div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-63 category-paged-63 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sondazh me 20 mijë të anketuar – Ky është rezultati i Vetëvendosjes

Një analizë e gjerë online, e mbështetur në rreth 20 mijë respondente dhe në modele të avancuara statistikore, tregon se situata elektorale në Kosovë mbetet e ndërlikuar dhe me gjasa të larta për ngerç politik.

Sipas të dhënave të prezantuara, lëvizjet e votuesve nga 9 shkurti e deri më tani kanë qenë minimale, ndërsa vetëm 6% e qytetarëve deklarohen të pavendosur se kujt do t’ia japin votën.

Sipas këtij sondazhi online fituese e zgjedhjeve do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 40.8%.

Sqarim: Kjo matje është publikuar nga Bleron Baraliu.

Plagoset me armë zjarri një person

Është plagosur me armë zjarri një person në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dyshohet që kjo ka ndodhur aksidentalisht.

Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.

Gashi gjithashtu tha se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor, ku pritet të intervistohet.

Këta janë dy autorët e sulmit në Sidney, Policia bastis shtëpinë e njërit prej tyre

Janë publikuar fotot e dy autorëve të sulmit terrorist në Sidney të Australisë, ku 12 persona u vranë dhe 29 të tjerë plagosur, mes tyre edhe një prej sulmuesve. Fotot e dy autorëve të masakrës janë kapur gjatë sulmit me armë zjarri.

Burri me të zeza është identifikuar si 24-vjeçari Naveed Akram dhe burri tjetër me pantallona të bardha është autori tjetër i krimit, për të cilin po kërkohen prova me qëllim identifikimin e tij.

Ndërkohë policia ka bastisur shtëpinë e njërit prej tyre dhe deri tani janë zbuluar armë, eksploziv, dokumente dhe të dhëna me interes hetimi.

Gjithashtu autoritetet po verifikojnë për një bashkëpunëtor të tretë në krim. Një nga autorët u vra dhe tjetri, 24-vjeçari, u plagos rëndë.

Mes viktimave edhe një rabin e një fëmijë 10 vjeç. Shënjestër e sulmit ishte komuniteti hebre në zonën e plazhit Bondi në Sidney, ku po kremtohej festa e Hanukkah.

Sulmi i së dielës është incidenti më i rëndë i këtij lloji në vend që nga viti 1996, kur një person i armatosur vrau 35 njerëz në një vend turistik në shtetin jugor të Tasmanisë.

Video që qarkullojnë në mediat sociale shfaqnin njerëz në plazh dhe në parkun aty pranë duke u shpërndarë, ndërsa dëgjohen të shtëna të shumta dhe sirena policie.

Një video tregonte një burrë të veshur me këmishë të zezë duke qëlluar me një armë të gjatë, përpara se të neutralizohej nga një burrë me bluzë të bardhë, i cili ia mori armën nga duart, transmeton oranews.

Një burrë tjetër u pa duke qëlluar me armë nga një urë këmbësorësh.

Ndërsa një video tjetër tregonte dy burra të shtrirë përtokë dhe të mbajtur nga policë me uniformë mbi një urë të vogël këmbësorësh.

Sulmi ndodhi pothuajse saktësisht 11 vjet pasi një person i armatosur mori peng 18 persona në kafenenë Lindt në Sidnej.

 

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të vranët, dhe me intervale me diell.

Në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, sidomos në ultësira dhe pranë zonave ujore.

Nuk parashihen reshje të asnjë forme, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta, në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet brymë dhe në disa zona edhe krahnezë.ndërsa në vise të larta parashihen më shum rreze dielli për shkak të inverzionit.

Parashikimi i motit për javën e ardhshme (15-19 dhjetor 2025)

E hënë

Moti i vranët dhe me intervale me diell.

• Temperaturat minimale: -4 deri -2°C

• Temperaturat maksimale: 5-8°C

• Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s.E

E martë

Mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: – 6 deri -3C

Temperaturat maksimale: 5-8°C

Era: nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s

E mërkurë

Moti i vranët dhe me interval me diell.

Temperaturat minimale: -4 deri -2°C

Temperaturat maksimale: 7-10°C

Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte

Mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: -2 deri 0°C

Temperaturat maksimale: 7-10°C

Era: nga jugperendimit, 1-5 m/s

E premte

Mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat mnimale: -2 deri 0°C

Temperaturat maksimale: 7-10°C

Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

Zbulohet arsyeja tronditëse e sulmit terrorist në Australi që la të vdekur 10 persona

Autoritetet australiane kanë konfirmuar zyrtarisht se ngjarja e rëndë e ndodhur në Bondi Beach është klasifikuar si akt terrorist i qëllimshëm, i motivuar nga urrejtja antisemitike.

Policia e New South Wales bëri të ditur se sulmi plotëson të gjitha kriteret ligjore për terrorizëm, çka ka sjellë aktivizimin e menjëhershëm të njësive speciale të kundër-terrorizmit dhe zgjerimin e hetimeve në nivel kombëtar.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, së bashku me kryeministrin e NSW, Chris Minns, deklaruan se dhuna ishte e planifikuar për të goditur drejtpërdrejt komunitetin hebre në Sidnei. Sipas tyre, zgjedhja e vendit dhe kohës nuk ishte rastësore, pasi sulmi ndodhi gjatë një aktiviteti publik në kuadër të festës së Hanukës.

Hetuesit kanë identifikuar njërin nga të dyshuarit si Naveed Akram, ndërsa autoritetet kanë bastisur një pronë të lidhur me të. Mësohet se ai ishte i njohur për policinë, por nuk figuronte në lista aktive të vëzhgimit për terrorizëm.

Deri më tani, asnjë organizatë ekstremiste nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, ekspertët e sigurisë vlerësojnë se targetimi i qartë, simbolika e ngjarjes dhe koha e zgjedhur tregojnë një motiv të fortë ideologjik dhe synim për të përhapur frikë dhe destabilitet.

Autoritetet australiane kanë shtuar masat e sigurisë në zona publike, veçanërisht pranë institucioneve fetare dhe eventeve të komunitetit hebre, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin dhe motivet pas këtij akti të rëndë që tronditi vendin.

Kurti në Zvicër: S’po mjafton të jesh i pari, apeli im është që të kemi “triumf”

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka qenë në Zvicër për të mbajtur tubime me mërgimtarë.

Ai ka dhënë edhe një intervistë në “albradio”, ku foli për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ka kërkuar pjësëmarrje në zgjedhje për siç thotë ai fitore që bëhet triumf.

Sipas tij, të jesh i pari nuk mjafton, duhet fitore më e madhe për formimin e institucioneve.

“Na nevojitet një fitore më e madhe që bëhet triumf, qartazi të jesh i pari, edhe i pari më i madh se i dyti e i treti sq bashku nuk po mjafton. Andaj është apeli im që të ketë pjësemarrje masive për një fitore të madhe që bëhet triumf për formimin edhe të Kuvendit edhe të Qeverisë”, ka thënë Kurti.

 

Kënga e Llalloshit për Kurtin që “qet pushkë”, reagon ashpër Mehmetaj: E refuzoi pushkën në luftë…

Kënga e Edona Llalloshit për Albin Kurti në terma folklorik e heroik si dikush që “qet pushkë” ka vazhduar të ngjallë reagime, ku i fundit ishte Lirim Mehmetaj, i cili tha se përkundrazi, Kurti “refuzoi ta kap pushkën në luftë”.

Postimi i plotë:

Edona Llalloshi po thote ne kenge qe nese nuk qet pushke koritesh.

Kjo nuk eshte e vertete. Me u tute me qite pushke eshte ne rregull. S’jane krejt per pushke

Sa ma shpejt qe e sherojme Albin Kurtin nga kjo ndjenje e turpit çlirohemi edhe ne prej tij.

Po. Refuzoi ta kape pushken bash midis lufte. Per ma teper provoi me e demobilizu rinine ne ate kohe duke iu thane se duhet lene armet e te merren me aktivitet paqesor.

E paraqiti si filozofi, cka ne fakt ishte tute.

Nuk ka dert qe je tute. Dert ka qe me pas ia shite shpirtin djallit dhe u fute ne misionin e zhberjes te krejt asaj qe ndertuan ata te cilet, ndryshe nga ti, nuk u tuten.

Na ta falim qe je tute o tucan. Cka s’kemi me te fale kurre eshte qe provove e po provon me shkaterru krejt cka ndertun trimat.

Ish-kryetari i Prishtinës synon rikthimin në Kuvendin e Kosovës

Ismet Beqiri nga LDK, po synon që në zgjedhjet e 28 dhjetorit, të rikthehet si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Për mungesën e tij në skenën politike, në “DPT te Fidani”, Beqiri tha se nuk i mbetet merak që s’ka qenë pjesë e një maskarade politike, megjithatë ai shtoi se do të donte të jepte sadopak kontributin e tij në parlament.

“Është shqetësuese ajo që ka ndodhur gjatë këtyre muajve që lamë pas, është një sentiment i veçantë kur mungon, dhe nuk mund të japësh kontributin, ani pse nuk të mbetet merak me qenë në të gjithë atë maskaradë që ka ndodhur gjatë këtyre muajve”, u shpreh Beqiri.

Megjithatë, fajin e bllokadës të shtetit, Beqiri ia hodhi partisë që fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ymeri: Shtrirja e sovranitetit në veri ka nisur që nga 2011-ta

Analisti politik, Visar Ymeri, vlerëson se sovraniteti i Kosovës ka nisur që nga viti 2011.

Ymeri, në “Debat Plus” u shpreh se Kosova ka shpallur pavarësinë në kufijtë akutual dhe jo pa veriun teksa kundërshtoi analistin, Sadri Ramabaja, i cili tha se Kurti ka bërë të pamundurën në Veri dhe atë që se ka bërë askush deri tani, njofton Dukagjini.

“Kur është shpall Pavarësia e Kosovës është shpallur në kufijtë aktual, nuk është shpallur kurrë pa veriun si pavarësi e Kosovës. Shtrirja e sovranitetit në veriun e Kosovës ka filluar që nga vitit 2011 dhe ka shkuar etap pas etape – secili veprim atje ka qenë shtrirje e sovranitetit. Ne e kemi pasur një qeveri që të gjithë kompromisin e bërë deri tani e ka pranuar tek të gjitha marrëveshjet, asnjëri nuk dallon nga tjetri, asnjëri si ka bërë dëm vendit e asnjëri nuk i ka sjell shumë dobi vendit”, u shpreh Ymeri.

Megjithatë, Ymeri u shpreh se vetëm në qeverisjen e Kurtit, Kosova ka ngecur në arenën ndërkombëtare.

“Procesi i lirisë dhe pavarësimit nuk është akti i një njeriu por është proces i gjatë i të gjithëve dhe duhet të shihet se në kuadër të rrethanave cili e ka shfrytëzuar më së miri pozitën e vet në të mirën e Kosovës. Kosova në arenën ndërkombëtare ka ngecur gjatë kohës së Kurtit i cili dje tha se vendi nuk ka qenë kurrë më mirë e kjo do të ishte e vërtetë më herët, por jo tani”, u shpreh Ymeri.

“Jam Albini pushkë me qitë”, Sibel Halimi e LDK’së i reagon Llalloshit: Kujt do t’i drejtohen plumbat artiste e dashur?

Kandidatja e LDK’së për deputete, Sibel Halimi, i ka reaguar Edona Llalloshit të VV’së për këngën që e këndoi në tubimin e VV’së në Zvicër, ku ishte edhe kandidati i VV’së për kryemiistër, Albin Kurti. Një nga vargjet ishte “jam Albini pushkë me qitë”.

Halimi ka thënë se romantizimi i dhunës nuk është art.

Ajo e ka pyetur Llalloshin se kujt do t’i drejtohen plumbat.

“Arti nuk është pushkë, as thirrje për të qëlluar. Arti është ndërgjegje, është pyetje, është dritë që e ndal dorën para dhunës.  “Jam Albini, pushkë me qitë”, kujt do t’i drejtohen plumbat, artiste e dashur?! “Pushka” e artistit nuk duhet t’i drejtohet askujt si armë, por padrejtësisë si ide, frikës si sistem, dhe heshtjes si bashkëfajësi. Vendit i duhet paqja dhe mirëqenia, jo romantizimi i dhunës.  Artisti ka përgjegjësi të mos bëhet jehonë e instinkteve të errëta, por zë i arsyes, i humanizmit dhe i shpresës. Kur arti humb këtë busull, ai pushon së qeni art dhe shndërrohet në propagandë”, ka shkruar Halimi.