Alaska goditet nga një tërmet i fuqishëm, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Alaskën, duke alarmuar autoritetet dhe banorët e zonave bregdetare. Lëkundjet e forta janë regjistruar në një thellësi prej 30.5 kilometrash dhe janë ndjerë në të gjithë Gadishullin e Alaskës dhe Ishujt Aleutian.

Sipas Qendrës Amerikane të Paralajmërimit për Cunami, epiqendra e tërmetit ishte rreth 55 milje (88 kilometra) në jug të Sand Point, një komunitet në ishullin Popof. Tërmeti u regjistrua në orën 12:38 sipas kohës lokale (4:38 pasdite ET).

Menjëherë pas lëkundjeve, autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për cunam në disa zona bregdetare. Edhe pse nuk pritet një përmbytje e gjerë, ekspertët paralajmërojnë për rryma të fuqishme dhe valë të rrezikshme për këdo që ndodhet afër ujit.

Qendra Sizmologjike e Alaskës ka bërë të ditur se aktualisht nuk raportohet për dëme apo viktima, por vlerësimet janë ende në proces. Banorët janë këshilluar të largohen nga brigjet dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për mbrojtje civile.

Ky tërmet ka rikthyer kujtimet e zymta të vitit 1958, kur një rrëshqitje toke e shkaktuar nga një tërmet në Gjirin Lituya gjeneroi një megatsunami me një valë gati 525 metra të lartë – më e madhja e regjistruar ndonjëherë në histori.

Ekspertët e sizmologjisë theksojnë se, ndonëse mundësia për një cunam ekstrem është e ulët, Alaskës nuk i mungojnë kushtet gjeologjike që mund të krijojnë skenarë të tillë, sidomos nëse tërmetet shoqërohen me rrëshqitje masive në terrene të thepisura pranë bregdetit.

Lladrovci i bënë thirrje publike Memli Krasniqit: Vendos ti, jo ai i anëtari i kryesisë Skenderajt a Kamenicës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka bërë një thirrje publike kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Lladrovci i ka thënë ‘vendos nesër’, por vendos ti personalisht jo ndonjë anëtar i kryesisë nga Skenderaj apo Kamenicës, .

“Sonte i bëj ftesë liderit vendos nesër, vendose ti jo me vendos për mua ai anëtari i kryesisë së Skenderajt ose Kamenicës. Vendose ti unë jam kryetari i PDK-së, unë vendosi”, ka thënë Lladrovci në Pressing.

Lladrovci: Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK-së

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së.

Lladrovci në T7 tha se askush nuk mund ta largojë nga PDK.

“Unë po thom që nuk ka bir nane që me m’qet prej PDK. Unë jam PDK, unë ia kom rrit vlerat PDK’së, jam rrit me PDK. Ma përmenin Aleancën, qysh dikush po del kundër teje, saherë po ka zgjedhje qendrore hajde bohum bashkë, e kur ka zgjedhje lokale prenu ju mes veti se na pe qesim njanin që na ka premtu edhe do sene tjera”, tha ai.

Izraeli sulmon Damaskun

Izraeli ka rritur sulmet ajrore ndaj Sirisë, përfshirë kryeqytetin Damask, duke deklaruar se po ndërhyn në mbështetje të komunitetit minoritar druzi, i cili është përfshirë në një konflikt të armatosur me grupe të tjera siriane.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka publikuar një video që tregon një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një ndërtese në Damask, i cili ndodhi gjatë një transmetimi live televiziv – gazetari shihet duke u larguar me shpejtësi nga studioja pasi ndërtesa goditet.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka dhënë një deklaratë të ashpër pas sulmeve ajrore në Damask dhe në jug të Sirisë.

“Paralajmërimet në Damask kanë përfunduar – tani do të vijnë goditje të dhimbshme”, shkruan Katz.

Ai thotë se forcat izraelite do të vazhdojnë të veprojnë me forcë në zonën e Suweida-s, ku Izraeli ka ndërhyrë kohët e fundit për shkak të përleshjeve mes komunitetit minoritar druzi dhe grupeve të tjera të armatosura siriane.

Duke iu drejtuar komunitetit druzi në Izrael, Katz deklaron se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) do të mbrojnë popullsinë druzi në Siri.

“Kryeministri Netanyahu dhe unë, si Ministër i Mbrojtjes, kemi marrë një angazhim – dhe do ta mbajmë atë”, shton ai.

Klan Kosova: 25-vjeçari dyshohet se kërkoi hallallin para se të binte nga lartësia

Autoritetet e sigurisë në Prishtinë, janë duke hetuar vdekjen tragjike të 25-vjeçarit i cili dyshohet se ra nga lartësia e objektit të hotel ‘’Grand’’.

Siç mëson ekskluzivisht Klan Kosova, nga hetimet preliminare, ai para hedhjes, dyshohet ta ketë telefonuar djalin e hallës së tij në telefon

Kjo siç i ka thënë Klanit ky burim, për t’i kërkuar ”hallallin”.

Ndër tjera, redaksia mëson se tashmë i ndjeri, ishte i punësuar si mirëmbajtës.

Kunati i Albulena Haxhiut: 6 ari tokë i kam, i shes për me i mbrojtë krerët e UÇK-së

Kunati i Albulena Haxhiut, Dardan Krasniqi ka thënë se është i gatshëm që të shes pasurinë e tij, vetëm për të mbrojtur ish krerët e UÇK-së.

“6 ari tokë i kam prej pasurisë tem, i shes për me i mbrojtë krerët e UÇK-së. Për arsye se nuk mbrohen ata, mbrohet lufta, sakrifica e popullit tonë”, ka thënë ai në T7.

“Merkato e bujshme” nga AAK-ja ia merr Nismës ish-deputetin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se e ka mirëpritur aderimin në partinë e tij ish-deputetin dhe ish-zëvendësministrin e Nismës, Enver Hoti.

Me këtë rast, Haradinaj ka konfirmuar edhe kandidaturën e Enver Hotit për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Enver Hoti përfaqëson më së miri frymën e Aleancës – vendosmërinë, transparencën dhe përkushtimin për t’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri. Aderimi i tij është një vlerë e shtuar për projektin tonë politik”, theksoi Haradinaj pas takimit.

Familjarët të pikëlluar pas vdekjes së 25-vjeçarit, dihet identiteti i viktimës

Një 25-vjeçar ka mbetur i vdekur mesditën e së mërkurës, pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme e Hotelit Grand në Prishtinë.

Viktima R.Bytyçi, 25-vjeçar, mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes.

Në pamjet e publikuara nga Ekonomia Online, shihen familjarët e viktimës të pikëlluar për rastin.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima( mashukull) është pa shenja jete. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky është 25-vjeçari që dyshohet se ra nga kati i 13-të i ‘Hotel Grandit’ sot në mesditë

 

“Padrejtësi kundër çlirimtarëve” – Vetëvendosje kritikon ashpër Gjykatën Speciale

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, për rrëzimin e mocionit të mbrojtjes në rastin ndaj ish drejtuesve të UÇK-së.

Reagim i plotë:

Pas pak ditësh bëhen 10 vite nga themelimi me ndryshime kushtetuese dhe ligje të veçanta të Gjykatës Speciale.

Katër nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli kanë afër 5 vite në paraburgim.

Vendimi i sotëm për rrëzimin e mocionit të mbrojtjes nga Gjykata Speciale është dëshmi e një logjike të përmbysur të drejtësisë, ku vija ndarëse midis çlirimit dhe agresionit zbehet qëllimshëm, ndërsa përpjekja e një populli për liri vihet nën dyshim me mjete juridike. Ky model i drejtësisë selektive nuk bën drejtësi universale, por prodhon një narrativë të rreme, që e zhvendos fajësinë nga pushtuesi te i çliruari.

Gjykata Speciale, e themeluar përtej çdo praktike të zakonshme ndërkombëtare, ka vepruar si instrument i imponuar mbi sovranitetin e Kosovës.

Në vend që t’i shërbejë të drejtës, ajo i ka shërbyer paragjykimit. Madje duke hetuar dhe gjykuar padrejtësisht vetëm një palë, ajo ka përjashtuar sistematikisht dhunën shtetërore serbe që është burimi real i gjenocidit dhe krimeve të luftës e krimeve kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

Me 29 prill dhe 15 maj 2023 Enver Dugolli si i mbijetuar i masakrës në Burgun e Dubravës i është drejtuar Prokurorit të Prokurorisë Speciale në Hagë me kërkesën për nisjen e hetimeve të krimeve të kryera gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Burgut të Dubravës.

Ndonëse Prokurori ka kthyer përgjigje se kërkesa do të shqyrtohet ende sot nuk ka asnjë veprim të njoftuar në këtë drejtim.Sot është sërish moment reflektimi.

Ata qeveritarë e deputetë që e miratuan e votuan e ata gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që e konfirmuan këtë gjykatë në vitin 2015 bartin përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

Ata duhet sot të kërkojnë falje, jo si akt formal, por si shenjë vetëdijeje për dëmin e madh institucional dhe moral që kjo gjykatë i ka shkaktuar vendit, kujtesës sonë kolektive dhe të ardhmes tonë.

Ky do të ishte hapi i parë me të cilin duhet nisur një përbashkim për t’u mbrojtur jo vetëm juridikisht por edhe shoqërisht nga rreziku i shtrembërimit të thelbit të luftës sonë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë dhe mbetet e qartë: e mbrojmë luftën çlirimtare si themel të shtetit tonë dhe e kundërshtojmë çdo përpjekje për ta relativizuar të drejtën tonë historike për çlirim.

Drejtësia nuk mund të jetë mjet për të rishkruar historinë, as për ta heshtur të vërtetën.

Vdekja e 24-vjeçarit në hotelin “Grand”, deklarohen nga Prokuroria

Pas vdekjes së 24-vjeçarit, i cili ra sot nga lartësia e hotelit “Grand” në Prishtinë, deklarohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, tha se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është hapur si “Hetim mbi vdekjen”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes gjatë të cilit ka humbur jetën një person i moshës 24 vjeç, ku prokurori i Shtetit hapur rastin ‘Hetim mbi vdekjen’. Po ashtu prokurori i çështjes ka autorizuar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Shala për Telegrafin.

Edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës bën të ditur një person i moshës 25 vjeç ka vdekur sot rreth orës 11:30, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se viktima mashkull rreth 24 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.

Tutje, Borovci tha se aktualisht Policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin.