div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-61 category-paged-61 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Mësohen emrat, Kush janë tre personat që dyshohet se plagosën dje në Pejë biznesmenin Jeton Buquku

Janë mësuar emrat e tre personave që dyshohet se plagosën dje në Pejë biznesmenin Jeton Buquku.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e personave të dyshuar që po hetohen për rrahjen dhe plagosjen e Jeton Buçukut, ngjarje e rëndë që tronditi Pejën dhe po trajtohet si vrasje në tentativë.

Sipas burimeve të besueshme, nga strukturat e afërta me hetimin, në këtë rast janë identifikuar tre persona, të gjithë nga fshati Maznik i Komunës së Deçanit:

            •             Arjan Misin Qelaj, i lindur më 1981 në fshatin Maznik, Komuna e Deçanit.

            •             Yll Arjan Qelaj, 23 vjeçar nga fshati Maznik, Komuna e Deçanit

            •             Altin Rifat Qelaj, i lindur më 2005 në fshatin Maznik, Komuna e Deçanit.

Burimet bëjnë të ditur se të dyshuarit lidhen drejtpërdrejt me incidentin e armatosur dhe rrahjen brutale ndaj Jeton Buçukut, i cili pas plagosjes fillimisht ka kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë. Gjendja e tij shëndetësore, sipas informatave të fundit, është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet janë në fazë intensive, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarve, të cilët ndodhen në arrati. Nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të shpejta dhe zgjerimit të hetimeve edhe për persona të tjerë të përfshirë.

Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në deklaratën e saj kur është pyetur pse nuk ka bërë nderime dhe s’ka vendosur lule te pllakat përkujtimore të serbëve të vrarë, tha se nuk bën nderime aty ku njolloset UÇK-ja.

Në një intervistë, Osmani tha se çdo herë do ta mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Si presidente e Republikës, e them me krenari që unë asnjë moment nuk e pranoj nga askush në këtë botë që të krijojë ekuivalencë morale dhe barazi mes asaj se çfarë ka bërë Serbia dhe regjimi i Millosheviqit kundër njerëzve të pafajshëm në Kosovë, dhe çfarë mund të ketë ndodhur në një rast individual”.

Presidentja më tej riafirmoi qëndrimin e saj të njohur për luftën çlirimtare.

“Besoj fuqishëm në luftën e drejtë që e ka bërë UÇK-ja dhe këtë do ta mbroj deri në fund”.

Gjysmëvjetori i dytë, MASHT-i del me këtë njoftim

Sipas njoftimit nga MASHT- zyrtarisht nesër më 12 janar , fillon Gjysmëvjetori i Dytë i këtij viti shkollor

Sipas paralajmërimit të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, për shkaqe të të reshurave, që e kishin kapluar vendin. Me Vendim të ministres në detyrë z.Nagavci, procesi i filimit të Gjysmëvjetorit të Dytë u shty për datë 12 janar 2026. Derisa sipas njoftimit nga MASHT- zyrtarisht nesër më 12 janar , fillon Gjysmëvjetori i Dytë I këtij viti shkollor
Kurse, sot kemi pyetur drejtoreshën e DKA në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj. Se a fillon nesër Gjysëvjetori dytë? Ajo pohoi se ‘’shkollat janë të përgatitura për fillimin e Gjysëmvjetorit të dytë,..’’ . Pra nesër pritet në të gjitha shkollat e komunës së Prizrenit të fillojë Gjysmëvjetori i Dytë i këtij viti shkollor.

Borë e akull, mbyllet për qarkullim kjo rrugë në Prishtinë

Për shkak të reshjeve të borës dhe krijimit të akullit, rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë është mbyllur për qarkullim.

Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor që lidh lagjen e “Muhaxherët” në Prishtinë, është ndërprerë përkohësisht, për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Nga qytetarët kërkohet që të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin rrugë alternative, deri në njoftimin e radhës për rihapjen e saj.

Mësohet nëse do të fillojë mësimi në Podujevë nesër

Reshjet e mëdha të borës kanë vështirësuar qarkullimin në shumë qytete të Kosovës.

Madje, për shkak të kushteve atmosferike, disa qytete kanë shtyrë fillimin e vitit të ri shkollor.

Në Podujevë, mësimi do të fillojë nesër.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu.

Abazi: 12 ligje të anuluara nga Gjykata Kushtetuese, e bën Kurtin superkriminel

Ish-deputeti i AAK-së, Haki Abazi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka anuluar 12 ligje të marra nga Qeveria Kurti.

Ai ka thënë se këto ligje të anuluara, e bëjnë Kurtin “superkriminel”, shkruan lajmi.net.

“12 Ligje të anuluara nga Gjykata Kushtetuese, e bën Kurtin superkriminel, sipas vetëpërkufizimit, dhe vërteton vdekjen klinike të Kuvendit të Republikës rrjedhimisht Demokracia përfaqësuese është në lëngim kanceri me një metastazim të rrezikshëm”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

 

Edhe një komunë shtynë fillimin e procesit mësimor

Komuna e Drenasit ka shtyrë rifillimin e procesit mësimor deri të mërkurën si shkak i gjendjes së vështirësuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se vendimi u mor si shkak i rrethanave të krijuara nga bora, ngricat dhe mungesa e ujit, shkruan Insajderi.

“Për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit, kam marrë vendim të pezullohet vijimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor e shkollor në komunën e Drenasit, deri të mërkurën, më 14.1.2026”, thuhet ndër të tjera në postimin e Lladrovcit.

Lladrovci, pos tjerash, ka potencuar edhe se kompanitë për angazhimin e largimit të borës nëpër rrugë kanë qenë të angazhuara përgjatë tërë ditës së diel.

Ai ka theksuar edhe mungesën e ujit si problem serioz në disa zona të Drenasit.

“Me gjithë angazhimin e Ujësjellësit dhe vështirësive, të gjithë po e bëjnë të pamundurën për ta rikthyer normalitetin në tërë komunën edhe furnizimin me ujë”.

Tifozët kroatë rrahin tifozët serbë të Cërvena Zvezdës

Në pushimoren kroate, Marsonija, në afërsi të Slavonski Brodit, të shtunën ndodhi një përleshje mes tifozëve kroatë të Dinamo Zagrebit, Bad Blue Boys, dhe atyre serbë të Cërvena Zvezdës “Delije”.

Mediat kroate kanë raportuar që tifozët e Dinamos u dolën në pritë atyre serbë dhe i kanë rrahur ata.

BBB kanë sulmuar nëngrupin e “Delije”, të njohur si “Orthodox Boys”. Ky nëngrup ishte duke udhëtuar drejt Beogradit.

Tifozët zagrebas kanë tentuar të marrin transparentin e tifozëve serbë, por nuk ia dolën. Por u morën veshje të ndryshme.

Musliu: Përçarja e popullit erdhi nga politika e fëlliqur dhe gjuha e urrejtjes

Deputetja nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu ka publikuar një foto nga vërshimet e fundit në komunën e Skederajt, ku shkruhej “Cofni tash”. Musliu ka thënë se se kjo nuk nuk është foto e thjesht me një mbishkrimt të ulët, por se kjo është pasojë e një urrejtjeje të kultivuar me vetëdije ndër vite.

“Populli ynë nuk u përça vetë. Ai u përça nga politika e fëlliqur, nga individë që jetuan duke mbjellë ndarje për të fituar pushtet, ndikim dhe vëmendje. Kush e solli popullin tonë deri në këtë pikë? Politikanë të dështuar, zëra të papërgjegjshëm dhe individë pa busull morale, që urrejtjen e përdorën si mjet për pushtet dhe klikime. Ata që e normalizuan talljen, e ushqyen cinizmin dhe e vranë empatinë derisa sot një fatkeqësi quhet “humor”. Ka thënë Musliu.

Postimi i plotë i Musliut:

Kjo nuk nuk është foto e thjesht me një mbishkrim i ulët, kjo është pasojë e një urrejtjeje të kultivuar me vetëdije ndër vite.

Populli ynë nuk u përça vetë.

Ai u përça nga politika e fëlliqur, nga individë që jetuan duke mbjellë ndarje për të fituar pushtet, ndikim dhe vëmendje.

Kush e solli popullin tonë deri në këtë pikë?

Politikanë të dështuar, zëra të papërgjegjshëm dhe individë pa busull morale, që urrejtjen e përdorën si mjet për pushtet dhe klikime.

Ata që e normalizuan talljen, e ushqyen cinizmin dhe e vranë empatinë derisa sot një fatkeqësi quhet “humor”.

Ata që talljen e kthyen në armë.

Ata që fatkeqësinë e tjetrit e panë si kapital politik e moral.

Ata që ushqyen përçarjen ditë pas dite, me gjuhë urrejtjeje, përbuzje rajonale dhe etiketime fyese, derisa kjo u bë “normale”.

Sot po shohim frytin e asaj që është mbjellë.

Jo humor. Jo satirë, por mungesë empatie dhe shkatërrim të ndjenjës së përbashkët.

Ky popull nuk ka nevojë për më shumë përbuzje, por për një pastrim moral nga gjuha e urrejtjes që na është shitur si guxim.

Temperaturat e ulëta, Jasharaj ka një propozim lidhur me procesin mësimor

Reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimet bëri që të shtyhet gjysmëvjetori i dytë i mësimit në shkollat e Kosovës.

E nesër, pritet që të rinis procesi mësimor, përpos në Fushë Kosovë dhe Malishevë.

Lidhur me gjendjen në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, foli kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj tha që më mirë është që mësimi të shtyhet edhe për disa ditë, për shkak të temperaturave tejet të ulëta, dhe problemeve me ngrohjen në disa shkolla.

“Edhe unë besoj që drejtoritë arsimore bashkë edhe me drejtorët e shkollave do ta analizojnë mirë situatën dhe mësimi do të fillojë atëherë kur duhet. Ka informacione se temperaturat do të shkojnë në – shumë gradë dhe një pjesë e shkollave mund të ketë probleme shtesë me ngrohjen”, deklaroi Jasharaj në Klan Kosova.