div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-625 category-paged-625 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Katastrofë natyrore në SHBA – Mbi 16 të vdekur dhe dëmve masive

Stuhitë e fuqishme me tornado kanë goditur rëndë dy shtete amerikane, Kentucky dhe Missouri, duke shkaktuar të paktën 16 viktima dhe dëme të mëdha materiale. Shifrat tragjike janë konfirmuar nga autoritetet lokale, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në terren, shkruan Gazeta Sinjali.

Në Kentucky, tornadoja goditi rëndë Qarkun Laurel, në juglindje të shtetit, gjatë orëve të para të së shtunës, duke shkaktuar nëntë viktima. Zyrtarët lokalë paralajmëruan se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi shumë persona mbeten ende të zhdukur dhe operacionet e shpëtimit janë në vijim.

Ndërkohë, shteti i Missouri është përballur me pasoja të rënda, ku janë raportuar shtatë viktima, pesë prej të cilëve në qytetin e St. Louis. Tornadoja që përfshiu këtë zonë shkatërroi mbi 5,000 ndërtesa, rrëzoi çati dhe dëmtimet në infrastrukturë lanë më shumë se 100,000 shtëpi pa furnizim me energji elektrike.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, tornadoja goditi St. Louis rreth orës 14:30 të premten, pranë Parkut Forest, afër Kopshtit Zoologjik dhe vendit historik ku u mbajtën Lojërat Olimpike të vitit 1904. Një ndër godinat e shkatërruara ishte edhe pjesa e Kishës së Krishterë Centennial, ku disa persona u shpëtuan, por fatkeqësisht një prej tyre nuk arriti të mbijetonte.

Në përgjigje të situatës emergjente, autoritetet kanë shpallur shtetrrethim në dy nga zonat më të prekura, i cili do të mbetet në fuqi deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Kryetarja e bashkisë së St. Louis, Cara Spencer, reagoi me dhimbje ndaj situatës: “Do të kemi shumë punë për të bërë në ditët në vijim, por sonte jemi të përqendruar në shpëtimin e jetëve dhe mbajtjen e sigurisë.”

Stuhitë kanë prekur edhe pjesë të Illinoisit, duke përhapur kushte ekstreme moti që janë ndjerë deri në bregdetin e Atlantikut. Ndërsa komunitetet në këto shtete po përballen me pasojat e katastrofës natyrore, SHBA përjeton edhe një herë një moment të rëndë, me jetë të humbura dhe dëme të pallogaritshme.

 

Nexhmedin Spahiu tregon arsyen e takimit me ministrin Gjuriq

Politologu, Nexhmedin Spahiu, ka zhvilluar takim në Beograd me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu bëri të ditur se takimi u realizua në zyrën e ministrit serb, transmeton Klankosova.tv.

E në një prononcim për “GazetaBlic”, Spahiu tha se ftesa i erdhi nga ministri serb Gjuriq, ku tregon se së bashku zhvilluan bisedë rreth një orë.

“Jam në një konferencë në Beograd. U ftova në një takim nga ministri Gjuriq dhe zhvilluam një bisedë një orëshe”, tha ai

Analisti kosovar Nexhmedin Spahiu shkon në Beograd, e pret në zyrë minsitri serb Marko Gjuriq

Analisti politik nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka realizuar një vizitë në Beograd, ku është pritur në zyrë nga ministri serb Marko Gjuriq.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje rreth temave të diskutimit mes palëve, por vizita ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik, shkruan Jepi zë.

“Me ministrin e jashtëm serb, Marko Djurić, në zyrën e tij në Beograd” ka shkruar Spahiu.

Ngërçi në Kuvend, deputeti i VV-së paralajmëron se këtë javë do të ndodh diçka: Kurti po…

Deputeti Nezir Kraki ka folur sot lidhur me ngërçin e krijuar në kuvend.

Ai ka dhënë sinjale se kjo gjendje mund të ndryshoj: Por këtë javë do të lëviz diçka.

Po ashtu, ai ka thënë edhe se, Kurti është duke u munduar ta konstituojë kuvendin.

“Albin Kurti po mundohet, në të gjitha mënyrat, të konstituoj Kuvendin, por këtë javë do të lëvizë diçka”, ka deklaruar Kraki.

Ngërçi politik në Kuvend, VV-ja del me një propozim

Lëvizja “Vetëvendosje” ka dalë me një propozim të ri që ka shkaktuar reagime të menjëhershme nga opozita. Sipas këtij propozimi, seancat plenare të Kuvendit të Kosovës do të duhej të mbaheshin vetëm një herë në javë, duke hequr kufizimin aktual që kërkon një afat prej 48 orësh për thirrjen e tyre.

Ky propozim u bë para nisjes së seancës nga kryesuesi, Avni Dehari.

Sipas përfaqësuesve të VV-së, kjo nismë ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe shmangien e bllokadave të vazhdueshme në punën parlamentare. Por, ky propozim nuk është pritur mirë nga partitë opozitare. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë kundërshtuar fuqishëm, duke e cilësuar si përpjekje për të kufizuar debatet dhe për të shtyrë vendimmarrjet me rëndësi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ishte e pranishme në seancë, duke mos marrë pjesë as në diskutimin për këtë çështje. Partia e Ramush Haradinaj sot ishin në fshatin Shqiponjë (Jabllanicë e Dushkajës) ku është organizuar manifestimi përkujtimor me rastin e përvjetorit të Çlirimit të fshatit, ku do të nderohen 43 heronjtë dhe dëshmorët e këtij vendi të shenjtë.

Ndërkohë, Kuvendi zhvilloi sot seancën e 17-të me radhë, e cila dështoi përsëri në përpjekjet për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ky bllokim institucional po vazhdon prej javësh, duke thelluar edhe më tej krizën politike dhe duke ngritur shqetësime për funksionalitetin e organeve shtetërore.

Kuvendi s’u konstituua, por selfie-ja u realizua – Edona Llalloshi pozon me Saranda Bogujevcin dhe Albulena Haxhiun

Këngëtarja dhe deputetja e njohur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, pak para nisjes së seancës së 17-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë ‘selfie’, ajo shihet duke pozuar së bashku me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, dhe ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu – e cila njëherësh është edhe kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Dy gra të fuqishme, që thyejnë limite, jo për t’u dalluar, por për të hapur rrugë për të tjerat”, ka shkruar interpretuesja e hitit “Ditë për Ditë” në mbishkrimin e fotografisë.

Ndahet nga jeta Dr. Kujtim Bakiqi, shefi i Urgjencës në QKMF-në e Prizrenit

Dr. Kujtim Bakiqi, shef i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Lajmin për ndarjen nga jeta të mjekut e kanë bërë të ditur të afërmit e tij përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë shkruar:

“Te dashur miq dhe dhashamirë,

Me dhimbje të thellë ju njoftojme se më i dhashuri ynë, Dr KUJTIM BAKIQI, nderroji jetë sot në orët e hershme te mengjesit.

Shpirti i tije pushofte ne paqe.”

 

Krasniqi: Ndodhi një zhvillimi papranueshëm, deputetët e VV-së kërkuan që …

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pasi ka dështuar për të 17-tën herë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se sot ndodhi një “zhvillimi i papranueshëm” në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se deputetët e Vetëvendosjes, kundër rregullores, kanë kërkuar që të mblidhen një herë në javë në Kuvend dhe jo çdo 48 orë.

“Zhvillimi papranueshëm. Deputetët e VV-së erdhën me vonesë dhe kërkuan që ta shkelin rregulloren. Ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë. Është e papranueshme të bëhet një kërkesë e tillë. Kjo tregon që vullneti i tyre s’është për të tentuar për të bërë lëvizje. Për keqardhje kjo mungesë totale e përgjegjësisë para qytetarëve”.

Ndahet nga jeta profesori i njohur

Është ndarë nga jeta Prof. Dr. Naser Kamberi, një ndër emrat më të njohur në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor në vendin tonë. Ai njihej për përkushtimin ndaj dijes dhe ndikimin e madh në formimin e gjeneratave të reja.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Naser Kamberit – profesor i shquar, studiues i palodhshëm dhe figurë e rëndësishme e arsimit dhe shkencës në vendin tonë… Humbja e tij është një boshllëk i madh për të gjithë ne, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe një frymëzim i përhershëm.”

UBT thekson se Kamberi ishte një nga bashkëpunëtorët më të përkushtuar që nga fillimet e programeve akademike të institucionit dhe se kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës kolektive.

“Humbja e tij është një boshllëk i madh për të gjithë ne, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe një frymëzim i përhershëm.”

Varrimi i profesorit bëhet sot në varrezat e fshatit Zhunicë, në Preshevë.

Para seancës Kurti fton në kafe komunitetet joshumicë, i mungojnë dy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim informal me përfaqësues të komuniteteve joshumicë para seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit, e cila pritej të nisë në orën 10:30.

Kjo është tentativa e 17-të për ta konstituuar Kuvendin, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme në javët e fundit.

Takimi me kafe është mbajtur në një atmosferë të qetë, mirëpo është vërejtur mungesa e dy deputetëve: Duda Balje dhe Veton Berisha, të cilët nuk morën pjesë në këtë takim joformal.

Nuk dihet nëse mungesa e tyre është e lidhur me zhvillimet politike të fundit.