvilluar ende.

 

 

 

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonlinen, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Aksionet  janë duke u zhvilluar në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan për shkak të dyshimeve për posedim të armëve të paligjshme.

Aksioni tashmë ka përfunduar në një lokacion në të dy qytetet, ndërsa kërkimi në një lokacion tjetër në veri të Mitrovicës është ende duke vazhduar”, tha Elshani.

Tjetër ngjarje e rëndë në Kosovë: Nipi ther gjyshen me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Podujevë.

Një i mitur ka sulmuar me thikë gjyshen e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.