div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36392 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Ish-komandanti i snajperistëve në Brigadën 138 Koshare kritikon ashpër Vetëvendosjen: Keni politika si të Millosheviqit

Ish-komandanti i snajperistëve në Brigadën 138 Koshare, Mishell W. Speth, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për qasje që, sipas tij, ngjajnë me politikat e ish-regjimit serb të Slobodan Milosheviqit, shkruan Mitropol.

Në një reagim publik, Speth tha se nuk është i interesuar për rezultatet zgjedhore apo përqindjet e fitoreve politike, por shprehu pakënaqësi për mënyrën se si, sipas tij, trajtohen veteranët e luftës dhe figurat historike të lidhura me periudhën e konfliktit në Kosovë.

Ai deklaroi se do të vazhdojë të shkruajë dhe të publikojë video për çështjet që lidhen me luftën dhe veteranët, duke theksuar se e konsideron veten një veteran të vërtetë të luftës.

Në reagimin e tij, ai tha se ka zhvilluar biseda edhe me qytetarë serbë, të cilët, sipas pretendimit të tij, kanë shprehur habi për mënyrën se si trajtohen ish-luftëtarët shqiptarë nga një pjesë e skenës politike në Kosovë.

Mishell W. Speth shërbeu në Brigadën 138 Koshare dhe quhet si ish-komandant i njësisë së snajperistëve gjatë luftës në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *