Olluri reagon pas debatit eskalues gati në përleshje me Krakin
Është rikthyer pas një pauze disaminutëshe në debatin Pressing në T7, gazetari Parim Olluri, pas një përplasje që pati me deputetin Nezir Kraki.

Me t’u rikthyer në debat, para se të shpjegonte analizën e tij mbi dyshimet për keqpërdorim votash në Mitrovicën Jugore, Olluri tha se ndjen keqardhje ndaj publikut për atë se çfarë ndodhi mes tij e Krakit në Pressing. Por, shtoi se kjo ka ndodhë “për shkak të gjuhës fyese e polarizuese të akterëve të VV-së”.

“Fillimisht ndjej keqardhje ndaj publikut që për shkak të gjuhës polarizuese dhe fyese të akterëve të VV-së, sot shohin pamje që nuk është mirë me i pa. Më vjen keq prej publikut që i kanë pa këto pamje”, tha Olluri në Pressing.

Pamje nga përleshja brutale në Istog, u përdor edhe sëpata – njëri u bë për spital

Janë publikuar pamjet e incidentit që ndodhi sot në Istog, atje ku dy persona u përleshën, e njëri prej tyre pësoi lëndim nga sëpata.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes.

“I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e spitalit rajonal, dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes. I njëjti është i njohur për policinë dhe është në kërkim”, deklaroi Gashi.

 

Eskalon debati në mes Ollurit dhe deputetit të VV-së, Krakit, gati të kaloj në dhunë fizike, ndërpritet emisioni

Në emisionin “Pressing” ndodhi një incident mes Nezik Krakit nga partia Guxo dhe gazetarit Parim Olluri, i cili për pak sa nuk përfundoi në përleshje fizike.

Gjatë debatit të ashpër, Kraki dëgjohet duke i drejtuar Ollurit fjalët “Qyp atje zagar”, pas çka tensionet u përshkallëzuan.

Menjëherë më pas, Olluri shihet duke u ngritur e duke u drejtuar në drejtim të Krakit, ndërsa transmetimi televiziv ndërpritet në atë moment.

VIDEO 

Prokuroria e propozon Kurtin si dëshmitar në gjyqin ndaj Rozeta Hajdarit për rezervën shtetërore

Prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi, i kanë propozuar Gjykatës që kryeministri në detyrë Albin Kurti të dëgjohet si dëshmitar në shqyrtim gjyqësor lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar t’i përgjigjej çdo ftese për të dëshmuar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë (PSRK) lidhur me rastin “Rezervat shtetërore”.

Kurti ishte ftuar në cilësinë e dëshmitarit, duke qenë se kishte nënshkruar dy vendime që lidhen me ndarjen e mjeteve buxhetore për blerjen e grurit, vajit dhe sheqerit dhe përjashtimin nga procedura e prokurimit publik, thuhet në aktakuzën e publikuar nga “Betimi për Drejtësi”.

“Për ta siguruar dëshminë e dëshmitarit Kurti në këtë çështje penale, prokuroria i ka dërguar atij 3 thirrje të rregullta, e para më datë 11.12.2024 për t’u paraqitur në prokurori më datë 16.12.2024, ora 09:30, e dyta me datë 16.12.2024, për t’u paraqitur në prokurori nga datat 17-20.12.2024, ora 09-16:00, dhe thirrja e tretë, me datë 23.12.2024, për t’u paraqitur në prokurori, me datë 26.12.2024, ora 08:30. Në të tri thirrjet, dëshmitari ka gjetur arsye të ndryshme, për të mos u paraqitur në prokurori, për të cilat është njoftuar në kohë edhe gjykata”, thuhet në sqarimet e aktakuzës.

Por, prokurorët specialë i ishin drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për lëshimin e urdhrit për paraqitjen e dëshmitarit me detyrim dy herë radhazi, të cilat ishin miratuar nga ana e gjykatës.

Mirëpo, Kurti sërish nuk i ishte përgjigjur as këtyre ftesave. Në anën tjetër, bazuar në mospërgjigjen e ftesës së parë me detyrim, gjykata kishte shqiptuar gjobë ndaj kryeministrit Kurti.

“Më datë 13 mars 2025, dëshmitari Albin Kurti kishte parashtruar ankesë ndaj Vendimit të gjykatës për shqiptimin e gjobës për shkak të mosparaqitjes në prokurori. Më datë 24 mars 2025, Kolegji penal i Gjykatës Themelore në Prishtinë, kishte nxjerrë aktvendim me të cilin ishte refuzuar ankesa e dëshmitarit ndaj vendimit për shqiptimin e gjobës për shkak të mosparaqitjes në prokurori sipas urdhëresës së gjykatës”, thuhet në aktakuzë.

Duke u bazuar në këtë, prokurorët specialë Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi i kanë propozuar gjykatës që kryeministri Kurti të dëgjohet si dëshmitar në shqyrtim gjyqësor.

Për rastin e “Rezervave shtetërore”, PSRK-ja ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj ish-zëvendëssekretarit të MINT, Irfan Lipovica, si dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në MINT, Hafiz Gara, për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Ndërsa, afaristi Ridvan Muharremi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars të vitit 2022, në bashkëkryerje kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë dhe shkaktimi të dëmit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës.

“Si rezultat i veprimeve të të pandehurëve, i është shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej 2,912,134.78 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ata akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare. Hajdari bashkë me dy zyrtarët akuzohet se ka zbuluar sekrete shtetërore tek biznesmeni Muharremi, ashtu që i kanë treguar vendndodhjen e rezervës.

“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M. Ndërkaq, i pandehuri R.M. akuzohet se u ka krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore”, thuhet në njoftim.

Pas ngritjes së aktakuzës, Hajdari ka thënë se ndihet krenare për punën në ministri.

“Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022″, ka shkruar ajo.

Parregullsitë në votat në Mitrovicë, deklarohet Arian Tahiri: Procesi zgjedhor s’ka integritet
Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Komunën e Mitrovicës së Jugut, është deklaruar për herë të parë lidhur me parregullsitë në votat e kësaj komune.

Tahiri në emisionin ‘Debat Plus’ theksoi se 99% e votave me numër serik të çrregullt favorizojnë kandidatin tjetër, Faton Pecin, shkruan Insajderi.

Rreth 99% janë vota që nuk janë të miat edhe kjo është gjithashtu element i çuditshëm që duhet me pa. Të gjitha këto fletëvotime që s’përputhen me vendin e votimit s’janë të miat. Në të kundërtën, duhet të ishte të paktën në proporcion me rezultatin e përgjithshëm që është.

Si është e mundshme që këto fletëvotime të janë në lokacione të tjera? Ne kemi reagim nga KQZ edhe nga kompania, të cilat e pranojnë se ka pasur gabim tek numri serik kur është bërë shtypja. Çka thotë ligji? Thotë se fletëvotimi duhet ta ketë numrin serik specifik në bazë të vendvotimit, që i bie se nuk është ashtu kemi edhe një pranim nga KQZ, është se fletëvotimet nuk e kanë integritetin e tyre, rrjedhimisht procesi zgjedhor s’e ka integritetin. Është një organizim i përgjithshëm, sepse është fenomen i theksum në të jgitha shkollat e qytetit të Mitrovicës që kanë dëmtuar integritetin e procesit zgjedhor dhe e kanë humbur besueshmërinë.

E ka humb integritetin, s’ka mujt me u rujt, e mundëson që me u fut fletëvotime pa kontroll që njihet si ‘treni bullgar’, ky është ai dami që është shkaktu. Është deformu vullneti i qytetarëve të Mitrovicës, kam besu në proces të rregullt, në demokraci të plotë dhe si rezultat i saj edhe e kam uru qytetarin e kundërkandidatin me respektin maksimal”, deklaroi Tahiri.

Simpatizantët e PDK-së nisin të grumbullohen para Qendrës së Numërimit – do protestojnë për parregullsitë
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur afër Qendrës së Numërimit në Mitrovicë. Ata janë pyetur nga ekipi i KosovaPress-it por nuk kanë dhënë përgjigje.
Ata kanë thënë se kanë ardhur vetëm të qëndrojnë afër qendrës.

Ndërkohë, që pas një pauze të komisionerëve, pas pak nis rinumërimi.

Përndryshe, rinumërimi i cili nisi në orën 16:40, po bëhet me vendim të prokurorisë. Rinumërimi ishte ndalur me dyshimin për keqpërdorim të votave. PDK ka kërkuar  rivotim për shkak se është cenuar integriteti i votës.

Siç raporton media lokale, Mitropol qytetarët janë simpatizantë të PDK-së që janë mbledhue për të protestuar për parregullsitë.

Aty po qëndrojnë edhe zyrtarët policorë.

 

Duda Balje flet pas bashkimit me AAK-në: Kam respekt për z. Haradinajn
Duda Balje ka vendosur t’i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvend, për t’i ofruar mundësinë të krijojë një grup parlamentar.

AAK-ja doli me pesë deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, teksa partia e Baljes, SDU, fitoi vetëm një ulëse: pikërisht me Baljen, shkruan IndeksOnline.

Sipas rregullores së Kuvendit, grupi parlamentar mund të formohet vetëm me 6 deputetë e më shumë, andaj edhe Balje iu bashkua AAK-së.

Në një prononcim për IndeksOnline, Balje deklaroi se është mëse e lumtur që ka mundur të ndihmojë AAK-në të formojë grup parlamentar.

“Unë kam respekt shumë të madh ndaj z. Ramush Haradinaj dhe ata kanë pasë pesë deputetë. Me pesë deputetë nuk mundesh më bë grup, duhen 6 së paku. Unë në fakt shkova me e ndihmu zotin Ramush dhe për mua është kënaqësi dhe nder i madh të jem bashkë me ta” tha Balje për IndeksOnline.

Ajo deklaroi se ka kohë që është realizuar kjo marrëveshje, që prej se u nënshkrua në Kuvend.

“Unë vërtet e respektoj Haradinajn. Ai nuk i ka pasë 6 deputetë dhe unë kam qenë pa grup. Në shenjë respekti nuk kam lënë AAK-në pa grup parlamentar dhe kam nënshkru” u shpreh ajo.

Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ai ka marrë vendim me ba blerje sekrete të miellit e vajit

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është befasuar që Kryeministri Albin Kurti nuk është pjesë e aktakuzës së ngritur ndaj Ministres Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve për skandalin me rezervën shtetërore.

“Albini ka leju me u nënshkru mbi 3000 tenderë sekret, në vlerë prej 240 milionë euro, Albini ka leju mafinë energjetike dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës, andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin! U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!”, ka shkruar Bajrami.

Matoshi i reagon vajzës së Sami Lushtakut

Deputetja Adriana Matoshi i ka reaguar vajzës së kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, shkruan “DEMOS”

I plotë pa ndërhyrje:

“Ani çika e sami lushtakut koka lajmëru tu m’kallxu qysh, me qenë LUSHTAK qenka sakrificë!

Jo motra jem, nuk o sakrificë me ble arin prej shtetit ka 50 euro, e mu kthy me ia shit ka 5,000.

Hajni nashta po, veç sakrificë jo!”, shkroi Matoshi

Përleshje e rëndë në Istog, një person plagoset rëndë me sëpatë – i dyshuari në arrati
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Istog, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar me një sëpatë.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur pas një përleshjeje fizike mes viktimës dhe një personi të dyshuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Personi i dyshuar, i cili sipas Policisë është i njohur për organet e rendit, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim”, deklaroi Gashi.